Tag: internet

  • Pas reagimit të biznesmenit që u kap duke u përqafuar me kolegen në një koncert bëri gjiron në internet, reagon kompania e tij: Deklarata e rreme  

    Pas reagimit të biznesmenit që u kap duke u përqafuar me kolegen në një koncert bëri gjiron në internet, reagon kompania e tij: Deklarata e rreme  

    Kompania e CEO-së Andy Byron, tha se një deklaratë e tij që qarkulloi në media sociale pasi u kap në një koncert të grupit Coldplay me një grua që nuk ishte bashkëshortja e tij gjatë, është e rreme.

    Këngëtari kryesor i Coldplay, Chris Martin, pa dashje zbuloi Andyn dhe shefen e Burimeve Njerëzore Kristin Cabot në koncertin e tyre të fundit në Massachusetts.
    Manjati i biznesit me sa duket nuk i kushtonte vëmendje asgjëje përveç muzikës, ndërsa e përqafon gruan.
    Megjithatë, sapo kuptuan se përqafimi i tyre po transmetohej në ekranin e madh, ata u shkëputën papritur, duke u përpjekur me nxitim të shmangeshin nga vëmendja.
    Kur Chris tha me humor pasi i pa në ekranin e madh, “Oh, shikoni këta të dy. Ose kanë një lidhje jashtëmartesore ose janë thjesht shumë të turpshëm”, një koment që, sipas ndjekësve online, mund të ketë qenë më i saktë nga sa parashikoi vetë këngëtari.
    Një deklaratë doli në internet dje nga Byron, por kompania e tij Astronomer ka pretenduar se ishte e rreme. Firma i tha TMZ se kjo “nuk ishte një deklaratë e vërtetë”.
    Deklarata ‘e rreme’ shkruante: “Dua të pranoj momentin që ka qarkulluar në internet dhe zhgënjimin që ka shkaktuar.
    “Ajo që supozohej të ishte një natë muzike dhe gëzimi u shndërrua në një gabim që u zhvillua në një skenë shumë publike. Dua t’i kërkoj falje sinqerisht gruas sime, familjes sime dhe ekipit tim në Astronomer. Ju meritoni më shumë nga unë si partner, si baba dhe si udhëheqës.
    Ky nuk është ai që dua të jem ose si dua të përfaqësoj kompaninë që ndihmova të ndërtohej. Po marr kohë për të reflektuar, për të marrë përgjegjësi dhe për të kuptuar hapat e ardhshëm, personalisht dhe profesionalisht. Kërkoj privatësi ndërsa lundroj në këtë proces.
    Gjithashtu dua të shpreh sa shqetësuese është që ajo që duhet të kishte qenë një moment privat u bë publike pa pëlqimin tim. I respektoj artistët dhe argëtuesit, por shpresoj që të gjithë të mendojmë më thellë për ndikimin e shndërrimit të jetës së dikujt tjetër në një spektakël.”
     

    Top Channel

  • Irani bllokon qasjen e vendit në internet për shkak të sulmeve kibernetike nga Izraeli

    Irani bllokon qasjen e vendit në internet për shkak të sulmeve kibernetike nga Izraeli

    Njerëzit në Iran kanë pasur vështirësi me qasjen në internet ndërsa shumica e uebsajteve të huaja dhe aplikacioneve të komunikimit si WhatsApp janë të paqasshme.

    Sipas New York Times dhe NBC News, ishte vendimi i qeverisë së Iranit për të kufizuar qasjen në internet për të parandaluar sulmet kibernetike nga Izraeli ndërsa konflikti mes dy shteteve po merr një trajtë tjetër.
    Një zëdhënës i lartë shtetëror në Iran tha se qeveria u detyrua të bllokonte qasjen dhe të reduktonte shpejtësitë e internetit për të ruajtur stabilitetin e rrjeteve përballë sulmeve kibernetike.

