Tag: internetin

  • “Përdoreshin për të organizuar dhe kryer aktivitete terroriste”, Rusia bllokon aksesin në rrjetin ‘Snapchat’

    “Përdoreshin për të organizuar dhe kryer aktivitete terroriste”, Rusia bllokon aksesin në rrjetin ‘Snapchat’

    Autoritetet ruse bllokuan aksesin në Snapchat dhe vendosën kufizime në shërbimin e thirrjeve video të Apple, FaceTime, një hap i fundit në përpjekjen për të rritur kontrollin mbi internetin dhe komunikimet online.

    Rregullatori shtetëror i internetit, Roskomnadzor, deklaroi se të dy aplikacionet po përdroheshin për të “organizar dhe kryer aktivitete terroriste, për të rekrutuar autorë dhe për të kryer mashtrime dhe krime të tjera kundër qytetarëve”. Apple dhe Snap Inc. nuk iu përgjigjën kërkesave për koment.
    Sipas “The Guardian”, Roskomnadzor tha se veprimet kundër Snapchat u ndërmorën më 10 tetor, por u raportuan vetëm javën e kaluar. Ky veprim vjen pas kufizimeve të vendosura më parë ndaj YouTube, WhatsApp, Instagram dhe Telegram, pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin në 2022.
    Nën qeverisjen e Putinit, autoritetet kanë zhvilluar një përpjekje sistematike për të frenuar internetin, duke miratuar ligje kufizuese dhe duke ndaluar platformat që nuk i përmbahen rregullave. Teknologjia po përdoret gjithashtu për të monitoruar dhe manipuluar trafikun online.
    Ndërprerja e aksesit në YouTube vitin e kaluar u konsiderua një kufizim i qëllimshëm i faqes nga autoritetet, të cilat fajësuan Google për mosmirëmbajtje të pajisjeve të saj në Rusi.
    Edhe pse disa kufizime mund të shmangen me rrjete private virtuale (VPN), ato bllokohen rregullisht. Autoritetet kanë ndërprerë lidhjet e internetit celular për të parandaluar sulmet ukrainase me dronë, ndërkohë që ekspertët i shohin këto masa si një mënyrë për të shtuar kontrollin mbi internetin.
    Përveç kësaj, disa platforma mesazhesh janë bllokuar, përfshirë Signal dhe Viber në 2024, si dhe WhatsApp dhe Telegram këtë vit. Autoritetet promovojnë një aplikacion kombëtar mesazhesh, Max, i cili kritikohet si mjet mbikëqyrjeje, pasi ndan të dhënat e përdoruesve me autoritetet dhe nuk përdor enkriptim të plotë.
    Më herët këtë javë, qeveria njoftoi bllokimin e Roblox, një platformë e njohur lojërash online, me arsyetimin e mbrojtjes së fëmijëve nga përmbajtja e paligjshme dhe pedofilët. Roblox kishte gati 8 milionë përdorues mujorë në tetor.
    Eksperti i sigurisë kibernetike, Stanislav Seleznev, shpjegoi se ligji rus e konsideron çdo platformë mesazhesh si “organizatore të shpërndarjes së informacionit”, dhe kërkon që platformat të regjistrohen pranë Roskomnadzor dhe të japin akses në llogaritë e përdoruesve për FSB-në.
    Seleznev vlerësoi se dhjetra miliona rusë përdornin FaceTime, sidomos pas bllokimit të WhatsApp dhe Telegram. Ai i quajti kufizimet “të parashikueshme” dhe paralajmëroi se platformat që nuk bashkëpunojnë me Roskomnadzor “do të bllokohen – kjo është e qartë”.

    Top Channel

  • Shqiptarët rekord me përdorimin e internetit, por të fundit në Europë për blerje online

    Shqiptarët rekord me përdorimin e internetit, por të fundit në Europë për blerje online

