Tag: interit

  • Slot do me patjetër yllin e Interit, Liverpool ka gati ofertën mbi 100 milionë euro

    Slot do me patjetër yllin e Interit, Liverpool ka gati ofertën mbi 100 milionë euro

    9 Nëntor 2025

    20:45

    Telesport

    Pavarësisht se shpenzoi mbi 500 milionë euro në merkaton e fundit, Liverpool ka zhgënjyer me paraqitjet e deritanishme, duke e bërë të nevojshme sërish ndërhyrjen në merkaton e ardhshme.
    Objektivi i madh i radhës i kapionit në fuqi të Premier League është Alessandro Bastoni, qendërmbrojtësi i Interit. “Il Giorno” raporton se Liverpool është gati të ofrojë 100 deri në 115 milionë euro për yllin e mbrojtjes të zikaltërve.
    Kontrata e lojtarit me Interin skadon në vitin 2028 dhe momentalisht drejtuesit zikaltër nuk janë në presion për largimin e tij, por do ta kenë shumë të vështirë të rezistojnë përballë një shifre të tillë.
    Për Bastoni-n ka pasur interes edhe nga klube të tjera të mëdha, një nga ato është edhe Barcelona, por katalanasit asnjëherë nuk kanë paraqitur një ofertë konkrete.
    Ndërkohë që Liverpool e sheh Bastonin si pasuesin perfekt të Virgil van Dijk në qendër të mbrojtjes dhe jo më kot është i gatshëm të paguajë kaq shumë.

  • “San Siro” do të shndërrohet në “ferr” për kundërshtarët/ Detajet e stadiumit të ri të Milanit e Interit, tribunat si “muri i verdhë” i Dortmundit

    “San Siro” do të shndërrohet në “ferr” për kundërshtarët/ Detajet e stadiumit të ri të Milanit e Interit, tribunat si “muri i verdhë” i Dortmundit

    Pas firmosjes së aktit zyrtar të pronësisë, San Siro kalon zyrtarisht në duart e Interit dhe Milanit, duke hapur rrugën për ndërtimin e impiantit të ri, një projekt madhështor i firmave prestigjioze Foster dhe Manica. 
    Sipas “La Gazzetta dello Sport”, stadiumi do të jetë një strukturë moderne, vertikale dhe me izolim të avancuar akustik, duke respektuar mjedisin urban përreth. Projekti parashikon një lartësi prej 52 metrash dhe kapacitet prej 71.500 spektatorësh, me një mbulesë të qëndrueshme që do të izolojë zhurmën dhe do të mbrojë tribunat, pa mbuluar fushën e lojës. 
    Elementi që pritet të bëjë diferencën është pjerrësia e tribunave prej 37 gradësh, e njëjtë me “Murin e Verdhe” në Dortmund dhe me adrenalinën aktuale në San Siro-s. Kjo pritet të krijojë një atmosferë më të fuqishme, më afër fushës dhe me akustikë të përmirësuar, duke ofruar një përvojë unike për tifozët dhe lojtarët. 
    Por projekti nuk kufizohet vetëm te futbolli. Stadiumi i ri do të shërbejë edhe si qendër eventesh ndërkombëtare, me mundësi për të pritur deri në 20 koncerte në vit, mes tyre 12 me artistë botërorë. 
     

  • “San Siro” kalon në pronësi të Interit dhe Milanit, flet Scaroni: Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë

    “San Siro” kalon në pronësi të Interit dhe Milanit, flet Scaroni: Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë

    5 Nëntor 2025

    14:27

    Alfred Lleshi

    Të mërkurën e 5 nëntorit u firmos zyrtarisht akti noterial për kalimin e pronësisë së stadiumit “San Siro” tek Interi dhe Milani, një moment historik për futbollin milanez. Pas nënshkrimit, presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, u ndal shkurt përpara gazetarëve, duke komentuar: “Gjërat e bukura kërkojnë gjithmonë kohë”.
    Scaroni ka qenë një nga nxitësit kryesorë të këtij projekti që në fillim, ndaj konsiderohet si një nga fituesit e çshtjes. Nga ana e Interit, procesin e ka ndjekur fillimisht Alessandro Antonello, më pas Massimiliano Catanese dhe përfaqësues të fondit “Oaktree”, ndër ta Katherine Ralph. Deklarata të tjera priten në vazhdimësi për këtë sipërmarrje të përbashkët mes dy klubeve milaneze.