    Irani raportohet se ka planifikuar të reduktojë bandwidthin e internetit me 80 përqind. Kentinc dhe Netblock të cilët gjurmojnë kontektivitetin global të internetit thanë se lidhja e Iranit në internet u reduktuar ndjeshëm më 17 Qershor.
    Vlen të theksohet se edhe Iranit ka nisur sulme kibernetike ndaj Izraelit. Sipas ekspertëve ato janë realizuar nga aktorë shtetërorë Iranianë ose grupe pro-Iranit. /PCWorld Albanian

  • FBI dha informacionin/ Policia gjermane arreston 20-vjeçarin për abuzim me fëmijë në internet

    FBI dha informacionin/ Policia gjermane arreston 20-vjeçarin për abuzim me fëmijë në internet

    Një 20-vjeçar i akuzuar për abuzim me fëmijë me probleme të shëndetit mendor në internet dhe për nxitjen e njërit prej tyre drejt vetëvrasjes, është arrestuar në Gjermani pas një informacioni nga Byroja Federale e Hetimit e SHBA-së, thanë zyrtarët të mërkurën.

    Shefi i policisë në qytetin verior gjerman të Hamburgut, Falk Schnabel, tha në një konferencë për shtyp, se më shumë se 120 veprat penale për të cilat akuzohej i riu, nxorën në pah “humnerën e pabesueshme të abuzimit seksual, që është pothuajse e padurueshme”.

    20-vjeçari akuzohet se është anëtar kryesor i një grupi shfrytëzimi online të quajtur 764 që synon njerëzit vulnerabël, përfshirë fëmijët, me taktika të dizajnuara për të shkaktuar vetëlëndim, tha policia në një deklaratë të veçantë.

    Autoritetet e Hamburgut nisën një hetim kundër tij pas një informacioni nga FBI-ja, e cila po hetonte një vetëvrasje të një adoleshenti.

    I dyshuari i paidentifikuar akuzohet se ka detyruar fëmijët dhe adoleshentët të kryejnë akte seksuale me veten para një kamere dhe se ka lënduar veten, duke gdhendur simbole dhe shkronja në lëkurën e tyre me thika, sipas deklaratës së policisë.

    Më vonë ai e përdori atë pamje filmike për t’i shantazhuar viktimat e tij që të lëndoheshin edhe më rëndë, gjë që rezultoi në vetëvrasjen e një djali 13-vjeçar, thuhet në deklaratën e policisë./ Reuters.

  • Perplexity lançon mjetin e ri për përpilim raportesh

    Perplexity lançon mjetin e ri për përpilim raportesh

    Perplexity, motori i kërkimit AI i cili ka vënë në shënjestër Google, ditën e Enjte lançoi Perplexity Labs, një mjet për abonentët e planit 20 dollarësh të kompanisë për të përpiluar raporte, databaza, dhe dokumente.

    Perplexity Labs është i disponueshëm në ueb, iOs dhe Android ndërsa së shpejti do të vijë edhe në Mac dhe Windows. Labs vjen në të njëjtën ditë që debutoi platforma e agjentëve AI Manus.
    Perplexity Labs, e fuqizuar nga inteligjenca artificiale, mund të kryejë kërkime dhe analiza, duke marrë rreth 10 minuta dhe duke përdorur mjete si kërkimi në internet, ekzekutimi i kodit, si dhe krijimi i grafikëve dhe imazheve për të hartuar raporte dhe vizualizime.

    Sipas Perplexity, Labs mund të krijojë aplikacione interaktive në internet dhe të shkruajë kod për të strukturuar të dhënat, për të zbatuar formula dhe për të krijuar dokumente.

    Të gjitha të dhënat e gjeneruara gjatë punës me Perplexity Labs siç janë grafikët, imazhet apo pjesëza kodi, organizohen në një tab të dedikuar ku mund të shikohen dhe shkarkohen.
    E gjitha kjo duket e mrekullueshme në teori por AI është një teknologji joperfekte ndërsa ka raste kur Labs nuk prodhon përgjigjet e duhura. /PCWorld Albanian

  • Fiks Fare/ Bleu në internet radio marrëse-dhënëse, rrezikon 7 deri 15 vite burg. Valët i kapën Policinë e Ersekës

    Fiks Fare/ Bleu në internet radio marrëse-dhënëse, rrezikon 7 deri 15 vite burg. Valët i kapën Policinë e Ersekës

    Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë me radiot marrëse-dhënëse, të cilat shiten lehtësisht në internet dhe në dyqanet elektronike.

