Tag: internetit

  • Ndërprerje globale e internetit, probleme në shumë shtete për shkak të Cloudflare

    Ndërprerje globale e internetit, probleme në shumë shtete për shkak të Cloudflare

    Interneti po përballet me probleme serioze në disa vende të botës, pasi një defekt i gjerë në shërbimet e Cloudflare ka shkaktuar ndërprerje të aksesimit në shumë faqe dhe platforma të njohura. Përdorues nga Europa, Amerika dhe Azia kanë raportuar gabime të tipit “500 Internal Server Error” dhe vështirësi në ngarkimin e shërbimeve online.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas njoftimeve të para, një nga sistemet e brendshme të Cloudflare ka pësuar degradim të funksionimit, duke prekur shërbime të lidhura me sigurinë, aksesin dhe trafikun e faqeve të internetit që mbështeten tek ky rrjet global. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Edhe pse interneti nuk është ndërprerë plotësisht, shumë platforma që përdorin Cloudflare po rezultojnë të pamundura për t’u aksesuar ose kanë vonesa të mëdha në funksionim. Teknikët e kompanisë janë në punë për rikthimin e normalitetit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Situata pritet të stabilizohet gradualisht, ndërsa përdoruesit paralajmërohen për vonesa të mundshme gjatë ditës së sotme.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Sulm apo problem teknik? Bllokohen portalet shqiptare! Reagon “Cloudflare”: Në të gjithë botën…

    Sulm apo problem teknik? Bllokohen portalet shqiptare! Reagon “Cloudflare”: Në të gjithë botën…

    Mijëra faqe të internetit ndaluan së funksiouar sot, pas problemeve teknike me Cloudflare.
    Përdoruesit që përpiqeshin të hapnin platforma si X, dikur i njohur si Twitter, dhe faqen e recensioneve të filmave Letterboxd, hasën mesazhe errori, që tregonin se problemet me Cloudflare po pengonin ngarkimin e faqeve, raporton News.Az duke cituar The Independent.
    Ky problem preku edhe qindra faqe shqiptare.
    Cloudflare, një ofrues i infrastrukturës së internetit, furnizon teknologji kyçe që fuqizojnë shumë shërbime online, përfshirë mjetet që mbrojnë faqet nga sulmet kibernetike dhe sigurojnë funksionimin e tyre edhe gjatë periudhave me trafik të lartë.
    Në një deklaratë, kompania tha: “Cloudflare është në dijeni dhe po heton një çështje që potencialisht ndikon tek disa klientë. Detaje të tjera do të ofrohen sapo të bëhet e disponueshme më shumë informacion.”

  • Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

    Ra në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën punonjësi i kompanisë së internetit në Shkodër

    Një shtetas ka humbur jetën në Shkodër teksa ka mbetur në korent në një shtyllë elektrike.

    Shtetasi dyshohet se është punonjës i kompanisë së internetit dhe gjatë punës së tij ka humbur jetën si shkak i kontaktit me energjinë elektrike.

    Forcat e policisë ndodhen në vendngjarje duke hetuar lidhur me ngjarjen e rëndë.

  • Konferenca botërore e internetit- mundësi për çlirimimin e potencialeve digitale