  • Festuan me gjithë shpirt golin e Interit, Sky Sport i pushon nga puna (video)

    Festuan me gjithë shpirt golin e Interit, Sky Sport i pushon nga puna (video)

    4 Nëntor 2025

    18:50

    Telesport

    Goli i Interit, ose më saktë autogoli që vulosi fitoren 1-2 të zikaltërve në fundjavën e kaluar ndaj Veronës, iu ka kushtuar shtrenjtë dy gazetarëve praktikantë në Sky Sport.
    Momenti ndodhi gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë, ku dy  gazetarët praktikantë nuk rezistuan dot pa festuar golin e fitores për ekipin e tyre të zemrës, por harruan që ishin në transmetim të drejtpërdrejtë dhe në kohën e sotme virtuale, nuk ka gjë që i shpëton dot kamerës dhe syrit të publikut.
    Episodi shkaktoi një valë të madhe reagimesh, duke e detyruar drejtorin e Sky Sport, Federico Ferri, të dërgojë menjëherë në shtëpi të dy praktikantët. Në një letër të dërguar redaksisë, Ferri ka kërkuar që episode të tilla të mos përsëriten më. “Kur njëri prej nesh turpërohet, turpërohemi të gjithë”, mësohet të ketë thënë drejtori i Sky Sport, duke kërkuar nga punonjësit e tij të tregohen korrekt dhe profesionistë në punën e tyre.
    SHIKOVIDEON

  • Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Tragjedi për Josep Martinez, portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    28 Tetor 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Një ngjarje tragjike ndodhi mëngjesin e sotëm në Fenegrò, në provincën e Comos. Rreth orës 09:40, një 81-vjeçar që po lëvizte me karrocë elektrike u përplas nga makina, e cila drejtohej nga portieri i dytë i Interit, Josep Martinez. Ky i fundit po shkonte drejt “Appiano Gentile” për stërvitje. Goditja ishte e fortë dhe, pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të lojtarit, mbërritjes së ambulancës, helikopterit dhe karabinierëve, i moshuari ndërroi jetë në vend.
    Sipas hetimeve paraprake, viktima kishte dalë nga korsia e biçikletave për të kaluar rrugën në momentin kur po kalonte makina e Martinez. Një nga hipotezat është se I moshuari mund të ketë pësuar ndonjë kolaps shëndetësor. Futbollisti, i palënduar, u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë, megjithëse ishte në gjendje shoku. Rruga u mbyll për hetime, ndërsa Interi anuloi konferencën e sotme të trajnerit Chivu.

  • Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Portieri i Interit aksidenton për vdekje të moshuarin

    Një aksident tragjik ka ndodhur në Fenegrò, pranë Comos, ku një 81-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga automjeti që drejtohej nga Josep Martinez, portieri i dytë i skuadrës së Interit.
    I moshuari ndodhej në karrocën e tij elektrike duke lëvizur përgjatë rrugës, kur u godit nga makina e futbollistit. Përplasja rezultoi fatale, pasi viktima humbi jetën në vendngjarje pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipit të emergjencës.
    Sipas mediave italiane, Martinez u ndal menjëherë për të dhënë ndihmën e parë dhe bashkëpunoi me autoritetet. Hetimet paraprake sugjerojnë se 81-vjeçari mund të ketë humbur kontrollin e karrocës dhe ka hyrë në krahun e kundërt pikërisht në momentin kur po kalonte automjeti i futbollistit, duke çuar në përplasjen fatale, shkruan A2 CNN.
    Interi ka anuluar konferencën për shtyp të trajnerit Cristian Chivu, në prag të ndeshjes me Fiorentinën.
    Josep Martinez, 27 vjeç, është portier spanjoll që iu bashkua Interit sezonin e kaluar nga Genoa dhe është zëvendësuesi i Yann Sommer. Ai ka debutuar me Interin në dhjetor në Kupën e Italisë dhe në kampionat më 22 shkurt 2025.

  • “Unë nuk do ta lejoja, trajneri i Interit po duket i vogël”, Konte thumbon zikaltrit:  Ndryshimi mes Interit dhe Napolit është…

    “Unë nuk do ta lejoja, trajneri i Interit po duket i vogël”, Konte thumbon zikaltrit:  Ndryshimi mes Interit dhe Napolit është…

    Përballja për kreun e renditjes në Serinë A ka përfunduar me fitoren e Napolit. Të kaltrit kanë mposhtur Interin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Diego Armando Maradona”. Pala zikaltër ka kritikuar dhënien e penalltisë në favor të Napolit. Marota tha pas ndeshjes se 11 metërshi ishte i gabuar. Konte është kundërpërgjigjur gjatë intervistës së tij për “DAZN”-in. Trajneri italian ka “thumbuar” klubin zikaltër, teksa ka vënë në dukje fakti se Interi dërgon drejtuesit për të krijuar alibi.
    “Ndryshimi mes Napolit dhe Interit është se ata dërgojnë Marotën ose drejtues të tjerë, ndërsa nga ne vij unë. Skuadra e mëdha nuk duhet të krijojnë alibi, unë nuk do t’jua kisha lejuar drejtuesëve të mi. Marota tashmë është bërë edhe president. Po bën një përshkallëzim të madh, por t’ja lërë gjërat e fushës atij që ka bërë ndeshjen dhe të mos ndërhyjë, sepse kështu zvogëlon edhe trajnerin”, ka deklaruar ndër të tjera Antonio Konte./Sport Ekspres/

