Tag: internetit

  • VIDEO – Pastrimi i fasadave të pallateve nga kabllot e internetit vijon, edhe pas 11 muajve ka akoma punë

    VIDEO – Pastrimi i fasadave të pallateve nga kabllot e internetit vijon, edhe pas 11 muajve ka akoma punë

    Prej 11 muajsh, Ndërmarrja e Shërbimeve dhe Punëve Publike në Shkodër ka nisur një proces të rëndësishëm për heqjen e kabllove nga fasadat e pallateve – një problem i trashëguar ndër vite që dëmtonte estetikën e qytetit dhe paraqiste rrezik për sigurinë publike.
    Ogert Lesha, specialist elektrik pranë kësaj drejtorie, tha se tashmë ky proces është kthyer në punë të përditshme dhe është mirëpritur nga komuniteti, pasi ka sjellë përmirësim të ndjeshëm të pamjes vizuale dhe ka reduktuar rreziqet për banorët.
    
    Përgjegjësi Lesha theksoi se puna është përqendruar në ato blloqe pallatesh ku është përfunduar veshja me kapotë dhe fasadat, ndërsa është realizuar një bashkëpunim korrekt me kompanitë e internetit dhe telefonisë për të punuar në mënyrë të sinkronizuar, në mënyrë që qytetarët përfitues të mos përballen me avari apo ndërprerje shërbimi.
    Ky proces i nisur nga Bashkia Shkodër është pjesë e vizionit për një qytet më estetik, më të organizuar dhe më të sigurt për qytetarët. Ndërhyrjet do të vijojnë në të gjitha zonat urbane, duke garantuar standarde bashkëkohore dhe bashkëpunim të ngushtë me komunitetin dhe operatorët e shërbimeve.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Si CIA përdori faqen e internetit të fansave të Star Wars për të komunikuar fshehurazi me spiunët

    Si CIA përdori faqen e internetit të fansave të Star Wars për të komunikuar fshehurazi me spiunët

    Një faqe fansash e “Star Wars” që në pamje të parë dukej krejtësisht e thjeshtë, starwarsweb.net, me figurën e animuar të Yodës dhe reklama për sete Lego dhe video-lojëra – në fakt ka qenë një mjet sekret i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) për komunikim me spiunë anembanë botës, zbulon një studiues i pavarur.

    Faqja, e cila ngjante me një faqe tipike fansash nga viti 2010, përmbante tituj si “Like these games you will” dhe lidhje për në dyqane online të Star Wars, por pas kësaj fasade fshihej një rrjet i sofistikuar për dërgimin e mesazheve spiunëve të CIA-s jashtë vendit.
    Hulumtuesi amator Ciro Santilli e zbuloi këtë rrjet përmes analizës së ‘domain’ të vjetra, adresave IP dhe faqeve të arkivuara përmes Wayback Machine.
    Santilli, një brazilian me përvojë në zhvillimin e faqeve të internetit dhe me interes për serialet mbi spiunazhin dhe politikën kineze, zbuloi se faqet e CIA-s kishin tema të ndryshme – nga faqe fansash për komedianë, te sportet ekstreme dhe muzika braziliane – dhe se synonin vende si Gjermania, Franca, Spanja dhe Brazili. Fokusi kryesor, siç pritej, ishte në Lindjen e Mesme, shkruan Thechspot.
    Për herë të parë për këtë rrjet komunikimi të CIA-s raportoi Yahoo News në vitin 2018, duke theksuar se autoritetet iraniane e kishin zbuluar atë në fillim të viteve 2010, gjë që sipas burimeve kishte çuar në vdekjen e më shumë se njëzet burimeve të CIA-s në Kinë.
    Një raport i Reuters i vitit 2022, me titull “Amerikanët që u lanë pas dore”, përshkruan me detaje se si informatori iranian Gholamreza Hosseini u zbulua për shkak të faqeve të CIA-s të krijuara në mënyrë amatore.
    Një nga gabimet kryesore të CIA-s ishte natyra teknike e rrjetit – adresat IP të faqeve ishin të njëpasnjëshme, gjë që e bënte të lehtë zbulimin e tyre pasi të zbulohej vetëm njëra. Gjithashtu, vendosja e një fjalëkalimi në shiritin e kërkimit të faqes aktivizonte një sistem të fshehtë hyrjeje për komunikim me agjencinë.
    Zach Edwards, një ekspert i pavarur për sigurinë kibernetike, tha për 404 Media se zbulimet e reja për faqet e fshehta të CIA-s përputhen me të dhënat që kishte mbledhur më parë mbi këtë rrjet.
    “CIA në të vërtetë kishte një faqe fansash të Star Wars me një sistem të fshehtë komunikimi”. tha Edwards. CIA nuk ka komentuar për këto zbulime.