    Konferenca botërore e internetit- mundësi për çlirimimin e potencialeve digitale

    Konferenca Botërore e Internetit (WIC) e vitit 2025 filloi të premten në mëngjes në qytezën e vjetër ujore Wuzhen në provincën Zhejiang të Kinës Lindore.
    Edicioni i këtij viti, me temë “Farkëtimi i një të ardhmeje të hapur, bashkëpunuese, të sigurt e përfshirëse të inteligjencës digjitale – Krijimi i një bashkësie me të ardhme të përbashkët në hapësirën kibernetike,” përfshin 24 nënforume mbi tema të tilla si Nisma e Zhvillimit Global e propozuar nga Kina, ekonomia digjitale, inteligjenca artificiale dhe qeverisja e të dhënave, së bashku me një varg veprimtarish.Duke vënë në dukje që inovacioni, bashkëpunimi e besimi janë kyç për të siguruar një të ardhme digjitale të hapur, përfshirëse dhe të sigurt, kryeekzekutivi i Shoqatës së Sistemit Global për Komunikimin e Lëvizshëm John Hoffman u shpreh në ceremonisë e hapjes: “Nëse veprojmë drejt, ne do të çlirojmë potencialin e plotë të digjitales për të pasuruar jetën e njerëzve anembanë botës, duke mos lënë askënd prapa.”
    Gjatë ceremonisë së hapjes u dha çmimi për kontribut të shquar për individët dhe ndërmarrjet që kanë dhënë kontribute të spikatura në mjedisin global të internetit.Të enjten, në WIC u nderuan 17 projekte ndërkombëtare me Çmimet për Shkencën dhe Teknologjinë Pionere për vitin 2025, lidhur me arritjet e tyre në fusha të tilla si modelet e AI-së, Interneti i Gjërave inteligjent, inteligjenca e mishëruar dhe informatika kuantike. Projektet fituese përfshinin agjentin e kodimit të “Microsoft”-it “GitHub Copilot”, modelin e madh gjuhësor themelor me burim të hapur “Qwen” të “Alibaba”-s, si dhe teknologjitë dhe aplikimet kyçe të sinjaleve të navigimit satelitor “BDS-3” të Kinës.

  • “Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”/ Shtohet frika, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses? (VIDEO)

    “Shqiptarët nisin kartën e ID në WhatsApp”/ Shtohet frika, si përgjon DPI-ja dhe kush ka akses? (VIDEO)

    Frika për mundësinë e përgjimit të çdo personi në Shqipëri dhe krijimin e një profili për çdokënd që do jepte akses më lehtë në hakërimin e tij, është tema që po diskutohet në emisionin “Opinion” në Tv Klan. 
    Ka qenë fillimisht demokrati Saimir Korreshi, i cili u shpreh se është përdorur pajisja “DPI” për përgjimin e shqiptarëve, përfshirë dhe të prokurorëve. 
    Fillimisht, Tomi Kallanxhi, u shpreh se pajisja është e instaluar në pesë kompani kryesore të internetit që shpërndan shërbim në kompani të tjera, duke e cilësuar atë si një “filtër” të çdo përdoruesi. 
     “Është e instaluar në 5 kompani që ofrojnë gjithë internetin në kompani të tjera. AJo është si tip  filtri, që çdo thirrje që kalon nga çdo përdorues, nga çdo klient, në një farë mënyre lexohet, dekriptohet dhe analizohet në metadata. Këto metadata.. pastaj nuk dihet nëse softueri i përdor, ku i ruan…”, tha ai. 
    Por kush e përdor këtë pajisje? Kallanxhi shprehet se kjo është një enigmë, teksa shtoi se “e gjitha është underground”. 
    Kërkuesi kibernetik, Trim Radoja, u shpreh se përmes kësaj pajisje, është praktikisht e pamundur përgjimi i mesazheve apo thirrjeve të përdoruesve, pasi ajo thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. 
    “Ti thjesht monitoron trafikun e paketave të internetit. Nëse ti do të shohësh që filan person po përdor një lloj inkricioni të veçantë, ti thjesht shikon trafikun dhe formën që merr trafiku. Nuk hap dot paketat aty brenda, që të lexosh mesazhet apo videocall. Me DPI është praktikisht e pamundur. Madje, nëse do doje të kompromentoje të hakoje diçka, do ishte më e tjesht të kompromentoje device se sa të merreshe me kapje paketash në ajër”, sqaroi Radoja. 
    Nga ana tjetër, eksperti i IT-së, Besmir Semanaj, duket se bie dakord me kërkuesin kibernetik, lidhur mbi sqarimin se nuk mund të përgjohen mesazhet, por bëhet monitorimi i trafikut të internetit. 
    “Kjo pajisje nuk po përdoret në mënyrën tradicionale të përgjimit, pra të jemi të qartë që të mos përhapim panik. Nuk mund të hapë të shikojë mesazhet e Whatsapp-it, nuk mund të shikojë e-mail-in që ju po dërgoni, sepse po flasim për trafik të inkriptuar. Problemi është profilizimi i qytetarëve. Këtë e garantoj me teknologjinë aktuale që përdor Shqipëria, por dhe vendet e tjera që përdorin DPI-në, nuk kemi të bëjmë me lexim të mesazheve të inkriptuara”, tha ai. 
    Më tej, Semanaj sqaron se ekziston mundësia e hakërimit të shqiptarëve, pasi për shkak të analizës së trafikut, sigurohet profili i detajuar i çdo përdoruesi, duke nisur nga bindja politike, fetare, si dhe seksuale. 
    “Për mua problemi është më i madh se përgjimi i disa mesazheve. Kemi të bëjmë me mungesë transparence, kemi të bëjmë me një deklaratë që na u tha se pajisjet kanë ardhur falas. nuk e dimë nga çfarë kompanie në Izrael dhe nuk e kuptoj si mund të instalohen në zemrën e network-ut, pajisje që do kthehen pas një viti. Nuk e dimë se kush ka akses. Bazuar në deklaratën zyrtare të AKSK-së janë marrë hua për një vit. Për mua kjo është skandali më i madh. Imagjinoni të shihet trafiku i çdo qytetari shqiptar për një vit, ku mund të bëhet profilizimi i detajuar duke u bazuar në procedurat e IA. Mund të kemi një profilizim të detajuar që nga bindja politike, fetare, seksuale, etj. Pra, do kemi një popullatë të tërë në dorën e një institucioni, qoftë kombëtare ose ndërkombëtare. 
    Pra, a përdoret DPI për hakërim? Po përdoret. Por, përdoret në mënyrë të tërthortë”, tha ai. 
     
