Tag: interit

  • Cubarsí: Falë mentalitetit tonë të fortë evituam humbjen ndaj Interit

    Cubarsí: Falë mentalitetit tonë të fortë evituam humbjen ndaj Interit

    1 Maj 2025

    8:54

    Alfred Lleshi

    Pas barazimit spektakolar 3-3 ndaj Interit, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mbrojtësi i Barcelonës, Pau Cubarsí, komentoi kështu para mikrofonave të UEFA-s: “Ishte mentaliteti ynë ai që na lejoi të barazonim dhe të mos humbnim.
    Duhet të përmirësohemi shumë, sepse Interi mund të na e bënte më keq. Tani do të shkojmë në stadiumin e tyre dhe do të përpiqemi t’i mposhtim. Jo shumë kohë më parë nuk e imagjinoja kurrë se do të luaja një gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve me fanellën e Barcelonës, por tani jam jashtëzakonisht i lumtur që ndodhem këtu.
    E di që tifozët tanë do të na ndjekin dhe do të na mbështesin deri në fund, sepse e dinë që javën tjetër do të shkojmë për të fituar kundër Interit. Ndërkohë duhet të studiojmë disa detaje, por pa u zhytur në negativitet. Ky sezon është tashmë i jashtëzakonshëm”.

  • “Jamali më i miri në botë? JO”! Sulmuesi i Interit ndez debate: Është Mbape dhe Dembele, pastaj vjen Jamali

    “Jamali më i miri në botë? JO”! Sulmuesi i Interit ndez debate: Është Mbape dhe Dembele, pastaj vjen Jamali

    Lamin Jamali i ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e kryer në fushë në barazimin 3-3 përballë Interit. Madje, talenti i Barçës mori shumë fjalë pozitive edhe nga trajneri kundërshtar, që e konsideroi atë një lojtar që lind një herë në 50 vjet.
    Por Markus Turami nuk ishte në të njëjtën linjë me Inzagin. Sulmuesi francez është pyetur pas përfundimit të ndeshjes nëse Jamali është lojtari më i mirë në botë i botë i momentit. Përgjigja e tij ka ndezur debate, teksa ai ka theksuar se më të mirët janë Kilian Mbape dhe Osman Dembele e pas tyre vjen ylli i ri i Barcelonës.
    “A është Lamin Jamali lojtari më i mirë në botë? Jo, lojtari më i mirë në botë është francez. Edhe i dyti gjithashtu. Është Osman Dembeleja dhe Kilian Mbapeja. Lamin Jamali është pas tyre”, ka thënë Markus Turami./Sport Ekspres/

  • FOTO/ Zbulohen fanellat e Interit të për sezonin e ardhshëm, ja detajet e uniformës zikaltër

    FOTO/ Zbulohen fanellat e Interit të për sezonin e ardhshëm, ja detajet e uniformës zikaltër

    Janë bërë publike pamjet e uniformës së re të Interit, e cila do të përdoret në sezonin e ardhshëm 2025/26. Uniforma e parë, që do të përdoret për ndeshjet në shtëpi, do të përbëhet nga ngjyrat simboliket të klubit, ato zikaltër. Por këtë herë “Nike” ka menduar për një detaj mjaft interesant.
    Nëse do të shihen me vëmendje, do të dallohet fjala “INTER” e formuar nga shiritat e zinj në pjesën e përparme të bluzës. Ndërkohë stema e klubit do të përbëhet nga ngjyrat e zeza dhe të kaltra. Po me ngjyrë të kaltër do shkruhet edhe emri i sponsorit, “betsson.com”, si dhe logoja e “Nike”-ut. Ndërkaq, fanella e dytë të përbëhet nga ngjyrat e bardha me nuanca gri dhe blu./Sport Ekspres/

  • Ter Shtegen apo Shezni? Flik vendos kush do të luajë kundër Interit

    Ter Shtegen apo Shezni? Flik vendos kush do të luajë kundër Interit

    Ter Shtegen apo Shezni, kush prej tyre do të jetë tuitullar në ndeshjen e parë gjysmëfinale që do të luhet në “Kamp Now” mes Barcelonës dhe Interit?
    Gjermani Flik ju ka dhënë fund dilemave, duke vendosur që deri në fund të sezonit numri një i portës të jetë polaku Shezni.
    Flik u ka kthyer përgjigje shteruese gazetarëve të cilët kanë qenë të interesuar se pas kthimit të Andre Ter Shtegen në fushë kush do ta nisë si titull sfidën me Interin.

