Trafiku i internetit nga rrjetet fikse dhe celulare arriti vitin e kaluar volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt).Të dhënat nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje të shpejtë në të dyja rrjetet.Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB ose rreth 41% më shumë se viti 2023. Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit në për të aksesuar shërbimet e tyre, financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj.Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit, ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband më shpejtësi dhe cilësi të lartë.Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave tëparashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.Të dhënat e raportuara nga sipërmarrësit e ofrimit të rrjeteve fikse tregojnë së përveç rritjes së numrit të pajtimtarëve, zhvillim mjaft pozitiv ka pasur edhe në drejtim të zhvendosjes drejt shpejtësive më të larta, duke i ofruar këto shërbime me rrjet teknologjik të aftë që mundësojnë transmetim me shpejtësi të lartë dhe shumë të lartë (kryesisht nëpërmjet fibrave).Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike.Të dhënat e AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Tag: internetit
-

Italia gjobit Shein me 1 milion euro, akuzohet për mashtrim mjedisor
Foto ilustruese
ITALI- Autoriteti italian i konkurrencës (AGCM) i vendosi një gjobë prej 1 milion eurosh (1.16 milion dollarë) gjigantin e modës “fast fashion” Shein, të themeluar në Kinë, të hënën për mashtrimin e klientëve në lidhje me ndikimin mjedisor të produkteve të tij.
Ky është sanksioni i dytë financiar i Shein nga një autoritet evropian i konkurrencës në pak më shumë se një muaj, pasi Franca gjobiti kompaninë me 40 milionë euro më 3 korrik për zbritje të rreme dhe pretendime mashtruese mjedisore.
Gjoba italiane iu vendos Infinite Styles Services Co. Limited, një kompani me seli në Dublin që operon faqen e internetit të Shein në Evropë, pas një hetimi nga AGCM të nisur shtatorin e kaluar.
Në një deklaratë, Shein tha se ka bashkëpunuar plotësisht me AGCM dhe ka ndërmarrë veprime të menjëhershme për të adresuar shqetësimet e ngritura.
AGCM tha se mesazhet e qëndrueshmërisë mjedisore dhe përgjegjësisë sociale në faqen e internetit të Shein “ndonjëherë ishin të paqarta, të përgjithshme dhe/ose tepër emfatike, dhe në raste të tjera të lëna jashtë dhe mashtruese”.
Pretendimet e Shein mbi dizajnin e sistemit rrethor dhe riciklueshmërinë e produktit “u gjetën të rreme ose të paktën konfuze”, dhe kredencialet ekologjike të koleksionit të saj ‘evoluSHEIN by design’ u ekzagjeruan, tha rregullatori.
Shein promovon koleksionin ‘evoluSHEIN by design’ si rroba të prodhuara duke përdorur prodhim më të qëndrueshëm dhe të përgjegjshëm.
AGCM tha se konsumatorët mund të mashtrohen duke menduar se mbledhja është bërë me materiale që janë plotësisht të riciklueshme, “një fakt që, duke marrë parasysh fibrat e përdorura dhe sistemet ekzistuese të riciklimit, është i pavërtetë”.
Shein, në deklaratën e saj, tha: “Ne kemi forcuar proceset tona të rishikimit të brendshëm dhe kemi përmirësuar faqen tonë të internetit për të siguruar që të gjitha pretendimet mjedisore janë të qarta, të verifikueshme dhe në përputhje me rregulloret.”
AGCM gjithashtu ngriti shqetësime me angazhimet “e paqarta dhe të përgjithshme” të Shein për të ulur emetimet e gazrave serrë me 25% deri në vitin 2030 dhe për të arritur në zero deri në vitin 2050, duke vënë në dukje se emetimet e Shein u rritën në vitet 2023 dhe 2024.
Rregullatori italian tha se vlerësimi i tij i përgjithshëm u ndikua nga një “detyrim i shtuar i kujdesit” që binte mbi Shein, “sepse operon në një sektor shumë ndotës dhe me metoda shumë ndotëse”./ZËRI -