  • Hiqet tarifa ‘roaming’ me vendet e BE-së për shqiptarët

    Hiqet tarifa ‘roaming’ me vendet e BE-së për shqiptarët

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Ditën e hënë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi heqjen e tarifave roaming të komunikimeve të lëvizshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vitin e ardhshëm. Një vendim i tillë do të nënkuptonte mundësinë që abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri të përdorinin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian me të njëjtat tarifa si në Shqipëri.
    Aktualisht, tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor arritën një marrëveshje për uljen e tarifave roaming të internetit.
    Nga dy operatorët celularë shqiptarë, vetëm One Albania u bë pjesë e marrëveshjes, por sidoqoftë edhe Vodafone Albania ofron tarifa të ngjashme preferenciale për përdorimin e shërbimeve të kompanive të tjera të grupit Vodafone në BE.
    Konkretisht, operatorët që u bënë pjesë e marrëveshjes ranë dakord për vendosjen e një niveli maksimal të çmimit të shitjes me pakicë 18 euro/GB (gigabajt) duke filluar nga 1 tetori 2023; 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026 dhe 9 euro/GB duke filluar nga viti 2028.
    Marrëveshja u ka mundësuar përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas, edhe turistëve të huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri.
    Aktualisht, tarifa bazë e internetit në roaming në Zonën 1 (ku përfshihen shumica e operatorëve nga vendet e BE-së), është 2.4 Lekë/MB (nga 40-60 lekë për MB që ishte para hyrjes në fuqi të marrëveshjes).
    Përdoruesit e telefonisë celulare të të dyja kompanive celulare shqiptare kanë sidoqoftë në dispozicion paketa komunikimi në roaming me kosto edhe më të ulët, kundrejt një çmimi fiks.
    Marrëveshja parashikon gjithsesi një ulje të mëtejshme të çmimit të internetit në 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026.
    Megjithatë, nëse premtimi i bërë nga von der Leyen përmbushet, tarifat për të gjitha shërbimet roaming (duke përfshirë edhe thirrjet) duhet të hiqen dhe shqiptarët do të komunikojnë sipas kushteve të planit të tyre tarifor kombëtar, edhe kur të udhëtojnë në vendet e BE-së.
    Marrëveshja me për uljen e tarifave të internetit në roaming me vendet e BE-së ndoqi marrëveshjen e arritur për heqjen e plotë të tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Prej fundit të qershorit 2021, përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të rajonit pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.
    Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rreth 857 mijë shqiptarë përdorën shërbimet roaming në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024, me një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë.
    Volumi i internetit të përdorur në roaming e ka kaluar shifrën prej 1.2 milionë GB (gigabyte) internet, me një rritje prej 38% krahasuar me vitin 2023.
    Deri tani, AKEP nuk mundëson statistika specifike lidhur me përdorimin e shërbimit roaming nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian.
    Të dhënat e INSTAT treguan se vitin e kaluar shqiptarët regjistruan afërsisht 7.9 milionë dalje nga territori i vendit vitin e kaluar, me një rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë. / Monitor