    Pavarësisht se 83% e shqiptarëve janë përdorues të internetit çdo ditë, kur vjen puna për blerje apo kryerje të transaksioneve bankare, parapëlqejnë rrugët tradicionale.
    Gjatë vitit 2024, sipas Eurostat, vetëm 16.3% e shqiptarëve (grupmosha 16-74 vjeçarë) kanë porositur mallra ose shërbime në internet, të fundit në Europë. Ndërsa në Holandë, në rajonin qendror të Utrecht, regjistrohet përqindja më e lartë në BE, ku 91.5% e njerëzve porosisnin online produkte apo shërbime gjatë 2024.
    Shqipëria renditet e fundit edhe sa i përket përdorimit të bankingut online, me vetëm 15.1% të popullsisë që përdori internetin për shërbime bankare në 2024, kundrejt mesatares së BE-së prej 67.2%. Përdorues ditorë të internetit Përdoruesit e internetit përkufizohen si persona të moshës 16 deri në 74 vjeç që përdorin internetin në shtëpi, në punë ose gjetkë, për qëllime private apo profesionale, pavarësisht pajisjes apo llojit të lidhjes që përdorin.
    Në vitin 2024, pothuajse 9 nga çdo 10 persona të moshës 16–74 vjeç në BE përdorën internetin çdo ditë.
    Në vitin 2024, 88.3% e njerëzve të moshës 16–74 vjeç në BE raportuan se përdornin internetin çdo ditë gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT*-së.
    Ky nivel ishte 2.4 pikë përqindjeje më i lartë se në vitin 2023 dhe 11.4 pikë më i lartë se në vitin 2019. Në vitet e fundit, sektori bankar i BE-së ka parë një rritje të ndjeshme të shërbimeve online. Konsumatorët tani vizitojnë degët lokale më rrallë ose fare, numri i degëve është tkurrur dhe transfertat online apo pagesat elektronike janë bërë normë.
    Bankingu në internet ul nevojën për degë fizike dhe kostot e lidhura me to. Për më tepër, ai shpesh ofron lehtësi më të madhe, duke mundësuar që transaksionet bankare dhe aktivitetet e tjera të kryhen në çdo kohë të ditës dhe nga pothuajse çdo vend. Në vitin 2024, 67.2% e popullsisë së BE-së të moshës 16 deri në 74 vjeç përdori internetin për banking gjatë 3 muajve që paraprinë anketën e ICT-së.
    Mbi 90.0% e njerëzve në çdo rajon të Danimarkës, Holandës dhe Finlandës përdorën bankingun online. Në Belgjikë, Çeki, Irlandë, Suedi dhe vendet baltike, shumica e rajoneve regjistruan gjithashtu përqindje relativisht të larta (të paktën 80.0%); e njëjta situatë u vërejt edhe në Qipro.
    Në vitin 2024, përqindjet më të ulëta të njerëzve që përdornin bankingun online u regjistruan në Bullgari, Rumani dhe Italinë jugore. Në këto zona ndikojnë disa faktorë: prania e lartë e zonave rurale, niveli i kufizuar i aftësive digjitale dhe një strukturë demografike më e moshuar që preferon pagesat me para në dorë. Shqipëria, me vetëm 15.1%, renditet edhe më poshtë se këto rajone./Marrë nga Monitor

  • Shpejtësia e internetit në botë: Ku qëndrojnë Kosova dhe Shqipëria në listë?

    Shpejtësia e internetit në botë: Ku qëndrojnë Kosova dhe Shqipëria në listë?

    Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi me shpejtësinë më të lartë të internetit mobil në botë, duke arritur deri në 584.97 Mbps, të ndjekura nga Katari (507.47 Mbps) dhe Kuvajti (413.57 Mbps).

    Në anën tjetër, Singapori kryeson për internetin fiks me 386.96 Mbps, i ndjekur nga Kili (332.41 Mbps) dhe Hong Kongu (324.97 Mbps).

    Raporti i Indeksit Global të Speedtest sjell edhe një pasqyrë të situatës në Ballkanin Perëndimor:

    Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë mobil në rajon me 161.53 Mbps,

    ndërsa Serbia prin për internetin fiks me 92.21 Mbps.

    Bosnja dhe Hercegovina ka mbetur pas, me vetëm 29.65 Mbps në celularë dhe 35.71 Mbps në internetin fiks.

    Për Kosovën, shpejtësia e internetit mobil është 97.43 Mbps (renditet e 45-ta në botë), ndërsa ajo e internetit fiks është 82.24 Mbps (renditet e 82-ta).

    Shqipëria qëndron disi më lart: interneti mobil arrin 104.11 Mbps (vendi i 41-të), ndërsa interneti fiks 84.64 Mbps (vendi i 76-të)./KultPlus.com

  • Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

    Kush e ka internetin më të shpejtë në Ballkan?