    Top Channel

  • Censura digjitale, rasti i TikTok-ut dhe sfidat e privatësisë online

    Censura digjitale, rasti i TikTok-ut dhe sfidat e privatësisë online

    Më 27 mars, kryeministri Edi Rama njoftoi në rrjetet sociale për përfundimin e procedurave për mbylljen e platformës TikTok në Shqipëri. Vendimi erdhi pasi Rama e lidhi këtë rrjet social me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani, duke e konsideruar si përgjegjës për mungesën e filtrave të përmbajtjes, në vend që të fokusohej te reformat në institucionet arsimore apo përmirësimi i kushteve të sigurisë dhe shërbimeve sociale.
    Në komunikimin online Rama e cilësoi “turp” dhe “rrezik” përdorimin e VPN-ve për t’u qasur në TikTok duke përmendur rrezikun për vjedhjen e të dhënave personale.
    Por ky vendim është kundërshtuar nga organizata mediatike dhe shoqëria civile. Më 25 mars, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), Rrjeti Ballkanik për Gazetari Investigative (BIRN) dhe Qendra CLE e paditën vendimin në Gjykatën Kushtetuese, duke e konsideruar shkelje të lirisë së shprehjes dhe të drejtës për informim.
    Për të kuptuar më mirë pasojat e vendimit të qeverisë, Citizens.al bisedoi me përfaqësues të LibreLabs – një komunitet që promovon të drejtat digjitale, privatësinë dhe përdorimin e teknologjive të hapura në Shqipëri.
    A është i rrezikshëm përdorimi i VPN-ve për të hyrë në TikTok, siç pretendon Kryeministri?
    Një rrjet privat virtual (VPN) krijon lidhje të sigurt, idealisht të enkriptuar, mes pajisjes së përdoruesit dhe një ofruesi shërbimi interneti.
    Një VPN mund t’ju premtojë anonimitetet, por ju nuk do të jeni anonim për atë që jua ofron shërbimin. Kompanitë e VPN-së mund të ndajnë të dhënat tuaja, thjesht sepse ato ndodhen në një shtet apo vend me juridiksion specifik, që i detyron ata të raportojnë për aktivitetin tuaj.
    VPN-të përdoren gjerësisht nga kompani për të lejuar punën në distancë, por edhe nga qytetarë që duan të mbrojnë privatësinë apo të anashkalojnë censurën. Ato mundësojnë qasje në faqe të bllokuara si BBC në disa vende dhe ofrojnë siguri shtesë në rrjete publike.
    Si të tilla, VPN-të nuk janë të rrezikshme në parim, por përdoruesit e tyre duhet t’i besojnë ofruesit, po aq sa do të duhej t’i besonin ofruesit lokal të lidhjes së internetit (Ofruesit të Shërbimit të Internetit, ISP).
    A ka metoda të tjera për t’u qasur në TikTok, përveç përdorimit të VPN-ve?
    Pa hyrë në shumë detaje teknike, është e rëndësishme të mbani mend se nuk ka një server të vetëm që mban të gjithë emrat e domeneve (DNS), por ka disa dhe të ndryshëm në botë. Serveri i autoritar (Authority Server) për tiktok.com do të ishte serveri DNS i kompanisë amerikane Verisign, që operon sherbimet “.com”.
    Në përgjithësi, ISP-ja lokale do të ketë administruesin e tyre DNS që mbështetet në informacionin e vërtetë të komunikuar nga serverët e Autoritetit. Si parazgjedhje, përdoruesit e internetit mbështeten në zgjidhësin DNS të ISP-së së tyre: pajisja e tyre dërgon një kërkesë përmes ISP-së për një emër domeni të caktuar, ISP kthen adresën IP të lidhur me emrin e domenit, bazuar në informacionin publik të disponueshëm.
    Me fjalë të tjera të thjeshta, ndalimi i TikTok u zbatua duke urdhëruar kompanitë që ofrojnë shërbimin e internetit (ISP-të) të krijojnë përcjellës “të gënjeshtërt” DNS. Kjo do të thotë që kur një përdorues kërkon të hyjë në të njëjtën faqe interneti ose shërbim, ISP do ta gënjejë dhe nuk do t’i japë adresën e saktë IP.
    Kur dikush përdor një VPN, ai në përgjithësi përdor automatikisht zgjidhësin DNS të zgjedhur nga ofruesi VPN.
    Në përgjithësi është shumë e lehtë për një përdorues të internetit të ndryshojë vetë DNS-në dhe të përdorë për shembull një zgjidhës publik si ato të kompanive si Google (8.8.8.8) apo Cloudflare (1.1.1.1). Nëse institucionet censuruese dëshirojnë të jenë më efektive, atëherë duhet të bëjnë një lojë mace me miun: ISP bllokon aksesin tek zgjidhësi publik, përdoruesi i internetit më pas kalon të gjithë trafikun e tij, madje edhe DNS, mbi protokollin HTTPS, gjë që e bën censurimin më të vështirë. Kjo garë apo ‘lojë’ është e kushtueshme, e panevojshme dhe fatkeqësisht dobëson lirinë e internetit.
    Pse disa persona apo llogari ende kanë akses në TikTok, ndërsa të tjerë jo?
    Nuk jemi në dijeni të situatave të tilla, por ndoshta është zbatuar bllokim dhe zhbllokim gradual edhe nga vetë platforma, ose përdorues të caktuar kanë zbatuar metoda anashkalimi (VPN, DNS të ndryshëm etj.). Ashtu si përmendëm më sipër, sa më shumë institucionet mundohen të implementojnë praktika censure, aq më shumë ato kontribuojnë në edukimin e qytetarëve për të drejtat digjitale dhe përdorimin e VPN-ve cilësore dhe të sigurta, si për shembull rrjeti TOR – që ofron më tepër anonimitet dhe nuk është i lidhur me kompani komerciale – anashkalojnë këto kufizime.
    A mendoni se Shqipëria ka përdorur vërtetë teknologjinë “Deep Packet Inspection” (DPI) për bllokimin e TikTok?
    Nuk ka informacion të konfirmuar për përdorimin e DPI-së në Shqipëri, por për këtë duhet kërkuar transparencë nga autoritetet. DPI është një metodë shumë më e avancuar e monitorimit të trafikut në internet, ku analizohen jo vetëm IP-të dhe destinacionet, por edhe përmbajtja e komunikimeve.
    Inspektimi i thellë i paketave (DPI) është metodë më ndërhyrëse: përmbajtja e paketave të informacionit digjital që udhëtojnë nëpër rrjet përgjohen dhe analizohen në mënyrë aktive për të ushtruar censurë përmes bllokimit të përmbajtjes. Kur censura ushtrohet duke bllokuar përmbajtjen, autoritetet censoruese kryejnë DPI të përmbajtjes së paketave (psh. fjalë kyçe), si dhe veçoritë e trafikut (psh. kohëzgjatja).
    Përdorimi i DPI në Shqipëri është përmendur në media, por nuk ka më shumë informacion në lidhje me të. DPI është një metodë shumë ndërhyrëse dhe e kushtueshme që përdoret në rastet e kundër-terrorizmit, pedopornografisë dhe krimit kibernetik. Përdorimi i tij kundër përdorimit të një rrjeti social do të ishte një humbje serioze e burimeve njerëzore dhe financave fuqizuar nga taksapaguesit dhe përbën kriminalizimin e sjelljes normale të qytetarëve: aksesi në një rrjet social për të shkëmbyer video qesharake të maceve dhe mësime grimi me të afërmit tuaj.
    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok? A ka mënyra të tjera për të trajtuar përmbajtjen e dëmshme?
    Censura e plotë mund të konsiderohet sulm kundër të drejtave digjitale dhe lirisë për të aksesuar informacionin në internet, i cili është i sanksionuar në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut (Neni 19). Problematikat që lidhen me mediat sociale mund të trajtohen përmes mekanizmave të tjerë. Është e rëndësishme të përcaktohen saktësisht ato probleme dhe të shkohet përtej keq perceptimeve të zakonshme.
    Problemi i vërtetë i vazhdueshëm me platformat si TikTok, Twitter dhe Facebook janë viraliteti i përmbajtjes, i favorizuar nga vetitë teknike të rrjeteve të krijuara për të përshpejtuar përhapjen dhe zemërimin (p.sh. lehtësia e ndarjes, statistikat e kota që tregojnë sasinë e shikimeve, sasinë e pëlqimeve).
    Përgjigja e parë është edukimi për mediat. Përgjigja e dytë është rregullimi i vetive teknike si p.sh. algoritmet e përmbajtjes të këtyre platformave të mediave sociale. Sot, vetëm kompania zotëruese ka akses në përdorimin e të dhënave të platformave të saj: ky informacion duhet t’u hapet studiuesve të pavarur, të cilët më pas mund të studiojnë se si funksionojnë përhapjet dhe të sugjerojnë ndryshime politikash.
    Zgjidhja e tretë është që aktorët politikë, përfshirë qeverinë, të shmangin përdorimin e të njëjtave platforma që inkurajojnë viralitetin.
    Nëse qeveria ka përdorur metoda si DPI, apo thjesht mbylljen e internetit nga ISP, a mbetet ende enigmë fakti nëse po kryhen bisedime me kompaninë Tik Tok për alternativa përdorimi nga adoleshentët?
    Mungesa e informacionit dhe transparencës dhe në këtë rast është akoma problematikë që i shtohet listës së gjatë të cenimit të parimit të transparencës nga vendimmarrësit.
    Ndoshta, bisedat mes palëve mund të krijojnë presion mbi kompaninë TikTok për t’u vetë-rregulluar, por pa transparencë nuk mund të themi asgjë më shumë sesa dyshime serioze për qëllimin e vendimmarrjes në lidhje me këtë temë.
    Debatet publik se si duhet të duket një media sociale si TikTok dhe promovimi i alternativave si Mastodon, Pizelfed, Peertube etj. që duke qenë me kod-burim të lirë dhe të hapur dhe të decentralizuara, ofrojnë internet falas dhe të hapur.
    Si i kanë zgjidhur shtete të tjera këto problematika dhe a ka ndonjë rast të ngjashëm me Shqipërinë, censura nga platforma të caktuara?
    Shqipëria synon të jetë vend demokratik në kontekstin evropian. Qeveria duhet të respektojë të drejtat themelore të qytetarëve (liria e informacionit dhe të shprehjes) dhe të respektojë parimin e Neutralitetit në Rrjet (Net Enutrality), të cilat janë të mbrojtura në BE-ja.
    Platformat gjigante duhet të rregullohen në kontekstin e këtyre të drejtave dhe jo për arsye të tjera.
    Në vitin 2024, TikTok u bllokua në ishullin francez të Kaledonisë së Re gjatë trazirave atje. Në prill të vitit 2025, gjykata më e lartë në Francë (Conseil d’Etat) e konsideroi këtë bllokim si të paligjshëm dhe shkelje joproporcionale të të drejtave dhe lirive.
    Bllokimi i mediave sociale është tendencë në rritje në vendet autoritare. Për shembull, TikTok u ndalua në Indi, në një kontekst gjeopolitik tensioni me Kinën në vitin 2020. Algjeria po bllokon rregullisht platformat e mediave sociale çdo vit gjatë periudhave të provimeve të studentëve.
    Benini ka bllokuar aksesin në rrjetet sociale në ditën e zgjedhjeve kombëtare në 2019. Xhibuti ka bllokuar Facebook në aksesin në internet celular në vitin 2021.
    Në përgjithësi, janë identifikuar këto prirje në lidhje me rritjen e autoritanarizmit digjital global: Mbylljet e internetit gjatë zgjedhjeve, (p.sh gjatë demonstratave ose provimeve kombëtare në Çad, Burkina Faso dhe Algjeri); Vëzhgimi masiv ose i synuar, duke përfshirë përdorimin e softuerit spiun Pegasus (Ruanda, Togo, Marok dhe Xhibuti etj.); Praktika e censurës online me bllokimin e faqeve të mediave vendase dhe ndërkombëtare;
    Vendosja e fundit e ligjeve për sigurinë kibernetike dhe kundër dezinformimit që shpesh instrumentalizohen kundër gazetarëve, mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe qytetarëve kritikë ndaj praktikave qeveritare. Apo dhe mungesa e vazhdueshme e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale.
    Pra, duhet të vendosim në qoftë se duam si shoqëri të asociohemi me vende që luftojnë të drejtat digjitale apo me ato që respektojnë të drejtat themelore të dakortësuara nga parimet e BE-së.
    /Citizens.al/