  • Premtimi për heqjen e roaming me vendet e BE-së, çfarë pritet të ndryshojë në 2026

    Premtimi për heqjen e roaming me vendet e BE-së, çfarë pritet të ndryshojë në 2026

    Ditën e hënë, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi heqjen e tarifave roaming të komunikimeve të lëvizshme mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, vitin e ardhshëm.Një vendim i tillë do të nënkuptonte mundësinë që abonentët e shërbimeve celulare në Shqipëri të përdorinin numrat e tyre në vendet e Bashkimit Europian me të njëjtat tarifa si në Shqipëri.Aktualisht, tarifat roaming mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian nuk janë ligjërisht të rregulluara, por që prej vitit 2023, me ndërmjetësimin e Komisionit Europian, 38 operatorë të shërbimeve celulare të BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor arritën një marrëveshje për uljen e tarifave roaming të internetit.Nga dy operatorët celularë shqiptarë, vetëm One Albania u bë pjesë e marrëveshjes, por sidoqoftë edhe Vodafone Albania ofron tarifa të ngjashme preferenciale për përdorimin e shërbimeve të kompanive të tjera të grupit Vodafone në BE.Konkretisht, operatorët që u bënë pjesë e marrëveshjes ranë dakord për vendosjen e një niveli maksimal të çmimit të shitjes me pakicë 18 euro/GB (gigabajt) duke filluar nga 1 tetori 2023; 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026 dhe 9 euro/GB duke filluar nga viti 2028.Marrëveshja u ka mundësuar përdoruesve të telefonisë celulare nga Shqipëria çmime më të ulëta të përdorimit të internetit gjatë kohës kur ndodhen në vendet e Bashkimit Europian, si edhe, anasjellas, edhe turistëve të huaj të përdorin internetin me çmime më të lira në Shqipëri.Aktualisht, tarifa bazë e internetit në roaming në Zonën 1 (ku përfshihen shumica e operatorëve nga vendet e BE-së), është 2.4 Lekë/MB (nga 40-60 lekë për MB që ishte para hyrjes në fuqi të marrëveshjes).Përdoruesit e telefonisë celulare të të dyja kompanive celulare shqiptare kanë sidoqoftë në dispozicion paketa komunikimi në roaming me kosto edhe më të ulët, kundrejt një çmimi fiks.Marrëveshja parashikon gjithsesi një ulje të mëtejshme të çmimit të internetit në 14 euro/GB duke filluar nga viti 2026.Megjithatë, nëse premtimi i bërë nga von der Leyen përmbushet, tarifat për të gjitha shërbimet roaming (duke përfshirë edhe thirrjet) duhet të hiqen dhe shqiptarët do të komunikojnë sipas kushteve të planit të tyre tarifor kombëtar, edhe kur të udhëtojnë në vendet e BE-së.Marrëveshja me për uljen e tarifave të internetit në roaming me vendet e BE-së ndoqi marrëveshjen e arritur për heqjen e plotë të tarifave roaming mes vendeve të Ballkanit Perëndimor. Prej fundit të qershorit 2021, përdoruesit e telefonisë celulare në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Bosnje-Hercegovinë komunikojnë gjatë udhëtimeve në vendet e tjera të rajonit pa kosto shtesë dhe me të njëjtat tarifa të planit kombëtar përkatës.Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), rreth 857 mijë shqiptarë përdorën shërbimet roaming në Ballkanin Perëndimor për vitin 2024, me një rritje prej 5% krahasuar me një vit më parë.Volumi i internetit të përdorur në roaming e ka kaluar shifrën prej 1.2 milionë GB (gigabyte) internet, me një rritje prej 38% krahasuar me vitin 2023.Deri tani, AKEP nuk mundëson statistika specifike lidhur me përdorimin e shërbimit roaming nga shqiptarët në vendet e Bashkimit Europian.Të dhënat e INSTAT treguan se vitin e kaluar shqiptarët regjistruan afërsisht 7.9 milionë dalje nga territori i vendit vitin e kaluar, me një rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Akep dhe ONE bllokojnë gazetën SOT për shkrimet kundër korrupsionit dhe trafikantëve të drogës