    Flik e ka bërë të qartë se çfarë mendon për portën dhe çfarë ka zgjedhur. Në Ligën e kampioneve titullar deri në fund do të vijojë të jetë Shezni. Ndërkohë që ai ka lënë të hapur mundësinë e aktivizimit të Ter Shtegen në javët e mbetura në La Liga.

  • “Ngelën duke protestuar, gjithmonë e bëjnë këtë”! Momenti kur trajneri i Romës u nervozua me Interin dhe Inzaghin 

    “Ngelën duke protestuar, gjithmonë e bëjnë këtë”! Momenti kur trajneri i Romës u nervozua me Interin dhe Inzaghin 

    Roma ka arritur që të fitojë në shifrat 0-1 ndaj Interit në Serinë A. Një humbje që mund t’i kushtojë titullin zikaltërve, ndërsa Ranieri vazhdon me magjinë e tij te kryeqytetasit duke kthyer fatin e sezonit.  Pas ndeshjes, Inzaghi kishte shumë komplimente për kundërshtarin e tij duke thënë se Roma është e pamposhtur dhe se nuk ishte faji i Interit për këtë humbje. Nga krahu tjetër, po konsideratë të lartë tregoi edhe Ranieri. 
    Megjithatë kjo diplomaci e madhe u tregua më shumë në media sesa rezultonte të ishte e vërtetë në mendimet e trajnerëve. “DAZN” ka zbuluar fjalët e Ranierit në një moment gjatë ndeshjes, ku Inzaghi shpërtheu ndaj arbitrit të katërt pasi pretendonte një faull të supozuar për një kontakt mes Ndicka dhe Frattessi, me këtë të fundit që ra në tokë. Në atë momente, Ranieri tërësisht i pakënaqur u kthye nga pankina e tij duke thënë: “Tani kanë filluar të protestojnë, ata e bëjnë gjithmonë këtë, e bëjnë gjithmonë”. /Sport Ekspres/ 

  • Zanetti: Mourinho ishte më shumë se trajner

    Zanetti: Mourinho ishte më shumë se trajner

    Ish-kapiteni i Interit dhe zëvendëspresidenti aktual, Javier Zanetti, ka folur me emocion për raportin e tij me José Mourinhon, 15 vjet pas gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve mes Interit dhe Barcelonës.
    Në dokumentarin e BBC-së “Si të fitosh Champions League: José Mourinho”, Zanetti tregoi për lidhjen e veçantë që tekniku portugez kishte krijuar me skuadrën.
    “Ai arriti të krijonte një familje. Ne kishim ndërtuar këtë grup gjatë javës, kur organizonim ‘barbecue’, që i pëlqenin shumë edhe Mourinhos.

    Ishin momente uniteti, momente familjare”, tha Zanetti.
    Kapiteni legjendar shprehu edhe besimin e pakushtëzuar që kishte tek trajneri: Një herë thashë se do të isha hedhur në zjarr për José Mourinhon.
    Marrëdhënia jonë nuk ishte vetëm mes një lojtari dhe një trajneri, apo mes kapitenit dhe trajnerit – ishte shumë më tepër. Ishte një lidhje njerëzore shumë e fortë dhe do të mbetet e tillë përherë.”
    Zanetti përfundoi duke theksuar rëndësinë e asaj periudhe historike:
    “Ato dy vite ishin shumë domethënëse si për mua, ashtu edhe për Mourinhon. Do të mbeten gjithmonë në zemrat tona.
    Na mësoi shumë dhe na bëri të besonim se mund të shkruanim historinë – dhe ia dolëm.”

  • Dilemat e Flick për formacionin. Dani Olmo dhe Fermin, “balotazh” për një vend titullari ndaj Interit

    Dilemat e Flick për formacionin. Dani Olmo dhe Fermin, “balotazh” për një vend titullari ndaj Interit

