Lajme të këqija për Interin pas kualifikimit për në gjysmëfinalet e Champions League. Marcus Turam do të mungojë në ndeshjen ndaj Bologna dhe rrezikon seriozisht gjysmëfinalen e Kupës së Italisë ndaj Milanit.Sulmuesi francez i është nështruar testeve mjekësore dhe ka rezultuar se ai ka lodhje muskulore në pjesën e brendshme të kofshës së majtë.
E sigurt mungesa e tij në sfidën e radhës në kampionat, ndërsa mbetet në dyshim ndeshja e kthimit në Kupën e Italisë, takim i programuar më 23 prill, në orën 21:00. Marcus Thuram këtë sezon ka shënuar 14 gola në kampionat dhe ka asistuar 7 të tjerë.
Tag: interin
-

Probleme për Interin/ Dëmtohet Marcus Thuram, sa do të mungojë
-

Inzaghi, “mbreti” i heshtur i Europës. Statistika mbresëlënëse në Champions, e ardhmja e “blinduar” me Interin
Simone Inzaghi vazhdon të shkruajë faqe të rëndësishme në historinë e Interit dhe të Ligës së Kampionëve. Pasi eliminoi Bayern Munich dhe u kualifikua në gjysmëfinale për herë të dytë në tri vitet e fundit, trajneri nga Piacenza konfirmohet si një ndër më të mirët në Europë që nga viti 2020 e deri më sot.
Me 49 ndeshje në stol në Champions, siç shkruan “Tuttosport”, Inzaghi është trajneri i tretë me më shumë prezenca në kompeticion gjatë 4 viteve të fundit, pas Guardiolës (58 ndeshje) dhe Ancelottit (52 ndeshje). Por ndryshe nga ata, ai do të jetë sërish protagonist në fazën finale.
Me një mesatare pikësh prej 1.86 (që ngjitet në 1.98 në 41 ndeshjet me Interin), ai renditet menjëherë pas emrave të mëdhenj si Guardiola, Ancelotti, Nagelsmann, Klopp dhe Tuchel, ndër trajnerët me të paktën 25 prezenca në këtë kompeticion.
Një rrugëtim në ngjitje që ka tërhequr vëmendjen edhe të disa prej klubeve më të mëdha europiane, por Interi dëshiron ta “blindojë”. Siç ka konfirmuar Beppe Marotta, rinovimi është tashmë një formalitet: kontratë deri në vitin 2027, me opsion deri më 2028 dhe pagë prej 7 milionë euro në vit.
Sezoni është ende i hapur. Në pritje të gjysmëfinales së Champions-it kundër Barcelonës dhe të gjysmëfinales së kthimit të Kupës së Italisë kundër Milanit, Interi do të luajë për Pashkë sfidën kyçe të titullit ndaj Bologna.
Inzaghi dhe klubi zikaltër nuk kanë bërë zgjedhje parësore si objektiv të sezonit, ngaqë synojnë gjithçka. Dhe sido që të shkojë, ky sezon do të mbahet mend si kulmi i një cikli që e ka rikthyer Interin mes të mëdhenjve të Europës.
-