    Internetin mobil më të shpejtë ndër shtetet e Ballkanit Perëndimor e gëzojnë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ndërsa Serbia prin për internetin fiks me shpejtësinë më të madhe në rajon. Qytetarët në Bosnje e Hercegovinë kanë internetin më të ngadaltë nëpër celularë dhe nëpër shtëpi e zyra, shkruan radio Europa e Lirë.

  • IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar?

    IA po e vret internetin. A ka shpresë për ta shpëtuar?

    Rritja e përdorimit të ChatGPT dhe rivalëve të tij po rrezikon ekuilibrin ekonomik mbi të cilin u ndërtua interneti, shkruan The Economist Në fillim të vitit të kaluar, Matthew Prince nisi të merrte telefonata shqetësuese nga drejtues të kompanive të mëdha mediatike. Ata i thanë se po përballeshin me një kërcënim të ri serioz në internet.“I pyeta, ‘Mos janë koreanoveriorët?’”, kujton ai. “…

  • “86% e shqiptarëve përdorin internetin”/ Eurostat: Online 99% e të rinjve, por nuk kanë aftësi digjitale

    “86% e shqiptarëve përdorin internetin”/ Eurostat: Online 99% e të rinjve, por nuk kanë aftësi digjitale

    Të dhënat e Eurostat tregojnë se mbi 99 % e të rinjve 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, 2 % më shumë se të rinjtë e Europës që arrijnë në shifrën e 97 %.

    Në të gjitha vendet e BE-së,përfshirë edhe Shqipërinë të rinjtë kishin shumë më tepër gjasa të merrnin pjesë në aktivitete në rrjetet sociale sesa popullsia totale.

    Krijimi i një profili përdoruesi dhe postimi i mesazheve ose aktiviteteve të lidhura ishte një praktikë e përhapur për të rinjtë e moshës 16 deri në 29 vjeç krahasuar me popullsinë totale.

    Vetëm 49% e të rinjve 16-29 vjeç kanë aftësi digjitale, nga 71 % që është mesatarja europiane. Aftësitë e TIK-ut konsiderohen thelbësore për të përfituar dhe kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet.

    Sipas Eurostat, në kohën kur të rinjtë në BE mbarojnë arsimin e detyrueshëm, shumica e tyre kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një sërë aktivitetesh.

  • Eurostat: 86% e shqiptarëve përdorin internetin

    Eurostat: 86% e shqiptarëve përdorin internetin

    Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se mbi 99% e të rinjve shqiptarë të moshës 16-29 vjeç përdorin çdo ditë internetin, një përqindje 2 pikë më e lartë se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila qëndron në 97%.
    Në të gjitha vendet e BE-së, përfshirë edhe Shqipërinë, të rinjtë kanë shumë më tepër gjasa të marrin pjesë në aktivitetet e rrjeteve sociale sesa popullsia e përgjithshme. Krijimi i profileve të përdoruesve, postimi i mesazheve dhe përfshirja në aktivitete të lidhura online janë praktikë e zakonshme për këtë grupmoshë.

    Megjithatë, Shqipëria shënon një hendek të madh në aftësitë digjitale të të rinjve. Vetëm 49% e tyre zotërojnë aftësi bazë të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK), ndërsa mesatarja europiane arrin në 71%. Këto aftësi konsiderohen thelbësore për të përfituar plotësisht dhe për të kontribuar në aktivitetet e bazuara në internet.

    Sipas Eurostat, në BE shumica e të rinjve, sapo përfundojnë arsimin e detyrueshëm, kanë përdorur rregullisht kompjuterët dhe internetin për një gamë të gjerë aktivitetesh, duke krijuar një bazë solide për zhvillimin e aftësive digjitale.

  • Në ‘kurthin’ e internetit/ Psikologia: Fëmijët dhe të rinjtë ndjekin modelet e ‘VIP’-ave të TikTok!

    Në ‘kurthin’ e internetit/ Psikologia: Fëmijët dhe të rinjtë ndjekin modelet e ‘VIP’-ave të TikTok!

    Një statistikë e realizuar nga Eurostat, ka renditur Shqipërinë ndër vendet me nivelin më të ulët të përgatitjes digjitale në Europë. Vetëm gjysma e të rinjve shqiptarë, zotërojnë aftësi digjitale bazë, shumë poshtë nga mesatarja e BE-së, rreth 71%.

    Në lidhje me këtë temë psikologia Enertila Bekteshi në një lidhje të drejtëpërdrejtë tha për Report Tv se prindërit dhe shkolla janë dy nga faktorët kryesorë se si të rinjtë përdorin internetin.