Numri i abonentëve të internetit me linja fikse pësoi rënie në tremujorin e parë
Numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse pësoi një rënie të lehtë në tremujorin e parë të vitit.Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) tregojnë se numri i abonentëve për tremujorin e parë arriti në afërsisht 681 mijë, me një rënie 0.7% krahasuar me fundin e vitit të kaluar. Megjithatë, numri i abonentëve vazhdon rritjen me bazë vjetore, me 7.1% më shumë krahasuar me tremujorin e parë 2024.Tregu i shërbimit të internetit broadband me linja fikse në përgjithësi paraqitet mjaft konkurrues, veçanërisht në qendrat e mëdha urbane, ku përqendrimi i popullsisë është më i lartë dhe tërheq investime në infrastrukturë rrjeti nga operatorët.Kjo ka bërë që numri i abonentëve të rritet në mënyrë të vazhdueshme, duke e ngushtuar prapambetjen historike që ka pasur vendi ynë në depërtimin e linjave fikse të komunikimit dhe të shërbimeve që mbështeten te to.Sipas AKEP, vitin e kaluar sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.89 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitin 2023 ku kjo shifër ishte rreth 2.75 miliardë lekë.Sipas raportimeve, edhe në këtë vit investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia DSL (me tela bakri) drejt teknologjisë me fibër optike.Sipas të dhënave nga AKEP, në fund të tremujorit I 2025, tregu kryesohej përsëri nga One Albania, që raportonte më shumë se 150 mijë abonentë në shërbimin e internetit me brez të gjerë, shifër që përbën afërsisht 22% të numrit të përgjithshëm të abonentëve të tregut.One Albania ka pësuar tkurrje të numrit të abonentëve me 1.3% gjatë tremujorit, por ky numër ngelet në rritje vjetore me 3.8%. Pas bashkimit mes dy operatorëve mes One Telecommunications dhe Albtelecom, kompania e re, One Albania ka përmirësuar ndjeshëm ecurinë e saj në segmentin e shërbimeve fikse.Vodafone Albania për tremujorin e parë raportonte më shumë se 147 mijë abonentë, në rritje me 2.1% gjatë tremujorit dhe me 15.6% krahasuar me një vit më parë. Vodafone mban vendin e dytë në tregun e internetit, me 21.6% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.Kompanitë e tjera janë ende larg dy aktorëve mbizotërues në treg. E treta pozicionohet ASC (Tring), me 9% të numrit të abonentëve, e ndjekur nga Abissnet, me 6%, Digicom, me 5% dhe Nisatel, me 4%. Në këtë treg veprojnë edhe një numër i konsiderueshëm operatorësh më të vegjël rajonale dhe lokalë, që, të marrë së bashku, sipas vlerësimeve të AKEP, zotërojnë afërsisht 28% të numrit të përgjithshëm të abonentëve.Sipas të dhënave më të fundit financiare, të vitit 2024, volumi i tregut të shërbimeve nga rrjetet fikse vitin e kaluar ra në 11.6 miliardë lekë, me një rënie prej 2% krahasuar me një vit më parë. / E.ShehuKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Japonia vendos rekord për shpejtësinë e internetit, shkarkon gjithë Netflix-in për 16 sekonda
Një grup shkencëtarësh japonezë ka thyer rekordin botëror për shpejtësinë e internetit, duke arritur një shifër marramendëse: 1.02 petabit për sekondë. Me këtë shpejtësi, mund të shkarkosh të gjithë përmbajtjen e Netflix-it në vetëm 16 sekonda, ose të lexosh gjithë Wikipedia-n në një sekondë!
Kjo arritje u bë e mundur falë një kablloje të re me fibër optike, e cila përdor teknologji të veçantë që ndan dritën në 19 kanale të ndryshme brenda të njëjtës linjë. Kjo do të thotë më shumë të dhëna në më pak kohë, transmeton a2 cnn.
Shkencëtarët e arritën këtë rezultat në një distancë prej 1.808 kilometrash, duke thyer rekordin e mëparshëm që mbahej që nga viti 2021.
Ky përparim nuk është thjesht një rekord, por një pasqyrë e së ardhmes – një botë ku mund të shohim video në cilësi të jashtëzakonshme, të përdorim inteligjencë artificiale të avancuar, të përjetojmë realitet virtual të gjallë, dhe madje edhe holograme, të gjitha në kohë reale.
Me shpejtësi të tilla, bota digjitale do të ndryshojë më shpejt se kurrë më parë!
ObserverKult
Lexo edhe:
HISTORIA E LIBRASHITËSIT MË TË VJETËR NË MAROK, I CILI KA LEXUAR 5000 LIBRA GJATË 43 VITEVE…
-

