Tag: interpol

  • E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, prangoset 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

    E dënuar me 9 vite burg për shpërndarje droge, prangoset 47-vjeçarja me dy emra në Elbasan

    Ka marrë fund arratia për Majlinda Avdulin, e njohur edhe me identitetin Dajana Tafani, 47-vjeçare nga Elbasani, e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
    Ajo kërkohej nga autoritetet italiane pasi Gjykata e Apelit në Cagliari, Itali, në vitin 2016 e kishte dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burg, për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
    Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me homologët italianë për finalizimin e ekstradimit të saj në Itali.

  • E dënuar në Itali për trafik droge dhe me dy emra, arrestohet 47-vjeçarja në Elbasan

    E dënuar në Itali për trafik droge dhe me dy emra, arrestohet 47-vjeçarja në Elbasan

    Majlinda Avduli alias Dajana Tafani pritet të ekstradohet në Itali.
    Njoftimi i policisë
    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:
    Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan. 
    Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.  
    Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.

  • Dy shtetas të huaj esktradohen drejt Turqisë dhe Greqisë, ja për çfarë akuzohen

    Dy shtetas të huaj esktradohen drejt Turqisë dhe Greqisë, ja për çfarë akuzohen

    Interpol Tirana ka finalizuar me sukses ekstradimin e dy shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri drejt Turqisë dhe tjetri drejt Greqisë, pas koordinimit të veprimeve me Interpol Ankaranë dhe Interpol Athinën.
    Ekstradimi në Turqi – Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, u ekstradua pasi ishte dënuar nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 me 8 vjet e 4 muaj burg, për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje turke në vitin 2011. Ngjarja ndodhi në një banesë në Mersin, ndërsa i dënuari ndodhej në gjendje të dehur. Ai kishte edhe rreth 4 vjet e gjysmë burg të pashlyer.
    Ekstradimi në Greqi – Shtetasi I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, u ekstradua në Greqi ku akuzohet për ndërmjetësim për birësim të paligjshëm. Ai dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, rekrutonte gra shtatzëna në kushte të vështira ekonomike, të cilat i dërgonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte shitjen e foshnjave për 2000 deri në 4000 euro për rast. Ai u arrestua nga Policia Kufitare në Korçë.

  • Përdhunime dhe trafikim i grave shtatzëna, një turk dhe një bullgar ekstradohen nga Tirana për në Turqi dhe Greqi

    Përdhunime dhe trafikim i grave shtatzëna, një turk dhe një bullgar ekstradohen nga Tirana për në Turqi dhe Greqi

    Në një operacion të koordinuar nga Interpol Tirana, Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, dy shtetas janë ekstraduar nga Shqipëria për të përballur akuza të ndryshme në Turqi dhe Greqi.

    Ekstradimi në Turqi:
    Burak Kara, 39 vjeç, shtetas turk, u ekstradua për të vuajtur një dënim prej 8 vjetësh dhe 4 muajsh burgim. Ai u dënua nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje turke në vitin 2011, ndërkohë që ndodhej në gjendje të dehur. Aksioni kriminal u realizua në një banesë në Mersin. Pas ekstradimit, Kara do të vuajë rreth 4 vite e gjysmë të mbetura nga dënimi.
    Ekstradimi në Greqi:
    I.A., një shtetas bullgar 59 vjeç, u ekstradua për t’u përballur me akuza të rënda lidhur me ndërmjetësimin për birësim të kundërligjshëm. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me individë të tjerë për të dërguar gra shtatzëna në Greqi, të cilat lindnin dhe më pas foshnjat u ndihmoheshin për t’u birësuar. Ky aktivitet kriminal i ka sjellë I.A. fitime të konsiderueshme, deri në 4000 euro për çdo rast.
    Bashkëpunimi Ndërkombëtar:
    Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimeve të rënda, veçanërisht atyre që përfshijnë dhunën seksuale dhe trafikimin ndërkombëtar të njerëzve. Interpol Tirana vazhdon të luajë një rol kyç në ndjekjen dhe kapjen e kriminelëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Ky aksion i koordinuar me autoritetet ndërkombëtare ka çuar në ndalimin e dy personave të kërkuar për veprime kriminale që shkelin të drejtat e njeriut dhe ndihmojnë në garantimin e drejtësisë për viktimat.