  • 20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online

    20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave të krahasueshme të Eurostat 20 për qind e të rinjve shqiptare në grup-moshën 16-29 vjeç e përdoren internetin për kurse ose mësime online me 2023.
    Pas pandemisë përdorimi i internetit për kurse dhe mësime në internet është rritur ndjeshëm. Në vitin 2009 vetëm 3% e të rinjve shqiptar e përdorën internetin për të mësuar.
    Në krahasim me vendet e zhvilluara të BE-së Shqipëria ende ka një hendek të madh në përdorimin e internetit për të rritur njohuritë, por në krahasim me disa vende të Europës Lindore pozicionohet më mirë (shiko grafikun e mëposhtëm). Pjesëmarrja e të rinjve Shqiptare në mësimet online ishte më e lartë se në Maqedoni, Serbi, Poloni, Kroaci, Hungari, Portugali, Danimarkë etj.
    Finlanda kishte përqindjen më të lartë të nxënësve dhe të rinjve në që morën mësime online më 2024 me rreth 53% e ndjekur nga Greqia 42%, Spanja dhe Çekia, Irlanda dhe Sllovenia.
    Nga Rajoni renditjen më të mirë e kishte Bosnja ku 27.6 % e të rinjve përdoren internetin për mësime online.Në anën tjetër Rumania ishte vendi me pjesëmarrjen me të dobët në mësimet online, me vetëm 8% e ndjekur nga Turqia, Gjermania etj.
    Ku shqyrtohen metoda specifike të mësimit në internet, 18% e përdoruesve të internetit në Europë morën një kurs online në vitin 2024, i cili i referohet një serie të planifikuar aktivitetesh mësimore për një temë specifike që rezulton në një kualifikim ose certifikatë frekuentimi. Normat më të larta ishin në Irlande me 36%, dhe Finlandë dhe Spanjë, të dyja me 32%.
    Në të njëjtën kohë, 29% e përdoruesve të internetit përdorën materiale mësimore online, që i referohen materialeve për qëllime edukative, profesionale apo private. Përqindja më e lartë ishte në Holandë me 53%, Irlande me 52% dhe Finlandë me 46%.
    Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe marketingu dixhital janë ndër kurset më të kërkuara në internet në vitin 2024. Rreth 40% e kurseve kryesore të 2024-ës mësojnë AI, duke e përforcuar atë si një aftësi të domosdoshme për të gjithë punonjësit.
    Përveç përmirësimit të AI, kurset në internet përdoren gjithashtu për të përmirësuar aftësitë e buta, ose thjesht për të plotësuar kureshtjen. Sipas ofruesit të kurseve në internet “Coursera”, nxënësit po zgjedhin gjithnjë e më shumë përmbajtje të fokusuar për t’u përgatitur më mirë për punë specifike.
    Megjithatë, pavarësisht rritjes së përgjithshme të normave të mësimit online në BE, marrja e një kursi online mbetet aktiviteti më pak i popullarizuar në mesin e përdoruesve të internetit.
    Shumica e njerëzve e përdorin internetin kryesisht për komunikim: 85% e përdorin atë për telefonata, video thirrje ose mesazhe, ndërsa 80% e përdorin atë për email./Monitor

