Joshua Kimmich po konfirmohet gjithnjë e më shumë si një lider, jo vetëm në fushën e lojës, por edhe jashtë saj. Në prag të sfidës vendimtare ndaj Interit në “San Siro”, mesfushori dhe kapiteni i Bayern Munich ka dhënë një mesazh të prerë për skuadrën dhe tifozët bavarezë.
“Duhet të jemi më kreativë, më efikasë dhe më të pjekur në lojë”, – deklaroi Kimmich, duke iu referuar çerekfinales së kthimit në Ligën e Kampionëve, ku bavarezët do të kërkojnë përmbysjen e humbjes 2-1 të pësuar në “Allianz Arena”, javën e kaluar.
Ai e pranoi se ndjesia e zhgënjimit është e madhe kur performanca nuk shoqërohet me rezultatin pozitiv: “Ajo që më bezdis më shumë është fakti që ne zakonisht jemi skuadra më e mirë në fushë, por kjo nuk reflektohet në rezultate. Çfarë duhet të ndryshojë te Bayerni? Duhet më shumë pjekuri dhe efikasitet. Jemi duke u përpjekur fort, krijojmë shumë raste, por nuk po i konkretizojmë. Në fillim të sezonit ishim më të mirë në këtë aspekt”.
Në prag të duelit të së mërkurës, ku Bayerni do të kërkojë me çdo kusht një biletë për në gjysmëfinale, Kimmich shfaqi besim, por edhe paralajmërim: “Nëse jemi më efikasë, mund ta përmbysim rezultatin. Nëse vazhdojmë të shpërdorojmë si në ndeshjet e fundit, nuk do të shkojmë në gjysmëfinale. Duhet të jemi më kreativë për ta zhbilancuar mbrojtjen e Interit dhe krijuar hapësira, që mund t’i shfrytëzojmë”.
Tag: interit
-

Kimmich: Ja çfarë duhet të ndryshojmë për ta përmbysur disavantazhin ndaj Interit
-

Plani ‘sekret’ i Bayern kundër Interit bazohet te lojtari që nuk e priste askush
14 Prill 2025
17:48
Telesport
Humbja 1-2 e Bayern në shtëpi kundër Interit ishte e dhimbshme për bavarezët. Ata nuk e prisnin këtë disfatë, duke qenë se “Allianz Arena” për ta shërben si fortesë e palëkundshme.
Zikaltrit u treguan shumë efikasë dhe të qëndrueshëm, duke dhënë leksione se si mund të fitohet në një transfertë të vështirë dhe në nivelet më të larta të futbollit europian.
Mesjava po vjen dhe Bayern tashmë do të tentojë kualifikimin. I duhet minimalisht një gol për të shkuar të paktën në shtesë, por Interi dihet se është ekspert në mbrojtje.
Trajneri Kompany ka një plan që as vetë nuk priste të ndodhte në këtë fazë të sezonit. Serge Gnabry mund të jetë sekreti për kualifikimin.
Ndeshja e fundit me Dortmundin tregoi se sulmuesi gjerman është zgjuar nga gjumi. Pas dy sezonesh të vështira, ai dha sinjal se po kalon javë të mira.
“Ka disa javë që Serge është shumë mirë fizikisht. Kur fizikisht ndihet mirë, nuk e ndal dot askush”, tha Joshua Kimmich në fundjavë.
Kompany po mendon që ta nisë ndeshjen me Muller si titullar, për ta zëvendësuar pas 45 minutave të para me Gnabry. Freskia e tij do të jetë plani për të shënuar një gol barazimi ose dy gola kualifikimi. -

Marotta lartëson Botërorin e ri të Klubeve: Ja pse është kulmi i futbollit, Interi synon ta fitojë
12 Prill 2025
12:50
Alfred Lleshi
Turi i trofeut të Botërorit për Klube 2025 ndali në Milano, fillimisht në sheshin “Duomo” dhe më pas në “San Siro”. Giuseppe Marotta theksoi krenarinë e Interit për mundësinë e të marrurit pjesë në këtë kompeticion të ri ndërkombëtar për klubet, organizuar nag FIFA:
“Një turne unik në llojin e tij. Klubi ynë, që i përfshin të gjithë, ata që janë në fushë dhe ata që qëndrojnë jashtë saj, ka bërë një përpjekje të madhe për këtë. Jemi shumë të motivuar për të bërë paraqitje sa më të mira”.
Presidenti i Interit shpjegoi përgatitjet e skuadrës për kompeticionin që nis në mesin e qershorit: “Botërori për Klubet zhvillohet mes një sezoni që po mbyllet dhe një tjetri që po nis, ndaj nuk ka të dhëna të mëparshme si mund ta përgatitësh. Do të jetë e rëndësishme të arrijmë në kushte të shkëlqyera atje. Jemi protagonistë në të gjitha kompeticionet e këtij edicioni, çka do të thotë shpenzim i lartë energjish psikofizike”.
Ambiciet e Interit, gjithsesi, mbeten të larta: “Ky kompeticion i ri është kulmi i futbollit botëror për klube, ndaj kemi vullnetin për ta fituar. Jemi shumë krenarë që marrim pjesë në të. Angazhimi ynë është për të dhënë maksimumin, me shpresën për të arritur sa më larg”. -

