Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Torinos, megjithëse ende jo në mënyrë zyrtare. Mesfushori shqiptar ka arritur marrëveshjen me klubin torinez, me të cilin kaloi edhe vizitat mjekësore. Por zyrtarizimi ende mungon, çka vë në rrezik disponueshmërinë e tij për ndeshjen e parë në Serinë A. Për ironi të fatit, kundërshtari i parë për këtë sezon do të jetë pikërisht ish-skuadra e tij.
Por, si pasojë e burokracisë së Interit, Asllani mund të mos jetë në dispozicion kundër nënkampionëve të Italisë. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, klubi zikaltër nuk ka dërguar ende dokumentet për regjistrimin e lojtarit. Për këtë asrsye, mesfushorit shqiptar mund t’i duhet më presë më gjatë për të zbritur në fushë me fanellën e Torinos./Sport Ekspres/
Tag: interit
-

Asllani rrezikon ndeshjen e parë ndaj Interit, zikaltrit po vonojnë dokumentacionin e mesfushorit shqiptar
-

Esposito shpjegon festimin e tij “Braccio di Ferro” dhe pse zgjodhi fanellën 94 tek Interi
Pio Esposito, i ftuar në formatin “On Board” të DAZN, foli mbi origjinën e tij dhe rrugëtimin drejt ekipit të parë të Interit. Ai lindi në Castellammare di Stabia, ku qëndroi deri në moshën 6-vjeçare, para se të shpërngulej në Brescia me familjen për të ndjekur ëndrrën e futbollit bashkë me vëllezërit e tij.
Me vëllezërit ka një lidhje të fortë. Me Salvatore pati më shumë përplasje gjatë dy viteve te Spezia, ndërsa me Sebastiano flasin shpesh për sezonet e tyre. Të tre ndihmojnë dhe motivojnë njëri-tjetrin.
Esposito iu bashkua Interit në moshën 9-vjeçare. Kujton golin e parë në një gjysmëfinale kundër Torinos dhe trajnerin Davide Aggio, që i mësoi vlerat e klubit dhe mentalitetin fitues.
Në ekipin “Primavera”, nën drejtimin e Chivu, pas 6 muajsh të vështirë mori shiritin e kapitenit në Cagliari, shënoi tripletë dhe që atëherë mbeti kapiten deri në fund. Ai falënderon trajnerin rumun për këtë mundësi që e ndihmoi të rritej.
Si përvojë personale më të veçantë rendit çmimin “Lojtari i ri më i mirë i Serie B”, falë dy viteve të paharrueshme te Spezia, ku shënoi golin e parë dhe debutoi si profesionist. Ai falënderon trajnerin D’Angelo dhe shokët e skuadrës që e mbështetën.
Festimi i tij si “Braccio di Ferro” lindi si shaka në palestër me shokun Petko Hristov dhe mbeti si shenjë e identitetit. Kujton me emocion të veçantë golin e parë me fanellën zikaltër kundër River Plate, që e bën ende të dridhet.
Numrin 94 e zgjodhi si dedikim për lagjen e tij, “Ciceron 94”, dhe fushën ku u rrit me vëllezërit. Sot, ëndrra e tij është të mbrojë ngjyrat e Interit dhe të kombëtares italiane, një ëndërr që dëshiron ta realizojë me çdo kusht. -

Benitez, i sigurtë për titullin e Serie A: Gara do të jetë mes këtyre dy skuadrave
18 Gusht 2025
8:45
Alfred Lleshi
Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, Rafa Benitez, ish-trajner i Napolit dhe Interit, komentoi garën për titull në Serie A: “Çfarë të presim? Me shumë gjasa, sfidën e zakonshme mes Napolit dhe Interit.
Në këtë moment, kur mungojnë edhe disa ditë deri në mbylljen e merkatos, më duken skuadrat më të kompletuara. Një avantazh i lehtë i shkon Napolit, për arsyet që dihen: sepse fitoi titullin sezonin e kaluar dhe ka ende Conten në pankinë. Kjo është një armë shtesë”.
Për De Bruyne: “Po flasim për një mesfushor me inteligjencë të rrallë. Një lojtar që bën diferencën, me personalitet dominues, që do të bëhet pikë referimi e sigurt për një skuadër ku personaliteti nuk ka munguar kurrë, falë edhe trajnerit që di si fitohet”.
Për Interin: “Struktura e skuadrës zikaltër është e fuqishme, sulmi ka nivel të lartë ndërkombëtar. Gjithashtu janë bërë lëvizje për të ardhmen. Një shembull është Bonny, i cili përkrah Lautaros dhe Thuramit në stërvitje mund të mësojë shumë”.
-

