Tag: interpol

  • I dënuar në Itali me 18 vite burg për trafik droge, arrestohet në Sarandë 50-vjeçari shqiptar

    I dënuar në Itali me 18 vite burg për trafik droge, arrestohet në Sarandë 50-vjeçari shqiptar

    Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Sarandës, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Ai ishte dënuar me 18 vite burg, për përfshirje në një organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

    Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është shtetasi Ermal Kostare, i njohur edhe me emrin Denis Rama, banues në Tiranë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar.

    Ai tentoi të largohej nga Shqipëria përmes pikës kufitare detare në Sarandë, duke përdorur pasaportë britanike me gjeneralitete të rreme, me qëllim shmangien e identifikimit. Por, falë verifikimeve të thelluara, përfshirë kontrollin biometrik të gjurmëve të gishtave, dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, u bë e mundur identifikimi i tij i saktë.

    Policia Kufitare e PKK Port Sarandë ngriti menjëherë dyshime gjatë kontrollit të dokumenteve dhe e kaloi 50-vjeçarin për verifikime të mëtejshme në vijën e dytë. Krahasimi i të dhënave me ato të dërguara nga Interpol Tirana, konfirmoi se ai ishte person në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.

    Aktualisht, ndaj tij është vendosur arrest provizor me qëllim ekstradimi, ndërsa Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për dorëzimin e tij tek autoritetet italiane.

     

  • Jetonte në Britani me identitet tjetër dhe erdhi për pushime në Sarandë, arrestohet

    Jetonte në Britani me identitet tjetër dhe erdhi për pushime në Sarandë, arrestohet

    Jetonte në Britani me identitet tjetër dhe erdhi për pushime në Sarandë, arrestohet
     
    Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Sarandë, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 18 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.
    Ky shtetas tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me gjeneralitete të tjera, por u identifikua nga gjurmët e gishtave, pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.
     

     
    Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:
    -Ermal Kostare alias Denis Rama, 50 vjeç, banues në Tiranë, rezident në Mbretërinë e Bashkuar.
     

     
    Ky shtetas është paraqitur në sportelin e daljes nga Republika e Shqipërisë dhe gjatë verifikimit të pasaportës që ka paraqitur, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë.
     
    Pas verifikimeve të imtësishme, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi (pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar) me gjeneralitete të tjera, për t’iu shmangur identifikimit.
     
    50-vjeçari shtë dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 18 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Itali.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Gjurmët e gishtave e ‘tradhtuan’, arrestohet i shumërkërkuari me dy emra

    Gjurmët e gishtave e ‘tradhtuan’, arrestohet i shumërkërkuari me dy emra

    Ermal Kostare alias Denis Rama, 50 vjeç

    SARANDË- Policia ka arrestuar shtetasin Ermal Kostare alias Denis Rama, 50 vjeç, pasi ishte dënuar në shtetin italian, me 18 vjet burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike. 
    Ky shtetas tentoi të dilte nga Shqipëria, me pasaportë me gjeneralitete të tjera, por u identifikua nga gjurmët e gishtave, pas verifikimeve dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.  
    Nga shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Port Sarandë, në kuadër të kontrolleve të shtuara dhe falë bashkëpunimit me Interpol Tiranën, u bë kapja dhe arrestimi provizor me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar:   
    -Ermal Kostare alias Denis Rama, 50 vjeç, banues në Tiranë, rezident në Mbretërinë e Bashkuar. 
    Ky shtetas është paraqitur në sportelin e daljes nga Republika e Shqipërisë dhe gjatë verifikimit të pasaportës që ka paraqitur, punonjësit e Policisë Kufitare kanë krijuar dyshime mbi identitetin e tij dhe e kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë.    
    Pas verifikimeve të imtësishme, përmes pajisjes biometrike të gjurmëve të gishtave dhe krahasimit me të dhënat e dërguara nga Interpol Tirana, u konfirmua se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe përdorte dokument identifikimi (pasaportë të Mbretërisë së Bashkuar) me gjeneralitete të tjera, për t’iu shmangur identifikimit. 
    50-vjeçari është dënuar nga autoritetet gjyqësore italiane me 18 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit, në Itali.

  • I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burg, i riu arrestohet në Kakavijë (VIDEO)

    I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar me burg, i riu arrestohet në Kakavijë (VIDEO)

    Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.
    Në sajë të kontrolleve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, u bë i mundur kapja e shtetasit Erjon Pere, i njohur edhe me emrin Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë. Sipas njoftimit zyrtar, 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Vendimi penal ndaj tij është dhënë më 15 korrik 2024.
    Aktualisht, Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e Pere drejt Italisë, ku ai do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.
    Njoftimi:
    PKK Kakavije
    Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.
    Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
    Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.
    youtube.com/watch?v=pn1gny14WWM&feature=youtu.be

  • I dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, kapet në Kakavijë 35-vjeçari me dy identitete të ndryshme (EMRI)

    I dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, kapet në Kakavijë 35-vjeçari me dy identitete të ndryshme (EMRI)

    Momenti i arrestimit

    KAKAVIJË- Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është kanë kapur në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në pikën kufitare të Kakavijës. Në pranga ka rënë Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
    Ai rezulton i dënuar në Itali me 8 vite e 5 muaj burgim për veprën penale “vjedhje me dhunë”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata të Italisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.
    Njoftimi i policisë
    Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.
    Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
    Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.

  • Në kërkim për vjedhje me dhunë/ Kakavijë, kapet 35 vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali

    Në kërkim për vjedhje me dhunë/ Kakavijë, kapet 35 vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali

    Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
    Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.

  • EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari shqiptar

    EMRI/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i dënuar në Itali për vjedhje me dhunë, arrestohet në Kakavijë 35-vjeçari shqiptar

    Një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë.

