Tag: interpol

  • Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe prositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI

    Pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës dhe prositucionit, arrestohet në Muriqan/ EMRI

    Një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është nga shërbimet e Policisë Kufitare në Muriqan me qëllim ekstradimin në Itali.
    Spartak Joanu, banues në Fier, u kanë arrestua duke hyrë në territorin e Shqipërisë.
    Gjykata e Apelit në Ankona e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”.
    “Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë kapur në hyrje të RSh-së shtetasin Spartak Joanu, 56 vjeç, banues në Fier.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali.”- njofton policia.

  • Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

    Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

    Arrestohet në pikën kufitare të Murriqanit, një 56-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 
    Policia e Shkodrës njofton se si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe i shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, u kap duke hyrë në Shqipëri, shtetasi Spartak Joanu., 56 vjeç, banues në Fier. 
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit në Ankona, Itali, e ka dënuar me 16 vjet e 4 muaj burg për veprat penale “Grup kriminal në trafikimin e lëndëve narkotike” dhe “Grup kriminal me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit”, në zbatim të legjislacionit penal italian. 
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e 56-vjeçarit në Itali. 

  • EMRI – Ekstradohet nga Greqia shkodrani 39- vjeçar, ishte dënuar me 16 vjet burg për “vjedhje me armë”

    EMRI – Ekstradohet nga Greqia shkodrani 39- vjeçar, ishte dënuar me 16 vjet burg për “vjedhje me armë”

    Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet strukturave të Interpol Tiranës dhe strukturave të Interpol Athinës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Greqia, në Shqipëri, të shtetasit Eduard Vushaj, 39 vjeç, të lindur në Shkodër.
    Ky shtetas kërkohej ndërkombëtarisht, sepse në vitin 2016, Gjykata e Shkodrës e ka dënuar me 16 vjet burgim, për veprën penale “Vjedhja me armë”.
    Në vitin 2013, në fshatin Grabom, ky shtetas, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka ndaluar automjetin me të cilin lëviznin 2 shtetas, të cilëve, duke i kanosur me armë, iu kanë marrë paratë dhe automjetin. Gjithashtu, i ka plagosur të dy, me mjet prerës (thikë).

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • I dënuar dy herë për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania një 20-vjeçar

    I dënuar dy herë për vjedhje, ekstradohet nga Gjermania një 20-vjeçar

    Një 20-vjeçar, i dënuar dy herë për vjedhje në kryeqytet, është ekstraduar nga Gjermania në Shqipëri.

    Falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Wiesbaden dhe Interpol Romës, u finalizuan procedurat e ekstradimit.
    Shtetasi Francesko Berisha, lindur në Tiranë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës me 8 muaj burg në vitin 2021 dhe 6 muaj në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja”.
    “Ekstradohet nga Gjermania, një 20-vjeçar i dënuar 2 herë, për vjedhje në kryeqytet.
    Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Romës dhe të Interpol Wiesbaden, u finalizuan procedurat e ekstradimit nga Italia dhe nga Gjermania, në Shqipëri, të shtetasve
    -F. B., 20 vjeç, lindur në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar dy herë, përkatësisht me 8 muaj në vitin 2021 dhe 6 muaj burgim në vitin 2024, për veprën penale “Vjedhja””, thuhet në njoftimin e policisë.

    Top Channel

  • Në kërkim për trafik droge/ Kapet në Qafë-Thanë shtetasi maqedonas

    Në kërkim për trafik droge/ Kapet në Qafë-Thanë shtetasi maqedonas

    Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut.
    Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.

  • Qafë Thanë/ Arrestohet 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i kërkuar nga Austria për trafik droge

    Qafë Thanë/ Arrestohet 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut, i kërkuar nga Austria për trafik droge

    Një 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut është arrestuar në Pikën Kufitare të Qafë Thanës, pasi rezultoi i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
    Shtetasi M. G., banues në Veleshtë, u ndalua nga shërbimet e Policisë Kufitare, teksa tentonte të dilte nga territori i Shqipërisë. Gjatë kontrolleve të imtësishme dhe verifikimeve rutinë, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, u konstatua se ai ishte i kërkuar nga Interpol Viena.
    Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, ku autoritetet e drejtësisë e dyshojnë për përfshirje në veprimtari të paligjshme të trafikut të lëndëve narkotike.

    Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët austriakë, po vijon procedurat për finalizimin e ekstradimit të të arrestuarit.
    /vizionplus.tv

  • Arrestohet në Qafë Thanë 29-vjeçari nga Maqedonia, kërkohej nga Austria për trafik droge

    Arrestohet në Qafë Thanë 29-vjeçari nga Maqedonia, kërkohej nga Austria për trafik droge

    Në pikën kufitare të Qafë Thanës është ndaluar një shtetas 29-vjeçar nga Maqedonia e Veriut, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake.

    Sipas Policisë, M. G., banues në Veleshtë, tentoi të dilte nga territori i Shqipërisë, ndërkohë që rezultonte i dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, për të cilën ishte lëshuar urdhër-arresti nga Interpol Viena.

    Arrestimi i tij u bë në kuadër të kontrolleve të imtësishme në kufi, ndërsa Interpol Tirana ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Austrisë.

    Njoftimi:

    PKK Qafë Thanë

    Tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet përkohesisht me qëllim ekstradimi në Austri 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.

    Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut.

    Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.

  • Në kërkim për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu nga Maqedonia e Veriut

    Në kërkim për trafik droge, kapet në Qafë Thanë i riu nga Maqedonia e Veriut

    Një 29-vjeçar është arrestuar në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës.
    I arrestuari është M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë të Maqedonisë së Veriut, i cili tentoi të largohej nga Shqipëria, ndërkohë që ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar nga Interpol Viena, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me partnerët austriakë, ka nisur procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit drejt Austrisë.
    Njoftimi:
     
    Tentoi të dilte nga Republika e Shqipërisë, ndërkohë që kërkohej nga autoritetet austriake si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kapet dhe arrestohet përkohesisht me qëllim ekstradimi në Austri 29-vjeçari nga Maqedonia e Veriut.

    Si rezultat i kontrolleve dhe verifikimeve të imtësishme në hyrje/dalje, me objektiv goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim që tentojnë të lëvizin ilegalisht për t’iu shmangur përgjegjësisë penale, shërbimet e Policisë Kufitare të Qafë Thanës ndaluan në dalje shtetasin maqedonas M. G., 29 vjeç, banues në Veleshtë, Maqedonia e Veriut.
    Nga verifikimet e kryera dhe nga informacioni i shkëmbyer me partnerët austriakë, nëpërmjet Interpol Tiranës, rezultoi se ai ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Viena, Austri si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 29-vjeçarit.
    gijotina.com/

  • Arrestohet në Sarandë 50-vjeçari i dënuar me 18 vite burg, tentoi të largohej nga vendi me pasaportë të falsifikuar

    Arrestohet në Sarandë 50-vjeçari i dënuar me 18 vite burg, tentoi të largohej nga vendi me pasaportë të falsifikuar

    Policia Kufitare në Portin e Sarandës ka arrestuar një shtetas shqiptar në kërkim ndërkombëtar, i dënuar nga drejtësia italiane me 18 vite burgim për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik droge.

    Në pranga ra Ermal Kostare, alias Denis Rama, 50 vjeç, banues në Tiranë dhe rezident në Mbretërinë e Bashkuar. Ai u paraqit në sportelin e daljes së Shqipërisë me një pasaportë britanike me gjeneralitete të tjera, duke tentuar të shmangte identifikimin.
    Punonjësit e Policisë Kufitare dyshuan mbi dokumentin dhe e kaluan për kontroll në vijën e dytë. Pas verifikimeve të detajuara dhe krahasimit të gjurmëve të gishtave me të dhënat e Interpol Tiranës, rezultoi se bëhej fjalë për personin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Kostare ishte dënuar nga autoritetet italiane për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”. Ai u ndalua menjëherë dhe u arrestua provizorisht me qëllim ekstradimi.
    Aktualisht, Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po ndjek procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit drejt Italisë, ku do të vuajë dënimin.
     
  • Arrestohet në Sarandë 50-vjeçari i dënuar me 18 vite burg në Itali, tentoi të largohej nga vendi me pasaportë të falsifikuar

    Arrestohet në Sarandë 50-vjeçari i dënuar me 18 vite burg në Itali, tentoi të largohej nga vendi me pasaportë të falsifikuar