Marota jo vetëm president, tani me aksione te Inter
Nga drejtor në president klubi, tani me aksione te kompania Oaktree.
Xhuzepe Marota nuk është më vetëm president i Interit, por edhe aksioner. Njoftimi u bë nga vetë klubi zikaltër, me drejtorin e emëruar në rolin e drejtuesit të lartë një vit më parë nga mbledhja e aksionarëve, i cila bleu gati 2% të aksioneve, duke forcuar partneritetin me Oaktree.
Ky investim nënvizon, nëse është e nevojshme, përkushtimin e Marotës ndaj klubit dhe kauzës, një zgjedhje që pasqyron angazhimin e tij dhe qëllimet e përbashkëta afatgjata për zhvillimin e klubit.
Siç u njoftua nga vetë klubi, emërimi i presidentit shënon një hap tjetër në udhëtimin e konsolidimit të Interit. Nga njeri i tregut të transferimeve në lider, Marota i ka shtuar një pjesë tjetër “Interizmit” të tij. Ky angazhim financiar dhe i sinqertë tregon unitetin brenda Interit.
“Afërisht një vit pas emërimit të tij si Presidentr, si Marotta ashtu edhe fondet e menaxhuara nga Oaktree Capital Management, L.P. (“Oaktree”), kanë forcuar partneritetin e tyre. Investimi i Marottës pasqyron angazhimin e tij ndaj Klubit dhe marrëveshjen e tij të plotë me Oaktree në lidhje me objektivat afatgjata të Klubit për zhvillimin e tij të vazhdueshëm”, thuhet në njoftimin zyrtar të Interit
Vazhdo leximin
-

Marotta, jo vetëm president i emëruar. Bëhet edhe aksioner i Interit, zbulohet përqindja
Lajme të reja vijnë nga Interi. Përmes një njoftimi zyrtar, klubi zikaltër bëri të ditur se presidenti aktual Giuseppe Marotta, i emëruar nga asambleja e aksionarëve më 4 qershor 2024, tani është bërë aksioner me 2%.
“Një vit pas emërimit si president, si Marotta, ashtu edhe fondet e menaxhuara nga ‘Oaktree Capital Management, L.P’. (‘Oaktree’), kanë vendosur të forcojnë partneritetin e tyre. Investimi i Marotta pasqyron angazhimin e tij ndaj klubit dhe përputhjen e plotë me ‘Oaktree’ mbi objektivat afatgjata për të mirën e Interit dhe zhvillimin e tij të vazhdueshëm, – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga “Viale della Liberazione”.
– Falë karrierës së tij pothuajse 40-vjeçare dhe përkushtimit të vazhdueshëm ndaj Interit gjatë 7 viteve të fundit, Marotta ka garantuar një udhëheqje të fortë për klubin. Gjatë sezonit 2024-2025, bashkëpunimi ndërmjet Marotta dhe ‘Oaktree’ ka ndihmuar në vendosjen e bazave të një plani strategjik shumëvjeçar, për të siguruar stabilitetin e klubit, rezultate të forta financiare dhe suksesin e Interit brenda e jashtë fushës.
Krijimi i ekipit U-23 është shembulli më i fundit i bindjes së përbashkët për rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë. Me këtë lajm, Interi nis sezonin e ri me një unitet të madh qëllimesh mes komponentëve të ndryshëm të tij: pronarëve, menaxhmentit, punonjësve, lojtarëve dhe tifozëve”. -

Inter -Lukman? Manu Kone i Romës obsioni i ri
Me vetëm 15 ditë deri në mbylljen e merkatos, operimet në kontigjent të Interit mund të marrin një kthesë të papritur: Zikaltërit, të gjendur në dritën e bllokimit nga Atalanta për shitjen e Ademola Lukman, thuhet se po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të Manu Kone të Romës.
Mesfushori francez i lindur në vitin 2001 mendohet se i është ofruar Interit, dhe Piero Auzilio dhe Bepe Marota aktualisht po shqyrtojnë një ndryshim dramatik në strategjinë që deri më tani ka diktuar afatin kalimtar në Viale della Liberazione.
Mesfushori verdhekuq pritet gjithashtu të kushtojë jo më pak se 40 milionë euro, afërsisht ajo që ka mbetur nga buxheti i vënë në dispozicion nga pronarët e Oaktree.
Vazhdo leximin
-