Përdorimi i internetit për qëllime kulturore në Shqipëri i kufizuar, shohin kryesisht vetëm lajmet
Edhe pse interneti është bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme, përdorimi i tij për qëllime kulturore dhe blerje të përmbajtjeve dixhitale në Shqipëri mbetet relativisht i kufizuar krahasuar me vendet e Bashkimit Europian.Të dhënat për vitin 2024 tregojnë se shqiptarët janë më aktivë në leximin e lajmeve online (73%) dhe në dëgjimin e muzikës në internet (54%), ndërsa përdorimi për argëtim vizual apo interaktiv, si shikimi i videove (50%) apo lojërat online (28%), është më i ulët se mesatarja europiane.Kur bëhet fjalë për blerjen e produkteve apo shërbimeve kulturore në internet, përqindjet janë edhe më modeste. Vetëm një numër i vogël përdoruesish paguan për abonime në platforma muzikore apo televizive, për të shkarkuar lojëra apo për të blerë bileta për evente. Megjithatë, vërehet një interes disi më i lartë për shërbimet e transmetimit të lojërave (gaming), ku Shqipëria lë pas disa vende të rajonit.Bazuar në të dhënat e Eurostat në Shqipëri 73% e përdoruesve të internetit në Shqipëri lexojnë lajme online, faqe gazetash ose revista informative. 28% luajnë ose shkarkojnë lojëra në internet. 54% dëgjojnë muzikë online, përfshirë radio në internet ose platforma streaming. 50% shikojnë TV apo video të transmetuara përmes internetit.Shifrat tregojnë se shqiptarët kanë një përfshirje të kufizuar në tregun dixhital të produkteve kulturore, veçanërisht në krahasim me mesataren e BE-së, ku 30% e përdoruesve kanë abonime për filma ose sporte, dhe 21% për muzikë.Vetëm një përqindje e vogël e përdoruesve raportoi blerje të tilla:7% blenë bileta për evente.5% paguan për abonim në platforma muzikore streaming.6% paguan për abonim në platforma për filma, seriale ose sporte.5% paguan për akses në faqe lajmesh online, gazeta elektronike ose revista.7% paguan për një shërbim streaming të lojërave (gaming).Në EuropëNë vitin 2024, njerëzit në Bashkimin Europian përdorën gjerësisht internetin për qëllime kulturore. Aktiviteti më i zakonshëm ishte shikimi i TV-së ose videove online, i raportuar nga 79% e përdoruesve të internetit. Më pas vinin leximi i faqeve të lajmeve online, gazetave apo revistave informative (70%), dëgjimi ose shkarkimi i muzikës (65%) dhe luajtja apo shkarkimi i lojërave (34%).Përqindjet më të larta të përdoruesve të internetit që shikonin TV ose video online u regjistruan në Holandë dhe Finlandë (të dyja me 96%) dhe në Qipro (94%), ndërsa më të ulëtat u vunë re në Rumani (44%), Bullgari (55%) dhe Sllovaki (63%).Leximi i lajmeve online (nga faqe interneti, gazeta apo revista) u raportua nga 91% e përdoruesve të internetit në Çeki, 90% në Finlandë dhe 89% në Qipro. Në të kundërt, përqindjet më të ulëta ishin në Rumani (50%), Francë (56%) dhe Itali (62%).Më shumë se një e treta e përdoruesve blenë produkte dhe shërbime kulturore onlineNë vitin 2024, 36% e përdoruesve të internetit në Bashkimin Europian blenë një formë të caktuar të produkteve apo shërbimeve kulturore online.Abonimet ishin veçanërisht të përhapura, sidomos ato për filma, seriale dhe shërbime transmetimi sportiv (30%) si dhe për platforma muzikore streaming (21%).Një në katër përdorues interneti (25%) bleu bileta për evente.Sa i përket zakoneve të leximit, librat, revistat dhe gazetat e printuara (16%) ishin më të preferuara sesa librat elektronikë dhe audiolibrat (7%).Gjithashtu, përdoruesit e internetit paguan për të shkarkuar programe kompjuterike (11%), lojëra (10%) dhe një pjesë më e vogël bleu kopje fizike të përmbajtjeve të tjera audiovizive si muzikë, filma apo seriale (6%)./ E.Zito Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

91 milionë banorë në Iran pa akses në internet, media shtetërore: Do të rikthehet, sulmet kibernetike janë zmbrapsur
“Lidhja e internetit e Iranit do të rikthehet në orën 20:00 sipas orës lokale”, ky ishte raportimi i medias shtetërore.
Kanë kaluar gati tre ditë që kur qeveria vendosi një mbyllje të internetit në të gjithë vendin, duke i shkëputur shumicën e 91 milionë banorëve të Iranit nga bota e jashtme.
Mediat shtetërore iraniane raportojnë tani se sulmet kibernetike që shkaktuan ndërprerjen e internetit janë zmbrapsur.
Ndërprerja e internetit në Iran është përshkruar si “më e keqja” në historinë tashmë të trazuar të kontrollit të internetit të vendit.Top Channel
-