Zbulohet plani i Kompany kundër Interit në Milano. “Muller? Kur luan, thonë se pse luajti”
11 Prill 2025
14:33
Telesport
Vincent Kompany tashmë është i vetëdijshëm se të jesh trajner i Bayern do të thotë të përballosh presionin. Në Mynih kërkohen trofe dhe vetëm trofe.
Pas humbjes 1-2 në shtëpi kundër Interit në Champions League, sot trajneri belg u shpreh se ka një plan për të përgatitur një ndeshje krejt tjetër në Milano.
“Duam të tregojmë se jemi ende në garë dhe do të reagojmë. E kemi bërë disa herë gjatë këtij sezoni. Nuk do të ketë mungesë motivimi apo energjie. Tifozët? Patjetër që na duhen”.
I pyetur nëse do të luajë Muller në kampionat dhe në ndeshjen kundër Interit, ai nuk dha një përgjigje specifike. “Kur nuk luan, njerëzit thonë se pse nuk luajti. Kur luan, thonë se pse luajti”.
Sipas mediave gjermane, Muller pritet të jetë titullar kundër zikaltërve, kurse Kimmich do të luajë si mbrojtës i djathtë. -

A do të jetë drejtor sportiv i Milanit? Igli Tare buzëqesh dhe e nis punën duke folur për trajnerin e Interit: Nuk është ende një nga më të mirët
Igli Tare ka folur në mediat italiane sa i përket zërave që e dërgojnë si drejtor sportiv i Milanit. Shqiptari është kthyer si një prej favoritëve për ta marrë këtë post pasi ra pista e Paraticit. Gjithashtu kur është pyetur në lidhje me këtë temë, Tare ka buzëqeshur dhe ka shmangur detajet, duke konfirmuar bisedat që po kryhen dhe shanset reale që ekzistojnë. Nga ana tjetër, “puna ka filluar” teksa Tare tha se trajneri i Interit, Inzaghi, nuk është ende një prej më të mirëve.
“Milani? Nuk mund të them asgjë (qesh). Kanë një skuadër të mirë dhe mund të konkurrojnë për Skudeton. Trajnerët më të mirë në Itali? Allegri dhe Conte. Napoli ka një ekip që nuk është mjaftueshëm i mirë për Skudeton, por janë aty. Pika e fortë është Konte, fenomen. Ndërkohë Simeone Inzaghi është i destinuar për sukses, ia kam thënë me kohë Lotitos kur ishte te Lacio. Ka ende rrugë për të që të bëhet një nga më të mirët”, tha Tare. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
-

Champions League, Bayern përgatit dy ndryshime për ndeshjen kundër Interit në Milano
10 Prill 2025
15:44
Telesport
Bayern nuk e ka humbur besimin për ndeshjen e kthimit kundër Interit. Sfida në Milano do të jetë prova e zjarrit për të shpëtuar sezonin.
Humbja 1-2 në “Allianz Arena” ishte lajm i rëndë për bavarezët, të cilët ishin përgatitur minimalisht për një barazim, sidomos sepse në dy ndeshjet e fundit kundër zikaltërve ata kanë qenë superiorë.
Mungesat ishin vendimtare për rekordmenët e kampionatit gjerman, me yje si Musiala, Davies, Upamecano dhe Neuer të dëmtuar.
“Bild” shkruan se në Mynih përgatitjet vazhdojnë me intensitet dhe Kompany po përgatit një plan të mirëmenduar për t’u kualifikuar në gjysmëfinale. Muller pritet ta nisë nga minuta e parë, ndryshe nga ndeshja në “Allianz Arena”, ku në rolin e numrit 10 u provua Guerreiro, një mbrojtës krahu.
Ndërkohë, pritet që Kimmich të luajë në krahun e djathtë të mbrojtjes, duke pozicionuar në mesfushë dyshen Palhinha-Goretzka. Edhe kjo, një risi nga trajneri belg. -