    Top Channel

  • Gjente gra shtatzëna për t’u birësuar fëmijët, ekstradohet në Greqi 59-vjeçari bullgar

    Gjente gra shtatzëna për t’u birësuar fëmijët, ekstradohet në Greqi 59-vjeçari bullgar

    Interpol Tirana ka ekstraduar drejt Greqisë një 59-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Athina.
    Ai kërkohej pasi sipas autoriteteve greke gjente gra shtatzëna në vështirësi ekonomike, të cilat i çonte në Greqi për të lindur. Më pas ndërmjetësonte atje për dhënien e foshnjës për birësim.
    Sipas hetimeve, nga kjo veprimtari kriminale ai përfitonte 2 mijë deri në 4 mijë euro për rast. Interpol Tirana thotë se ai u arrestua nga shërbimet e Policisë Kufitare në Korçë.
    Ndërkohë një 39-vjeçar turk u ekstradua në Turqi pasi rezultonte i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë.

  • Të dënuar për vepra të ndryshme penale, ekstradohen në Turqi dhe Greqi dy persona

    Të dënuar për vepra të ndryshme penale, ekstradohen në Turqi dhe Greqi dy persona

    Dy shtetas janë ekstraduar nga Shqipëria drejt Turqisë dhe Greqisë, pasi akuzohen për dy vepra të ndryshme penale.
    Në Turqi u ekstradua një shtetas i dënuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, ndërsa drejt Greqisë një shtetas i akuzuar për ndërmjetësim për birësim të kundërligjshëm.
    “Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale të Interpol Tiranës me homologët e Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, u finalizuan procedurat për ekstradimin nga Shqipëria, të shtetasve:
    -Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, sepse Gjykata e Mersin, në vitin 2022, e ka dënuar këtë shtetas, me 8 vjet e 4 muaj burgim, pasi në vitin 2011, në gjendje të dehur, ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetase turke, në banesën e një shtetaseje tjetër, gjithashtu turke, në Mersin. Nga dënimi, 39-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur rreth 4 vjet e gjysmë burgim;
    -I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, sepse ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina, mbi akuzën se në bashkëpunim me të tjerë, gjente gra shtatëzënë (në vështirësi ekonomike), të cilat i çonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte për dhënien e foshnjës, për birësim. Nga kjo veprimtari kriminale ky shtetas dyshohet se ka përfituar 2000-4000 euro/rast. Ai është arrestuar nga shërbimet e Policisë Kufitare të Korçës”, njofton policia.

  • Përdhunime dhe trafikim i grave shtatzëna, dy të huaj ekstradohen nga Tirana për në Turqi dhe Greqi

    Përdhunime dhe trafikim i grave shtatzëna, dy të huaj ekstradohen nga Tirana për në Turqi dhe Greqi

