Tag: internetit

  • I riu ndërroi jetë gjatë orarit të punës! Nisin hetimet për administratorin e kompanisë së Internetit

    I riu ndërroi jetë gjatë orarit të punës! Nisin hetimet për administratorin e kompanisë së Internetit

    Administratori i kompanisë së internetit, në të cilën punonte 31-vjeçari që humbi dje jetën gjatë orarit të punës po procedohet në gjendje të lirë.

    Kujtojmë se i 31-vjeçari ndërroi jetë dje, pasi ra në kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.

    Njoftimi i policisë

    Drejtoria Vendore e Policisë në Dibër ka njoftuar se janë bërë hetime lidhur me vdekjen e A. S., 31 vjeç, i cili humbi jetën duke pësuar aksidentalisht kontakt me rrymën elektrike gjatë punës për vënien e një linje interneti.

    Pas veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Dibër, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. K., 43 vjeç, administratorin e kompanisë së internetit ku punonte 31-vjeçari, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë.”

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Dibër, për veprime të mëtejshme.

  • Do rregullonte defektin e internetit, 31-vjeçari humb jetën pasi bie në kontakt me rrymën elektrike

    Do rregullonte defektin e internetit, 31-vjeçari humb jetën pasi bie në kontakt me rrymën elektrike

    Një 31-vjeçar ka humbur jetën teksa ka qenë duke riparuar një defekt interneti.

    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00 në fshatin Renx të Dibrës. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”

    A. Sulejmani, 31 vjeç ka qenë duke riparuar një defekt në kutinë shpërndarëse të internetit, në një shtyllë tensioni.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Dyshohet se 31-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe është rrëzuar nga shkallët duke humbur jetën.

    31-vjeçari është transportuar drejt spitalit të Peshkopisë, por pa shpresë. Policia po heton për rrethanat e ngjarjes.

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”