    Një qytetar nga Vlora u ankua në emisionin investigativ se verën e vitit të kaluar bleu në internet dy radio, me një vlerë 68 euro. Radiot reklamoheshin në faqen online dhe i erdhën me postë.
    Fatjon Belaj thotë se, pasi i mbajti disa muaj këto radio ku luajtën fëmijët e tij, në dhjetor të vitit 2024 e ka ndaluar policia dhe ia ka sekuestruar. Tashmë, ai rrezikon një dënim nga 7 deri në 15 vite burg. “Faqja e internetit ishte nga Kosova, ata m’i sollën në Vlorë. Më thanë se lidhen në distancë. Ka pasur një shok i imi dy radio të tilla dhe luanin fëmijët në plazh.
    Flisnin me njëri tjetrin. I porosita dhe unë dhe i mbaja në makinë. Më ndaloi policia në dhjetor 2024 në Vlorë dhe m’i gjetën. Më pyeten dhe u thashë se janë në internet, mund t’i ketë kushdo dhe i përdorin fëmijët. Më shoqëruan në komisariat se kisha një precedent të mëparshëm dhe më bllokuan makinën dhe radiot. Bënë prova ata në komisariat dhe ato u futën në valët e policisë. Unë as jam futur në ato valë” pohon Fatjoni.
    Sipas tij, çështja shkoi në prokurori dhe u bë një akt ekspertimi i parë. Akti i parë i nxori amatore dhe mund të blihen lehtësisht në internet, siç edhe u blenë. “Këta urdhëruan bërjen e një akti tjetër dhe akti tjetër doli se radiot futeshin në valët e Policisë së Ersekës. Si ka mundësi që radio të tilla të futen te policia” pohon Fatjoni.
    Ai shton se prokuroria e ka marrë të pandehur për veprën penale “përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”. “Unë me këtë nen që më kanë futur rrezikoj minimumi 7 vite burg. Për çfarë, për dy radio lodre që mora në internet” pohon Fatjoni. Sipas dosjes, që disponon Fiks Fare, në datën 5 maj 2025, Prokuroria e Vlorës ka dërguar në gjykatë materialet. Fatjoni akuzohet për përgjim i paligjshëm i të dhënave kompjuterike.
    Në paragrafin e dytë përcaktohet se “kur kjo vepër kryhet nga/ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet”.
    Një akuzë tepër e rëndë për disa radio që gjenden lehtësisht në internet dhe në dyqane elektronike. Prokuroria nuk ka përcaktuar se për çfarë janë përdorur këto radio, nëse i kanë shërbyer apo jo një vepre tjetër penale. Por, ka bërë vetëm dy akte ekspertimi.
    Akti i parë, është bërë në datën 17 dhjetor 2024. Prokuroria ka pyetur ekspertët nëse janë profesionale. Përgjigjja e tyre është se “radiot nuk janë profesionale, janë për përdorim amator, në komunikime analoge. Ky produkt mund të sigurohet lehtësisht në blerjet online në internet. Këto faqe, thuhet në këtë ekspertim, bëjnë edhe transportin e produktit në Shqipëri.
    Por, nëse janë të ndaluara për t’u përdorur, përse lejohet të vijnë?!
    Pyetja e fundit ishte nëse këto radio marrëse – dhënëse, a është instaluar apo programuar në valët e Policisë së Shtetit apo të ndonjë institucioni tjetër?
    Në akt shkruhet se radiot nuk kishin të programuara frekuenca në kanalet e punës që ka në përdorim Policia e Shtetit. Pra, e shkruar mjaft qartë se “s’ka programe të Policisë së Shtetit”.
    Por, ku u bazua akt-akuza ndaj Fatjonit?!
    Në datën 15 janar 2025, Policia e Shtetit u ka bërë këtyre radiove një ekspertim të dytë. Në të thuhet se “nga kontrolli rezulton që frekuenca e dytë është pjesërisht kanali i punës që përdor Salla Operative e Komisariatit të Policisë Ersekë”.
    Një radio amatore, thuhet në këtë vendim, mund të kapë frekuenca policie!
    Në një pyetje tjetër, prokuroria e pyet policinë “nëse është e mundur që një radio e blerë në treg të lirë të lidhet me frekuencat e sallës operative të Drejtorive Vendore të Policisë”. Përgjigjja e tyre është e prerë; Jo, nuk është e mundur!
    Dy akte ekspertimi të ndryshme. Madje, akti i dytë kundërshton ato çka shkruhet. Vetë policia thotë se “radiot programohen në Laboratorin e tyre”, por më sipër thotë se “një frekuencë është e Policisë së Ersekës”.
    Letër-këmbimet mes Prokurorisë dhe Policisë janë tepër kontradiktore. Madje, nuk sqarojnë se si një radio amatore të futet në një program policor, që kushton miliona euro për t’u ngritur dhe po miliona për t’u mirëmbajtur. Dhe, nëse është futur, përse Prokuroria nuk ka zgjeruar hetimet, për të gjetur defektet!
    Këto radio mund të gjenden lehtësisht në internet. Fiksi bëri një shfletim të disa faqeve online, ku rezulton se radio që ka blerë Fatjoni vijon të reklamohet. Madje, mund të vijë në Shqipëri te kushdo për 68 euro (2 copë). Janë të njëjta parametra.
    Ndërkohë, gazetarët e Fiks Fare shkuan në disa dyqane në Tiranë, ku kërkuan radio marrëse-dhënëse. Radiot shiteshin kudo! Fiksi shkoi në një dyqan tjetër, i cili e reklamon dhe e shet fizikisht. Radio të tilla gjenden lehtësisht dhe mund t’i blesh pa përdorur ndonjë licencë apo ndonjë të dhënë tjetër.