  • 20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online, rritje e shpejtë pas pandemisë

    20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online, rritje e shpejtë pas pandemisë

    Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave të krahasueshme të Eurostat 20 për qind e të rinjve shqiptare në grup-moshën 16-29 vjeç e përdoren internetin për kurse ose mësime online me 2023.Pas pandemisë përdorimi i internetit për kurse dhe mësime në internet është rritur ndjeshëm. Në vitin 2009 vetëm 3% e të rinjve shqiptar e përdorën internetin për të mësuar.Në krahasim me vendet e zhvilluara të BE-së Shqipëria ende ka një hendek të madh në përdorimin e internetit për të rritur njohuritë, por në krahasim me disa vende të Europës Lindore pozicionohet më mirë (shiko grafikun e mëposhtëm). Pjesëmarrja e të rinjve Shqiptare në mësimet online ishte më e lartë se në Maqedoni, Serbi, Poloni, Kroaci, Hungari, Portugali, Danimarkë etj.Finlanda kishte përqindjen më të lartë të nxënësve dhe të rinjve në që morën mësime online më 2024 me rreth 53% e ndjekur nga Greqia 42%, Spanja dhe Çekia, Irlanda dhe Sllovenia.Nga Rajoni renditjen më të mirë e kishte Bosnja ku 27.6 % e të rinjve përdoren internetin për mësime online.Në anën tjetër Rumania ishte vendi me pjesëmarrjen me të dobët në mësimet online, me vetëm 8% e ndjekur nga Turqia, Gjermania etj.Ku shqyrtohen metoda specifike të mësimit në internet, 18% e përdoruesve të internetit në Europë morën një kurs online në vitin 2024, i cili i referohet një serie të planifikuar aktivitetesh mësimore për një temë specifike që rezulton në një kualifikim ose certifikatë frekuentimi. Normat më të larta ishin në Irlande me 36%, dhe Finlandë dhe Spanjë, të dyja me 32%.Në të njëjtën kohë, 29% e përdoruesve të internetit përdorën materiale mësimore online, që i referohen materialeve për qëllime edukative, profesionale apo private. Përqindja më e lartë ishte në Holandë me 53%, Irlande me 52% dhe Finlandë me 46%.Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe marketingu dixhital janë ndër kurset më të kërkuara në internet në vitin 2024. Rreth 40% e kurseve kryesore të 2024-ës mësojnë AI, duke e përforcuar atë si një aftësi të domosdoshme për të gjithë punonjësit.Përveç përmirësimit të AI, kurset në internet përdoren gjithashtu për të përmirësuar aftësitë e buta, ose thjesht për të plotësuar kureshtjen. Sipas ofruesit të kurseve në internet “Coursera”, nxënësit po zgjedhin gjithnjë e më shumë përmbajtje të fokusuar për t’u përgatitur më mirë për punë specifike.Megjithatë, pavarësisht rritjes së përgjithshme të normave të mësimit online në BE, marrja e një kursi online mbetet aktiviteti më pak i popullarizuar në mesin e përdoruesve të internetit.Shumica e njerëzve e përdorin internetin kryesisht për komunikim: 85% e përdorin atë për telefonata, video thirrje ose mesazhe, ndërsa 80% e përdorin atë për email./ B.HoxhaKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Thellohet skandali, interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit, zbardhet skema…

    Thellohet skandali, interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit, zbardhet skema…

