Tag: interin

  • Nga eliminimi ndaj PSG te sfida me Interin/ A është gati Barcelona për hapin drejt finales?

    Nga eliminimi ndaj PSG te sfida me Interin/ A është gati Barcelona për hapin drejt finales?

    Barcelona e drejtuar nga trajneri Hansi Flik po përjeton një transformim të thellë, me një skuadër të re dhe energjike ku lojtarët me përvojë janë më shumë përjashtim sesa rregull. Emra si Íñigo Martínez, Robert Lewandowski dhe Ter Stegen janë ndër të paktët veteranë në një grup të mbushur me talente të rinj, të cilët dallohen për ambicien dhe guximin për të përballuar çdo sfidë.
    Ky miksim brezash ka sjellë rezultate pozitive dhe ka krijuar një atmosferë të shkëlqyer brenda skuadrës. Rinia e lojtarëve nuk është pengesë, por një aset, falë gatishmërisë së tyre për të marrë përgjegjësi dhe për të luajtur pa frikë, ndërsa veteranët udhëheqin në momentet kritike dhe ndihmojnë në rritjen e tyre taktike dhe emocionale.
    Barcelona do të përballet me Interin në një sfidë vendimtare të Ligës së Kampionëve, por shumica e lojtarëve të saj nuk kanë përvojë në këtë fazë të kompeticionit. Vetëm Frenkie de Jong ka luajtur më parë në një gjysmëfinale të këtij turneu, gjatë kohës së tij me Ajax-in. Ter Stegen dhe Lewandowski do të mungojnë – i pari për arsye administrative, ndërsa i dyti për shkak të një dëmtimi. Edhe Andreas Christensen, që ka një të kaluar me Chelsea-n, ka pak gjasa të jetë në dispozicion për këtë ndeshje.
    Barcelona ndodhet përballë një prove të madhe, në një “territor të panjohur” për pjesën më të madhe të skuadrës. Kujtimet e sezonit të kaluar, kur katalanasit u eliminuan nga PSG në çerekfinale pas një fitoreje në “Parc des Princes” dhe një humbjeje të rëndë në “Montjuïc”, janë ende të freskëta. Atëherë, përjashtimi i Ronald Araújos ndryshoi rrjedhën e takimit.
    Fitorja e fundit kundër Borussia Dortmund ishte një sinjal zgjimi për ekipin. Ndeshja ndaj Interit do të tregojë nëse skuadra e re e Hansi Flik është gati të bëjë hapin e madh drejt finales.

  • Me tre apo me zero trofe, për Interin nuk ka rëndësi! Inzagi do të zgjasë kontratën me Interin

    Me tre apo me zero trofe, për Interin nuk ka rëndësi! Inzagi do të zgjasë kontratën me Interin

    Simone Inzagi i ka bindur drejtuesit e Interit për të qendruar në stol të paktën deri në vitin 2027. Sipas “La Gazzetta dello Sport”-it, klubi zikaltër është i gatshëm të zgjasë kontratën e trajnerit deri në vitin 2027. Inzagi do të përfitojë një shifër prej 7 milionë eurosh në vit.
    Gjithashtu, si opsion do të jetë edhe zgjatja e marrëveshjes deri në vitin 2028. Te Interi duken të kënaqur me punën e Inzagit dhe kontrata do të jetë në zyrën e tij për t’u firmosur, pavarësisht nëse zikaltrit e përfundojnë sezonin me 3, 2, apo me 0 trofe të fituar./Sport Ekspres/

  • Kjo nuk është e drejtë! Një tjetër gazetar italian “sulmon” shqiptarin: Me Taremin dhe Asllanin, Interi luajti me 9 lojtarë kundër Milanit

    Kjo nuk është e drejtë! Një tjetër gazetar italian “sulmon” shqiptarin: Me Taremin dhe Asllanin, Interi luajti me 9 lojtarë kundër Milanit