    Top Channel

  • Pothuajse gjysma e të rinjve do të preferonin një botë pa internet, zbulon një studim në Mbretërinë e Bashkuar

    Pothuajse gjysma e të rinjve do të preferonin një botë pa internet, zbulon një studim në Mbretërinë e Bashkuar

    Pothuajse gjysma e të rinjve do të preferonin të jetonin në një botë ku interneti nuk ekziston, sipas një sondazhi të ri, informon The Guardian.

    Hulumtimi zbulon se gati 70% e të rinjve të moshës 16 deri në 21 vjeç ndihen më keq me veten pasi kalojnë kohë në mediat sociale. Gjysma (50%) do të mbështesnin një “ora policore dixhitale” që do të kufizonte aksesin e tyre në aplikacione dhe faqe të caktuara pas orës 22:00, ndërsa 46% thanë se do të preferonin të ishin të rinj në një botë pa internet fare.

    Një e katërta e të anketuarve kalonin katër ose më shumë orë në ditë në mediat sociale, ndërsa 42% e të anketuarve pranuan se i kishin gënjyer prindërit dhe kujdestarët e tyre për atë që bënin në internet.

    Ndërsa ishin online, 42% thanë se kishin gënjyer për moshën e tyre, 40% pranuan se kishin një llogari fake dhe 27% thanë se pretendonin të ishin një person krejtësisht tjetër.

    Rezultatet erdhën pasi sekretari i teknologjisë, Peter Kyle, la të kuptohej se qeveria po shqyrtonte mundësinë e bërjes së orareve të ndërprerjes të detyrueshme për aplikacione të caktuara si TikTok dhe Instagram.

    Rani Govender, menaxherja e politikave për sigurinë e fëmijëve në internet në NSPCC, tha se orët dixhitale të daljes në publik, ndonëse të dobishme, nuk mund t’i ndalonin fëmijët të ekspozoheshin ndaj materialeve të dëmshme në internet pa u marrë masa të tjera.

    “Duhet ta bëjmë të qartë se vetëm një orë policore dixhitale nuk do t’i mbrojë fëmijët nga rreziqet me të cilat përballen në internet. Ata do të jenë në gjendje t’i shohin të gjitha këto rreziqe në momente të tjera të ditës dhe ato do të kenë ende të njëjtin ndikim”, tha ajo.

    Govender shtoi se fokusi kryesor për kompanitë dhe qeverinë ishte të siguroheshin që fëmijët po përdorin “faqe shumë më të sigurta dhe më pak problematike”.

    Studimi, i kryer nga Instituti Britanik i Standardeve, anketoi 1,293 të rinj dhe zbuloi se 27% e të anketuarve e kanë ndarë vendndodhjen e tyre në internet me të huaj.

    Në të njëjtin anketë, tre të katërtat thanë se kishin kaluar më shumë kohë në internet si rezultat i pandemisë, ndërsa 68% thanë se mendonin se koha që kalonin në internet ishte e dëmshme për shëndetin e tyre mendor.

