Tag: interit

  • Mungon Lewandowski ndaj Realit dhe Interit? Flick i ka shpresat te një lojtar tjetër

    Mungon Lewandowski ndaj Realit dhe Interit? Flick i ka shpresat te një lojtar tjetër

    21 Prill 2025

    17:45

    Telesport

    Barcelona fitoi në fundjavë 4-3 ndaj Celta Vigo-s me një përmbysje spektakolare në minutat e fundit, por kjo fitore kishte edhe pasoja, siç ishte lëndimi i Robert Lewandowski-t. Polaku pësoi një dëmtim muskulor dhe tashmë është e konfirmuar që do të mungojë për rreth dy javë, duke humbur kështu finalen e Kupës së Mbretit ndaj Real Madrid dhe ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Interit, ndërsa është në dyshim për ndeshjen e kthimit.
    Trajneri Hansi Flick shpreson që Leëandoëski të rikthehet sa më shpejtë në fushë për ndeshjet vendimtare, ndërsa i ka shpresat te një lojtar tjetër në sulm, siç është Ferran Torres.
    “Uroj që Lewandowski të jetë me ne për ndeshjet vendimtare. Duhet të presim dhe të shohim. Ferran Torres po kalon një moment të mirë në karrierë. Ai është një sulmues dinamik, di të jetë edhe një 9-sh, ndihmon edhe në mbrojtje, është vërtet në formë të mirë, por ne duhet të dimë ta menaxhojmë sepse kemi nevojë për të në këtë pjesë finale të sezonit”, tha Flick.

  • Donadoni për titullin e Serie A: Tani shoh Napolin më të favorizuar për shkak të kalendarit

    Donadoni për titullin e Serie A: Tani shoh Napolin më të favorizuar për shkak të kalendarit

    “Kalendari i Interit nuk është aq i thjeshtë dhe këtë e tregoi ndeshja kundër Bologna. Gjithçka është në diskutim, gjithçka për t’u luajtur. Për publikun është edhe më emocionuese, edhe pse ndonjë tifoz do të vuajë pak më shumë. Sa i përket Milanit, ndaj Atalantës ishte një ndalesë e hidhur, edhe pse e pësoi golin në momentin kur dukej se kishte kontrollin e ndeshjes. Pas golit pati një rënie shqetësuese më shumë mendore sesa fizike te kuqezinjtë. Tani gara për kualifikim në Champions bëhet tepër e komplikuar”.
    Kështu u shpreh Roberto Donadoni, ish-trajner i kombëtares italiane dhe ish-lojtar i Milanit e Atalantës, i ftuar në “Radio Anch’io Sport”.
    Receta për ta ringritur Milanin: “Ky ka qenë një sezon i komplikuar. Duhet të nxirren mësime nga kësi sezonesh dhe të kuptohet se ku janë bërë gabimet dhe ku duhet përmirësuar. Derbi i Kupës së Italisë tani bëhet një ‘deadline’ për kuqezinjtë. Kur je i detyruar të arrish një rezultat për të shpëtuar sezonin, gjërat bëhen edhe më të ndërlikuara. Një tjetër hap fals do të ishte mbyllja e një sezoni vërtet zhgënjyes. Shpresoj të mos ndodhë kështu”.
    Orsolini në kombëtare: “Në fund të fundit, fanella blu fitohet për atë që bën gjatë vitit. Orsolini po luan mirë, bëri një gol me cilësi të lartë ndaj Interit. Te Bologna ka gjetur dimensionin e tij, di të përshtatet edhe me kërkesat taktike të trajnerit. Do të varet nga ai vetë, por Spalletti nuk mund të mos e marrë në konsideratë”.
    A mund të stabilizohet Bologna në zonat e larta të renditjes: “Po e tregon prej dy vitesh. I uroj klubit, presidentit Saputo dhe Fenuccit, të cilët i njoh mirë, që ta kenë gjetur dimensionin e tyre. Sartori po bën një punë të shkëlqyer, siç kishte bërë edhe në Bergamo dhe Verona. Dëshmi se kur di të punosh në një mënyrë të caktuar, rezultatet vijnë”.
    Kush e meriton më shumë vendin e katërt, Bologna apo Juventusi: “Për përmasat dhe objektivat në fillim të sezonit, do të thosha se Bologna po e meriton më shumë krahasuar me Juven. Për shpenzimet në merkato, padyshim është në avantazh Juventusi. Për atë që kemi parë deri tani, Bologna do të meritonte diçka më shumë”.
    Lufta në krye të renditjes: “A do të ketë më shumë rëndësi numri i ndeshjeve apo vështirësia e pesë javëve të fundit? Besoj se e kaluara, në terma angazhimesh ka rëndësinë e saj. Kalendari nga tani deri në fund ka një tjetër peshë. Pa diskutim, Napoli në letër mund të ketë ndonjë avantazh krahasuar me Interin. Sidoqoftë, janë klube të mësuara të luftojnë në nivele të larta, do të jetë me të vërtetë një luftë e bukur”.

