Ajo që ishte frika më e madhe te Interi, tani po bëhet realitet. Pak ditë më parë te zikaltërit ëndërronin tripletën, teksa Champions League ishte i vetmi “mision i pamundur”. Por pas atij eliminimi të Bayern Munchen, të gjithë nisën të besonin për tripletën.
Pas humbjes me Milanin për largimin nga Kupa, Interit iu shuajt ëndrra e tripletës. Por zikaltërit tani nuk kanë më as në dorë Serinë A. Në ditën e sotme, Interi ka humbur nga Roma në shtëpi 0-1 me golin në pjesën e parë të realizuar nga Soule.
Në të dytën ishin të dyja ekipet që kishin raste të mira goli, veçanërisht miqtë krijuan jo pak shanse të arta shënimi. Në rast se Napoli fiton sot kundër Torinos, do të linte Interin pas vetes me tre pikë më shumë. Menjëherë pas ndeshjes, Inzaghi ka kërkuar të harrohet kjo humbje duke e dërguar fokusin te përballja ndaj Barcelonës në Champions League.
“Është futboll. Ne po arrijmë nga tre humbje që lëndojnë këtë javë, por skuadra sot, me shumë qartësi, u përpoq dhe e vuri zemrën për të, dhe njerëzit e panë. Nuk duhet të flasim për këtë, por të shohim veten, të përpiqemi të analizojmë dhe të rikuperojmë energjinë, duke qenë se pas dy ditësh do të jemi në Barcelonë, nuk kishim nevojë t’i shihnim mbrëmë kundër Realit, do të shkojmë me shumë respekt, por jo me frikë.
Duhej të ishim më të mirë si skuadër. Ushtruam shumë presion individual dhe jo si skuadër, Roma krijoi disa probleme. Më pas pranuam golin e parë me një kërcim ku topi u kthye në këmbët e Soule-s i cili ishte i mirë, asgjë për të thënë. Roma luajti një lojë të shkëlqyer për të fituar në San Siro. Duhet të përmendim edhe njerëzit tanë, tifozët tanë, të cilët e kanë kuptuar se çfarë po bëjnë djemtë këtë sezon.
Goli i Romës ishte një përplasje e rastësishme. Roma luajti një lojë të mrekullueshme dhe ne i dhamë gjithçka që kishim për të fituar. Djemtë i dhanë gjithçka që kishin në fushë. Edhe tifozët e kuptuan dhe e vlerësuan. Duartrokitja na e harron këtë lojë të keqe, por kjo lojë e keqe në fund, ngecje tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/
Tag: interit
-

“Nuk i pamë dje me Realin, se kemi frikë Barcelonën”! Trajneri i Interit: Vumë zemrën ndaj Romës, edhe tifozët na duartrokitën pas ndeshjes
-

Zbulohet objektivi i merkatos, Interi dërgon skautë në stadium për ta ndjekur
27 Prill 2025
12:23
Telesport
Mateo Pellegrino është një nga kandidatët e merkatos së Interit për sulmin e së ardhmes. Në ndeshjen Lazio-Parma, raportohet se skautët e klubit zikaltër do të ndjekin nga afër sulmuesin në stadium.
Lajmi raportohet nga Tuttosport, e cila përmend edhe disa emra të tjerë në listën e Interit: Castro (Bologna), David (Lille), Krstovic (Lecce) dhe Lucca (Udinese).
Raportet ndërmjet Interit dhe Parmës janë të shkëlqyera dhe kjo shton shanset e transferimit të Pellegrinos. Marrëveshja do të jetë e lehtë për t’u arritur. -