    Andy Burrows, drejtori ekzekutiv i organizatës bamirëse për parandalimin e vetëvrasjeve, Fondacioni Molly Rose, tha se ishte “e qartë se të rinjtë janë të vetëdijshëm për rreziqet në internet dhe, për më tepër, ata duan veprime nga kompanitë e teknologjisë për t’i mbrojtur ata”.

    Ai shtoi se algoritmet mund të ofrojnë përmbajtje që “mund të përhapet shpejt dhe t’i çojë të rinjtë në “strofullat e lepujve” të materialeve të dëmshme dhe shqetësuese pa asnjë faj të tyre”. Ligje të reja “kërkoheshin urgjentisht për të përfshirë më në fund një qasje të sigurt sipas projektimit ndaj rregullimit që i vendos nevojat e fëmijëve dhe të shoqërisë përpara atyre të teknologjisë së madhe”, tha ai.

  • Video virale/ Burri demaskon gruan e tij në festën e ditëlindjes, i zbulon tradhtinë para të gjithëve: Të urrej

    Video virale/ Burri demaskon gruan e tij në festën e ditëlindjes, i zbulon tradhtinë para të gjithëve: Të urrej

    Festat e ditëlindjes zakonisht janë momente gëzimi, të qeshurash dhe bashkëjetese, si dhe një kohë për të festuar momente të rëndësishme me të dashurit. Por për një burrë, ditëlindja e tij e 40-të mori një kthesë të papritur që asnjë i ftuar nuk mund ta kishte parashikuar. Ajo që duhej të ishte një festë u shndërrua shpejt në një përballje thellësisht emocionale dhe publike, me akuza, zemërthyerje dhe mosbesim që shpaloseshin në kohë reale.
    Sot , kur momentet private mund të bëhen shpejt publike, pamjet e incidentit janë bërë virale, ndërsa disa po duartrokasin guximin e burrit në përballjen me tradhtinë, të tjerë vënë në dyshim se sa i përshtatshëm mund të jetë një përballje e tillë në një mjedis publik.
    Incidenti që dukej se kishte ndodhur në një event ditëlindjeje të dekoruar bukur, tani është bërë temë diskutimi në internet, me mijëra njerëz që përpiqen të zbulojnë se çfarë ka ndodhur vërtet gjatë eventit.

    Nicholas Galante, i njohur nga miqtë dhe kolegët si Nick, është zjarrfikës në Belleville, New Jersey, dhe më parë ka shërbyer si hetues i zjarrvënies së qëllimshme. Natën e ditëlindjes së tij të 40-të, një festë e organizuar nga gruaja e tij, Samantha, filloi me një notë të gëzueshme, derisa mori një kthesë tronditëse.

    Në një video që është bërë virale në internet, Nick shihet duke mbajtur një mikrofon dhe duke i kërkuar Samanthës të qëndrojë pranë tij, duke u shfaqur fillimisht për të përgatitur skenën për një gjest prekës ose romantik. Në vend të kësaj, ai ndryshoi papritur tonin dhe e akuzoi atë për pabesi para të ftuarve të tyre.
    “Unë di gjithçka”, deklaroi Nick para turmës së shtangur. “Të urrej”, shtoi ai, duke e bërë publik zemërimin dhe pikëllimin e tij në një moment dramatik që i la pjesëmarrësit në festë dukshëm të tronditur. Niku pretendoi se kishte zbuluar foto eksplicite që përfshinin Samanthën dhe të dashurin e saj të supozuar.
    Ai gjithashtu e akuzoi atë se kishte dëmtuar mirëqenien e fëmijëve të tyre, duke deklaruar se ajo u kishte “vjedhur jetën fëmijëve të tyre”. Pesha emocionale e momentit ishte e rëndë dhe të ftuarit dukeshin të zënë në tensionin e një festimi ditëlindjeje që papritmas ishte shndërruar në një skenë shumë personale dhe të dhimbshme.
    Si reagoi Samantha?Pasi videoja u përhap në internet dhe shkaktoi vëmendje të madhe, Samantha iu përgjigj shkurtimisht në një deklaratë për Daily Mail, duke pranuar pasojat dhe duke ofruar pak sqarime mbi ngjarjet që pasuan. “Ka shumë dezinformata atje,” tha ajo, duke shtuar se ajo dhe Nick po “përpiqeshin t’i zgjidhnin gjërat”.
    /vizionplus.tv