  • Conceição: E ardhmja ime nuk ka fare rëndësi, mendoj vetëm për kthimin ndaj Interit

    Conceição: E ardhmja ime nuk ka fare rëndësi, mendoj vetëm për kthimin ndaj Interit

    Sergio Conceição, trajneri i Milanit, u shpreh kështu për DAZN në lidhje me golin e pësuar kundër Atalantës, mbrëmjen e djeshme në “San Siro”, dhe për derbin e ardhshëm të Kupës së Italisë ndaj Interit:
    “Pjesa e parë ishte e ekuilibruar; qëndruam pak më poshtë nga sa kishim kërkuar dhe përgatitur, por ata nuk krijuan raste. E mbyllëm mirë pjesën e parë, por më pas, kur erdhi momenti për t’i çuar lojtarët përballë portierit kundërshtar, nuk ia dolëm dhe e paguam shtrenjtë në pjesën e dytë. Ata, në rastin e parë, shënuan gol. Kishim folur për krosimet në shtyllën e dytë, është një nga karakteristikat e tyre. Megjithatë, kështu ndodhi”.
    A mund të ketë ndikuar derbi i së mërkurës?Për mua jo, një futbollist duhet të jetë i vetëdijshëm që ndeshja më e rëndësishme është ajo që po luan në atë moment. Ata që zakonisht hyjnë gjatë lojës na japin diçka më shumë, ndërsa sot nuk ndodhi. E vendosa Sottil në një pozicion që nuk është i tij, nuk ishte e lehtë, por na mungoi agresiviteti që zakonisht kemi.
    A varet e ardhmja juaj nga Kupa e Italisë?Që kur kam ardhur dhe kam fituar Superkupën, çdo ditë flitet për trajnerë të tjerë që vijnë te Milani. Për mua është në rregull, por grupi i lojtarëve i lexon këto lajme dhe kështu nuk ka stabilitet. Duhet të punojmë sot për të qenë më të mirë nesër. Nuk është e lehtë për mua, sepse nuk ka shumë respekt. Flitet për sezonin e ardhshëm sikur trajneri i Milanit të mos ketë qenë kurrë në botën e futbollit. E ardhmja ime nuk varet nga asgjë, duhet të përgatis ndeshjen e radhës kundër Interit për ta fituar këtë trofe. Nuk e di sa vite kanë kaluar që një skuadër si Milani nuk e ka bërë këtë, dhe kjo nuk është normale.

  • Pse është zhgënjyer Bayern nga Kimmich? Ndeshjet me Interin treguan shumë…

    Pse është zhgënjyer Bayern nga Kimmich? Ndeshjet me Interin treguan shumë…

    20 Prill 2025

    15:10

    Telesport

    Joshua Kimmich i ka zhgënjyer drejtuesit e Bayern pas eliminimit përballë Interit në Champions League.
    TZ shkruan se Bayern priste më shumë prej lojtarit që pretendohet të jetë lider i skuadrës për 5 vitet e ardhshme. Mesfushori la për të dëshiruar me performancën e tij.
    Ai nuk luajti në ritmin që pritej. Gjermani nuk arriti të bllokojë ofensivën e Interit dhe as të furnizojë mjaftueshëm me topa ofensivën e Bayern.
    “E vështirë ta pranojmë këtë disfatë. Më vjen keq sidomos për tifozët. E kuptueshme se kjo është një ngjarje tepër e vështirë për t’u kapërdirë, sepse ëndrra u ndërpre në mes”.
    Kështu u shpreh Kimmich të mërkurën në “San Siro”. Ai e përjeton fanellën bavareze dhe i mbron fuqimisht ngjyrat e klubit, por performancat e tij nuk janë si në vitin 2020…

  • “E kam thënë dhe do ta them sërish”, Materaci: Bajerni më trembte më shumë se sa Barcelona

    “E kam thënë dhe do ta them sërish”, Materaci: Bajerni më trembte më shumë se sa Barcelona

