Tag: interpelancën

  • Rama i delegon interpelancën Koçiut, Shehaj kërkon heqjen nga rendi i ditës, Kuvendi e rrëzon

    Rama i delegon interpelancën Koçiut, Shehaj kërkon heqjen nga rendi i ditës, Kuvendi e rrëzon

    Kuvendi ka rrëzuar kërkesën e kreut të partisë “Mundësia”, Agron Shehaj për heqjen nga rendi i ditës së interpelancës me Kryeministrin Edi Rama.
    28 vota pro dhe 77 kundër mori kërkesa e Shehajt. Ky i fundit kishte depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë me kryeministrin, por ky i fundit nuk ka qenë i pranishëm në seancë, duke ia deleguar të drejtën e fjalën Ministres së Punëve të Brendshme Albana Koçiut.
     “Kam kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama dhe jo me ministren e brendshme. Nuk është parashikuar asgjëkund në Rregullore, që Kryeministri mund të shmangë interpelancën“, deklaroi Shehaj.