    “Fillesa për këtë gjë është në shkolla, në institucione dhe ne kemi një mungesë edukimi. Moskoordinimi i institucionit të shkollës dhe pastaj roli i pjesës së familjes i bën këta fëmijë që ta përdorin internetin në mënyrë të gabuar. Ne nuk dimë të bëjmë kërkim, nuk dimë të përdorim hapësirat e botës së internetit. Inteligjenca Artificiale po përdoret në mënyrë të gabuar nga të rinjtë. Në Shqipëri kemi programe, platforma, por mungon pjesa e edukimit. Vëmë re që në institucionet e arsimimit, jo të gjithë profesorët janë profesorë që kanë mbaruar një shkollë për dhënien e IT”, tha Bekteshi.

    Më tej ajo theksoi se shpeshherë është përballur me të rinj që nuk dinë ta shfrytëzojnë internetin, për shembull pë të bërë një punë.“Jo pak herë unë kam pasur të rinj që nuk dinë të gjejnë një vend pune ose se si ta shfrytëzojnë hapësirën e internetit. Për të qenë të marketuar ose për të bërë një punë reale nëpërmjet internetit, pasi nuk kanë drejtimin e duhur. Edhe pandemia i ka lënë pak pasiv njerëzit pas përdorimit të rrjeteve sociale. Atë kohë e shfrytëzonim vetëm për fotografi apo për të hedhur gatime”, tha ajo.

    Bekteshi nënvizoi se prindërit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në mënyrën sesi fëmijët e tyre e përdorin internetin.

    “Pjesa më e kontradiktore e imja me prindërit qëndron në atë që unë i them që mos e kushtëzo duke ia hequr ti telefonin sepse, një edukim i mirë nuk shërben, nuk shërben aq mirë sa ndëshkimi që ti i jep fëmijës, pra i gjithë çelësi i një komunikimi të mirë prind-fëmijë për çështjen e telefonit qëndron në pjesën e marrëveshjes, në pjesën e edukimit apo qoftë të vendosjes së limitit apo të filtrave që në aplikacion ekzistojnë.

    Detyra e prindit nuk është aq e lehtë. Ti duhet ta bindësh dhe duhet ta stimulosh, duhet ta vësh në punë. Ka një sërë procesesh që ti ta bësh një njeri aktiv. Nëse një prind i mirë e saktëson kohën e përdorimit të tabletit, të kohës që mund t’i kushtosh fëmijës. Nëse është një prind që nuk i kushton fëmijës kohë dhe i jep atij Ipad në dorë për të për të lehtësuar veten e tij, atëherë nuk është absolutisht, faji i fëmijës është faji i prindërve” u shpreh psikologia.

    Në fund por jo më pak e rëndësishme ajo tha se njerëzit ndikohen shumë nga bota virtuale e veçanërisht nga TikTok.

    “Jeta është bërë shumë virtuale dhe njerëzit shpërqëndrohen, fokusohen në pjesën e gjërave që interpretohen thjesht nga interneti dhe krijojnë atë monotoninë, atë varësinë. Truken aty tek ajo pjesë e imazhit të bukur, mundohen, përpiqen për të qënë ashtu dhe sigurisht që kjo shkakton ankth. Për fat të keq, kjo po shihet edhe tek moshat e mëdhaja, jo vetëm tek fëmijët, por edhe te moshat e rritura, gati gjashtëdhjetë vjeç. TikToku ka shfaqur fenomene të mosha të mëdhaja që dalin jashtë kornizave të pjesës së edukimit. Për mua ato janë pjesë e çrregullimeve dhe e vetmisë, e shumë episodeve pastaj që kanë në lidhje me shëndetin mendor”, theksoi ajo.

  • Frikë nga sulmet kibernetike izraelite, Irani kufizon internetin

    Frikë nga sulmet kibernetike izraelite, Irani kufizon internetin

    Irani ka kufizuar përkohësisht internetin në të gjithë territorin, si amsë sigurie nga sulmet kibernetike që mund t’i vijnë nga Izraeli.