    Tashmë është bërë e udhës që në Itali të paragjykojnë ndeshjet e Kristjan Asllanit. Nuk po flasim vetëm për mendime tifozësh, por edhe të mediave apo gazetarëve. “La Gazzetta dello Sport” i dha Asllanit notën 4 kundër Milanit, ndërsa për Sofascore, ishte i dyti më i mirë duke u vlerësuar me notën 7.
    Sigurisht që vlerësimi i Sofascore nuk është për t’u marrë në konsideratë deri në fund pasi bazohet vetëm në statistika, por nga nota 7 te nota 4 ekziston një diferencë e madhe që tregon gjithë paragjykimin e italianëve karshi Asllanit.
    Dje Kristjani ka nxjerrë një nga ndeshjet e tij më të mira me Interin dhe sërish e shpallën si më të dobëtin, për një humbje që nuk ishte aspak përgjegjësi e tij. Imagjinoni se cfarë do të ndodhte nëse Asllani do të kishte peshën e fajit te kjo humbje. Edhe gazetari italian, Filippo Tramontana, nuk u përmbajt aspak ndaj shqiptarit.
    “Derbi u mbyll në mënyrë katastrofë. E pësuam me goditjen e parë në portë. Pjesa e dytë ishte shumë e keqe dhe linja e dytë tregoi se nuk është për Interin. Asllani nuk është në nivelin e Interin, Taremi nuk ishte fare në fushë. Ne luajtëm me 9 lojtarë. Ka një zhgënjim të madh, jam i shqetësuar për anën fizike”, tha Tramontana. /Sport Ekspres/

  • Interi i thotë “addio” tripletës, vetëm dy skuadra në garë për këtë objektiv sezonal

    Interi i thotë “addio” tripletës, vetëm dy skuadra në garë për këtë objektiv sezonal

    Një sukses i pastër, të paktën në rezultat, për Milanin, që mposhti Interin 3-0 në gjysmëfinalen e kthimit të Kupës së Italisë. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, kuqezinjtë dominuan në “San Siro” me një dygolësh të Luka Jovic dhe një tjetër gol të të zakonshmit Tijjani Reijnders në fundin e ndeshjes. Për skuadrën e Sergio Conceição tani hapen dyert e finales në Romë.
    Nga ana tjetër, për Interin merr fund ëndrra e tripletës sezonale. Skuadra e Simone Inzaghit nuk do të ketë më mundësinë të ngrejë Kupën e Italisë, duke mbetur në garë vetëm për titullin kampion dhe Champions League.
    Në Serie A, gara me Napolin është ende e ndezur: të dyja skuadrat ndodhen me pikë të barabarta, pesë javë nga fundi i kampionatit. Në rast barazimi në renditje, do të zhvillohet një ndeshje shtesë për të përcaktuar kampionin.
    Në Champions, zikaltërit do të përballen në gjysmëfinale me Barcelonën, sfidë që mund të përcaktojë fatin e një sezoni të tërë. Këto dy trofe të mbetur janë objektivat e vetëm të mëdhenj të sezonit për Interin, që nuk do të mund të përsërisë suksesin e jashtëzakonshëm të epokës së José Mourinhos.
    Me eliminimin e Interit nga Kupa e Italisë, në garë për tripletën sezonale kanë mbetur vetëm dy ekipe: PSG dhe Barcelona, duke përjashtuar Arsenalin që tashmë ka dalë nga “FA Cup”.
    PSG e Luis Enrique ka siguruar titullin kampion në Ligue 1 disa javë përpara përfundimit të sezonit dhe më 24 maj do të luajë finalen e Kupës së Francës ndaj Reims. Përveç kësaj, parizienët do të përballen me Arsenalin në gjysmëfinale të Champions League.
    Barcelona, ndërkohë, është kryesuese në La Liga me 4 pikë më shumë se Real Madridi dhe më 26 prill do të luajë finalen e “Copa del Rey” pikërisht kundër rivalëve madrilenë. Në mes të gjithë këtyre përballjeve është edhe sfida vendimtare në Champions, ndaj Interit. Dy skuadra, një objektiv historik: tripleta sezonale.

  • Milani trondit Interin para gjysmëfinales me Barcelonën

    Milani trondit Interin para gjysmëfinales me Barcelonën

    Milani mundi me rezultatin 0-3 Interinnë gjysmëfinalen e dytë të Kupës së Italisë, duke marshuar drejt finales së madhe.
    Dopieta e Joviç dhe goli i Reijnders i siguroi kualifikimin e artë.
    Pasi e mposhti në finalen e Superkupës dhe në një nga duelet e kampionatit, kuqezinjtë tani i eliminojnë interistët edhe nga Kupa e Italisë.

  • Mundi Interin, Milan në finale të Kupës

    Mundi Interin, Milan në finale të Kupës

    Barazuan 1-1 në ndeshjen e parë, ‘Madonina’ e Kupës në kthimi vishet kuqezi.