Materazzi karikon Interin: Tripleta? Mungojnë kaq pak hapa për të hyrë në histori…
Një ditë pas barazimit 2-2 kundër Bayern Munich, që i siguroi Interit një vend në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve përballë Barcelonës, ish-mbrojtësi zikaltër, Marco Materazzi, foli për “Gazzetta dello Sport”.
Aty shprehu bindjen e tij mbi potencialin e kësaj skuadre për të bërë histori: “Tripleta? Mungojnë kaq pak hapa për të hyrë në histori. Dëshira e skuadrës për të shkuar deri në fund është aq e fortë, sa tani gjithçka është vërtet e mundur”.
Kompaktësia është kushti themelor: “Është kushti themelor për gjithçka, pa të nuk nisesh dot fare… Sezoni ka qenë i gjatë, me shumë angazhime, por ky është momenti më i bukur, sepse është koha e korrjes së fryteve, edhe e vuajtjes, sepse forcat fillojnë të bien dhe duhet të durosh. Duhet të shtysh përpara dhe të mendosh ndeshje pas ndeshjeje.
Ishte e drejtë që festuan, sepse të rikthehesh në gjysmëfinale të Champions-it, veçanërisht pasi ke eliminuar një skuadër të madhe si Bayern Munich, është rezultat i jashtëzakonshëm. Tani duhet të mendojnë menjëherë për të dielën dhe për transfertën e vështirë në Bologna. Nuk duhet ta ulin vigjilencën”.
Çfarë i ka bërë më shumë përshtypje te ky Inter: “Aftësia për të lexuar momentin. Goli i Kane mund të kishte tronditur cilëndo skuadër, por Interi mbeti tepër i qetë dhe përmbysi gjithçka në pak minuta. Psikologjikisht ishte një goditje shumë e rëndë për Bayernin.
Mes avantazhit të tyre dhe përmbysjes së Interit kaloi fare pak kohë, gjermanët u gjendën papritur të goditur nga një ‘shok’ i vërtetë. Diçka që nuk ndodhi aspak me Interin. Mos harroni: e njëjta gjë vlen edhe për ndeshjen e parë, me golin e Frattesit për 2-1 që erdhi menjëherë pas barazimit të Müller. Ky Inter është gjithmonë në kontroll të ndeshjes”. -

Conte mes serisë fituese dhe presionit të titullit: Ta shijojmë këtë betejë nervash me Interin
7 ndeshje për të provuar të fitojë titullin kampion. Empoli vlen për të mos e lënë Interin të shkëputet dhe për ta rikthyer Napolin 3 pikë larg zikaltërve. Të gjithë flasin për një kalendar më të lehtë për Napolin, për një avantazh ndaj rivalëve për shkak të më pak angazhimeve.
Conte qëndron i qetë dhe paralajmëron. “Rreziqet ekzistojnë në çdo ndeshje, – tha trajneri i Napolit në prag të sfidës kundër toskanëve, – sepse në fund të sezonit, shumica e ekipeve kanë objektiva për të arritur: kush për mbijetesë, kush për një vend në Champions, kush për titull, ‘Europa League’ apo ‘Conference League’. Çdo ekip ka synimet e veta”.
Kjo vlen edhe për Empolin, që kërkon pikë për të shpëtuar nga rënia. Kjo është arsyeja pse Conte qëndron vigjilent për ndeshjen e së hënës në “Maradona”.
