Tag: interit

  • Acerbi zbulon reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së: Nuk ishim të inatosur, asgjë…

    Acerbi zbulon reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së: Nuk ishim të inatosur, asgjë…

    23 Shtator 2025

    10:50

    Alfred Lleshi

    Francesco Acerbi rikthehet te nata e 31 majit, kur Interi humbi 5-0 në finale të Champions League ndaj PSG-së. Në prezantimin e librit të tij “Io, guerriero”, ai tregoi se humbja ishte pasojë e lodhjes mentale, pas një sezoni të vështirë: “PSG ishte shumë i fortë, ndërsa ne të rraskapitur mendërisht. Pas suksesit ndaj Bayernit dhe Barcelonës ndiheshim të detyruar të fitonim. Stresi zgjati deri në fund të kampionatit, duke shpresuar te ndonjë gabim i Napolit”.
    Acerbi zbuloi edhe reagimin e çuditshëm të Interit, pas 5-0 kundër PSG-së, humbjes së hidhur në finalen e Mynihut, ndaj parizienëve: “Pas ndeshjes nuk ishim të zemëruar, asgjë e tillë…”
    Ai komentoi trajnerët: “Chivu është shumë pasionant, dallohet që ka luajtur futboll dhe ka qenë në dhoma zhveshjeje fituese. Trajneri aktual është i përgatitur, bën që grupi të ndihet mirë, ka shumë humanitet. Nuk e prisja, por është viti i tij i parë në Serie A”.

  • Vllaznia e femrave mëson kundërshtarin në Zvicër, do të luajë kundër Interit

    Vllaznia e femrave mëson kundërshtarin në Zvicër, do të luajë kundër Interit

    Vllaznia e vajzave do të përballet me Interin në raundin e dytë të “UEFA Women’s Europa Cup”. Shorti i hedhur sot në Nion të Zvicrës vendosi përballë skuadrës shkodrane, italianet e Interit.
    Ndeshja e parë do të zhvillohet më 7 ose 8 tetor në Milano, ndërsa takimi i kthimit do të luhet me 14 ose 15 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.
    Skuadra kuqeblu siguroi kualifikimin në këtë fazë pas dy fitoreve radhazi ndaj ukrainaseve të Kolos Kovalivka, me rezultatin identik 2-0.

  • Shënoi golin e fitores ndaj Interit, Jovetic lartëson Adzic: Më kujton Lampard, goditjet i ka “predha”

    Shënoi golin e fitores ndaj Interit, Jovetic lartëson Adzic: Më kujton Lampard, goditjet i ka “predha”

    15 Shtator 2025

    8:40

    Alfred Lleshi

    Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Interit, Stevan Jovetic, foli për bashkëkombësin e tij Vasilije Adzic. “Po, i kam shkruar Vasilijet. I thashë që e meritonte një gëzim të tillë, por ai gol duhet të jetë vetëm fillimi”, – tregoi Jovetic, duke shtuar se e trajton si “një vëlla të vogël”.
    Adzic shënoi kundër Interit me një goditje të fuqishme, që sipas Jovetic nuk është rastësi: “Nuk më pëlqejnë krahasimet, por në mënyrën e goditjes më kujton Lampard. Arrin t’i japë forcë topit pa marrë hov, i ka goditjet si ‘predha’. Goli ndaj Interit? Një hap e gjysmë dhe… rrjetë. Nuk sheh shumë lojtarë të tillë”.
    Për krahasimet me Savicevic e Vucinic, shtoi: “Savicevic ishte i paarritshëm për këdo, Mirko ishte shumë i fortë. Adzic do të bëjë karrierë të madhe, e ardhmja është e tij. Vitin e kaluar e penguan dëmtimet. Goditjet e lira? Ai i godet më mirë se unë”.

  • VIDEO/ Shtatë gola në Torino, fitore spektakolare e Juventusit ndaj Interit

    VIDEO/ Shtatë gola në Torino, fitore spektakolare e Juventusit ndaj Interit

    Gola, spektakël dhe emocione. Juventus fiton 4-3 ndaj Interit, në Torino, në supersfidën e Serie A. Të parët realizuan bardhezinjtë me Kelly, ndërsa Calhanoglu vendosi ekuilibrat. Pjesa e parë u mbyll në favor të Juves, pas golit të Yildiz.
    Në pjesën e dytë, golat e Calhanoglu dhe Markus Thuram ndezën festën zikaltër. Ndërkaq, Khephren Thuram i riktheu buzëqeshjen Juventusit. Goli i fitores për ekipin e Tudor u realizua nga Adzic në fund.