Milani i prishi të gjitha llogaritë, Inzaghi ngre zërin në stërvitje me lojtarët e Interit pas humbjes në derbi
Futbolli duket shpeshherë si një bursë, brenda një dite je duke fituar gjithcka dhe kur zgjohesh, nuk ke asgjë. Vecanërisht në rastin e Interit ishte kjo situata, teksa optimizmi ishte i madh te zikaltërit pasi eliminuan Bayern Munchen.
Ekipi i Inzaghit ishte në garë për tre tituj, por papritur u eliminuan nga Milani në Kupën e Italisë, ndërsa po kjo skuadër, e kishte nxjerrë nga gara në Superkupë me po të njëjtin trajner, Conceicao.
Tani Interit i ngelen vetëm dy mundësi, Seria A dhe Champions League. Championsi është një “mision i pamundur” duke parë ekipet përballë, por edhe gara në kampionatin italian nuk është fare e lehtë.
Interi do të përballet nesër me Romën dhe më pas me Barcelonën. Trajneri Inzaghi ka mbledhur lojtarët në stërvitje dhe ka ngritur zërin sipas raportimeve nga Italia. Pas humbjes me Milanin, Inzaghi ka folur me tone të larta duke ia lënë qartë të kuptueshme lojtarëve se nëse duan të fitojnë dicka në këtë sezon duhet të luajnë me përqendrim të lartë, në të kundërt, nuk do të marrin asgjë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“Forca e Interit nuk vihet në dyshim, pyesni Barcelonën po deshët. Flick nuk është aspak i qetë”
Pas eliminimit nga Kupa e Italisë, që ka lënë disa pasoja, çfarë duhet të bëjë tani Interi? Kjo ishte pyetja drejtuar Arrigo Sacchit në intervistën për “Gazzetta dello Sport”. Përgjigja e tij ishte e qartë: “Të bëjë atë që ka bërë klubi zikaltër.
Të japë sinjalin se besimi ndaj trajnerit dhe lojtarëve është i pandryshuar. Në fakt kjo lëvizje e drejtuesve nuk më çudit, sepse presidenti zikaltër është Beppe Marotta. Jemi miq prej një jete, e di mirë si mendon ai”.
Tripleta ka ikur, por tani mbetet mundësia për të fituar “dopietën”. “Interi i ka të gjitha mundësitë, – garanton Sacchi. – Ka një grup lojtarësh me nivel të lartë, teknikisht të zotë dhe me shumë përvojë.
Mbetet vetëm të rikuperojnë pak energjitë fizike dhe mendore, që mund t’i kenë humbur gjatë rrugës për shkak të shumë angazhimeve që kanë pasur. Sidoqoftë, forca e Interit nuk vihet në dyshim. Pyesni ata të Barcelonës nëse janë të qetë që do të përballen me Interin. Unë jam i bindur që Barça dhe trajneri i tyre nuk janë aspak të qetë”.
Pastaj, me një shije ironie, Sacchi shton: “Po nëse Interi fiton vërtet kampionatin dhe Ligën e Kampionëve, ose edhe vetëm njërën prej tyre, Simone Inzaghi do të kthehet të jetë një fenomen apo do të vazhdojë të kritikohet?”
Një thumbim ndaj kritikave të ashpra që kanë goditur trajnerin zikaltër pas humbjes 3-0 kundër Milanit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Sacchi, i habitur nga kritikat ndaj Inzaghit: Pas Bayernit ishte fenomen, sa shpejt e bëtë “gomar”… -