Gati 200 milionë euro diferencë mes Bayernit dhe Interit, por paratë nuk sjellin gjithmonë suksesin sportiv
Nëse nga njëra anë Interi dominon në Itali, në Champions League pozicioni i tij është pas disa superfuqive europiane. Tema e analizës është vlera ekonomike e klubeve, një tregues që jo gjithmonë pasqyron rezultatet sportive në fushë, por gjithsesi ofron një “fotografi” të saktë të potencialit të ekipeve të ndryshme.
Me një vlerësim total prej 663.8 milionë euro, Interi është në krye të kësaj renditjeje për sa i përket Serie A, sipas të dhënave të siguruara nga “Transfermarkt”. Më konkretisht, në podin e lojtarëve më të vlefshëm të skuadrës zikaltër qëndron Lautaro Martinez me 95 milionë euro, i ndjekur nga Nicolò Barella dhe Alessandro Bastoni me nga 80 milionë euro.
Në Europë, megjithatë, situata ndryshon ndjeshëm dhe zikaltrit ndeshen me superfuqi shumë më të pasura, të paktën financiarisht dhe në aspektin e investimeve të mundshme.
Bayern Munich, në këtë kuadër, e kalon Interin me gati 200 milionë euro më shumë, edhe pse të martën mbrëma u mposht 2-1 në “Allianz Arena” nga zikaltrit, pikërisht në çerekfinale të Champions League.
Vlera totale e skuadrës bavareze arrin në 859 milionë euro dhe lojtari më i shtrenjtë i saj është Jamal Musiala, i cili vlen 140 milionë euro. Një detaj aspak i parëndësishëm: fantazisti gjerman nuk ishte i pranishëm në sfidën e parë çerekfinale ndaj Interit, çka e balancon jo pak këtë diferencë ekonomike.
Pas tij, në renditje vijnë Harry Kane, i vlerësuar 90 milionë euro, dhe Michael Olise, me një çmim prej 80 milionë euro. -

Kompany nuk dorëzohet, beson te përmbysja në kthim: Rezultati ndaj Interit nuk ishte i drejtë
Pas humbjes 2-1 të Bayern Munich ndaj Interit në “Allianz Arena”, Vincent Kompany shprehu besimin e tij për ndeshjen e kthimit në Milano. Trajneri belg theksoi se skuadra e tij beson në aftësinë për ta përmbysur rezultatin dhe për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Megjithëse vendimet e Kompany, si lënia në stol e Thomas Müller dhe zëvendësimet e bëra gjatë ndeshjes, u kritikuan nga media dhe analistët, ai mbetet optimist për mundësitë e përmbysjes në “San Siro”, në çerekfinalen e kthimit pas një jave:
“E nisëm mirë ndeshjen, dominuam në 30 minutat e para dhe mund të kishim shënuar 1 ose 2 gola, madje edhe më shumë. Edhe në pjesën e dytë ishim përsëri dominues, krijuam raste, por në fund e dimë se Thomas (Müller) ka gjithmonë një rol të rëndësishëm. Kur hyri në fushë, gjeti golin e barazimit. Ne u përgatitëm maksimalisht për këtë ndeshje dhe çdo vendim që morëm ishte për arsye futbollistike.
Interi ishte shumë i fortë sot, neve na dëmtoi mungesa e Musiala. Me Guerreiron në pozicionin e tij donim të gjenim ekuilibrin e duhur. Na duhen të gjithë lojtarët për t’i arritur objektivat tona. Mendoj se Guerreiro bëri një paraqitje të mirë sot, ashtu si edhe Müller. Shumë lojtarë luajtën mirë, vetëm rezultati nuk ishte i drejtë”.
-

Ribery “kthen kasetën”: 2013-ta ishte viti im më i mrekullueshëm, meritoja “Topin e Artë”
8 Prill 2025
13:02
Alfred Lleshi
Franck Ribéry, legjenda e Bayern Munich, foli për përballjen mes Interit dhe bavarezëve, të martën në mbrëmje, duke kujtuar momentet kulminante të aventurës së tij në Bavari: “Jam shumë i lidhur me atë qytet, sepse më priti, më kuptoi, më bëri futbollist dhe njeri të madh.
Unë gjithmonë do ta dua atë qytet (Mynihun) dhe njerëzit e tij. Bayerni ishte një aventurë e mrekullueshme, edhe tani në atë qytet jeton familja ime. Kujtimi më i lumtur është viti 2013, viti kur fituam gjithçka. Ishim si një ‘makinë’, argëtoheshim duke fituar. Ndoshta unë do ta kisha merituar ‘Topin e Artë’ atë vit…”
Po vitin 2010, vitin e lavdisë për Interin, a e kujton ndonjëherë?Sigurisht, ndëshkimi në ndeshjen e parë me Lyonin, që më hoqi mundësinë të luaja në finalen e ‘Bernabeut’, nuk mund ta harroj. Ishte një dhimbje e madhe, por nuk mund ta kontrollosh gjithçka në karrierë. Nuk kam siguri që Bayerni do të kishte fituar ndaj Interit po të isha në fushë. Ndoshta do ta kishim humbur gjithsesi, por do të isha një armë më shumë.