     

    © BalkanWeb

  • VIDEO/ Çmenduri në derbin e Italisë, një gol spektakolar në fund të ndeshjes i jep Juves fitoren 4-3 ndaj Interit

    VIDEO/ Çmenduri në derbin e Italisë, një gol spektakolar në fund të ndeshjes i jep Juves fitoren 4-3 ndaj Interit

    Derbi i Italisë ka dhuruar spektakël për të gjithë sportdashësit. Juventusi ka mposhtur Interin me shfrat 4-3 në ballafaqimin e tyre të parë në këtë sezon të ri. Kelli kaloi në epërsi bardhezinjtë që në minutën e 14, por Hakan Çalhanogluja ktheu sërish baraspeshën në minutën e 30. Megjithatë, festa e zikaltërve zgjati pak, pasi në minutën e 38 Jëlldizi vulosi rezultatin e pjesës së parë në 2-1.
    Golat nuk reshtën as në fraksionin e dytë të lojës. Çalhanogluja në minutën e 65-të dhe Turami në të 76-n përmbysën përkohësisht rezultatin në favor të Interit. Megjithatë, “zonja e vjetër” nuk u dorëzua. Kemfres Turami shënoi me kokë në minutën e 83-të, ndërsa në të 93-tën Adziçi i shtangu të gjithë me golin e tij spektakolar nga distanca. Një gol mbresëlënës që në fund i dha fitoren 4-3 Juventusit në këtë derbi të çmendur të Italisë./Sport Ekspres/

  • Tudor: Ndaj Interit, jo vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë

    Tudor: Ndaj Interit, jo vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë

    13 Shtator 2025

    8:16

    Alfred Lleshi

    Igor Tudor, përpara “derby d’Italia” foli me qetësi e vendosmëri. Pas dy fitoreve në start dhe afrimit të Openda, Juventusi pret Interin në “Allianz Stadium”: “Interi ka pasur skuadrën më të fortë prej vitesh, por jemi vetëm në javën e tretë, nuk mund të jetë ndeshje vendimtare. Motivimi në duele të tilla nuk mungon kurrë”.
    Trajneri kroat theksoi se ekipi është gati, pas pushimit prej kombëtareve: “Unë ndiej pozitivitet, lojtarët e kanë motivim në sy. Diferencën e bën ruajtja e këtij motivimi gjatë gjithë sezonit”.
    Për Vlahovic tha: “Është mirë, shënoi me kombëtaren dhe shokët e duan”. Për Openda: “Ka nevojë për hapësira, është i fortë aty. David mund të luajë pranë një sulmuesi tjetër, ndërsa Dusan si sulmues i parë apo i dytë”.
    Sa i përket forcës së Interit, Tudor shtoi: “Ne e respektojmë, por luajmë në shtëpi. Do të jetë bukur të matemi me një skuadër që ka luajtur dy finale Champions-i në tri vitet e fundit”.

  • Lojtarët dhe duelet kyçe të Juventus-Inter; ja ku mund të vendoset “Derby d’Italia”

    Lojtarët dhe duelet kyçe të Juventus-Inter; ja ku mund të vendoset “Derby d’Italia”

    13 Shtator 2025

    8:37

    Alfred Lleshi

    “Derby d’Italia” mes Juventusit dhe Interit do të luhet sonte (18:00) në “Allianz Stadium” dhe pritet të jetë i fortë, që mund të vendoset nga disa duele kyçe. Kalulu–Carlos Augusto (ose Dimarco): Tudor mund ta vendosë Kalulu si të djathtë në mesfushën me pesë për të frenuar aksionet e Dimarco ose Carlos Augusto.
    Vlahovic–Acerbi: Serbi pritet të startojë përpara David, falë fizikut dhe eksperiencës kundër një mbrojtësi si Acerbi. Koopmeiners–Calhanoglu: Një duel mes dirigjentëve të lojës; forma e tyre do të ndikojë ndjeshëm në ekuilibrat e ndeshjes. McKennie–Dumfries: Amerikanit i takon të mbajë nën kontroll shpërthimet e krahut të djathtë të Interit, një sfidë vendimtare.
    Kelly–Lautaro: Kapiteni i zikaltërve do të provojë të shfrytëzojë shpejtësinë ndaj mbrojtësit anglez, i cili duhet të tregojë maturi pas vështirësive të sezonit të shkuar. Përveç këtyre dueleve, ndeshja mund të vendoset nga yje si Openda, David e Yildiz për Juven, ose Barella, Thuram e krosimet e Dimarcos për Interin.

