Tag: interpol

  • I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

    I kërkuar për tentativë vrasjeje, 46-vjeçari ekstradohet nga Spanja

    Një shtetas shqiptar, 46-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është ekstraduar nga Spanja në Shqipëri, pas koordinimit mes Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit.
    Bëhet fjalë për E. G., banues në Tiranë, i cili në maj të vitit 2023, së bashku me tre persona të tjerë, dyshohet se tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit. Ngjarja kriminale u parandalua nga Policia e Beratit gjatë operacionit “Objektivi”.
    Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
    Ekstradimi i tij u realizua në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”.

  • Atentati i dështuar në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari

    Atentati i dështuar në Berat, ekstradohet nga Spanja 46-vjeçari

    Interpol Tirana
    Ekstradohet nga Spanja një 46-vjeçar, i cili në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, në maj të vitit 2023, tentuan të kryenin një vrasje në qytetin e Beratit.
    Si rezultat i koordinimit të veprimeve ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe homologëve të Interpol Madridit, u finalizua, në kuadër të operacionit “The Wanted”, procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, E. G., 46 vjeç, banues në Tiranë.
    Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunim.
    Ky shtetas dyshohet se, në maj të vitit 2023, në bashkëpunim me 3 shtetas të tjerë, kanë tentuar të vrisnin 1 shtetas.
    Ngjarja kriminale u parandalua si rezultat i ndërhyrjes së Policisë së Beratit, në kuadër të operacionit “Objektivi”.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Proda në Marok për zgjedhjen e presidentit të ri të Interpolit

    Proda në Marok për zgjedhjen e presidentit të ri të Interpolit

    Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, merr pjesë këtë të mërkurë më 27 nëntor, në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.
    Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Pëllumb Seferi dhe Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
    Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.

     

  • Drejtuesi i Përgjithshëm, Proda merr pjesë në sesionin e 93-të të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Marok

    Drejtuesi i Përgjithshëm, Proda merr pjesë në sesionin e 93-të të Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it në Marok

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.
    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.
    Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.

  • Marok/ Mbahet sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it

    Marok/ Mbahet sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it

    Ilir Proda

    MAROK-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda, ndodhet në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.
    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv.

    Ilir Proda

    Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.

  • Marrakesh, Marok/ Sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

    Marrakesh, Marok/ Sesioni i 93-të i Asamblesë së Përgjithshme të INTERPOL-it.

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, merr pjesë në Asamblenë e 93-të të INTERPOL-it, që po zhvillohet në Marok, me pjesëmarrjen e drejtuesve të policive të 196 vendeve të botës.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe delegacioni që e shoqëron, Drejtues i Lartë Pëllumb Seferi dhe Drejtues Ulian Shpataraku, po marrin pjesë gjatë ditës së sotme, në procesin e votimit për zgjedhjen e presidentit të ri të INTERPOL-it, zëvendëspresidentit dhe delegatëve për Komitetin Ekzekutiv. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Asambleja e Përgjithshme e INTERPOL-it mblidhet një herë në vit dhe merr të gjitha vendimet kryesore që ndikojnë në politikën e përgjithshme, burimet e nevojshme për bashkëpunimin ndërkombëtar, metodat e punës dhe financat.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • ‘Kosova në Interpol’: Serbia viktimizohet pas vlerësimit të BE’së për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit

    ‘Kosova në Interpol’: Serbia viktimizohet pas vlerësimit të BE’së për shkeljen e Marrëveshjes së Brukselit

    Drejtori i të ashtuquajturë s ‘Zyrë për Kosovë e Metohi’ Petar Petkovic, që kryeson edhe delegacionin negociator të Serbisë në bisedimet për normalizim me Kosovën akuzoi sërish lehtësuesin e Dialogut për standarde të dyfishta mee lojëra fjalësh pa u përgjigjur në atë që është shkelje e dukshme e marrëveshjes së Brukselit

    Petkovic prononcimit të BE’së ju përgjgij në X ku përsërit qëndrimin e dëgjuar tashmë shpesh se Serbia na qenka e vetmja e përkushtuar për procesin e normalizimit krahasuar me Kosovën duke e shpotitur BE’në madje.

    “Prishtina refuzoi për 13 vite ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit e ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, derisa me terrorin ndaj serbëve shkel çdo ditë dialogun. As kurti e as zëdhënësi i BE nuk duan të flasin për këtë. Për të mençurit këto mjaftojnë.” shkroi ai Petkovic të mërkurën.

    “Progresi i Serbisë në rrugëtimin evropian varet nga përpjekjet për implementimin e plotë të obligimeve nga marrëveshja e vitit 2023 për rrugën drejt normalizimit. Duke kundërshtuar në parim anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia është në shkelje të obligimeve nga marrëveshja e Ohrit, neni 4 i marrëveshjes”, ka thënë ky zëdhënës të mërkurën për KOHA pas raporteve se ministri serb Ivica Dacic ishte krenuar me pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatën Interpol./gazetametro/

  • I kërkuar nga INTERPOL-i/ Arrestohet shtetasi turk, ja arsyeja

    I kërkuar nga INTERPOL-i/ Arrestohet shtetasi turk, ja arsyeja

    Njësiti i specializuar FAST i Policisë së Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga INTERPOL-i, konfirmon Policia e Kosovës.
    Arrestimi është kryer rreth orës 13:30, në bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës, pas një operacioni të koordinuar nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor.
    Personi i arrestuar, shtetas i huaj, raportohet se bëhet fjalë për një shtetas turk – kërkohej nga autoritetet e një shteti tjetër për dyshime lidhur me kryerjen e veprave penale që përfshijnë shfrytëzim të miturve dhe privim të paligjshëm të lirisë.

  • Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

    Në kërkim nga Italia për trafik droge, arrestohet në Fier 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

    arrestimi

    FIER- Një 43-vjeçar u arrestua në Fier me qëllim ekstradimin në Itali, pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane. Elvis Ziu alias Renato Ziu akuzohet nga Gjykata e Cantalissetta-s për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, ka nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt Italisë.

    Njoftimi:
    Policia e Shtetit/ Vijojnë operacionet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.
    Finalizohet operacioni i koduar “Operacionalja 74”.
    Kapet në Fier dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Itali, një 43-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal që trafikonte lëndë narkotike.
    Strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 74”, gjatë të cilit u kap në Fier dhe u vu në pranga shtetasi:
    E. Z. alias R. Z., 43 vjeç, banues në Fier.
    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Cantalissetta, Itali, me vendimin e datës 01.09.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.
    Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

  • Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

    Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve

    Policia e Shtetit përmes një postimi në mediat sociale ka njoftuar se Interpol Tirana ka ekstraduar nga Italia, një shtetas i kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Roma, u finalizua ekstradimi nga Italia në Shqipëri, i shtetasit shqiptar Klajdi Murrizi, 31 vjeç.Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, me vendim të formës së prerë, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur deklarimin fajtor për kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, duke e dënuar me 6 vite burgim.Në vitin 2022, Klajdi Murrizi, në momentin që do t’i dorëzonte një sasi lënde narkotike një shtetasi tjetër, është diktuar nga shërbimet e Policisë.Ai ka hedhur lëndën narkotike dhe është larguar me shpejtësi me një automjet me targa të huaja, duke mos iu bindur për të ndaluar punonjësve të Policisë në një pikë kontrolli tjetër të ngritur për kapjen e tij, në afërsi të Divjakës.Shtetasi i ekstraduar nga Italia iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.