    Thellohet skandali i mbikëqyrjes masive në Shqipëri. Qeveria ka zbuluar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje të fuqishme DPI (Deep Packet Inspection), të cilat mund të monitorojnë dhe analizojnë çdo informacion që kalon në rrjetet e internetit. Kjo lëvizje ka ngritur alarmin për shkelje të privatësisë dhe mundësi për përgjim të qytetarëve, duke përfshirë analizën e mesazheve, videove, dhe aktiviteteve online. Pajisjet DPI janë një teknologji që përdoret nga regjimet autokratike për të monitoruar dhe censuruar informacionet, dhe tashmë mund të kenë hyrë në Shqipëri me pretekstin e bllokimit të TikTok. Përgjimi mund të shtrihet dhe përtej aplikacioneve si TikTok, duke goditur të gjitha komunikimet dhe aktivitetet që mund të konsiderohen “të dyshimta” nga qeveria.
    Sipas ekspertëve të teknologjisë, këto pajisje nuk janë thjesht për të bllokuar një aplikacion, por për të pasur një kontroll të plotë mbi gjithë trafikun e internetit, duke analizuar çdo lloj informacioni që kalon në rrjet. Kjo është një teknologji e përdorur nga shtete të tilla si Kina, Rusia dhe Irani, për të mbajtur nën kontroll çdo përpjekje për të sfiduar pushtetin.
    Skema
    Por në një zhvillim shqetësues, është zbuluar se kompania Vodafone ka instaluar këto pajisje me dëshirë, ndërsa One, duke kuptuar se kemi të bëjmë me shkelje ligjore, ka pasur një rol pasiv. Ky veprim ka ngritur pyetje të mëdha mbi transparencën dhe mundësinë për keqpërdorim të këtyre pajisjeve. Në fakt, ekspertët dyshojnë se bllokimi i TikTok ishte vetëm një justifikim për të instaluar DPI dhe për të përfituar mundësinë e një mbikëqyrjeje të plotë, veprim që ka ndodhur nën dritën e një vendimi të diskutueshëm nga kryeministrin Edi Rama, i cili lidhi këtë bllokim me një ngjarje tragjike që nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me aplikacionin TikTok. Igli Tafa, drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, mund të ketë siguruar publikun se “trafiku i internetit është i koduar dhe i sigurt”, por kjo nuk mjafton për të qetësuar ata që kanë ngritur alarmin mbi mundësinë e abuzimit të kësaj teknologjie. Ndërkohë, ekspertët e teknologjisë, si Besmir Semanaj, kanë theksuar se kjo mund të jetë vetëm fillimi i një periudhe të errët për lirinë e internetit në Shqipëri, duke ndjekur modelin e përdorur nga shtete me regjim autoritar, ku DPI përdoret për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe për të ndaluar çdo përpjekje të mundshme për të sfiduar pushtetin.
    Por kjo situatë ka ngritur frikën se përdorimi i këtyre pajisjeve mund të shndërrohet në një armë të fuqishme për censurën dhe mbikëqyrjen e gjithçkaje që ndodh në internet, duke ndikuar në mënyrë dramatike në privatësinë e qytetarëve. Për më tepër, dyshimet mbi përdorimin e DPI për qëllime të tjera, përtej bllokimit të TikTok, kanë nxitur shqetësime në lidhje me mundësinë që qeveria të mbikëqyrë çdo komunikim, çdo postim dhe çdo aktivitet të përdoruesve të internetit në vend, duke rrezikuar të drejtat themelore të qytetarëve. Pra Shqipëria është tani në një pikë kthese, ku përdorimi i teknologjisë DPI mund të transformohet në një mjet për të mbajtur nën kontroll çdo lloj kritike ndaj pushtetit dhe për të penguar lirinë e shprehjes, veprime këto që vijnë para zgjedhjeve të 11 majit. Dhe kjo nuk është thjesht një shqetësim për përdoruesit e internetit, por një kërcënim për demokracinë dhe lirinë e individëve.
    Reagon Qeveria
    Konkretisht qeveria ka pranuar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet. Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa u përpoq të qetësojë publikun, se nuk ka asnjë rrezik përgjimi, teksa siguroi se një bisedë në whatsapp, apo në aplikacionet e tjera të komunikimit është e sigurtë. “100% e trafikut të internetit është i inkriptuar (koduar). Protokollet e inkriptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet”, tha ai për TCH.
    Njësoj edhe një vartës i tij, në të njëjtin komunikim siguroi se pajisjet ishin blerë vetëm për të bllokuar aplikacionin Tik Tok dhe do të përdoreshin për një periudhë një vjeçare, për aq kohë sa Tik Tok do të bllokohej në celularët në territorin e Shqipërisë. Por pajisja ‘Deep Packet Inspection’, DPI nuk është një ‘fireëall’ i thjeshtë. Ajo ngjan më shumë me një lupë, që kur vendoset në serverë para zgjedhjeve, nuk bllokon vetëm ‘signature’ të TikTok, por është e aftë të kontrolloje lëvizjen e çdo zëri kritik, të çdo lajmi që denoncon skandalet e korrupsionit, të çdo videoje që nuk është xhiruar nga dronët e kryeministrisë, të çdo meme që s’është montuar nga propagandistët e Rilindjes.
    Si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë
    Kina përdor DPI si pjesë të ‘Great Firewall of China’. Me anë të DPI, arrin të bllokojë në kohë reale fjalë si ‘Tiananmen’, ‘Dalai Lama’, ‘demokraci’, etj. Autoritetet kineze mund të skanojnë përmbajtjen e çdo faqeje që hap një përdorues dhe nëse nevojitet, mund të ndërpresin komunikimet, kur zbulojnë aplikacione si Signal apo protokollet e VPN-ve. Që prej vitit 2019, Rusia ka vendosur përdorimin e DPI si pjesë e ligjit për ‘Internetin Sovran’. Kompania Rostelecom, në bashkëpunim me FSB, ka vendosur pajisje DPI në rrjetet kryesore ISP për bllokim të menjëhershëm të faqeve si Meduza, Radio Free Europe, Navalny.com. Po ashtu, ka si qëllim edhe gjetjen dhe çaktivizimin e përdoruesve që përdorin VPN ose Tor. Sigurisht që mbikqyrja e rrjeteve sociale gjatë protestave është një procedurë rutinë.
    Gjatë protestave në vitin 2022 pas vrasjes së Mahsa Amini, regjimi iranian përdori DPI për të zbuluar vendndodhjen dhe përmbajtjen e komunikimeve në Telegram dhe ëhatsApp dhe për të penalizuar qytetarët që përdornin mjete anonimizimi. Sipas Amnesty Tech, DPI në Iran është importuar nga kompani kineze dhe ruse, përfshirë ZTE dhe Huawei. Nuk mbetet pas edhe Turqia, ku censura shtetërore qëndron në aleancë me NATO-n. Turqia ka instaluar DPI në rrjetet e saj të telekomunikacionit për të monitoruar përdoruesit gjatë protestave në Gezi Park dhe pas grushtit të shtetit në 2016. Autoriteteve iu desh edhe për të bllokuar aplikacione të kriptuara si ProtonMail dhe Signal dhe për të analizuar në kohë reale mesazhe në rrjete sociale për përmbajtje ‘kundër shtetit’. Për regjimet autokratike, DPI nuk është thjesht një mjet teknologjik, por një armë për të ruajtur pushtetin, një algoritëm që ka aftësinë të dirigjojë censurën edhe në botën e pakufishme të internetit.
    Eksperti i teknologjisë: Sot ndjej frikë për privatësinë e internetit
    Prej ditësh, ekspertë të teknologjisë kishin ndezur alarmin se qeveria shqiptare i kishte blerë pajisjet DPI me pretekstin e bllokimit të TikTok, por në të vërtetë mund t’i përdorte  për përgjimin dhe dirigjimin e trafikut në internet, njësoj siç përdoret nga autoritetet në Kinë, Iran, Rusi, Turqi etj. I pari që hodhi alarmin mbi mundësinë e mbikëqyrjes së të dhënave në internet me këtë pajisje ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj. ‘Është hera e parë që ndjej realisht frikë për privatësinë dhe lirinë e përdorimit të internetit në vend’ shkruante ai që në datën 23 mars. Më vonë, ai sqaroi edhe përdorimin e DPI, të cilën e quajti “një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet”.
    Funksionet e DPI sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj

    Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj).
    Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale.
    Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.

    Pse përdoret DPI?

    Për kontroll dhe censurë (si në rastin e TikTok)
    Për siguri kibernetike (p.sh. zbulimi i malware)
    Për optimizim trafiku ose menaxhim të rrjetit (QoS)
    Për mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.