    Dy gola të serbit Joviç dhe goli i Reijnders i siguroi kualifikimin skuadrës së Milanit né Kupën e Italisë.

    Kuqezinjtë mundën 0-3 Interin në San Siro teksa në finale me shumë gjasa do të përballet me Bolonjën, pasi në gjysmëfinalen e vajtjes mposhti Empolin 0-3 (sot e kthimit në Bolonja).

    Vazhdo leximin

  • “Djalli” nuk njeh humbje në derbi! Milani eleminon Interin, kuqezinjtë presin biletën për në Kupën e Italisë

    “Djalli” nuk njeh humbje në derbi! Milani eleminon Interin, kuqezinjtë presin biletën për në Kupën e Italisë

    Milani është finalisti i Kupës së Italisë. Kuqezinjtë kanë mposhtur sot Interin me rezultatin 0-3. Luka Joviçi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36, ndërsa në të 50-n dyfishoi shifrat.
    Ndërkohë goditja përfundimtare për Interin erdhi në minutën e 85, kur Reijndersi vulosi kualifikimin e Milanit në finalen e Kupës së Italisë. “Djalli” mbetet i pamposhtur në derbi në këtë sezon. Interi nuk ka mundur të marrë asnjë fitore përballë Milanit në 5 sfidat që kanë luajtur përgjatë këtij sezoni./Sport Ekspres/

  • “Derby della Madonnina”/ Inter dhe Milan kërkojnë finalen e Kupës së Italisë

    “Derby della Madonnina”/ Inter dhe Milan kërkojnë finalen e Kupës së Italisë

    Nuk luhet vetëm për krenari. E vërtetë që tifozët e Interit dhe Milanit duan që skuadra e tyre të dominojë në qytet, por gjysmëfinalja e sotme e Kupës së Italisë ka llogari të tjera.
    Një derbi delikat, por edhe që jep shpresë. Moment shumë I vështirë për Interin, pas humbjes në Bolonjë në Serinë A, ku gara për titullin është tërësisht e hapur me Napolin.
    Çast vendimtar, por edhe tepër i ngarkuar, pasi zikaltërit konkurrojnë edhe për “skudeton”, edhe për Kupën, por mesjavën e ardhshme vjen gjysmëfinalja e parë e Championsit kundër Barcelonës.
    Bashkë me Kupën e Botës për klubet, mund të fitohen katër trofe, por edhe asgjë, dhe kjo “asgjë” mund të fillojë që sonte. Trajneri Simone Inzagi pritet të luajë sërish me titullarët e zakonshëm, edhe pse të lodhur.
    Turam mungon, dhe Lautaro Martinez duhet të shtrëngojë dhëmbët sërish. Të dëmtuar edhe Damfris e Zielinski. Në mesfushë priten Çalhanoglu, Barela e Mkitarian, ndërsa Kristian Asllani besohet se do ta nisë sërish nga stoli.
    Problem më vete është se Milani këtë sezon mbetet I pathyeshëm në derbi. Zikaltërit kanë dy barazime e dy humbje, përfshi Serinë A, Kupën dhe Superkupën. “La Gazeta delo Sport” shkruan se derbi është për drithërima, dhe komenton se Interi nuk mund të gabojë, ndërsa kuqezinjtë luajnë për të shpëtuar sezonin.
    “Është gjithçka për t’u humbur, – paralajmëron “Il Korriere delo Sport”, – Kupa, Inzagi ëndërron tripletën, për Konseisaon, objektivi I vetëm!” Milani ka lajme të mira se Kajl Uolker dhe Loftus Çik janë kthyer në stërvitje, edhe pse nuk kanë 100 për qind të formës.

    Skema mund të jetë 3-4-3, ashtu si edhe për Interin, dhe yjet si Reijnders, Teo Hernandez, Leao e Pulisiç do të jenë në fushë, siç pritet edhe Abraham në sulm. Trajneri Serxhio Konseisao do të donte të fitonte Kupën e Italisë, për të pasur një trofe dhe për të siguruar Ligën e Europës, pasi në Serinë A pozitat janë shumë të dobëta.
    Gjithsesi, kompanitë e basteve në një zë shpallin Interin favorit për fitore dhe për të arritur finalen, madje me diferencë të konsiderueshme për Milanin. Sidoqoftë, fusha deri tani ka treguar se kampionët nuk dinë ta bëjnë të vetin derbin.