    Në një operacion të koordinuar nga Interpol Tirana, Interpol Ankarasë dhe Interpol Athinës, dy shtetas janë ekstraduar nga Shqipëria për të përballur akuza të ndryshme në Turqi dhe Greqi.
    Ekstradimi në Turqi:
    Burak Kara, 39 vjeç, shtetas turk, u ekstradua për të vuajtur një dënim prej 8 vjetësh dhe 4 muajsh burgim. Ai u dënua nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje turke në vitin 2011, ndërkohë që ndodhej në gjendje të dehur. Aksioni kriminal u realizua në një banesë në Mersin. Pas ekstradimit, Kara do të vuajë rreth 4 vite e gjysmë të mbetura nga dënimi.
    Ekstradimi në Greqi:
    I.A., një shtetas bullgar 59 vjeç, u ekstradua për t’u përballur me akuza të rënda lidhur me ndërmjetësimin për birësim të kundërligjshëm. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Athina dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me individë të tjerë për të dërguar gra shtatzëna në Greqi, të cilat lindnin dhe më pas foshnjat u ndihmoheshin për t’u birësuar. Ky aktivitet kriminal i ka sjellë I.A. fitime të konsiderueshme, deri në 4000 euro për çdo rast.
    Bashkëpunimi Ndërkombëtar:
    Ky operacion i suksesshëm tregon rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën kundër krimeve të rënda, veçanërisht atyre që përfshijnë dhunën seksuale dhe trafikimin ndërkombëtar të njerëzve. Interpol Tirana vazhdon të luajë një rol kyç në ndjekjen dhe kapjen e kriminelëve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Ky aksion i koordinuar me autoritetet ndërkombëtare ka çuar në ndalimin e dy personave të kërkuar për veprime kriminale që shkelin të drejtat e njeriut dhe ndihmojnë në garantimin e drejtësisë për viktimat.

  • Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe plagosje të rëndë, arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova

    Në kërkim ndërkombëtar për vrasje dhe plagosje të rëndë, arrestohet në Morinë 41-vjeçari nga Kosova

    Një 41-vjeçar nga Kosova është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës, teksa tentonte të hynte në Shqipëri, ndërkohë që rezultonte në kërkim ndërkombëtar për disa vepra të rënda penale.

    Policia Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës dhe në koordinim me Interpol Tiranën, ndaloi shtetasin H. L., banues në Deçan, i cili ishte shpallur në kërkim nga Interpol Vjena.
    Shtetasi 41-vjeçar dyshohet për kryerjen e veprave penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Plagosje e rëndë” dhe “Vjedhje”.
    Arrestimi u bë pas kontrolleve të shtuara në hyrje të vendit, ku gjatë verifikimeve në vijën e dytë u konstatua urdhri i arrestit ndërkombëtar i lëshuar nga autoritetet austriake.
    Aktualisht, Interpol Tirana po vijon procedurat ligjore për ekstradimin e tij drejt Austrisë.

    Top Channel

  • Lushnjë/ I dënuar në Itali me 24 vite burg, arrestohet 57-vjeçari i akuzuar për trafik kokaine

    Lushnjë/ I dënuar në Itali me 24 vite burg, arrestohet 57-vjeçari i akuzuar për trafik kokaine

    Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 42”, duke arrestuar një shtetas në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.
    Në koordinim me Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet policore lokalizuan dhe arrestuan në Lushnjë, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin Fatbardh Haxhiu, i njohur edhe me identitetin Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç.
    Sipas autoriteteve, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi ishte dënuar në vitin 2008 nga Gjykata e Apelit e Napolit me 24 vjet burgim për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
    Hetimet italiane zbuluan se Haxhiu, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, kishte trafikuar sasi të mëdha kokaine që varionin nga 15 deri në 130 kilogramë, në zonën e Casertës, Itali.
    Interpol Tirana po vijon bashkëpunimin me homologët italianë për finalizimin e procedurave të ekstradimit të tij në Itali.

  • I dënuar me 24 vite burg, arrestohet anëtari i bandës kriminale, kush është 57-vjeçari shqiptar

    I dënuar me 24 vite burg, arrestohet anëtari i bandës kriminale, kush është 57-vjeçari shqiptar

    Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 42”.

    I dënuar nga autoritetet italiane, me 24 vjet burgim, si pjesëtar i një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Lushnjë, 57-vjeçari.
    Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpermjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 42”, lokalizuan në Lushnjë, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:
    Fatbardh Haxhiu alias Bardhyl Haxhiu, 57 vjeç, banues në Lushnjë.
    Ky shtetas ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Napolit, Itali, në vitin 2008, e ka dënuar me 24 vjet burgim, për veprën penale “Organizata kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”. Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë, ka trafikuan sasi kokaine 15 – 130 kg, në Caserta, Itali.
    Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

    Top Channel