    Interi është kualifikuar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Zikaltrit eleminuan Bajernin e Mynihut dhe përballë do të kenë një tjetër gjigant të futbollit europian. Bëhet fjalë për Barcelonën, e cila po përjeton një sezon të jashtëzakonshëm në drejtimin e Hansi Flikut. Por Marko Materaci i sheh katalanasit si më pak të frikshëm se sa Bajerni i Mynihut. Në një bashkëbisedim me Kasanon, ish-futbollisti i zikaltërve ka deklaruar se ekipi gjerman ishte më i kompletuar se sa Barcelona për t’i hapur probleme Interit.
    “E kam thënë më përpara dhe do ta them sërish: Bajerni më frikësonte më shumë se sa Barcelona. Barça shënon nga 4 gola për ndeshje, janë të rinj dhe i respejtoj, por e pashë Bajernin si një skuadër në mirë të pajisur për t’i shkaktuar probleme Interit. Pjekuria e Interit do ta ndihmojë Inzagin”, është shprehur Marko Materaci./Sport Ekspres/

  • Minimaratona “Inter Club Run”, zikaltërit “pushtojnë” Tiranën

    Minimaratona “Inter Club Run”, zikaltërit “pushtojnë” Tiranën

    Më shumë se 450 tifozë të Interit u bënë pjesë e minimaratonës Inter Run, që bëri bashkë zikaltërit në një fundjavë ndryshe. Gara që nisi në digën e liqenit artificial dhe përshkroi 5 km garantoi emocione të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit. Pa dallim moshe apo gjinie, atë ditë mbizotëronin dy ngjyra zi dhe kaltër.Një organizim deri në detaje nga Inter Club Albania që në mbështetjen e plotë dhe nga klubi i Interit organizoi këtë event për të gjithë tifozët zikaltër. Garuesit nuk ishin  vetëm nga Shqipëria, por në pistë zbritën dhe shumë italianë të cilët  kishin ardhur në vendin tonë për të qenë pjesë e kësaj minimaratone.Aktiviteti nisi që në mëngjes me garën e fëmijëve. Të gjithë të veshur me fanellën e Interit, ata ishin kthyer në tifozët më të zjarrtë të skuadrës italiane.Jo vetëm njerëzit, por pjesëmarrës ishin dhe kafshët të cilët zgjodhën që këtë ditë të visheshin me ngjyrat zikaltër.Surpriza më e bukur e këtij eventi ishte Andrea Ranocchia. I ftuari special i Inter Club Albania që kaloi një fundjavë në Tiranë. Të gjithë tifozët kishin mundësi për të bërë foto dhe video me ish-lojtarin e Interit që në cdo moment ishte i gatshëm për të biseduar me secilin prej tyre.Sipas presidentit të Inter Club Albania, Juxhin Rama, ky event i arriti të gjitha pritshmëritë ndërsa tregon me bindje të plotë, se  nuk do të jetë aktiviteti i fundi për tifozët zikaltër.Pjesë e kësaj minimaratone ishin dhe atlete apo ish sportistë që kishin zgjedhur të garonin për një ditë ndryshe.Dashuria për fanellën e Interit, ndjehet sapo i takon ata. Të gjithë i bashkonte pasioni për Interin dhe ëndrra që ky sezon të vishet zikaltër. Një rrugë e vështirë por jo e pamundur sipas tyre./A2CNNMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më shumë se 450 tifozë të Interit u bënë pjesë e minimaratonës Inter Run, që bëri bashkë zikaltërit në një fundjavë ndryshe. Gara që nisi në digën e liqenit artificial dhe përshkroi 5 km garantoi emocione të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit. Pa dallim moshe apo gjinie, atë ditë mbizotëronin dy ngjyra zi dhe kaltër.Një organizim deri në detaje nga Inter Club Albania që në mbështetjen e plotë dhe nga klubi i Interit organizoi këtë event për të gjithë tifozët zikaltër. Garuesit nuk ishin  vetëm nga Shqipëria, por në pistë zbritën dhe shumë italianë të cilët  kishin ardhur në vendin tonë për të qenë pjesë e kësaj minimaratone.Aktiviteti nisi që në mëngjes me garën e fëmijëve. Të gjithë të veshur me fanellën e Interit, ata ishin kthyer në tifozët më të zjarrtë të skuadrës italiane.Jo vetëm njerëzit, por pjesëmarrës ishin dhe kafshët të cilët zgjodhën që këtë ditë të visheshin me ngjyrat zikaltër.Surpriza më e bukur e këtij eventi ishte Andrea Ranocchia. I ftuari special i Inter Club Albania që kaloi një fundjavë në Tiranë. Të gjithë tifozët kishin mundësi për të bërë foto dhe video me ish-lojtarin e Interit që në cdo moment ishte i gatshëm për të biseduar me secilin prej tyre.Sipas presidentit të Inter Club Albania, Juxhin Rama, ky event i arriti të gjitha pritshmëritë ndërsa tregon me bindje të plotë, se  nuk do të jetë aktiviteti i fundi për tifozët zikaltër.Pjesë e kësaj minimaratone ishin dhe atlete apo ish sportistë që kishin zgjedhur të garonin për një ditë ndryshe.Dashuria për fanellën e Interit, ndjehet sapo i takon ata. Të gjithë i bashkonte pasioni për Interin dhe ëndrra që ky sezon të vishet zikaltër. Një rrugë e vështirë por jo e pamundur sipas tyre./A2CNN