    Rreziqet për privatësinë e qytetarëve:

    Mbikëqyrje masive – DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.
    Shkelje e të drejtës për privatësi – Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.
    Keqpërdorim i të dhënave – Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.
    Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku – Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

    Dyshimet: TikTok ishte preteksti, DPI ishte qëllimi
    Bllokimi i TikTok ishte një vendim që u mor personalisht nga kryeministri Edi Rama dhe ai e justifikoi atë me një arsye të dyshimtë, siç ishte vrasja e adoleshentit Martin Cani, nxënës i shkollës ‘Fan Noli’ në Tiranë. Vetëm se ajo që dinë të gjithë, është fakti se shkak i konfliktit që çoi në vrasjen e 14-vjeçarit nuk ishte Tik Tok, pasi autori i krimit përdori Snapchat pas vrasjes, një rrjet social që është ende i aksesueshëm. Prandaj, kur kryeministri e quajti TikTok ‘rrugaçin e lagjes’ dhe paralajmëroi mbylljen e aplikacionit, reagimi i tij ekstrem shkaktoi habi. Edhe sepse Rama nuk e ka pasur kurrë problem të bëjë pakt me rrugaçët e vërtetë, të cilët i promovoi duke i propozuar deputetë dhe kryetarë bashkie.
    Gjasat janë që si vrasja e Martin Canit, ashtu edhe mbyllja e Tik Tok ishin pjesë e një plani për të futur në punë pajisjet DPI sipas formulës së gatshme nga autokratë të tjerë në botë: 1) gjej një krizë, 2) shpik një armik dhe 3) shto kontrollin mbi popullsinë.

  • Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

    Demokraci me DPI/ Interneti nën kontrollin e qeverisë para 11 Majit

    Deep Packet Inspection” ose DPI është një pajisje, që përdoret nga qeveria e Kinës, Iranit, Rusisë etj për kontrollin e internetit

    Qeveria ka pranuar se në kompanitë e internetit dhe të telefonisë celulare janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet.

    Drejtori i Autoritetit Kombëtar të Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa u përpoq të qetësojë publikun, se nuk ka asnjë rrezik përgjimi, teksa siguroi se një bisedë në ëhatsapp, apo në aplikacionet e tjera të komunikimit është e sigurtë.

    100% e trafikut të internetit është i inkriptuar (koduar). Protokollet e inkriptuara e bëjnë të pamundur shikimin e informacionit sensitiv që është kush komunikon me kë dhe çfarë kanë mesazhet” tha ai për Top Channel.

    Njësoj edhe një vartës i tij, në të njëjtin komunikim siguroi se pajisjet ishin blerë vetëm për të bllokuar aplikacionin Tik Tok dhe do të përdoreshin për një periudhë një vjeçare, për aq kohë sa Tik Tok do të bllokohej në celularët në territorin e Shqipërisë.

    Por pajisja “Deep Packet Inspection”, DPI nuk është një “fireëall” i thjeshtë. Ajo ngjan më shumë me një lupë, që kur vendoset në serverë para zgjedhjeve, nuk bllokon vetëm “signature” të TikTok, por është e aftë të kontrolloje lëvizjen e çdo zëri kritik, të çdo lajmi që denoncon skandalet e korrupsionit, të çdo videoje që nuk është xhiruar nga dronët e kryeministrisë, të çdo meme që s’është montuar nga propagandistët e Rilindjes.

    Si përdoret DPI nga autokracitë më të zëshme në botë

    Kina përdor DPI si pjesë të “Great Fireëall of China”. Me anë të DPI, arrin të bllokojë në kohë reale fjalë si “Tiananmen”, “Dalai Lama”, “demokraci”, etj. Autoritetet kineze mund të skanojnë përmbajtjen e çdo faqeje që hap një përdorues dhe nëse nevojitet, mund të ndërpresin komunikimet, kur zbulojnë aplikacione si Signal apo protokollet e VPN-ve.

    Që prej vitit 2019, Rusia ka vendosur përdorimin e DPI si pjesë e ligjit për “Internetin Sovran”. Kompania Rostelecom, në bashkëpunim me FSB, ka vendosur pajisje DPI në rrjetet kryesore ISP për bllokim të menjëhershëm të faqeve si Meduza, Radio Free Europe, Navalny.com. Po ashtu, ka si qëllim edhe gjetjen dhe çaktivizimin e përdoruesve që përdorin VPN ose Tor. Sigurisht që mbikqyrja e rrjeteve sociale gjatë protestave është një procedurë rutinë.

    Gjatë protestave në vitin 2022 pas vrasjes së Mahsa Amini, regjimi iranian përdori DPIpër të zbuluar vendndodhjen dhe përmbajtjen e komunikimeve në Telegram dhe ëhatsApp dhe për të penalizuar qytetarët që përdornin mjete anonimizimi.

    Sipas Amnesty Tech, DPI në Iran është importuar nga kompani kineze dhe ruse, përfshirë ZTE dhe Huaëei.

    Nuk mbetet pas edhe Turqia, ku censura shtetërore qëndron në aleancë me NATO-n. Turqia ka instaluar DPI në rrjetet e saj të telekomunikacionit për të monitoruar përdoruesit gjatë protestave në Gezi Park dhe pas grushtit të shtetit në 2016. Autoriteteve iu desh edhe për të bllokuar aplikacione të kriptuara si ProtonMail dhe Signal dhe për të analizuar në kohë reale mesazhe në rrjete sociale për përmbajtje “kundër shtetit”.Për regjimet autokratike, DPI nuk është thjesht një mjet teknologjik, por një armë për të ruajtur pushtetin, një algoritëm që ka aftësinë të dirigjojë censurën edhe në botën e pakufishme të internetit.

    Eksperti i teknologjisë: Sot ndjej frikë për privatësinë e internetit

    Prej ditësh, ekspertë të teknologjisë kishin ndezur alarmin se qeveria shqiptare i kishte blerë pajisjet DPI me pretekstin e bllokimit të TikTok, por në të vërtetë mund t’i përdorte  për përgjimin dhe dirigjimin e trafikut në internet, njësoj siç përdoret nga autoritetet në Kinë, Iran, Rusi, Turqi etj.

    I pari që hodhi alarmin mbi mundësinë e mbikqyrjes së të dhënave në internet me këtë pajisje ishte eksperti i teknologjisë, Besmir Semanaj. “Është hera e parë që ndjej realisht frikë për privatësinë dhe lirinë e përdorimit të internetit në vend” shkruante ai që në datën 23 mars.

    Më vonë, ai sqaroi edhe përdorimin e DPI, të cilën e quajti “një teknologji që u lejon ofruesve të internetit (ISP) ose autoriteteve të inspektojnë në mënyrë të detajuar përmbajtjen e paketave të të dhënave që kalojnë nëpër rrjet”.