A beson Conte te një seri fitoresh: “Në fillim e kam menduar që mund të fitonim 38 ndeshje, por kjo nuk ndodh. Vetëm fakti që jemi ende të pamposhtur është diçka e jashtëzakonshme dhe ka ndodhur rrallë. Nuk mund të presësh t’i fitosh të gjitha ndeshjet. Humbjet dhe barazimet janë pjesë e lojës. E rëndësishme është rregullsia. Këtë vit kemi pasur një vazhdimësi të mirë mes fitoreve dhe barazimeve. Ka pasur periudha me fitore radhazi, të tjera me më shumë barazime, por jemi aty dhe kjo tregon që kemi bërë një rrugëtim të shkëlqyer.
Kanë mbetur edhe 7 ndeshje. Çdo kundërshtar ka objektiva të rëndësishëm. Empoli lufton për të mos rënë dhe do të vijë me ‘thikën ndër dhëmbë’. Pjesa e dytë e kampionatit është shumë më e vështirë se e para. Në fillim luajnë të gjithë lirshëm, por tani çdo pikë është jetike për dikë. Ndeshjet bëhen më të mbyllura, më të studiuara”.
Për problemet në pjesët e dyta: “Nëse do të kishim probleme me pjesët e dyta, do kishim zero pikë kundër Juventusit, Interit apo Atalantës. Duhet të kuptojmë që ndeshjet zgjasin 90 minuta, plus koha shtesë. Po, ndonjëherë mund t’i menaxhonim më mirë pjesët e dyta kur ishim në avantazh. Nuk ndodh vetëm me ne, por me të gjitha skuadrat. Po punojmë me djemtë që, edhe kur jemi në avantazh 1-0 apo 2-0, duhet të vazhdojmë me të njëjtin plan loje, me presion dhe posedim për të kërkuar golin tjetër. Sidoqoftë, ndërmjet të thënit dhe të bërit është një oqean…”
Për presionin dhe Interin: “Betejën plot presion me Interin është një gjë që duhet ta shijojmë. Jemi kundërshtari i drejtpërdrejtë për të bërë diçka të jashtëzakonshme dhe kjo është një ndjenjë e bukur. Do të thotë që jemi duke bërë shumë mirë. Duhet të kalojmë përtej limiteve tona për të qëndruar në hap me një skuadër si Interi, e cila po tregon edhe në Europë se është ndërtuar për të fituar gjithçka.
Është një presion i bukur, një entuziazëm mes tifozëve. Ëndrra për të garuar për titull po na jep energji dhe kjo do ndihet sot në stadium. Këtë presion e kemi fituar vetë dhe duhet ta shijojmë. Po luftojmë për diçka të rëndësishme”.
Për dëmtimet dhe rikthimet: “Neres ka qenë jashtë për një muaj e gjysmë dhe normalisht i duhet kohë për të rifituar ritmin. Sidoqoftë, është një djalë serioz, jep 100% dhe mund të na ndihmojë shumë. Dy ditë më parë u rikthye në stërvitje edhe Spinazzola, që kishte marrë një goditje në miqësoren me Puteolan, gjatë pushimit.
Tani është rikuperuar dhe mund të jetë opsion. Buongiorno është i dëmtuar, nuk duket gjë shumë serioze, por do të mungojë ndoshta një apo dy javë. Jesus ka bërë gjithmonë mirë, edhe kundër Bologna, kam besim te djemtë në dispozicion. Edhe Mazzocchi mund të luajë nga fillimi. McTominay është në formë, shpresojmë të rikthehet te goli, sepse ka pasur shumë raste në këto ndeshje. Kemi nevojë edhe për golat e tij”. -