  • Kompany i zhgënjyer: Fatkeqësisht, na mungonin shumë lojtarë titullarë ndaj Interit

    Kompany i zhgënjyer: Fatkeqësisht, na mungonin shumë lojtarë titullarë ndaj Interit

    Trajneri i Bayern Munich, Vincent Kompany, analizoi për “UEFA.com” dhe në konferencë shtypi eliminimin ndaj Interit: “Duhet të mendojmë për çështjen kryesore përpara ndeshjeve me Interin, mungesat për shkak dëmtimesh. Pavarësisht kësaj, besoj se bëmë mirë.
    Patëm keqardhje për ndeshjen e parë, edhe më shumë për të dytën. Sonte bëmë shumë gjëra pozitive. Kishim mbështetje të jashtëzakonshme nga tifozët. Në dy dy momente mund të kishim bërë më mirë, por duhet pranuar cilësia e Interit. Mendoj se krijuam më shumë raste për gol se Interi”.
    Në përgjithësi, Interi ishte më efektiv…Po, por nuk është vetëm çështje rezultati. Në të dyja ndeshjet u përballëm me një skuadër shumë të mirë. Ishim pa shumë lojtarë: Neuer, Musiala, Upamecano, Davies, Coman, etj. Kemi ndjenja të përziera, nuk do ta luajmë finalen në shtëpinë tonë. Kjo është e dhimbshme, por jemi krenarë për performancën.
    Kalendari ndikoi te dëmtimet…Kalendarin nuk e vendos unë. Ka shumë udhëtime e presion, çka rritet me mungesat. Është diçka për t’u analizuar.
    Çfarë ju mungoi për të shënuar më shumë në “San Siro”?Patëm shumë raste në ndeshjen e parë, video-analizat ishin të gjata, por Interi është ekip shumë i mirë. Do të riluanim njësoj, por rezultati mbetet keqardhja jonë e madhe.
    A mund ta mposhtë Barcelonën ky Inter në gjysmëfinale?Të dyja janë ekipe shumë të forta. Nuk më takon mua të gjykoj.
    Kim Min-Jae, te Napoli ishte ndryshe…Çdokush ka mendimin e tij. Unë e di që ai është i përqendruar për ta fituar kampionatin, siç bëri me Napolin. Nuk do flas keq për asnjë lojtar.

  • Yamal “fluturon” në gjysmëfinale, frikë te Barcelona: Shumë më keq të përballesh me Interin sesa me Bayernin

    Yamal “fluturon” në gjysmëfinale, frikë te Barcelona: Shumë më keq të përballesh me Interin sesa me Bayernin