VIDEO/ Solli golin e dytë të Interit në miqësore, Kristjan Asllani shkëlqen para transferimit të ri
Kristjan Asllani luajti nga minuta e parë në ndeshjen e djeshme kundër Monzës dhe Interit. Një takim miqësor ku mesfushori shqiptar e nisi si titullar dhe luajti për 82 minuta në fushën e blertë, duke u zëvendësuar më pas nga Bovo.
Në barazimin 2-2 në kohën e rregullt, Asllani ishte një prej lojtarëve më të vlerësuar. Madje në golin e dytë të Interit, ishte një top i hapur prej shqiptarit që do të sillte tundjen e rrjetës te zikaltërit. Por këto performanca ndikojnë vetëm në rritjen e vlerës dhe marrjen e vëmendjes për ekipin e ri pasi në fakt rrugët mes tij dhe Interit janë ndarë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Obviously Pio goal was great.
But Bonny dribbling the ball away from two people on the wing to keep possession and then quickly making it back to scoring position is good to see.
Smart of Asllani to quickly switch the field a play with that pass too
pic.twitter.com/ECz15Xlw9B
— Adriano FC (@ImperatoreFC) August 12, 2025 -

“Merr dy, paguaj një…”; Galatasaray luan me nervat e Interit në merkato
12 Gusht 2025
15:12
Alfred Lleshi
Galatasaray e shikon me interes “pazarin” me Interin. Pas tentativës së parë jo shumë të fortë për Hakan Calhanoglu, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë kryesorë zikaltër; Benjamin Pavard dhe Yann Sommer.
Sipas asaj që raporton “Fotomac”, Galatasaray ka kontaktuar agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas ka dorëzuar ofertë zyrtare për Interin. Ideja e klubit turk është të marrë Sommer falas dhe Pavard me huazim, por kjo ofertë nuk është pritur mirë nga Interi.
Klubi zikaltër është i prerë; për Pavard pranon vetëm shitje të përhershme ose me detyrim blerjeje, sepse do të sigurojë të ardhura për merkaton. Huazimi pa detyrim blerjeje nuk është i preferuar.
Gjithashtu për Sommer situata është e ngjashme. Interi nuk dëshiron ta lëshojë portierin zviceran falas, veçanërisht pa pasur një zëvendësues me cilësi të njëjtë. Nëse Galatasaray dëshiron vërtet të marrë dy lojtarët në fjalë, duhet ta rishikojë ofertën dhe të përputhet me kërkesat financiare të Interit. -

Asllani bllokon merkaton e Interit, pranon vetëm oferta nga klube elitare italiane
12 Gusht 2025
8:55
Alfred Lleshi
Kristjan Asllani po e ndalon paksa merkaton e Interit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori shqiptar, pasi refuzoi disa oferta nga jashtë, po pret vetëm një klub italian që t’i mundësojë të luajë në nivel të lartë. Për momentin nuk ka lajme të rëndësishme, ndaj 23-vjeçari vazhdon të jetë pjesë e Interit në “Appiano Gentile”.
Ndërkaq, Mehdi Taremi po përgatitet të largohet nga Interi. Ai ndodhet ende në Iran, por në një situatë më të mirë se disa muaj më parë. Agjentët dhe ndërmjetësit e tij po punojnë për t’i gjetur një klub në Europë, pasi kjo është dëshira e tij, duke refuzuar edhe ofertën e Flamengos. Për të interesohen Leeds, Fulham dhe Nottingham Forest, ndërsa së fundmi është përfshirë edhe Nica nga Ligue 1.
Ish-sulmuesi i Portos nuk ka arritur të bindë si zikaltër, edhe për shkak të dëmtimeve. Kishte shumë pritshmëri ndaj tij, por Taremi nuk i ka përmbushur dhe tani trajneri i ri Cristian Chivu ka vendosur ta heqë nga ekipi, duke e nxjerrë në shitje.