  • Rreth 7.14 euro në muaj për paketa celulare – AKEP: Shpenzimet e shqiptarëve, më të ulëta se mesatarja e…

    Rreth 7.14 euro në muaj për paketa celulare – AKEP: Shpenzimet e shqiptarëve, më të ulëta se mesatarja e…

    Shqiptarët shpenzojnë mesatarisht 7.14 euro në muaj për shërbime celulare, pra për paketa me internet, minuta, apo SMS. Sipas Raportit Vjetor të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), shpenzimi i qytetarëve shqiptarë për paketa celulare është në nivelet më të ulëta të vendeve evropiane dhe më e ulët se mesatarja 11.09 euro në muaj e 28 vendeve të Zonës Ekonomike Evropiane (EEA). Megjithatë, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ne shpenzojmë më shumë për shërbime celulare.
    Nga ana tjetër, tarifat me pakicë të aksesit broadband fiks (vetëm internet) për shpejtësi shkarkimi 12 Mbps deri më pak se 30 Mbps, si dhe për paketa të integruara internet broadband fiks plus shërbime telefoni ose TV, janë gjithashtu më të ulëta se tarifat mesatare në BE. Në vitin 2016, interneti fiks në Shqipëri ishte shumë më i shtrenjtë në krahasim me vendet e BE-së në raport me të ardhurat. Por në vitin 2024, çmimi ka rënë shumë dhe tani është më i lirë se mesatarja e Bashkimit Evropian. Të dhënat më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se në 2016, tarifa mujore për shërbimin e aksesit broadband fiks (vetëm internet) për shpejtësi bazë 12 Mbps deri në më pak se 30 Mbps të ofruar nga operatori kryesor fiks ishte 4799 Lekë/34 Euro, ndërsa në 2024 ishte 1200 Lekë/12 Euro, më e ulët se në 2016 dhe se mesatarja e Bashkimit Evropian.
    Një ndër objektivat e Komisionit Broadband të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm të Internetit është që në vitin 2025, shpenzimet për akses broadband të mos jenë më shumë se 2% e të ardhurave bruto për frymë. Nga të dhënat rezulton se shpenzimet për shumicën e shportave të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit kanë qenë poshtë nivelit 2% të të ardhurave bruto në Shqipëri prej vitit 2015 dhe vetëm në disa raste mbi këtë kufi. Gjithashtu, pavarësisht rritjes në vitin 2023, shpenzimet për të pesë shportat, pra për internet, rrjetin broadband fiks dhe të tjera, janë brenda kufirit 2%.

  • “Shkollat s’kishin shkumës”, Berisha: Kishim kompjuterë me internet por i vodhët!

    “Shkollat s’kishin shkumës”, Berisha: Kishim kompjuterë me internet por i vodhët!

    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Tropojë reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët se në vitin 2013 shkollat nuk kishin as shkumësa.
    Berisha u shpreh se në atë kohë shkollat ishin të pajisura me 26.500 kompjuterë dhe kishin akses në internet të siguruar përmes satelitit.
    ‘Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve’, theksoi Berisha.

  • “Shkollat s’kishin shkumës”,Berisha-Ramës:Kishim kompjuterë e internet por i vodhët!

    “Shkollat s’kishin shkumës”,Berisha-Ramës:Kishim kompjuterë e internet por i vodhët!

     
    Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë takimit elektoral në Tropojë reagoi ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha më herët se në vitin 2013 shkollat nuk kishin as shkumësa.
    Berisha u shpreh se në atë kohë shkollat ishin të pajisura me 26.500 kompjuterë dhe kishin akses në internet të siguruar përmes satelitit.
    ‘Deklaroi sot se në 2013 shkollat shqiptare nuk kishin shkumësa. Kishim 26.500 kompjuter dhe kishte internet që e blinim nga sateliti. Por i vodhi Rilindja. Është njeri i cili nëse në Vlorë ia thash një të vërtetë, do të betohem para Isamil Qemalin se këtë tradhtar do ta çoj në Beograd ku e ka vendin. Këtu betohem se nuk do të dalë dot nga kufiri shqiptar pa dhënë llogari për të këqijat që u kë bërë shqiptarëve’, theksoi Berisha.