    Funksionet e DPI sipas ekspertit të teknologjisë, Besmir Semanaj

    • Mund të dallojë llojin e trafikut (video, tekst, aplikacion i caktuar si TikTok, VPN etj).• Mund të bllokojë, ridrejtojë ose modifikojë trafikun në kohë reale.• Mund të monitorojë sjelljen e përdoruesve në internet në nivel shumë të detajuar.

    Pse përdoret DPI?

    • Për kontroll dhe censurë (si në rastin e TikTok)• Për siguri kibernetike (p.sh. zbulimi i malëare)• Për optimizim trafiku ose menaxhim të rrjetit (QoS)• Për mbikëqyrje masive, që është shqetësuese nga aspekti i të drejtave të njeriut.⸻Rreziqet për privatësinë e qytetarëve:1. Mbikëqyrje masive – DPI mund të analizojë çdo gjë që bëjmë online në kohë reale.

    2. Shkelje e të drejtës për privatësi – Edhe nëse nuk bllokon asgjë, vetë fakti që monitoron krijon një ambient të frikshëm.

    3. Keqpërdorim i të dhënave – Nëse qeveria ose ISP-t nuk janë transparentë, të dhënat mund të përdoren për qëllime politike, ndëshkime, ose manipulime.

    4. Mungesë transparence dhe kontrolli nga publiku – Nëse DPI vendoset pa kuadër ligjor të qartë, nuk ka as mekanizëm ankese e as garanci për të drejtat themelore.

    Dyshimet; TikTok ishte preteksti, DPI ishte qëllimi

    Bllokimi i TikTok ishte një vendim që u mor personalisht nga kryeministri Edi Rama dhe ai e justifikoi atë me një arsye të dyshimtë, siç ishte vrasja e adoleshentit Martin Cani, nxënës i shkollës “Fan Noli” në Tiranë.

    Vetëm se ajo që dinë të gjithë, është fakti se shkak i konfliktit që çoi në vrasjen e 14-vjeçarit nuk ishte Tik Tok, pasi autori i krimit përdori Snapchatpas vrasjes, një rrjet social që është ende i aksesueshëm.

    Prandaj, kur kryeministri e quajti TikTok “rrugaçin e lagjes” dhe paralajmëroi mbylljen e aplikacionit, reagimi i tij ekstrem shkaktoi habi. Edhe sepse Rama nuk e ka pasur kurrë problem të bëjë pakt me rrugaçët e vërtetë, të cilët i promovoi duke i propozuar deputetë dhe kryetarë bashkie. Gjasat janë që si vrasja e Martin Canit, ashtu edhe mbyllja e Tik Tok ishin pjesë e një plani për të futur në punë pajisjet DPI sipas formulës së gatshme nga autokratë të tjerë në botë: 1) gjej një krizë, 2) shpik një armik dhe 3) shto kontrollin mbi popullsinë./Lapsi.al

  • One Albania sjell One Safe – Mbrojtja më e mirë digjitale për familjen tuaj

    One Albania sjell One Safe – Mbrojtja më e mirë digjitale për familjen tuaj

    Sot më shumë se kurrë jemi më të lidhur me anë të internetit. Ndërsa përdorimi i rrjetit nga të gjitha grupmoshat ka tejkaluar shifrat e parashikuara, nevoja për siguri në internet është bërë thelbësore.Përveç navigimit, konsumatorët po bëhen gjithnjë e më të vetëdijshëm për llojin e informacionit që jepet nëpërmjet internetit dhe shumica janë të interesuar për mbrojtjen e të dhënave personale.Garantimi i sigurisë në internet bëhet më i thjeshtë me One Safe. One Safe është një shërbim sigurie i avancuar, i krijuar për të mbrojtur familjet nga kërcënimet e mundshme në internet dhe për të siguruar një përvojë digjitale më të sigurt dhe më të balancuar.One Safe mbron të gjitha pajisjet e lidhura me rrjetin One nga faqet e rrezikshme të internetit, softuerët keqdashës dhe përmbajtjet e papërshtatshme. Me funksionin ‘Parental Control’, One Safe i mundëson prindërit të vendosin kufizime në shfletimin e faqeve në internet dhe të krijojnë një mjedis digjital të sigurt për fëmijët e tyre.Përfitimet kryesore të One Safe:Siguri nga rreziqet në internet – One Safe monitoron dhe bllokon vazhdimisht faqet me përmbajtje jo të sigurt, viruset dhe kërcënimet e mundshme kibernetike.Mbrojtje për çdo pajisje – Nuk ka rëndësi nëse po përdorni një smartphone, tablet, smart TV ose laptop, One Safe ofron siguri për çdo pajisje të lidhur me internetin e shtëpisë tuaj. Sistemi përditësohet vazhdimisht për të mbrojtur të gjitha pajisjet e lidhura me rrjetin One.Kontroll prindëror – Rregulloni përdorimin e internetit për fëmijët tuaj duke filtruar përmbajtjen bazuar në kategoritë e përshtatshme për moshën. Po ashtu, shërbimi One Safe ofron mundësinë për të vendosur kufizime kohore, në mënyrë që të limitoni periudhën e kaluar në internet, duke nxitur përdorimin në sasi të duhur të rrjetit.Aktivizimi i One Safe është i thjeshtë dhe pa probleme. Mjafton të vizitoni dyqanin tuaj më të afërt One Albania për të aktivizuar shërbimin. Më pas do të merrni një SMS që do t’ju orientojë dhe do t’ju pajisë me kredencialet e hyrjes në portalin One Safe.One Safe është më shumë se thjesht një shërbim – është një zgjidhje novative, që rritin sigurinë dhe komoditetin digjital. Me One Safe, të gjitha familjet shqiptare mund të shfletojnë dhe të lidhen të qetë dhe të mbrojtur falë shërbimit të One Albania. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rusia hakmerret ndaj Europës, ndalon aktivitetin e 81 mediave të huaja

    Rusia hakmerret ndaj Europës, ndalon aktivitetin e 81 mediave të huaja

    Aktivitetet e 81 mediave të huaja janë ndaluar në Rusi, tha sot prokurori i përgjithshëm Igor Krasnov, duke folur në Këshillin e Federatës.