  • Juventus-Inter / Statistika, kuriozitete dhe tabutë e një sfide të pafundme

    Juventus-Inter / Statistika, kuriozitete dhe tabutë e një sfide të pafundme

    Derbi i Italisë na fton që në javën e 3-të të Serie A. Juventusi vjen me pikë të plota, ndërsa Interi, pas humbjes me Udinese, është -3 nga bardhezinjtë. Të shtunën, në orën 18:00, në “Allianz Stadium”, bardhezinjtë mund të tentojnë shkëputjen, ndërsa zikaltërit rilançimin e menjëhershëm.
    Numrat e rivalitetit Juventus-Inter në Serie A:Përballje totale: 184Fitore të Juventusit: 88Barazime: 47Fitore të Interit: 49Golaverazhi: 264-213Në Torino: 92 ndeshje → Juve ka fituar 63 herë, Interi 12, ndërsa barazim 17 herë.
    Kuriozitete dhe tabu:Interi ka fituar vetëm 1 nga 6 ndeshjet e fundit të Serie A kundër Juves (2B, 3H).
    Fitorja e fundit e Interit në Torino, në prill 2022 (Çalhanoglu me penallti).
    Juve është e pamposhtur në 11 nga 12 ndeshjet e fundit në shtëpi ndaj Interit.
    Është hera e tretë në histori që Juve dhe Interi përballen brenda 3 javëve të para të Serie A (pas 1939 dhe 2013).
    Vetëm 2 gola në 14 ndeshje të Serie A ka shënuar Lautaro kundër Juves, një nga bilancet e tij më të dobëta.

  • Veron ia sugjeron Interit 20-vjeçarin: “Talent i jashtëzakonshëm”. Pastaj hap dyert e rikthimit të vet në Itali

    Veron ia sugjeron Interit 20-vjeçarin: “Talent i jashtëzakonshëm”. Pastaj hap dyert e rikthimit të vet në Itali

    9 Shtator 2025

    12:21

    Alfred Lleshi

    Ish-mesfushori Juan Sebastián Verón, në intervistën për “Gazzetta dello Sport” foli edhe për një lojtar që po ngjitet tek Estudiantes de la Plata, klubi ku aktualisht është president: “Kë do t’i këshilloja Interit? Në kampionatin tonë ka shumë djem me potencial.
    Ndoshta më mirë të provojnë një rrugë ndërmjetëse në Europë para se të bëjnë hapin e madh. Në ekipin tim po ngjitet një lojtar i jashtëzakonshëm, Mikel Amondarain. Është mesfushor ‘box-to-box’, me perspektivë të shkëlqyer. Sidoqoftë, është ende 20 vjeç, ndaj le t’i japim kohë”.
    Për një rikthim të mundshëm në Itali si drejtues: “E vërteta është se këtu jam i lumtur. Është një eksperiencë shumë formuese, sepse ndodhem në krye të një klubi ku tifozët janë anëtarë. Duhet të mësosh të marrësh përgjegjësi. Nëse do të më ofrohej një projekt intrigues, që më përfshin dhe më pasionon, jam gati të ulem dhe të dëgjoj, për sa kohë të jetë një rol vendimtar”.

  • Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

    Akanji: Fanella ime e parë e futbollit ishte e Vierit, edhe i dashuri i motrës është tifoz i Interit…

    3 Shtator 2025

    15:20

    Alfred Lleshi

    Manuel Akanji, nga grumbullimi i kombëtares zvicerane, ka folur për transferimin e tij tek Interi dhe periudhën e fundit të merkatos: “Ishte e vështirë për agjentin tim, sepse kishte opsione të tjera, por unë i kisha idetë e qarta: doja të luaja në nivelet më të larta europiane dhe me Interin e arrij këtë. E para fanellë që mbaja ishte e Christian Vierit, kur luante tek Interi. Plus, i fejuari i motrës sime është tifoz i madh i Interit. Kam lidhje të ndryshme me këtë skuadër”.
    Për largimin nga City: “Guardiola nuk besonte më tek unë? Ishim 6 mbrojtës qendrorë. Ai e tha hapur se askush nuk do ta kishte vendin të sigurt dhe kështu ndodhi. Nuk ishte situatë ideale, por e dija konkurrencën”.
    Për sfidën ndaj Kosovës: “Duhet të jemi të fortë dhe të gatshëm nga minuta e parë. Luajtja e dy ndeshjeve në shtëpi na jep shansin për të marrë 6 pikë”. Për minutazhin e reduktuar: “Kam kaluar situata të ngjashme edhe më parë, nuk jam i shqetësuar”.