  • De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)

    De Bruyne nderon Napolin në pjesën e parë ndaj Interit, por mesfushori belg është i pafat… (video)

    25 Tetor 2025

    18:48

    Telesport

    Napoli po fiton 1-0 ndaj Interit në pjesën e parë, në supersfidën e javës së tetë e cila po luhet në stadiumin “Diego Armando Maradona”.
    Momenti kryesor i 45 minutave të para ishte në minutën e 30-të, ku pati një kontakt në zonë fillimisht mes Mkhitaryan dhe Di Lorenzo-s dhe më pas një ndërhyrje rrëshqitëse nga Acerbi, ndaj kapitenit të Napolit. Arbitri dha penallti, e cila konfirmohet edhe nga VAR.
    Kevin De Bruyne tregohet i saktë nga 11 metrat dhe kalon Napolin në avantazh. Pak minuta më pas, De Bruyne është i pafat pasi lë fushën e lojës për shkak dëmtimi. Edhe tek Inter, Mkhitaryan u largua për shkak dëmtimi. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Napoli-n.
    SHIKOGOLIN

  • Conte karikon Napoli, kërkon të ndryshojë fytyrë pas humbjesh së turpshme në Europë

    Conte karikon Napoli, kërkon të ndryshojë fytyrë pas humbjesh së turpshme në Europë

    “Rinisje” është motoja e Napolit përpara ndeshjes së madhe kundër Interit. Kampionët e Italisë duhet ta harrojnë shpejt humbjen në Eindhoven dhe ringjallja e garës për titullin kampion është një mundësi e artë. Megjithatë, ata duhet të menaxhohen sa më mirë që të jetë e mundur për të shmangur një humbje të tretë radhazi dhe një krizë edhe më të thellë.
    Trajneri Antonio Conte i vuri lojtarët e tij të punonin në dy fronte: njëri mendor dhe tjetri, padyshim, fizik. Para seancës stërvitore, trajneri dhe ekipi u takuan përsëri për të kuptuar se çfarë shkoi keq në Holandë dhe për të gjetur një zgjidhje. Seanca në fushë zgjati shumë dhe përfundoi vonë pasdite.
    Të gjithë ishin të përfshirë, si në studimin e Interit ashtu edhe në punën taktike. Conte donte t’u përcillte lojtarëve tre koncepte: përulësi, punë të palodhur dhe sakrificë. “Pa këto detaje nuk do të arrish askund”, tha Conte.
    Sa i përket formacionit, sulmi është aktualisht fusha ku Conte ka dyshimet më të mëdha. Mungesa e Hojlund kundër Torino dhe PSV u ndje, por ka njëfarë optimizmi për gjendjen e danezit. Të enjten, ai u stërvit pjesërisht me grupin dhe pjesërisht vetëm, pasi ende po përjetonte disa shqetësime në këmbën e majtë.
    Për momentin, e vetmja siguri është mbështetja e madhe që do të japing tifozët në stadiumin “Maradona”. Të shtunën në mbrëmje stadiumi do të jetë i mbushur me tifozë të gatshëm për të ndihmuar ekipin të rikthehet në këmbë.

  • Ndeshja ndaj Interit, tekniku i Union SG: Synojmë rezultat pozitiv në Champions

    Ndeshja ndaj Interit, tekniku i Union SG: Synojmë rezultat pozitiv në Champions

    David Hubert, trajneri i Union Saint-Gilloise, bëri analizën e tij para ndeshjes ndaj Interit në Champions.
    “Do të luajmë kundër një finalisti të Ligës së Kampionëve. Ata nuk kanë ndryshuar shumë, janë një ekip i mirëorganizuar. Kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit dhe janë të dytët në Serie A. Ky është kundërshtari më i vështirë që Union ka përballuar ndonjëherë në Evropë”.

    Do të duhet të luajmë një ndeshje të plotë. Secili do të duhet të japë gjithçka. Detajet do të bëjnë diferencën. Nuk e njoh trajnerin e tyre, Christian Chivu-n. I kam analizuar vetëm për një javë”, shpjegoi ai. “Ata po e ndërtojnë ekipin si vitin e kaluar. Kanë bërë mirë dhe vazhdojnë të bëjnë mirë. Mezi presim të luajmë. Por mbi të gjitha, po përqendrohemi te vetja, te mënyra se si mund t’i përballojmë”.
    © BalkanWeb