    Fjala kyçe në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve mes Barcelonës dhe Interit është “tensioni”. Jo për shkak të ndërprerjes së përgjithshme të energjisë që goditi Spanjën, çka solli në kujtesë raste të bujshme si ai i vitit 2010 me vullkanin islandez, që paralizoi fluturimet në gjysmën e Europës, por sepse (pavarësisht gjendjeve shpirtërore të ndryshme, pas angazhimeve të fundit kombëtare) katalanasit, ashtu edhe zikaltërit, vijnë në përballjen e Montjuic me frymën pezull, mes lodhjes së lojtarëve dhe shpresave për rikuperime nga dëmtimet.
    Nëse Interi dhe Simone Inzaghi do të bëjnë gjithçka për të pasur sërish në dispozicion Marcus Thuram në sulm dhe Denzel Dumfries nga minuta e parë në krah, edhe lojtarët e Barcelonës nuk do të kenë shumë kohë për ta shijuar fitimin e Kupës së Mbretit kundër Real Madridit.
    Koha shtesë në betejën e Seville ka lënë gjurmë edhe për Hansi Flick, ndaj dilemat e tij për formacionin nuk mungojnë, sidomos për shkak të mungesës së sigurt të Lewandowskit. Shtatë lojtarë të Barcelonës kanë luajtur mbi 100 minuta në atë finale, përfshirë Raphinha dhe Pedri, për të përmendur dy prej tyre. Përballë Interit do të nevojitet versioni më i mirë i katalanasve.
    Në mesfushë, Pedri dhe de Jong pritet të kenë sërish në dorë çelësat e lojës së Barcelonës, me Gavin si alternativën e parë nga stoli. Dilema kryesore për Flick qëndron në rolin pas sulmuesit. Fermin dhe Dani Olmo po garojnë për një vend titullari pas Ferran Torres.
    Në sulm, pavarësisht gjendjes fizike dhe kohës së rikuperimit, do të luajnë Raphinha në të majtë dhe Lamine Yamal në të djathtë, me Ferran të konfirmuar si zëvendësuesi i Lewandowskit për shkak të aftësisë së tij për të bashkëpunuar ngushtë me shokët e skuadrës dhe sulmuar hapësirat. Edhe pse përfunduan të rraskapitur ndeshjen ndaj Realit, trajneri Flick e di që nuk ka zgjidhje tjetër për treshen sulmuese, ndaj do të kërkojë një përpjekje shtesë nga yjet e tij.
    Trajneri gjerman, që është ende në garë për të gjitha objektivat sezonale, do të duhet të gjejë ekuilibrin e duhur për ndeshjen e parë kundër Interit, duke balancuar lodhjen me domosdoshmërinë për të përfituar maksimalisht nga faktori fushë në një duel që zgjat të paktën 180 minuta. Për këtë arsye, me një grup të kufizuar nga dëmtimet dhe lodhja, rreziku i lëndimeve duhet të limitohet në maksimum.

  • Moratti: Me mua s’u përmend kurrë tripleta, para se ta fitonim. Interit i bëri keq që u fol për të

    Moratti: Me mua s’u përmend kurrë tripleta, para se ta fitonim. Interit i bëri keq që u fol për të

    Interi nuk ka më mundësi ta fitojë tripletën sezonale, pas eliminimit nga Kupa e Italisë në duart e Milanit, në gjysmëfinale. Tani rrezikon edhe të mos fitojë kampionatin, duke qenë 3 pikë prapa Napolit, 4 javë para fundit. I fundit që ka fituar tre trofe në të njëjtin sezon me zikaltrit ka qenë presidenti historik Massimo Moratti, i cili foli për mikrofonin e “Radio Kiss Kiss”:
    “Ditën e tripletës isha shumë entuziast, por ndjeva gjithashtu që ajo ndjesi ishte ndryshe nga ajo që prisja. Arritja e një rezultati, që e imagjinoja si shumë më të vështirë, ia lë vendin direkt diçkaje tjetër. Sapo fiton, duhet të mendosh menjëherë për atë që vjen më pas. Të arrish të pamundurën, të heq pak nga lumturia”.
    Ish-presidenti i Interit u ndal edhe te gara për titullin mes Interit të tij dhe Napolit, këtë sezon: “Kush do ta fitojë titullin? Mua më është dukur e çuditshme që flitej shumë për tripletën tek Interi kohët e fundit. Në kohën time, nuk u fol kurrë për tripletën.
    Vetëm pasi e fituam, kuptuam që ishte tripletë. Nuk ishte një obsesion. Eliminimi nga Kupa e Italisë krijoi zhgënjim tek Interi i Inzaghit, pësoi një ngatërresë objektivash. Skuadra është pak e lodhur. Mendoj se Napoli ka më shumë mundësi, edhe për shkak të Contes”.

