Interi ka hedhur një hap fals në kampionat. Zikaltrit kanë barazuar me shifrat 2-2 kundër Parmës, e cila ktheu lojën në favorin e vetë në pjesën e dytë të takimit. Zëvendëstrajneri i Interit ka thënë për “DAZN”-in pas përfundimit të ndeshjes se skuadra e ka fatin ende në dorën e vetë. Ai ka shtuar se Interi nuk do të dorëzohet në asnjë kompeticion ku është duke garuar.
“Parma nuk duhet ta kishte marrë mundësinë për të rihapur ndeshjen. Menaxhimi i zëvendësimeve? Lautaro është rikthyer nga një dëmtim dhe nuk ka 90 minuta në këmbë. Po përpiqemi të kursejmë energjitë tona për të shmangur dëmtimet.
Ky ekip e tregoi në derbi që nuk dëshiron të heqë dorë nga asgjë dhe as ne si staf e si klub. Pas përfundimit të pjesës së parë i paralajmëruar lojtarët. I thamë që të mos e lejonin Parmën të kthehej në lojë. Ka keqardhje, por barazimi na lë ende në kontroll të plotë të fatit tonë”, ka thënë Masimiliano Farrisi./Sport Ekspres/
Tag: interit
-

“Kemi ende kontroll të plotë të fatit tonë”, zv. trajneri i Interit pas barazimit: I paralajmërova lojtarët për Parmën
-

Champions League/ Nojer mungon ndaj Interit
Manuel Nojer me shumë mundësi nuk do të jetë përballë Interit në Champions League. Sipas “Sport kapiteni ka shumë të ngjarë të jetë jashtë fushës për më shumë se sa shpresohej fillimisht për shkak të dëmtimit të këmbës që aktualisht po e mban atë jashtë fushës.
Më parë u raportua se bavarezët shpresonin që Nojer të ishte i gatshëm për ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampioneve kundër Interit më 16 prill.
Megjithatë, sipas raportit, gjigantët gjermanë tani ka pak shpresë që veterani mund të luajë njërën nga ndeshjet e tyre kundër skuadrës së Serisë A, pasi dëmtimi po rezulton të jetë shumë më i rëndë sesa shpresohej fillimisht. 21-vjeçari Jonas Urbig pritet te jetë titullar.Deri më tani, Urbig ka bërë pesë paraqitje për Bajernin, që kur u bashkua nga Këln gjatë afatit kalimtar të dimrit.
-

Kompany: E di rëndësinë e sfidës kundër Interit, por nuk mendoj tani për të
I pranishëm në “San Siro” për të ndjekur derbin e gjysmëfinalen e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit, Vincent Kompany nuk e ka për momentin fokusin te Champions League, pra te përballja e ardhshme me zikaltërit në çerekfinale. Ai u përqendrua në konferencën për shtyp te ndeshja që Bayern Munich duhet të luajë në fushën e Augsburgut:
“Lojtarët janë të gjithë në dispozicion për këtë ndeshje, të padisponueshmit janë të njëjtët, si ndaj St.Pauli. Kemi luajtur edhe me Guerreiro si mbrojtës të djathtë, kur një i djathtë luan në të djathtë dhe një i majtë në të majtë, krosimet bëhen më shpejt, por tek ne nuk luajnë gjithmonë kështu.
Të luash në krahun e këmbës tënde të forte, – vazhdoi Kompany, – është e rëndësishme kur luan shumë nga krahët, por për fat të mirë mbrojtësit tanë janë fleksibël në rolet e tyre. Edhe Kimmich ka luajtur si mbrojtës, madje edhe Gnabry e ka bërë këtë rol, kundër Freiburgut.
Gjithmonë mund të jesh kreativ, por për momentin, pavarësisht nga ajo që do të bëjmë dhe kush do të luajë në të majtë apo të djathtë, dua të theksoj se asgjë nuk është më e rëndësishme se objektivi ynë, fitorja”.
Ndërkohë, këto janë fjalët e Kompany për praninë e tij në “San Siro”, të mërkurën mbrëma: “Më pëlqen gjithmonë të shikoj futboll. Ishte një mundësi për mua, doja të mendoja një hap përpara, për Interin, në kohën time të lirë. Sidoqoftë, vëmendja jonë aktuale është vetëm tek Augsburgu. Shikoj gjithmonë futboll në kohën time të lirë, nuk ka rëndësi skuadra.
Është pjesërisht hobi, pjesërisht punë. Programi më lejoi të ndiqja nga afër një rival të rëndësishëm për javët e ardhshme. Para dhe pas kësaj kohe i përkushtohem tërësisht ndeshjes së radhës. E kuptoj rëndësinë e sfidës kundër Interit, por duhet t’i ndajmë gjërat dhe t’i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës”.