    Ndër këto media janë Politico, France Presse, Der Spiegel, Yle, El País, EUobserver, LRT, Delfi dhe media të tjera.
    Siç thekson faqja e internetit sibir realii, autoritetet ruse për herë të parë ndaluan zyrtarisht aktivitetin në vend të një numri mediash të huaja në qershor 2024, pas vendimit të Bashkimit Evropian për të ndaluar “çdo aktivitet transmetimi” në territorin e tij nga tre media ruse – RIA Novosti, Izvestiya dhe Rossiyskaya Gazeta. Krasnov e përshkroi ndalimin e mediave të huaja si “hakmarrje “.
    Sipas Igor Krasnov, 71 organizata të huaja u përfshinë në listën e “organizatave të padëshirueshme”, ndërsa tre organizata terroriste dhe 172 nga degët e tyre u ndaluan. “Organizatat e padëshiruara” përfshinin median e pavarur Radio Evropa e Lirë dhe të gjitha faqet e saj të internetit, kompaninë mediatike RFE/RF, kanalin televiziv Dozd, faqen e internetit Meduza dhe gazetën “Novaya Gazeta-Europe”.
    Bllokimi masiv i faqeve, filloi në Rusi në vitin 2022, pas fillimit të pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës. Rregullatori rus i telekomunikacionit Roskomnadzor ka bllokuar platformat e mediave sociale Facebook, Twitter dhe Instagram. Një gjykatë ruse e ka cilësuar si ekstremiste veprimtarinë e kompanisë amerikane Meta, e cila është ndaluar në Rusi.
    Autoritetet ruse në vitin 2024 kufizuan aksesin në një numër rekord faqesh interneti. Gjithsej 523,000 faqe interneti u bllokuan, nga të cilat rreth 106,000 u zhbllokuan më pas, ndërsa më shumë se 417,000 mbeten të bllokuara, numri më i madh i faqeve të internetit të bllokuara që nga viti 2012, shkruante faqja e internetit Verstka.

    Top Channel

  • ‘Mungesë transparence’/ Semanaj:Abuzimet me teknologjinë, heshtja e qeverisë Rama, rrezikojnë lirinë e internetit në Shqipëri

    ‘Mungesë transparence’/ Semanaj:Abuzimet me teknologjinë, heshtja e qeverisë Rama, rrezikojnë lirinë e internetit në Shqipëri

    I ftuar në emisionin ‘A Show’ në Syri TV, me moderator Adi Krasta, Eksperti i IT, Besmir Semanaj u shpreh se shqetësimet lidhur me sigurinë e internetit dhe aksesin në informacion janë duke u shtuar në Shqipëri.

    Ai theksoi se denoncimet nga kolegët e tij për abuzime me trafikun e internetit dhe përdorimin e pajisjeve për monitorimin e trafikut pa një bazë ligjore kanë ngritur alarmin për mungesën e transparencës dhe kontrollit të shtetit mbi këto teknologji.

    Sipas tij, ndonëse disa shtete demokratike kanë implementuar masa të ngjashme, Shqipëria ka ende shumë mangësi në ligje dhe kontrollin e operacioneve të ISP-ve, duke lënë hapësirë për abuzime të mundshme.

    Për ekspertin, një nga shqetësimet kryesore mbetet përdorimi i pajisjeve për monitorimin e trafikut pa miratimin e ligjshmërisë dhe pa mbrojtje të duhur ligjore.

    Pavarësisht se ka pasur një heshtje nga autoritetet, shqetësimi për mungesën e një ligji të qartë dhe të transparencës mbetet i fortë.

    Ekpserti:

    Denoncimi pranë meje erdhi nga kolegë të cilët duan të mirën e vendit dhe qytetarëve. Kolegët qofshin këta edhe pranë organeve të ndryshme shtetërore. Në momentin që bëra denoncimin, shpresoja që të përgjigjeshin institucionet shtetërore, por sot e kësaj dite kemi një heshtje dhe një mbyllje hermetike.

    DPI dhe nga emri bëjnë një analizë në kohë reale të trafikut të internetit, i cili ndahet në dy tipologji: i painkriptuar, që janë SMS-të që ne dërgojmë me telefon. Të gjitha këto paketa, persona të cilët kanë akses në këto pajisje mund t’i lexojnë. Kodi që vjen nga bankat, që kalon me SMS, apo i E-Albania, të gjitha këto mund të lexohen.

    Pastaj, kemi për të parë se çfarë mund të përdoret. Shtetet autokratike apo diktatoriale, si Kina, Rusia, Irani dhe Turqia, i përdorin këto teknologji për të bllokuar ose ngadalësuar internetin. Në çdo moment, nëse qeveria ka këto pajisje, mund të bllokojë faqe dhe rrjete sociale të caktuara brenda pak minutash. Mund të bëhet edhe degradim i shërbimit; për shembull, nëse SYRI TV bën një prodhim online, mund ta degradojë shërbimin pa e mbyllur totalisht, pasi mund të bëhet vetëm një ngjarje.

    Kemi dhe trafikun e inkriptuar, siç janë Facebook dhe WhatsApp. Këto janë teknologji të inkriptuara nga fillimi deri në fund, dhe nuk mund të lexohen nga askush me cilësi të lartë përveç përdoruesve të autorizuar.

    Gjithashtu, kemi të bëjmë me pajisje fizike për një kompani, ku vendoset më shumë se një pajisje. Kemi gjithashtu një dollap që ka disa pajisje dhe gjithë trafiku kalon nëpër to. Kjo ka ndodhur në Shqipëri, sepse, siç e dini, tashmë TikTok-u u bllokua në telefonët mobilë dhe do të bllokohet edhe në internetin fiks. Kjo ka ndodhur për telefonët mobilë dhe unë prisja ta përgjigjeshin, por ka kaluar shumë kohë pa u përgjigjur, rreth 10 ditë. Kolegët kanë dërguar edhe foto të pajisjeve që e vërtetojnë këtë fakt. Tanimë, të gjithë e kanë pranuar.

    Prisja një deklaratë nga kryeministri, por mendoj se u penduan, mund të jetë nesër ose pasnesër. Por ideja është kjo: shtetet demokratike që kanë implementuar këto teknologji, po të marrim për shembull Francën, ku u implementua pas një sulmi terrorist dhe në atë moment u miratua një ligj. Në Shqipëri, kjo është ajo që më shqetëson: nuk është problemi nëse do të instalohet apo jo një pajisje, por çështja është që po bëhet në fshehtësi, pa kërkesën e ISP-ve, nuk kemi një ligj, nuk dimë kush ka akses.

    Të pasurit akses në këto pajisje nuk do të thotë se çfarë thotë kryeministri ose një drejtor. Ata mund të jenë pozitivë, por për sa kohë nuk kemi një ligj, nuk e dimë. Nëse Rama do të deklarojë se nuk do të abuzojë dhe të marrim këtë si të mirëqenë, çfarë do të bëjë ai që do të vijë pas tij? Si do ti përdorë këto pajisje? Këto pajisje janë pranë ISP-ve pa një bazë ligjore, nuk dimë kush i solli, dhe nuk e dimë sa kanë kushtuar.