Klinsmann sulmon Bayern para ndeshjes me Interin: “Tani e gjetët të hiqni Muller?!”
8 Prill 2025
18:58
Telesport
Jurgen Klinsmann ka kritikuar ashpër Bayern për vendimin lidhur me kontratën e Thomas Muller. Sulmuesi gjerman është në fund të kontratës dhe klubi ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të rinovojë.
“Koha kur u vendos të shpallej vendimi ishte e gabuar. Drejtuesit duhej të kishin pritur deri në qershor, pas finales së Champions League, dhe më pas të nisnin bisedimet”.
“Kjo nuk do të ndikojë te ndeshjet me Interin, sepse Bayern është mësuar me presion. Muller gjithashtu. Thjesht dua të theksoj se nuk ishte një veprim i zgjuar në këtë moment”.
“Kur flet për Thomas, nuk di nga t’ia nisësh. Ai ka patur një karrierë të jashtëzakonshme. Ai luan si lojtar shahu, gjithmonë me mendjen te dy lëvizjet e ardhshme. Nuk shqetësohet vetëm për të sulmuar vetë, por edhe për t’u shërbyer të tjerëve”. -

Kompany lartëson Interin: Ndër ekipet më të forta në garë, Inzaghi më kujton pak Mancinin
Vincent Kompany, trajneri i Bayern Munich, ka folur për “Sky Sport” në prag të ndeshjes kundër Interit në “Allianz Arena”, çerekfinalja e parë e Champions League.
Për gjendjen e skuadrës së tij, mes shumë mungesave: “Situata është ajo që është… Do ta zbulojmë sot se kush do të jetë gati, por gjithsesi do të luajmë me lojtarët që kemi në dispozicion, do të përpiqemi të bëjmë ndeshjen tonë”.
Për mendimin që ka për Interin, pas vëzhgimit të drejtpërdrejtë në derbin e Kupës, kundër Milanit: “Për mua është e qartë, duke parë vitet e fundit. Interi është një nga skuadrat më të forta aktualisht në garë. Do përpiqemi t’i vëmë në vështirësi zikaltrit, edhe pse ata dinë të menaxhojnë çdo fazë të lojës. Kanë cilësi në sulm dhe soliditet në mbrojtje”.
Për Thomas Muller dhe motivimet e tij, pas lajmit për largimin në fund të sezonit: “Nuk do t’i duhet ndonjë motivim shtesë. Kjo është një ndeshje që çdo lojtar do donte ta luante”.
Për vlerësimin ndaj Simone Inzaghit dhe krahasimin me Roberto Mancinin: “Gjithmonë është e rëndësishme të kesh lojtarë të mirë në fushë, si Interi, ashtu edhe Bayerni i kanë të tillë. Kjo është arsyeja pse tifozët do të jenë sonte në stadium. Nga trajnerët italianë kam pasur Mancinin, edhe Inzaghi në disa aspekte më kujton atë”. -

“Conte, trajner i jashtëzakonshëm. Po rivalizon denjësisht me Interin, që vlen tri-katër herë më shumë”
Në një intervistë për “Radio Capri”, legjenda e trajningut italian Arrigo Sacchi foli për momentin aktual të Napolit dhe në përgjithësi garën për titull, ku Napoli po përpiqet të qëndrojë në hap me Interin. Për Napolin: “Ka bërë shumë mirë, sepse po jep gjithçka që posedon. Kur ndodh kjo, hiqini kapelen…”
Për Milanin: “Fatkeqësisht, shumë lojtarë kanë humbur motivimin dhe nuk janë më një skuadër. Shpresoj që të rikthejnë shpirtin e duhur. Conceição është trajner i mirë, por ka gjetur një situatë të vështirë. Në karrierën time gjithmonë kam zgjedhur lojtarë të besueshëm dhe inteligjentë.
Ju napoletanët keni pasur fatin të merrni një trajner të madh. Antonio Conte është i jashtëzakonshëm, ka bërë një kryevepër, pavarësisht rezultatit përfundimtar të sezonit. Te Milani, ndoshta janë blerë lojtarë jo të përshtatshëm, ose që kanë humbur disi motivimin”.
Për garën e titullit: “Duhet parë, por nëse Interi fiton edhe një herë, nuk kapet më. Në fakt, janë tri-katër skuadra që shpenzojnë shumë në Serie A. Prandaj, është e drejtë që të fitojnë nëse investojnë më shumë.
Komplimente për djemtë e Napolit, që ndaj Milanit m’u dukën të lodhur. Shumë komplimente për Antonio Conte, një trajner i madh. Edhe pse me burime të kufizuara, po përballet denjësisht me Interin që vlen tri-katër herë më shumë”. -