  • Interi bën gati “operacionin fshesa”, në mesfushë e pësojnë Asllani dhe Frattesi

    Interi bën gati “operacionin fshesa”, në mesfushë e pësojnë Asllani dhe Frattesi

    Ky fund sezoni po nxjerr në pah disa të vërteta mjaft të qarta në ndërtimin e skuadrës së Interit. Domethënë, që titullarët janë në një nivel më të lartë krahasuar me zëvendësuesit që ka në dispozicion Simone Inzaghi.
    Në momentet e lodhjes, ose të një “infermierie” të mbushur, siç është aktualisht, zëvendësuesit nuk i kanë dhënë Interit atë energji dhe cilësi të nevojshme për të mos e ulur nivelin e paraqitjeve. Tri humbjet e fundit radhazi shpjegohen edhe në këtë mënyrë.
    Kjo është një parathënie për të shpjeguar se si, në të ardhmen, merkatoja e Interit do të lëvizë edhe në këtë drejtim. Në kuptimin që klubi, pasi të kenë përfunduar objektivat dhe sezoni, do të marrë kohën e vet për të bërë vlerësimet e duhura. Këto mund të parashikojnë ndryshime kryesisht te lojtarët rezervë, me synimin për të niveluar diferencën në cilësinë e paraqitjeve.
    Pasi është folur për repartin e sulmit, me Correa, Arnautovic dhe Taremi që nuk janë të sigurt për qëndrimin tek Interi, do të bëhen vlerësime të thelluara edhe për Kristjan Asllanin e Davide Frattesin. Shqiptari ka shumë gjasa të largohet, pasi nuk ka arritur të bëjë hapin cilësor.
    Hapësirat për ish-mesfushorin e Empolit pritet të jenë shumë të kufizuara, ndërsa drejtuesit duket se kanë ndërmend të gjejnë në merkato një zëvendësues të ri për Calhanoglu. Duhet kujtuar gjithashtu se Interi ka përfunduar tashmë marrëveshjen për ardhjen e Petar Sucic. Kroati, në teori, do të zëvendësojë Mkhitaryan, por mund të ndjekë të njëjtin rrugëtim si Brozovic.
    Për Frattesin është një diskutim tjetër. Ai ka shumë treg, edhe pse vështirë se do të arrihet shifra prej 45 milionë eurosh, që Marotta kërkonte në dimër. Një vlerësim përfundimtar do të bëhet ndoshta duke dëgjuar edhe mendimin e Inzaghit, pasi mesfushori, kur ka luajtur titullar, shpesh ka pasur paraqitje më të dobëta sesa kur hyn në fushë gjatë lojës.
     

  • Conte: Nuk e ndoqa humbjen e Interit ndaj Romës, sepse vuaj mjaftueshëm për veten…

    Conte: Nuk e ndoqa humbjen e Interit ndaj Romës, sepse vuaj mjaftueshëm për veten…

    Në krye të renditjes së Serie A, pas fitores ndaj Torinos dhe hapit fals të Interit. Megjithatë, Antonio Conte nuk ndalon së shikuari pas, nga ku e ka nisur, nga puna e madhe që ka bërë në të gjitha frontet, duke folur vetëm për futboll, “për të mos u keqinterpretuar”.
    Është Conte i zakonshëm, teksa në intervistën për DAZN zbuloi se nuk e kishte ndjekur ndeshjen Inter-Roma të Inzaghit. “Vuaj tashmë mjaftueshëm për veten, imagjinoni sikur të vuaja edhe për të tjerët, – tha ai para kamerave. – Kam parë pjesën e dytë të Fiorentina-Empoli, jo Inter-Roma. Në fund më thanë rezultatin”.
    Për ndeshjen ndaj Torinos: “Tashmë jemi të vetëm në krye të renditjes, por mungojnë edhe 4 ndeshje. Sot bëmë hapin e parë duke u ngjitur në vendin e parë. Na presin dy skuadra si Lecce dhe Parma, që luftojnë për mbijetesë, pra është gjithçka ende për t’u vendosur. Sot e nisëm ndeshjen të vetëdijshëm për forcën tonë, stadiumi na shtyu shumë dhe ishte lojtari ynë i 12-të”.
    Për mesfushën: “Duke parë skuadrën, duhej të gjenim gola nga pjesë të tjera të fushës, sepse në formacion nuk kemi shumë lojtarë që shënojnë rregullisht. Kemi punuar shumë, kemi arritur në 74 pikë dhe tani Champions-i është thjesht një çështje matematike. Duke menduar nga ku e nisëm, është diçka shumë e bukur”.
    Menjëherë pas fitores së Napolit ndaj Torinos, ndërhyri edhe presidenti Aurelio De Laurentiis përmes rrjeteve sociale: “Gjakftohtësi, qetësi dhe durim. Forca Napoli, gjithmonë!”