Francë, faqet pornografike të internetit sërish të aksesueshme pas vendimit të gjykatës
Pas gati tre javësh bllokimi, kompania shumëkombëshe kanadeze Aylo, pronare e faqeve të internetit si Pornhub, YouPorn dhe Redtube, ka rikthyer aksesin në platformat e saj në Francë, sipas Politico.
Vendimi i Aylo vjen pas një fitoreje të madhe ligjore për industrinë e pornografisë të hënën, kur një gjykatë franceze vendosi që autoritetet franceze nuk mund të vendosin kërkesa për verifikimin e moshës për kompanitë me seli në shtete të tjera anëtare të Bashkimit Evropian. Aylo mban selinë e saj evropiane në Qipro.
Në një deklaratë, kompania e quajti vendimin “një mundësi për të shqyrtuar zgjidhje më efektive”, në pritje të vendimit të Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian. Në të njëjtën kohë, ajo përsëriti qëndrimin e saj në favor të verifikimit të moshës në nivelin e pajisjes dhe jo përmes faqeve të internetit, duke përmendur arsyet për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve.
Mbrojtja e të miturve në mjedisin dixhital është një përparësi për shumë vende evropiane, me Francën që udhëheq përpjekjet për të kufizuar aksesin e të miturve në përmbajtje të dëmshme në internet. Presidenti Emmanuel Macron dhe Ministrja e Çështjeve Dixhitale Clara Chapa po shtojnë presionin për një kufi moshe në të gjithë Evropën prej 15 vjeç për përdorimin e mediave sociale.
Qeveria franceze planifikon të apelojë vendimin e gjykatës.Top Channel
-

Frikë nga sulmet kibernetike izraelite, Irani kufizon internetin
Irani ka kufizuar përkohësisht internetin në të gjithë territorin, si amsë sigurie nga sulmet kibernetike që mund t’i vijnë nga Izraeli.
“Për shkak të keqpërdorimit të rrjetit kombëtar të komunikimit nga armiku agresor për qëllime ushtarake dhe për të rrezikuar jetën dhe pronën e njerëzve të pafajshëm, kufizimet e aksesit në internet janë vendosur përkohësisht me vendim të autoriteteve kompetente”, tha ministria në një deklaratë.
Sipas deklaratës, qasja në “shërbimet e komunikimit publik dhe platformat vendase mbetet e disponueshme, si dhe po bëhen përpjekje për të ruajtur cilësinë e shërbimeve” për njerëzit në Iran.Kjo vjen pasi NetBlocks, një organizatë joqeveritare që monitoron qeverisjen e internetit, tha më parë se Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit. “Të dhënat e rrjetit tregojnë se Irani tani është në mes të një ndërprerjeje pothuajse të plotë kombëtare të internetit”, tha NetBlocks në një postim në X.
Qeveria iraniane ka kufizuar shpesh aksesin në internet në vend. Gjatë protestave mbarëkombëtare në vitin 2022, autoritetet zbatuan mbyllje të shumta të internetit në një përpjekje për të shtypur mospajtimin. -

Irani bllokon qasjen e vendit në internet për shkak të sulmeve kibernetike nga Izraeli
Njerëzit në Iran kanë pasur vështirësi me qasjen në internet ndërsa shumica e uebsajteve të huaja dhe aplikacioneve të komunikimit si WhatsApp janë të paqasshme.
Sipas New York Times dhe NBC News, ishte vendimi i qeverisë së Iranit për të kufizuar qasjen në internet për të parandaluar sulmet kibernetike nga Izraeli ndërsa konflikti mes dy shteteve po merr një trajtë tjetër.
Një zëdhënës i lartë shtetëror në Iran tha se qeveria u detyrua të bllokonte qasjen dhe të reduktonte shpejtësitë e internetit për të ruajtur stabilitetin e rrjeteve përballë sulmeve kibernetike.Irani raportohet se ka planifikuar të reduktojë bandwidthin e internetit me 80 përqind. Kentinc dhe Netblock të cilët gjurmojnë kontektivitetin global të internetit thanë se lidhja e Iranit në internet u reduktuar ndjeshëm më 17 Qershor.
Vlen të theksohet se edhe Iranit ka nisur sulme kibernetike ndaj Izraelit. Sipas ekspertëve ato janë realizuar nga aktorë shtetërorë Iranianë ose grupe pro-Iranit. /PCWorld Albanian