Mes titullit dhe Champions-it, për Interin është derbi në rrugën drejt “yllit të argjendtë”
Interi nuk e sheh “Coppa Italia” si një trofe dytësor, aq më pak Simone Inzaghi, i cili e ka fituar tri herë këtë garë, duke përfshirë edhe periudhën te Lazio. Me 9 tituj të fituar në histori, zikaltërit janë vetëm një hap larg një momenti simbolik; “yllit të argjendtë”.
Siç shkruan “Gazzetta dello Sport”, Interi mund t’i kërkojë federatës të shtojë një yll në fanellë në rast triumfi në finalen e Kupës së Italisë. Nuk ka një rregullore që e detyron diçka të tillë pas 10 sukseseve në kompeticion, por klubi zikaltër mund ta kërkojë dhe të merret në konsideratë, edhe pse Juventusi, me 15 tituj, nuk e ka ndërmarrë një hap të tillë.
Në mes të këtij objektivi është Milani, kundërshtari i gjysmëfinales, i cili luan një sezon të tërë në këtë derbi. Nga ana tjetër, Interi ka një kalendar tejet të ngjeshur me ndeshje vendimtare në garën për titull dhe në Champions League. Për më tepër, Simone Inzaghi duhet të menaxhojë lodhjen dhe mungesat për shkak të dëmtimeve dhe pezullimeve.
Seanca e fundit stërvitore, përpara ndeshjes së të mërkurës, u pasuan nga konferencat për shtyp të trajnerëve respektivë, Simone Inzaghi dhe Sergio Conceiçao. Mungesat e sigurta për Interin janë:
❌ Lautaro Martinez, me rikthimin e tij të planifikuar për ndeshjen e kampionatit ndaj Parmës.❌ Denzel Dumfries, Mehdi Taremi dhe Piotr Zielinski (të dëmtuar)❌ Kristjan Asllani (i pezulluar)Dilema më e madhe është Stefan De Vrij, i cili mund të kthehet në grup dhe të përfshihet në listën e të grumbulluarve.
Formacioni i mundshëm🔹 Calhanoglu pritet të jetë titullar dhe do të duhet të bëjë orë shtesë në mesfushë.🔹 Barella, i pezulluar në kampionat, do të rikthehet nga minuta e parë.🔹 Dueli mes Frattesi dhe Mkhitaryan pritet të favorizojë armenin.🔹 Bastoni rikthehet në mbrojtje, ndërsa në portë mund të luajë Martinez, që është zgjedhja për ndeshjet e Kupës.🔹 Në sulm, Arnautovic ka shpenzuar shumë energji kundër Udineses dhe ka pësuar një goditje, ndaj Joaquin Correa është kandidati kryesor për të luajtur përkrah Thuram.
Përfundimisht, gjithçka do të qartësohet para ndeshjes, por Interi është i përgatitur për një betejë të madhe në derbin që mund ta çojë një hap larg një tjetër trofeu historik. -

Po luan ndeshjet e fundit me Interin, ylli zikaltërve drejt Manchester United
31 Mars 2025
17:49
Telesport
Hakan Calhanoglu duket se po luan sezonin e fundit me Interin dhe në Serie A. Mesfushori turk po kërkon një aventurë të re, ndaj e ardhmja e tij pritet të jetë në Premier League.
Paraqitja e tij ka tërhequr vëmendjen e disa skuadrave evropiane, por është Manchester United, klubi që ka shfaqur interesin më të madh për transferimin e Calhanoglu. “Djajtë e Kuq” po kërkojnë të forcojnë mesfushën e tyre me një lojtar që ofron lidership dhe kreativitet, dhe Calhanoglu i përshtatet profilit që Ruben Amorim dëshiron.
31-vjeçari është një lojtar kyç për Inzaghin, por përballë një ofertë të mirë ekonomike Interi mund të dorëzohet dhe të pranojë largimin e turkut.
Largimi i Calhanoglu mund të jetë një lajm i shkëlqyer për Asllanin, pasi shqitari do kishte më shumë minuta në këmbë dhe do e ketë totalisht në dorë të ardhmen e tij për të bindur drejtuesit e Interit. -

Milani reagon shumë vonë, Napoli merr tre pikët dhe ndjen Interin në garën për titull
Napoli ka marrë tre pikë mjaft të rëndësishme mbrëmjen e sotme. Të kaltrit kanë mposhtur me shifrat 2-1 Milanin. Politani zhbllokoi rezultatin që në minutën e 2-të, ndërsa në të 19-n Lukaku dyfishoi shifrat. Në krahun tjetër Milani reagoi shumë vonë.
Luka Joviçi ngushtoi diferencat në minutën e 84-t, por pa mundur të shmangte humbjen për kuqezinjtë. Këta të fundit gjenden në vendin e 9 në renditje, 5 pikë larg zonës së Kupave të Europës. Ndërkohë Napoli ndjek Interin në garën për titull, duke e parë e ekipin e Inzagit vetëm 2 pikë larg./Sport Ekspres/