    Akep dhe ONE bllokojnë gazetën SOT për shkrimet kundër korrupsionit dhe trafikantëve të drogës

    Prej disa orësh kompania One dh AKEP kanë  bllokuar në rrjetin e saj të internetit faqen e gazetës SOT. Si rezultat i disa shkrimeve sensitive, ku preken individë dhe qeveritarë të korruptuar, kompania ONE ka vendosur sistem bllokimi duke mbyllur për përdoruesit e rrjetit aksesin në faqen e internetit sot.com.al.
    Ky veprim i kësaj kompanie është një akt agresioni në drejtim të medias, duke censuruar gazetën Sot për interesa të errëta të individëve të veshur me pushtet, të lidhur me krimin dhe korrupsionin. I kërkojmë ndjesë lexuesve për këtë problem teknik.
    Kjo dukuri është një skandal sesi qeveria ka filluar të ushtrojë presion mbi mediat që nuk i përshtaten me politikat e tyre  editoriale. Janë një sërë shkrimesh që i kanë zbardhur skandale të qeverisjes Rama, lidhjeve të tij familjare me personazhe problematikë, të cilat kanë çuar në këtë masë drastike të AKEP në bashkëpunim me kompaninë ONE.

  • Shërbimet e komunikimit më të shtrenjta se në BE, shqiptarët ‘paguajnë’ faturën e mungesës së konkurrencës

    Shërbimet e komunikimit më të shtrenjta se në BE, shqiptarët ‘paguajnë’ faturën e mungesës së konkurrencës

    Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian.

    Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht me segmentin e shërbimeve celulare.

    Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas e operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit.

    Por, këta dy operatorë nuk arritën asnjëherë të ishin fitimprurës. Plus Communication doli nga tregu në vitin 2018, ndërsa Albtelecom u shit vitin e kaluar te grupi hungarez 4iG, që paralelisht bleu edhe operatorin tjetër, ONE.

    Ulja e numrit të operatorëve celularë në vend ka filluar që të ndikojë në shtrenjtimin e paketave të komunikimit. Nga ana tjetër, kalimi në teknologjinë 5G dhe nevojat e vazhdueshme në teknologji kanë ushqyer edhe më shumë presione rritëse mbi çmimet e operatorëve celularë në vend.

    Shqiptarët konsumuan 2 miliardë GB internet në 2024

    Tregu i komunikimeve elektronike është gjithnjë e më i orientuar në shërbimin e internetit.

    Të dhënat nga AKEP tregojnë se konsumi i internetit shënoi rritje, si nga rrjetet fikse, ashtu edhe nga ato celulare dhe arriti volumin rekord të rreth 2 miliardë GB (gigabajt) për 2024.

    Trafiku i internetit me brez të gjerë (broadband) nga rrjete fikse arriti në rreth 1.78 miliardë GB, ose rreth 41% më shumë se viti 2023.

    Ndërsa trafiku i internetit nga rrjetet celulare arriti në 223 milionë GB, në rritje me 15.4% krahasuar me një vit më parë.

    Sipas AKEP, këto shifra dëshmojnë rritjen e rolit të internetit për aksesimin e shërbimeve financiare, informative, sociale, shëndetësore, etj. Rritja e vrullshme e përdorimit të marrjes së shërbimeve nëpërmjet rrjetit të internetit ka sjellë gjithnjë e më shumë nevojën për lidhje që mundësojnë transmetim të dhënash broadband me shpejtësi dhe cilësi të lartë.

    Struktura e pajtimtarëve me akses në shërbime interneti fiks po evoluon në mënyrë të pandërprerë drejt shërbimeve broadband me shpejtësi shkarkimi mbi 30 Mbps (megabit për sekondë).

    Rreth 84% e pajtimtarëve kanë pasur në vitin 2024 akses në lidhje fikse të kësaj shpejtësie, nga 69% që kishte qenë ky tregues në fund të vitit 2023. Ndërkohë, 42% e pajtimtarëve zotërojnë lidhje me shpejtësi mbi 100 Mbps, nga 28% që kishte qenë ky tregues për vitin 2023.