Strapacimi fizik i Interit, ka luajtur 15 mijë minuta më shumë se Napoli. Lautaro, më i “shtrydhuri”
Mos guxoni të flisni për lodhje. Simone Inzaghi nuk do ta dëgjojë më këtë fjalë. Ai mendon si të mëdhenjtë e Europës, që zgjedhin të luftojnë në të gjitha frontet. E megjithatë, shifrat janë të qarta, në disa aspekte edhe tronditëse.
Duke mbledhur minutazhin e të gjithë lojtarëve të Interit, të aktivizuar në kompeticione të ndryshme nga trajneri nga Piacenza, shkruan edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, arrihet në një total prej 50.417 minutash. Nëse bëhet e njëjta llogaritje për skuadrën e Napolit, totali është shumë më pak, 35.640 minuta aktivizim.
Pra, zikaltrit kanë luajtur rreth 15 mijë minuta më shumë, ose në përkthim praktik, 15 ndeshje diferencë. Kaq i ndajnë dy skuadrat kryesuese të Serie A, një barrë e rëndë për Interin në këtë fund sezoni drejt titullit.
Duke analizuar rastet individuale, “Gazzetta” thekson se përveç portierit Sommer, më i përdoruri i skuadrës zikaltër me 3.870 minuta, janë edhe pesë lojtarë të tjerë që kanë kaluar kuotën e 3.000 minutave: Bastoni (3.455’), Lautaro (3.435’, gati për ta kaluar Bastonin, meqë mbrojtësi do të jetë i pezulluar kundër Romës), Barella (3.242’), Mkhitaryan (3.200’) dhe Thuram (3.004’).
Diferenca me Napolin është shumë e dukshme, pasi në radhët e skuadrës napolitane, i vetmi që ka kaluar 3.000 minutat aktivizim është Rrahmani (3.046’).
-

Eliminimi nga Kupa, Inzaghi: Jemi të lodhur
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi komentoi humbjen 3-0 nga Milani dhe eliminimin në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
“Kisha keqardhje mbi të gjitha për atë që bëmë në pjesën e parë, ne meritonim diçka më shumë. Nuk ishim të saktë për të përfituar nga rastet tona, ndërsa ata shënuan një gol të bukur në rastin e parë, edhe nëse do të duhej të ishim më të kujdesshëm. Pastaj në fillim të pjesës së dytë, madje e pranuam golin menjëherë. Goditja me kokë e de Vrij-it që do të kishte rihapur lojën, megjithatë ne bëmë më pak se në pjesën e parë të ndeshjes dhe na munguan momentet finale të ndeshjes , si në zonën tonë ashtu edhe në atë të tyre”, tha Inzaghi.
Trajneri i Interit, duke folur për Mediaset komplimenton kundërshtarët.“Duhet t’i japim meritat edhe Milanit, në të pestë derbet e këtij sezoni na kanë vënë gjithmonë në vështirësi dhe ne të gjithë duhej të bënim diçka më shumë, unë së pari. Ata e meritonin finalen, duhej diçka më shumë nga ne”, vijoi ai.
Ishte e pashmangshme t’i riktheheshim temës së lodhjes, e cila u pa qartë në fushë te shumë lojtarë.
“Lodhja është aty, mendore dhe fizike, nuk ka kuptim ta mohojmë, por nuk duhet të jetë alibi. Ne kemi pasur një orar më të ngarkuar se të tjerët, por nuk duhet të jetë alibi, kemi vendosur të ndjekim këtë rrugë që po na jep kaq shumë gëzim dhe zhgënjim. Kemi dy humbje radhazi , do t’i analizojmë me kujdes”, tha më pas Inzaghi.
Si rikuperoheni duke pasur parasysh kampionatin apo Champions League?
“Ne punojmë në fushë, luajmë dhe ecim përpara. Muaji i fundit na pret, më sfiduesi, për t’u përballur me besim dhe me ndihmën e tifozëve dhe klubit”, mbylli Inzaghi fjalën e tij. -

Kupa e Italisë/ Interit i “shuhet” ëndrra tripletë! Milani shpëton sezonin, fiton 3-0 në derbi dhe arrin në finale
Milani ka mposhtur 3-0 Interin në Derbi dhe ka siguruar biletën për në finalen e Kupës së Italisë. Luka Joviç ka qenë protagonisti absolut i këtij takimi duke shënuar dy herë.
Sulmuesi i Milanit realizoi nga një gol në secilën pjesë. Në fund të pjesë ssë parë Joviç realizoi me kokë duke shfrytëzuar maksimalisht krosin e ardhur nga ana e djathtë të dhënë nga Jimenez.
Ndërsa me fillimin e pjesës së dytë ishte sërish Joviç i cili përfitoi nga një mosmarrëveshje e mbrojtjes së Interit për të realizuar dhe golin e dytë.Ndërkohë në fund të ndeshjes kuqezinjtë shënuan edhe golin e tretë me anë të Rejnders.
Milani kualifikohet në finale me rezultatin e përgjithshëm 4-1, pasi në sfidën e parë kuqezinjtë patën barazuar 1-1.
Pas kësaj humbjeje Interit i shuhen ëndrrat për tripletë, dhe tashmë mbetet në garë vetëm në luftën për titull ku është me pikë të barabarta me Napolin dhe në Champions League ku do të ndeshet me Barcelonën në gjysmëfinale.
Mbrëmjen e së enjtes do të mësohet dhe finalisti i dytë i Kupës së Italisë ku do të përballet Bolonja me Empolin. -