    Në sajë të kontrolleve dhe bashkëpunimit të ngushtë me Interpol Tiranën, u bë i mundur kapja e shtetasit Erjon Pere, i njohur edhe me emrin Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.

    Sipas njoftimit zyrtar, 35-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar pasi ishte dënuar nga autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Vendimi penal ndaj tij është dhënë më 15 korrik 2024.

    Aktualisht, Interpol Tirana, në koordinim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e Pere drejt Italisë, ku ai do të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.

    Njoftimi:

    PKK Kakavije 

    Kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar, i dënuar në Itali, me 8 vjet e 5 muaj burgim, për vjedhje me dhunë.

    Shërbimet e Policisë Kufitare në PKK Kakavije, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së, shtetasin:
     
    Erjon Pere alias Erjon Mera, 35 vjeç, banues në Bulqizë.      

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqësore në Macerata, Itali, me vendimin e datës 15.07.2024, e kanë dënuar me 8 vjet e 5 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.    

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 35-vjeçarit, në Itali.

  • I kërkuar për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në Muriqan 39-vjeçari gjerman – Pritet ekstradimi në Zvicër

    I kërkuar për trafik droge dhe pastrim parash, arrestohet në Muriqan 39-vjeçari gjerman – Pritet ekstradimi në Zvicër

    Një shtetas gjerman është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Trafik droge” “ Pastrim parash” dhe “Emigracioni i paligjshëm”.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.

    Njoftim i Policisë:

    Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në dalje të RSh-së, shtetasin gjerman P. P., 39 vjeç, banues në Zvicër.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Prokuroria e Luganos, më datë 23.05.2025, ka lëshuar urdhër arresti ndaj tij, për veprat penale “Trafik droge”, “ Pastrim parash”dhe “Emigracioni i paligjshëm”.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bern, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 39-vjeçarit, në Zvicër.

  • Ekstradohet nga Republika Domenikane drejt Shqipërisë një 41 vjeçar nga Lushnja

    Ekstradohet nga Republika Domenikane drejt Shqipërisë një 41 vjeçar nga Lushnja

    Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, Republika Domenikane, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm,  u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të këtij shtetasi. Shtetasi S. P., në përfundim të procedurave, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
    Policia e Shtetit falënderon autoritetet e Republikës Domenikane dhe autoritetet gjermane për bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 41-vjeçarit në Shqipëri.

     

  • RENEA “blindon” Rinasin/ Ekstradohet Soni Pepa, një nga “kokat” e trafikut të drogës, pjesë e klanit ‘Çopja’

    RENEA “blindon” Rinasin/ Ekstradohet Soni Pepa, një nga “kokat” e trafikut të drogës, pjesë e klanit ‘Çopja’

    TTRANË- Është ekstraduar nga Santo Domingo në Shqipëri, Soni Pepa. 40-vjeçari ishte i shpallur në kërkim nga SPAK për trafik droge, ndërsa më 3 shtator u ndalua në Punta Cana. Siç bëhet me dije nga policia, ekstradimi i tij u bë i mundur në orët e para të mëngjesit të sotëm, falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tirana dhe Santo Domingo. Gjykata e Posaçme kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” për trafikim të narkotikëve, pjesë e grupit të strukturuar kriminal dhe pastrim i produkteve të veprës penale.

    Njoftimi:
    Policia e Shtetit/ Finalizohet ekstradimi i shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., nga Punta Cana/Republika Domenikane, në Shqipëri.
    Në vijim të bashkëpunimit intensiv të Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, Republika Domenikane, në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në orët e para të mëngjesit të sotëm, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Punta Cana/Republika Domenikane drejt vendit tonë, të shtetasit shqiptar S. P., alias V. P., 41 vjeç, lindur në Lushnjë.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest me burg” për veprat penale “Trafikim i narkotikëve”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
    Si rezultat i informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Santo Domingo, u bë i mundur arrestimi në Punta Cana/Republika Domenikane, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë të këtij shtetasi. Shtetasi S. P., në përfundim të procedurave, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.
    Policia e Shtetit falënderon autoritetet e Republikës Domenikane dhe autoritetet gjermane për bashkëpunimin për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 41-vjeçarit në Shqipëri.
    Më herët u zbuluan detaje nga arrestimi i tij. Vilson (Soni) Pepa kishte më shumë se një muaj që qëndronte në republikën Domenikane së bashku me familjen e tij. Ai kishte tentuar të largohej nga territori i Republikës Domenikane, por autoritetet verifikuan se ai ishte i kërkuar nga drejtësia e vendit të tij dhe menjëherë u aktivizua një operacion për lokalizimin e tij. 

    Gjatë momentit të ndalimit, autoritetet i kanë gjetur një pasaportë shqiptare, dokumente italiane, pesë telefona celularë të koduar dhe shuma të konsiderueshme parash në dorë. I njohur si ‘Zhuu’, 40-vjeçari akuzohet për një sasi prej 11 tonësh kokainë, nga të cilat 600 kilogramë u sekuestruan në Roterdam, Holandë, mes datave 7 dhe 8 nëntor 2020. Gjithashtu, ai dyshohet se ka financuar blerjen e 10 kilogramëve të tjerë në të njëjtin qytet.
    40-vjeçari ishte pjesë e grupit të strukturuar kriminal ndërkombëtar Çopja, i cili operonte në disa shtete të Europës dhe Amerikës së Jugut, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike. Ngarkesa e drogës dyshohet se është nisur nga porti i Villetas në Paraguai, me destinacion përfundimtar portin e Antverpit në Belgjikë. Emri i tij është pjesë e dosjes voluminoze dhe qindra mijëra sms të zbërthyera nga aplikacioni SKY ECC./ZËRI