  • Conceiçao para derbit me Interin: Vuajmë në fazën mbrojtëse, shtëpitë ndërtohen nga themelet…

    Conceiçao para derbit me Interin: Vuajmë në fazën mbrojtëse, shtëpitë ndërtohen nga themelet…

    Trajneri i Milanit, Sergio Conceiçao, prezantoi në një konferencë për shtyp ndeshjen e kthimit të gjysmëfinale të Kupës së Italisë ndaj Interit, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë. Portugezi e nisi me një mendim për Papa Francesco, i cili u nda nga jeta më 21 prill: “Jam praktikues, çdo ditë shkoj në meshë, e kam bërë gjithmonë. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm, do të na mungojnë fjalët dhe shikimi i tij”.
    Çfarë ndeshjeje do të jetë ndaj Interit?Klubet e mëdha synojnë të arrijnë deri në fund, në çdo kompeticion. I përgëzoj zikaltrit për Champions-in dhe kampionatin që po zhvillojnë, kjo tregon forcën e tyre. Për ne kjo ndeshje është thelbësore, sepse duam të fitojmë dhe të arrijmë në finale për t’iu dhuruar tifozëve një trofe. Për ta bërë këtë, duhet të fitojmë dhe të jemi konkurrues. Çdo ndeshje është e veçantë, suksesi do të varet nga ajo që bëjmë ne. Duhet të jemi në nivel të lartë.
    A keni tentuar të zgjoni krenarinë e skuadrës suaj?Para ndeshjes me Udinesen kisha ndjesi të mira dhe e thashë këtë, por i kisha edhe para Atalantës. Më pas nuk i përkthyem si duhet udhëzimet në fushë. Ishte një ndeshje e ekuilibruar, në pushim u rregulluam dhe Atalanta nuk e kaloi gjysmën e fushës për 15 minuta. Kishte një gabim kolektiv te goli, zakonisht ata që hyjnë në lojë sjellin diçka më shumë, por këtë herë nuk ndodhi. Tani ajo është e shkuara, ndeshja ndaj Interit është më e rëndësishmja. Skuadra ime është e vetëdijshme për këtë.
    Si është Walker?Është stërvitur me skuadrën, nuk është në formën maksimale, ashtu si Loftus-Cheek, por do të jenë të dy në dispozicion.
    A është mbrojtja me tre lojtarë sistemi i duhur për Milanin, pavarësisht kundërshtarit?Moduli është i rëndësishëm, por mbi të gjitha është puna në një sistem. Pastaj është çështje e dinamikave që duhet të ketë skuadra. Duhet të dimë të mbrojmë, t’i neutralizojmë pikat e forta të Interit. Edhe me skema të tjera kemi shtuar shpesh një lojtar më shumë në vijën e mbrojtjes. Njihemi mirë me Interin, por ekzistojnë edhe individualitetet që duhen marrë parasysh. Duhet të jemi të zotë të shfrytëzojmë pikat e tyre të dobëta. Zikaltrit kanë shumë cilësi me topin në këmbë, por edhe ne kemi. Kam parë gjëra të mrekullueshme në ofensivë, ndërsa në mbrojtje nuk kemi qenë në nivelin që duam. Duhet të punojmë në prapavijë, sepse shtëpitë ndërtohen nga themelet…
    A keni parë një Inter të lodhur?Ata po luajnë shumë ndeshje, por janë mësuar me një ritëm të tillë. Rikuperimi sot bëhet shpejt. Kam parë ndeshjen e tyre ndaj Bologna, më pëlqen t’i studioj kundërshtarët. Më pak apo më shumë të lodhur ndryshon pak, cilësia e tyre është gjithmonë e pranishme.

  • VIDEO/ Gjysmëroveshatë në minutën e 94-t, Bolonja mund Interin dhe i hap telashe në garën për titull

    VIDEO/ Gjysmëroveshatë në minutën e 94-t, Bolonja mund Interin dhe i hap telashe në garën për titull

    Interin e pret një fund i vështirë i sezonit. Gara për titull është ndezur edhe më shumë pas përballjes së sotme kundër Bolonjës. Këta të fundit ia kanë dalë të marrin 3 pikët përballë kampionëve në fuqi të Serisë A.
    Orsolini tronditi zikaltrit në minutën e 94-t. Gjysmëroveshata e lojtarit italian solli golin e fitores për Bolonjës, që përkohësisht është ngjitur në zonën Champions në kampionatin italian. Ndërkohë Interi mbetet ende në kuotën e 71 pikëve, po aq sa Napoli i Antonio Kontes./Sport Ekspres/