Milani luan gjithçka ndaj Interit, kualifikim në finale ose sezoni bëhet katastrofik
Nuk ka “nesër”. Kjo është thënë disa herë gjatë sezoneve të fundit të Milanit dhe, mes Serie A, Champions League e “Europa League”, gjithmonë ka përfunduar keq: kuqezinjtë nuk kanë festuar kurrë. Pra, atë “nesër” nuk e kanë përjetuar kurrë. Por sonte, ai “nesër” mund të bëjë vërtet diferencën: ose fitohet dhe kalohet turi kundër Interit, ose sezoni bëhet edhe më katastrofik, duke rrezikuar edhe sezonin e ardhshëm pa Europë.
Fjalët e ConceicaoConceicao e di shumë mirë këtë dhe ndoshta për të motivuar lojtarët e tij, tregon besim: “Për ne është një ndeshje themelore, duam shumë të fitojmë dhe t’ua dhurojmë tifozëve këtë trofe. Duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, të jemi shumë konkurrues”.
Nga pikëpamja taktike, Conceicao do të konfirmojë 3-4-3 që është përdorur në dy ndeshjet e fundit, jo mbrojtjen me katër, që nuk ka humbur asnjëherë këtë sezon kundër Interit. “Gjithmonë, – shpjegoi trajneri kuqezi, – kemi shtuar një element të pestë në fazën mbrojtëse, herë Musah, herë Jimenez.
Varet nga ajo që kërkojmë nga ndeshja dhe momenti i kundërshtarit, që në çdo ndeshje përpiqet të bëjë diçka ndryshe. Gjithmonë ka individualitete dhe dinamika të veçanta. Duhet të shfrytëzojmë dobësitë e tyre dhe të jemi të kujdesshëm ndaj pikave të tyre të zikaltërve”.
Formacioni i mundshëm i MilanitSiç u përmend, do të konfirmohet 3-4-3 i parë kundër Udineses dhe Atalantës. Parashikohet një ndryshim i vetëm: prania e Tammy Abraham, i cili ka shënuar tashmë dy gola kundër Interit këtë vit, në vend të Luka Jovic. Pranë sulmuesit qendror do të jenë si zakonisht Christian Pulisic dhe Rafael Leao.
Mesfusha do të përbëhet nga dy lojtarë anësorë, Alex Jimenez dhe Theo Hernandez, si dhe nga dyshja qendrore Fofana-Reijnders. Në mbrojtje do të konfirmohet tridenti Tomori-Gabbia-Pavlovic, të vendosur përpara Maignan. Në stol do të kthehen si Walker, ashtu edhe Loftus-Cheek. Mbrojtësi i djathtë mund të ketë gjithashtu ndonjë shans të vogël për të luajtur nga fillimi, si surprizë e minutës së fundit. -

