Tag: interpol

  • Ilir Proda në Athinë: Bashkëpunimin me INTERPOL-in kundër krimit ndërkombëtar

    Ilir Proda në Athinë: Bashkëpunimin me INTERPOL-in kundër krimit ndërkombëtar

    Policia e Shtetit thellon bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar
     
    Policia e Shtetit po rrit ndjeshëm bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë në kuadër të përpjekjeve për të luftuar krimin e organizuar dhe atë ndërkufitar. Këtë e konfirmoi edhe pjesëmarrja e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, në Konferencën e 52-të Rajonale të INTERPOL-it, e zhvilluar në Athinë.
     

     
    Gjatë kësaj konference, Ilir Proda zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me drejtues të lartë të agjencive ligjzbatuese ndërkombëtare dhe homologë të tij, duke nënvizuar angazhimin e Shqipërisë për të bashkëpunuar ngushtësisht me strukturat ndërkombëtare në fushën e sigurisë.
     
    Një nga takimet më të rëndësishme ishte ai me Presidentin e INTERPOL-it, Gjeneral Major Ahmed Naser Al-Raisi. Në këtë takim miqësor, Proda e falënderoi Presidentin për mbështetjen që INTERPOL ka dhënë në kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, veçanërisht atyre që fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe.
     
    “Ju siguroj për vendosmërinë time, të Policisë së Shtetit dhe të shtetit shqiptar për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër fenomeneve kriminale globale. Ju ftoj ju dhe agjencitë ndërkombëtare që të vijoni mbështetjen ndaj Policisë së Shtetit, e cila sot vepron në mënyrë profesionale dhe të barabartë me partnerët në operacione dhe hetime”, u shpreh Proda.
     
    Nga ana e tij, Presidenti i INTERPOL-it vlerësoi përkushtimin e Policisë së Shtetit shqiptare:
    “Vlerësoj punën dhe seriozitetin që tregoni në luftën kundër krimit të organizuar. Vendosmëria juaj për të bashkëpunuar me partnerët pa barriera ka krijuar një klimë gjithnjë e më të besueshme. INTERPOL do të vijojë ta mbështesë Policinë e Shtetit në përpjekjet kundër kërcënimeve globale.”
     
    Gjatë punimeve të konferencës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit zhvilloi gjithashtu takime me Sekretarin e Përgjithshëm të INTERPOL-it, z. Valdecy Urquiza, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Kombëtare Greke, Gjeneral Lejtnant Dimitrios Mallios, Menaxherin e Projektit EU4FAST WB, z. Antonio Montanaro, si dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë në fushën e sigurisë publike.
     
    Në këto takime, u theksuan disa nga prioritetet e bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit, ndër të cilat:
     

    Lufta kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar;

    Goditja e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, me fokus të veçantë në rrugët nga Amerika Latine;

    Parandalimi dhe luftimi i krimit kibernetik;

    Kapja dhe ekstradimi i personave në kërkim ndërkombëtar;

    Forcimi i bashkëpunimit në formimin profesional dhe shkëmbimin e ekspertizës;

    Rritja e kapaciteteve logjistike dhe profesionale të Policisë së Shtetit.

     
    Drejtori  Ilir Proda përsëriti se kriminaliteti global kërkon përgjigje globale, dhe Policia e Shtetit është plotësisht e angazhuar për të qenë pjesë aktive e skuadrave të përbashkëta hetimore dhe operacionale me partnerët ndërkombëtarë.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • GJKKO e akuzon se pastroi paratë e grupit të Çopjave, arrestohet në Dubai 36-vjeçari

    GJKKO e akuzon se pastroi paratë e grupit të Çopjave, arrestohet në Dubai 36-vjeçari

    Është arrestuar në Dubai një 36-vjeçar,  i cili akuzohet nga Gjykata e Posaçme, se ka pastruar paratë të vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja, nëpërmjet shitblerjes së automjeteve.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.
    “Si rezultat i shkëmbimit në kohë reale të informacionit të siguruar nga struktura të specializuara të Policisë së Shtetit, me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, nëpërmjet shërbimeve të Interpol Tiranës, gjatë kësaj faze të operacionit “The Wanted”, u kap në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi Armis Stafa alias Armees Stava, 36 vjeç, i lindur në Elbasan.
    Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në vitin 2024, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim.
    Ky shtetas akuzohet në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, se në bashkëpunim me të tjerë, ka pastruar nëpërmjet shitblerjes së automjeteve, paratë e shtetasve F. G. alias F. Ç. dhe H. B. alias H. Ç. (vëllezër), të përfituara nga veprimtari kriminale”, njofton policia.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët në Abu Dhabi, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

  • I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi

    I dënuar për vrasjen e Besnik Hidës, kapet në Greqi Ardian Ahmetaj.Pritet ekstradimi

    Është arrestuar në Greqi 51-vjeçari Ardian Ahmetaj i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Besnik Hidës, në vitin 2019 në Lushnje, raporton gazetari i Klan News Besar Bajraktaraj.
    Sipas asaj që bën të ditur Policia e Shtetit 51 –vjeçari ishte dënuar nga Gjykata e Fierit në vitin 2023, pasi dyshohet se në bashkëpunim me Laert Haxhinë dhe Orges Bilbilin, kanë vrarë me armë zjarri Besnik Hidën.

    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri.

    Njoftimi i Policisë së Shtetit
    Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
    Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal. Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi në Shqipëri.

