Tag: interpol

  • Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar për drogë

    Ekstradohet nga Italia shqiptari i dënuar për drogë

    Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma.
    Ai ishte dënuar në vitin 2024 me 6 vite burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe mosbindje ndaj policisë.
    Rasti i tij i njohur fillon në vitin 2022, kur gjatë dorëzimit të drogës u kap nga policia. Për të shmangur arrestimin, hodhi lëndën narkotike dhe u largua me makinë me targa të huaja, duke mos ndaluar në një pikë kontrolli pranë Divjakës.
    Pas ardhjes në Shqipëri, ai iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve për të vuajtur dënimin.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana
    Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.
    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.
    Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.
    Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.
    Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

  • EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik ldroge, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31-vjeçari

    EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për trafik ldroge, ekstradohet nga Italia në Shqipëri 31-vjeçari

    Një shtetas shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri falë bashkëpunimit mes Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

    Ai ishte dënuar në vitin 2024 me 6 vite burg nga Gjykata e Apelit në Tiranë për prodhim dhe shitje narkotikësh dhe mosbindje ndaj policisë.

    Rasti i tij i njohur fillon në vitin 2022, kur gjatë dorëzimit të drogës u kap nga policia. Për të shmangur arrestimin, hodhi lëndën narkotike dhe u largua me makinë me targa të huaja, duke mos ndaluar në një pikë kontrolli pranë Divjakës.

    Pas ardhjes në Shqipëri, ai iu dorëzua Drejtorisë së Burgjeve për të vuajtur dënimin.
    Njoftimi:

    Interpol Tirana

    Ekstradohet nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.

    Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.

    Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.

    Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.

    Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

  • I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga Britania Mikel Hoxha

    I dënuar me 5 vite burg për plagosje në Gramsh, ekstradohet nga Britania Mikel Hoxha

    mikel hoxha-pamje nga ekstradimi

    TIRANË- Një 33-vjeçar, Mikel Hoxha, i dënuar me 5 vite burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje është ekstraduar këtë të shtunë nga Mbretëria e Bashkuar drejt Shqipërisë. Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 vjet burgim për plagosjen e vitit 2018 në qytëtin e Gramshit. Pas një debati të çastit për motive të dobëta, Hoxha ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.
    Njoftimi:
    Interpol Tirana/ Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.
    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.
    Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

    Ngjarja për të cilën Hoxha ishte në kërkim ndodhi më 6 qershor 2018 në qytetin e Gramshit, ku ai hapi zjarr ndaj një personi pas një sherri në një kafene. Viktima, Admir Haruni, u qëllua disa herë në këmbë.
    Vetëm një ditë pas ngjarjes, autoritetet shqiptare përgjuan një bisedë telefonike ku babai i Hoxhës i thoshte një personi të tretë se “djali im qëlloi dikë në këmbë” dhe ishte në kërkim për “mbajtje pa leje të armëve dhe tentativë vrasjeje”.
    Ai u arratis fillimisht në Maqedoninë e Veriut dhe më pas përmes Belgjikës hyri në Britani me ndihmën e kontrabandistëve. Më 8 gusht 2018, Hoxha aplikoi për azil në Britani, duke pretenduar se ishte viktimë e një gjakmarrjeje – një strategji që shumë kriminelë shqiptarë e kanë përdorur për të shmangur ekstradimin.
    Në prill të vitit 2021, një gjykatë shqiptare e dënoi Hoxhën në mungesë me 17 vite burg, për tentativë vrasjeje me paramendim dhe mbajtje të paligjshme të armëve. Ai arriti ta apelojë vendimin përmes një avokati në Shqipëri, duke e ulur dënimin në 4 vite për “dëmtim të rëndë të qëllimshëm”.
    Për pesë vite, Hoxha jetoi në Britani pa u zbuluar nga autoritetet, deri në shtator 2023, kur më në fund u arrestua në Cardiff, ku jetonte në një shtëpi me vlerë 170 mijë paundë. Në atë kohë, ai ndodhej në lirim me kusht nga imigracioni, ndërsa apelonte refuzimin e kërkesës për azil./ZËRI

  • Interpol Tirana ekstradon shtetasin e dënuar Mikel Hoxha nga Mbretëria e Bashkuar

    Interpol Tirana ekstradon shtetasin e dënuar Mikel Hoxha nga Mbretëria e Bashkuar

    Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për plagosje të rëndë me dashje dhe për armëmbajtje pa leje.
    Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u krye ekstradimi nga Mbretëria e Bashkuar drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Mikel Hoxha, 33 vjeç.
    Shtetasi Mikel Hoxha ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Durrës, në vitin 2021, e ka dënuar me 5 (pesë) vjet burgim për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
    Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:Shtetasi Mikel Hoxha, në datën 06.06.2018, në qytetin e Gramshit, pas debatit të çastit për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri në kofshë shtetasin A. H., duke i shkaktuar lëndime serioze.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester / Mbretëri e Bashkuar, u bë e mundur arrestimi i tij, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

  • Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

    Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari

    Një 39 vjeçar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), e cila në prill 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.
    Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane, konkretisht me Interpol Romën.