    “Për shkak të keqpërdorimit të rrjetit kombëtar të komunikimit nga armiku agresor për qëllime ushtarake dhe për të rrezikuar jetën dhe pronën e njerëzve të pafajshëm, kufizimet e aksesit në internet janë vendosur përkohësisht me vendim të autoriteteve kompetente”, tha ministria në një deklaratë.
    Sipas deklaratës, qasja në “shërbimet e komunikimit publik dhe platformat vendase mbetet e disponueshme, si dhe po bëhen përpjekje për të ruajtur cilësinë e shërbimeve” për njerëzit në Iran.

    Kjo vjen pasi NetBlocks, një organizatë joqeveritare që monitoron qeverisjen e internetit, tha më parë se Irani po përjeton një ndërprerje pothuajse të plotë të internetit. “Të dhënat e rrjetit tregojnë se Irani tani është në mes të një ndërprerjeje pothuajse të plotë kombëtare të internetit”, tha NetBlocks në një postim në X.
    Qeveria iraniane ka kufizuar shpesh aksesin në internet në vend. Gjatë protestave mbarëkombëtare në vitin 2022, autoritetet zbatuan mbyllje të shumta të internetit në një përpjekje për të shtypur mospajtimin.

  • 20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online

    20% e të rinjve shqiptarë përdorin internetin për mësim online

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Vit pas viti përqindja e të rinjve që marrin mësime ose kurse online po rritet. Sipas të dhënave të krahasueshme të Eurostat 20 për qind e të rinjve shqiptare në grup-moshën 16-29 vjeç e përdoren internetin për kurse ose mësime online me 2023.
    Pas pandemisë përdorimi i internetit për kurse dhe mësime në internet është rritur ndjeshëm. Në vitin 2009 vetëm 3% e të rinjve shqiptar e përdorën internetin për të mësuar.
    Në krahasim me vendet e zhvilluara të BE-së Shqipëria ende ka një hendek të madh në përdorimin e internetit për të rritur njohuritë, por në krahasim me disa vende të Europës Lindore pozicionohet më mirë (shiko grafikun e mëposhtëm). Pjesëmarrja e të rinjve Shqiptare në mësimet online ishte më e lartë se në Maqedoni, Serbi, Poloni, Kroaci, Hungari, Portugali, Danimarkë etj.
    Finlanda kishte përqindjen më të lartë të nxënësve dhe të rinjve në që morën mësime online më 2024 me rreth 53% e ndjekur nga Greqia 42%, Spanja dhe Çekia, Irlanda dhe Sllovenia.
    Nga Rajoni renditjen më të mirë e kishte Bosnja ku 27.6 % e të rinjve përdoren internetin për mësime online.Në anën tjetër Rumania ishte vendi me pjesëmarrjen me të dobët në mësimet online, me vetëm 8% e ndjekur nga Turqia, Gjermania etj.
    Ku shqyrtohen metoda specifike të mësimit në internet, 18% e përdoruesve të internetit në Europë morën një kurs online në vitin 2024, i cili i referohet një serie të planifikuar aktivitetesh mësimore për një temë specifike që rezulton në një kualifikim ose certifikatë frekuentimi. Normat më të larta ishin në Irlande me 36%, dhe Finlandë dhe Spanjë, të dyja me 32%.
    Në të njëjtën kohë, 29% e përdoruesve të internetit përdorën materiale mësimore online, që i referohen materialeve për qëllime edukative, profesionale apo private. Përqindja më e lartë ishte në Holandë me 53%, Irlande me 52% dhe Finlandë me 46%.
    Inteligjenca artificiale, siguria kibernetike dhe marketingu dixhital janë ndër kurset më të kërkuara në internet në vitin 2024. Rreth 40% e kurseve kryesore të 2024-ës mësojnë AI, duke e përforcuar atë si një aftësi të domosdoshme për të gjithë punonjësit.
    Përveç përmirësimit të AI, kurset në internet përdoren gjithashtu për të përmirësuar aftësitë e buta, ose thjesht për të plotësuar kureshtjen. Sipas ofruesit të kurseve në internet “Coursera”, nxënësit po zgjedhin gjithnjë e më shumë përmbajtje të fokusuar për t’u përgatitur më mirë për punë specifike.
    Megjithatë, pavarësisht rritjes së përgjithshme të normave të mësimit online në BE, marrja e një kursi online mbetet aktiviteti më pak i popullarizuar në mesin e përdoruesve të internetit.
    Shumica e njerëzve e përdorin internetin kryesisht për komunikim: 85% e përdorin atë për telefonata, video thirrje ose mesazhe, ndërsa 80% e përdorin atë për email./Monitor