  • Ekzekutimi i Besnik Hidës, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, pritet ekstradimi

    Ekzekutimi i Besnik Hidës, arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj, pritet ekstradimi

    LAERT HAXHIU

    GREQ- Arrestohet në Greqi Ardian Ahmetaj autori i vrasjes së Besnik Hidës në Lushnjë në vitin 2019. Ahmetaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2023 Gjykata e Fierit caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Dyshohet se për vrasjen Ahmetaj bashkëpunoi me Laert Haxhiun dhe Orges Bilbilin. Sipas Policisë së Shtetit, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Athinën për ekstradimin e Ahmetaj në Shqipëri.
    “Policia e Shtetit/Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal.
    Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç.
    Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”. Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.
    Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri”, njofton Policia.

  • Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar

    Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor ndërkombëtar “The Wanted”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar

    Kapet në Greqi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë, një shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pjesëtar i një grupi kriminal.Strukturat e Policisë së Shtetit kanë siguruar informacion për një shtetas të kërkuar që fshihej në Greqi dhe menjëherë, nëpërmjet Interpol Tiranës, kanë bashkëpunuar me homologët grekë për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e personit me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

    Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve në kohë reale mes strukturave të specializuara të Policisë së Shtetit dhe homologëve grekë, në Pire, Greqi, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimi shtetasi A. A., 51 vjeç.Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Fierit, në vitin 2023, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje, kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit”.Ky shtetas, dyshohet se në vitin 2019, në Lushnjë, në bashkëpunim me shtetasit L. H. dhe O. B., kanë vrarë me armë zjarri shtetasin B. H.Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me Interpol Athinën, me qëllim ekstradimin e ketij shtetasi në Shqipëri.

  • Kërkohej nga Interpol Tirana për kultivim narkotikësh, arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Janinë

    Kërkohej nga Interpol Tirana për kultivim narkotikësh, arrestohet 73-vjeçari shqiptar në Janinë

    Një shtetas shqiptar 73-vjeç është ndaluar nga policia greke në qytetin e Janinës, pasi rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare.
    Sipas njoftimit zyrtar, ndaj të moshuarit ekziston një urdhër arresti i lëshuar nga Interpol Tirana për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”. Ai kërkohej nga drejtësia shqiptare që prej muajit korrik të vitit 2022.
    Ndalimi i tij është kryer nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale në Janinë. Autoritetet greke pritet ta ekstradojnë 73-vjeçarin drejt Shqipërisë.

  • Në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë i moshuari shqiptar

    Në kërkim nga Interpol Tirana, arrestohet në Janinë i moshuari shqiptar

    Një i moshuar shqiptar është ndaluar sot nga policia greke.

    73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare (Interpol Tirana).  Ai akuzohet për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.
    Sipas policisë greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022.
    Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë të Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale.

    Top Channel

  • Janinë/ Kapet i moshuari shqiptar, kërkohej nga Interpol Tirana

    Janinë/ Kapet i moshuari shqiptar, kërkohej nga Interpol Tirana

    Një i moshuar shqiptar, 73 vjeç, është ndaluar sot nga policia greke.

    73-vjeçari rezulton person i shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptar, i kërkuar me kartelë të kuqe nga Interpol Tirana për veprën penale “kultivim i bimëve narkotike”.

    Sipas policia greke, ai kërkohej në Shqipëri prej korrikut të vitit 2022. Ndalimi i tij u bë në Janinë nga oficerët e policisë tëë Nëndrejtorisë së Hetimit Penal dhe Ndjekjes Penale. Dokumentacioni në ngarkim të tij i kaloi Prokurorisë kopetente.

     

  • Kapet i kërkuari nga Interpol Tirana në Greqi

    Kapet i kërkuari nga Interpol Tirana në Greqi

    Policia greke ka kapur dy ditë më parë një person të kërkuar nga Interpol Tirana.

    Policia greke në deklaratën për shtyp nuk bën publik veprën penale për të cilin ai akuzohet.
    Sipas policisë greke, bëhet fjalë për një 25-vjeçar shqiptar, i cili u arrestua në 4 maj në mëngjes në një zonë të Heraklionit, nga oficerët e policisë së Departamentit të Operacioneve të Policisë së Heraklionit.
    “Ndaj tij ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë për vepra penale që bien ndesh me ligjin shqiptar. Personi i arrestuar do të nxirret para drejtësisë”- përfundon deklarata për shtyp.

    Top Channel

  • Greqi/ Arrestohet 25-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej nga Interpol Tirana

    Greqi/ Arrestohet 25-vjeçar shqiptar, i cili kërkohej nga Interpol Tirana

    Policia greke ka arrestuar një 25-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Interpol Tirana, gjatë një operacioni të realizuar më 4 maj në mëngjes në ishullin e Kretës, në zonën e Heraklionit.

    Sipas një deklarate për shtyp të policisë greke, arrestimi u realizua nga oficerët e Departamentit të Operacioneve të Policisë së Heraklionit.kro

    Ndaj të arrestuarit ishte në pritje një Urdhër Arresti Europian nga Gjykata e Apelit e Shqipërisë, lidhur me akuzat për vepra penale që bien ndesh me ligjin shqiptar.

    Pavarësisht se policia greke nuk ka bërë publike natyrën e akuzave, deklarata konfirmon se personi i arrestuar do të nxirret para drejtësisë, ndërsa hetimet vazhdojnë për procedurat e mëtejshme.