    “Interi më duket kundërshtari më i rrezikshëm dhe më i komplikuar, me të cilin Barça mund të përballet në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve”. Ky është mendimi i gazetarit Sergi Capdevila, një emër i njohur pro-Barçës, nga e përditshmja “Sport” në Katalonjë.
    Gazetari në fjalë pasqyron saktësisht atë që mendojnë shumë tifozë katalanas, pas kalimit të turit çerekfinal ndaj Borussia Dortmundit. Nëse Simone Inzaghi dhe skuadra e tij arrijnë të eliminojnë Bayern Munich në superndeshjen e mbrëmjes së sotme në “San Siro”, atëherë gjysmëfinalja do të jetë mes Barcelonës dhe Interit.
    Capdevila shton: “Do t’ju thosha se Interi, këtu në Barcelonë, na duket madje më i rrezikshëm dhe më i komplikuar për t’u përballur sesa PSG. Është një skuadër që ka mbërritur deri në këtë fazë të Champions-it pa shumë bujë, pa u cilësuar si favorite nga shtypi, por është shumë e organizuar dhe po punon prej kohësh me të njëjtën bërthamë lojtarësh. Inzaghi drejton një skuadër të ekuilibruar, të fortë në sulm, plot talent”.
    Në fund, një parashikim për sfidën e sotme, që do të përcaktojë kundërshtarin e Barcelonës në gjysmëfinale: “Mes Bayernit dhe Interit, mendoj se për Barçën e Flick do të ishte shumë më mirë të përballej me bavarezët. Ndeshja e kthimit në ‘San Siro’ e bën gjithçka më të ndërlikuar pas fitores së Interit në ‘Allianz Arena’. Do të jetë e vështirë për Bayernin të kalojë më tej sot”.

  • Capello paralajmëron Interin: Gabim i madh nëse menaxhon avantazhin e ndeshjes së parë

    Capello paralajmëron Interin: Gabim i madh nëse menaxhon avantazhin e ndeshjes së parë

    Nga studiot e “Sky Sport”, Fabio Capello ka folur për përballjen e kthimit mes Interit dhe Bayern Munich: “Do të jetë një ndeshje shumë e vështirë. Bayerni është një skuadër e fortë dhe duhet ta përmbysë rezultatin. Interi duhet të jetë shumë i kujdesshëm.
    Gabimi më i madh do të ishte po të përpiqej të ruante rezultatin (2-1) e ndeshjes së parë. Zikaltrit duhet të luajnë sikur nis gjithçka nga 0-0, duhet të luajnë hapur. Forca e Interit qëndron të plotësia si skuadër, kur gjen hapësira të dëmton. Bayerni do të duhet të rrezikojë, do të hapet”.
    Skuadra e Inzaghit është stërvitur dje në “Pinetina”, në shi të dendur, të gjithë lojtarët janë në dispozicion, përveç mungesave të njohura:
    Denzel Dumfries dhe Piotr Zielinski janë ende të dëmtuar dhe pritet të rikthehen në fund të prillit, ndoshta për sfidën kundër Romës, para gjysmëfinales së mundshme të Champions-it.
    Joaquín Correa është i gatshëm fizikisht, por nuk është në listën e UEFA-s dhe nuk do të jetë në dispozicion.
    Janë bashkuar me ekipin edhe të rinjtë Berenbruch, Cocchi, Pinotti dhe Romano.

  • Matthäus i jep këshilla publike Kompany: Müller duhet të luajë titullar ndaj Interit, ndryshe…

    Matthäus i jep këshilla publike Kompany: Müller duhet të luajë titullar ndaj Interit, ndryshe…

    Në vigjilje të sfidës së kthimit mes Interit dhe Bayern Munich, që vlen një vend në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve, legjenda gjermane dhe ish-lojtari i të dyja skuadrave, Lothar Matthäus, ka folur për “SkySportDE: “Për Bayernin është një ndeshje me shumë peshë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.
    Prandaj, mendoj se Müller duhet të jetë titullar kundër Interit. Ai duhet të luajë, për mua çdo alternativë tjetër është e pamendueshme. Nëse Kompany nuk e zgjedh Müller dhe gjërat shkojnë keq, atëherë trajneri, që ka bërë një punë të shkëlqyer muajt e fundit, do të përballet me momente të vështira”.
    Më tej, ish-kampioni i botës komentoi edhe për mbrojtjen dhe ndeshjen e parë: “Nuk do të ndryshoja shumë në mbrojtje, Kim ndonjëherë bën gabime, por ka treguar se për çfarë është i aftë. Javën e kaluar, Bayerni tregoi se ishte skuadra më e mirë.
    Problemi, ashtu si ndaj Dortmundit, ishte konkretizimi i rasteve. Nëse çdo gjë funksionon, Bayerni mund ta përmbysë disavantazhin prej një goli në çdo ndeshje. Në çerekfinalen e parë munguan vetëm disa detaje”.
    Në fund, Matthäus doli në mbrojtje të Harry Kane: “Ai goditi shtyllën, gjërat nuk po i shkojnë mirë, por nuk do ta quaja në krizë. Kane e di ku është porta dhe do të shënojë sërish për Bayernin, shpresojmë që të ndodhë të mërkurën”.