    Shtetasi E. H. ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

    Hetimet tregojnë se gjatë vitit 2021, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt disa vendeve të Europës, për llogari të një grupi kriminal.

  • Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (Emri)

    Trafikoi drogë nga Shqipëria drejt Europës, ekstradohet nga Italia 39-vjeçari (Emri)

    Një 39 vjeçar, është ekstraduar nga Italia në Shqipëri, pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO), e cila në prill 2025 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Sipas njoftimit të Interpol Tiranës, ekstradimi u realizua në bashkëpunim me autoritetet italiane, konkretisht me Interpol Romën.

    Shtetasi Emri Hysenaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, e kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
    Hetimet tregojnë se gjatë vitit 2021, ai dyshohet se ka qenë i përfshirë në transportimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt disa vendeve të Europës, për llogari të një grupi kriminal.
     
     

  • I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë

    I dënuar për përdhunim/ Arrestohet 46-vjeçari në Tropojë

    Një 46-vjeçar nga Tropoja është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia.
    I arrestuari është Vladimir Rama, 46 vjeç, banues në fshatin Fierzë, Tropojë.
    Gjykata e Apelit e Triestes, Itali, e ka dënuar me 6 vjet burgim, për veprën penale “Marrëdhënia seksuale me dhunë”.
    Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

  • EMRI – Arrestohet 58- vjeçari nga Malësia e Madhe, kërkohej nga drejtësia italiane për “dhunë në familje”

    EMRI – Arrestohet 58- vjeçari nga Malësia e Madhe, kërkohej nga drejtësia italiane për “dhunë në familje”

    Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:
    Frederik Nacaj, 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Në kërkim nga Italia si pjesë e një grup që trafikonte drogë, arrestohen dy vëllezër në Durrës

    Në kërkim nga Italia si pjesë e një grup që trafikonte drogë, arrestohen dy vëllezër në Durrës

    Dy vëllezër, të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, janë arrestuar në Durrës pasi akuzohen se janë pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës.
    Dy vëllezërit, Ergis dhe Arbin Hoxha, 32 dhe 34-vjeç akuzohen nga gjykata e Breshias për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
    Autoritetet shqiptare kanë nisur procedurat e nevojshme për të bërë të mundur ekstradimin e të rinjve.
    “Si rezultat i kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, dhe i shkëmbimit të informacioneve me Interpol Tiranën, u finalizua operacioni policor i koduar “Brothers”, për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasve:   E. H., 32 vjeç dhe A. H., 34 vjeç, banues në fshatin Manzë”, njoftoi policia.
    “Këta shtetas ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Breshias, Itali, i akuzon për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”. Interpol Tirana do të kryejë procedurat në bashkëpunim me Interpol Romën, për ekstradimin e 2 vëllezërve, në Itali”, shtuan të njëjtat burime.

  • Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Britani i akuzuari i GJKKO, pritet ekstradimi i 30-vjeçarit (EMRI)

    Pjesë e një grupi kriminal, arrestohet në Britani i akuzuari i GJKKO, pritet ekstradimi i 30-vjeçarit (EMRI)

    xhuljano hoxha

    TIRANË- Një 30-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar në Britani të Madhe. Xhuljano Hoxha akuzohet për si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve. Në prill të këtij viti, GJKKO i kishte caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për kultivim të narkotikëve, grup i strukturuar dhe kryerja e veprave nga organizata kriminale. Nga hetimet dyshohet se 30-vjeçari është pjesëtar i grupit kriminal që u godit në nëntor të 2022, ku në fshatin Drenovicë të Beratit, policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa. 
    Njoftimi:
    Interpol Tirana/Bashkëpunim intensiv me partnerët, në kuadër të operacionit të koduar “The ëanted”, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Kapet në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një 30-vjeçar i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve.
    Gjatë megaoperacionit të koduar “Stuhia”, që goditi këtë grup kriminal, në muajin nëntor 2022, në fshatin Drenovicë, Berat, Policia sekuestroi 870 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.
    Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Mançester, Mbretëria e Bashkuar, u bë e mundur kapja në Mbretërinë e Bashkuar dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
    Xh. H., 30 vjeç.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, me vendimin e datës 22.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.
    Nga hetimet dyshohet se ky shtetas është pjesëtar i grupit kriminal që ka kutivuar bimë narkotike në sera, në fshatin Drenovicë, Berat, në vitin 2022.
    Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me Interpol Mançester, për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.