Inter-Milan për biletën e finales së Kupës, një ‘sy’ te …kartonët
Nesër në mbrëmje në ‘San Siro’ do të luhet bileta e finales së Kupës së Italisë ndërmjet Interit dhe Milanit.
Ai vjen nga barazimi i ndeshjes së parë 1-1, i shënuar nga golat e Tami Abraham dhe Hakan Çalhanoglu.
‘Madonina’ në fakt do të duhet të luhet me kujdes pasi shumë nga futbollistët e të dyja skuadrave rrezikojnë finalen e cila me shumë mundësi do të përballet me Bolonjën (Bolonja- Empoli e vajtjes 0-3 për Bolonjën).
Në ekipin vendas të Interit ata që rezikojnë janë Açerbi, Bisek dhe Dumfris, ky i fundit mungon për shkak të një dëmtimi muskulor të pësuar kundër Atalantës. Midis kuqezinjëve që rrezikojnë të s’kualifikohen në finale janë Hernandez, Reijnders dhe Terraçiano.
Vazhdo leximin
-

Conceiçao para derbit me Interin: Vuajmë në fazën mbrojtëse, shtëpitë ndërtohen nga themelet…
Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, prezantoi në një konferencë për shtyp ndeshjen e kthimit të gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Interit, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Portugezi e nisi me një mendim për Papa Francesco, i cili u nda nga jeta më 21 prill: “Jam praktikues, çdo ditë shkoj në meshë, e kam bërë gjithmonë. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, do të na mungojnë fjalët dhe shikimi i tij”.
Çfarë ndeshjeje do të jetë ndaj Interit?Klubet e mëdha synojnë të arrijnë deri në fund, në çdo kompeticion. I përgëzoj zikaltrit për Champions-in dhe kampionatin që po zhvillojnë, kjo tregon forcën e tyre. Për ne kjo ndeshje është thelbësore, sepse duam të fitojmë dhe të arrijmë në finale për t’iu dhuruar tifozëve një trofe. Për ta bërë këtë, duhet të fitojmë dhe të jemi konkurrues. Çdo ndeshje është e veçantë, suksesi do të varet nga ajo që bëjmë ne. Duhet të jemi në nivel të lartë.
A keni tentuar të zgjoni krenarinë e skuadrës suaj?Para ndeshjes me Udinesen kisha ndjesi të mira dhe e thashë këtë, por i kisha edhe para Atalantës. Më pas nuk i përkthyem si duhet udhëzimet në fushë. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, në pushim u rregulluam dhe Atalanta nuk e kaloi gjysmën e fushës për 15 minuta. Kishte një gabim kolektiv te goli, zakonisht ata që hyjnë në lojë sjellin diçka më shumë, por këtë herë nuk ndodhi. Tani ajo është e shkuara, ndeshja ndaj Interit është më e rëndësishmja. Skuadra ime është e vetëdijshme për këtë.
Si është Walker?Është stërvitur me skuadrën, nuk është në formën maksimale, ashtu si Loftus-Cheek, por do të jenë të dy në dispozicion.
A është mbrojtja me tre lojtarë sistemi i duhur për Milanin, pavarësisht kundërshtarit?Moduli është i rëndësishëm, por mbi të gjitha është puna në një sistem. Pastaj është çështje e dinamikave që duhet të ketë skuadra. Duhet të dimë të mbrojmë, t’i neutralizojmë pikat e forta të Interit. Edhe me skema të tjera kemi shtuar shpesh një lojtar më shumë në vijën e mbrojtjes. Njihemi mirë me Interin, por ekzistojnë edhe individualitetet që duhen marrë parasysh. Duhet të jemi të zotë të shfrytëzojmë pikat e tyre të dobëta. Zikaltrit kanë shumë cilësi me topin në këmbë, por edhe ne kemi. Kam parë gjëra të mrekullueshme në ofensivë, ndërsa në mbrojtje nuk kemi qenë në nivelin që duam. Duhet të punojmë në prapavijë, sepse shtëpitë ndërtohen nga themelet…
A keni parë një Inter të lodhur?Ata po luajnë shumë ndeshje, por janë mësuar me një ritëm të tillë. Rikuperimi sot bëhet shpejt. Kam parë ndeshjen e tyre ndaj Bologna, më pëlqen t’i studioj kundërshtarët. Më pak apo më shumë të lodhur ndryshon pak, cilësia e tyre është gjithmonë e pranishme.