    Sipas AKEP, rritja e ndjeshme e numrit të pajtimtarëve që kanë akses në lidhje fikse me shpejtësi më shumë se 100 Mbps është një tregues mjaft pozitiv në funksion të arritjes së objektivave të

    parashikuara në planin kombëtar për infrastrukturë dixhitale broadband të shpejtësisë së lartë dhe shumë të lartë në të gjithë vendin.

    Operatorët investuan 5.2 miliardë lekë

    Sipas të dhënave të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), vlerësohet se operatorët e shërbimeve celulare dhe fikse investuan rreth 5.2 miliardë lekë, në rritje me 16% krahasuar me një vit më parë.

    Mbështetur në të dhënat e AKEP, gjatë vitit 2024, sipërmarrësit e shërbimeve celulare kanë investuar rreth 2.3 miliardë lekë, 29% më shumë krahasuar me një vit më parë.

    Rreth 93% e vlerës së investimeve të raportuara kanë shkuar në funksion të përmirësimit të infrastrukturës së ofrimit broadband nga rrjetet celulare.

    Shifrat e konsumit të shërbimeve celulare vazhdojnë të tregojnë një tendencë afatgjatë të përqendrimit të këtyre shërbimeve tek interneti dhe rënien e shërbimeve të thirrjeve zanore dhe mesazheve të shkruara.

    Për tremujorin e parë të vitit 2025, trafiku i të dhënave (internetit) u rrit me 8.8% krahasuar me një vit më parë, ndërsa përdorimi mesatar mujor i të dhënave për përdorues u rrit me 8.6%.

    Këto shifra tregojnë se edhe komunikimi po zhvendoset gjithnjë e më shumë tek aplikacionet OTT, të bazuara tek interneti.

    Ndërkohë, numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet celulare ka arritur në afërisht 2.1 milionë, në rritje të lehtë vjetore me 0.4%. AKEP vlerëson se shqiptarët konsumojnë mesatarisht rreth 9 GB internet në muaj nga rrjetet celulare.

    Që prej fundit të vitit të kaluar, operatorët celularë kanë nisur ofrimin e shërbimit të internetit 5G në kryeqytet dhe në pika të veçanta të vendit. Rrjetet 5G kanë kapacitete më të larta transmetimi dhe pritet të sjellin rritje të volumit të të dhënave nëpërmjet rrjeteve celulare.

    Ndërkohë, sipërmarrësit e rrjeteve fikse kanë kryer rreth 2.9 miliardë lekë investime në rrjetet e tyre, shifër kjo në rritje të lehtë me 5% krahasuar me një vit më parë.

    Sipas raportimeve të operatorëve, edhe vitin e kaluar, investimet janë kanalizuar kryesisht në funksion të përmirësimit të aksesit të shërbimeve broadband rreth 87% e totalit, ku ndër investimet kryesore është fokusimi drejt zhvendosjes së rrjeteve të transmetimit nga teknologjia

    DSL drejt teknologjisë me fibër. Tashmë, rreth 69% e lidhjeve të internetit nga rrjetet fikse mbështeten në teknologjinë e fibrës optike. Të dhënat më të fundit të AKEP tregojnë se numri i abonentëve të internetit nga linjat fikse për tremujorin e parë 2025 arriti në afërsisht 681 mijë, në rritje me 7.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor.al

  • Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

    Shërbimet celulare në Shqipëri kushtojnë më shumë se mesatarja e BE-së

    Shërbimet e komunikimit në Shqipëri janë më të shtrenjta në raport me Bashkimin Europian. Sipas statistikave krahasuese të Eurostat, indeksi i çmimeve për shërbimet e komunikimit vitin e kaluar ishte 2.7% më i lartë krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian. Këto të dhëna konfirmojnë tendencën rritëse të çmimeve të komunikimit në Shqipëri, të lidhura veçanërisht me segmentin e shërbimeve celulare. Tregu i telefonisë celulare në Shqipëri është rikthyer tashmë në të njëjtën strukturë të vitit 2008, me vetëm dy operatorë në treg. Hyrja në treg e operatorit të tretë Eagle Mobile (Albtelecom) dhe më pas e operatorit të katërt, Plus Communication, solli rritje të konkurrencës dhe ulje të ndjeshme të tarifave të komunikimit.