Tag: interin

  • Pengu i madh me Interin, goli më i bukur, rivalët më të fortë…; Rummenigge rrëfen karrierën

    Pengu i madh me Interin, goli më i bukur, rivalët më të fortë…; Rummenigge rrëfen karrierën

    23 Shtator 2025

    13:53

    Alfred Lleshi

    Karl-Heinz Rummenigge, legjenda gjermane dhe ish-sulmues i Interit (1984-1987), ka ndarë kujtime të veçanta në 70-vjetorin e tij. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, ai foli me emocione për vitet në Milano dhe pengun më të madh: “A kam një peng? Po, që nuk fitova me Interin. U përlota prej tifozëve dhe presidentit Pellegrini, që na ka lënë pak kohë më parë”.
    Ish-sulmuesi kujtoi edhe duelet me mbrojtësit më të fortë që ka përballuar: “Janë dy, Claudio Gentile dhe Karl-Heinz Förster. Njëherë Gentile, në Firence, më tha: Nëse bën diçka tjetër, do të të vras”. Gjermanit i mbetet i paharruar debutimi në “San Siro”: “Ndodhi kundër Avellinos në Kupë, nuk kisha marrë kurrë një mirëseardhje të tillë, stadiumi thërriste emrin tim”.
    Ai përmendi gjithashtu golin më të bukur, të shënuar, por të anuluar, ndaj Rangers më 1984: “U bë i famshëm si gol pikërisht sepse nuk u pranua”. Nga futbollisti tek drejtuesi, Rummenigge përmbyll: “Si futbollist ishte si të jetoja në Parajsë, si drejtues përkundrazi, më duhej të studioja dhe të mësoja shumë”.

  • Thuram: Polemikat pas Juves? Gjithmonë do të jap gjithçka për Interin

    Thuram: Polemikat pas Juves? Gjithmonë do të jap gjithçka për Interin

    18 Shtator 2025

    8:00

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 2-0 të Interit ndaj Ajax në Champions, Marcus Thuram foli për dy golat e tij dhe polemikat e fundit: “Dy goditje këndi të ekzekutuara shumë mirë nga Calhanoglu. Kemi bërë një ndeshje të madhe pa pësuar gol, çka ishte objektivi, ndaj jemi të lumtur. Duhej të reagonim pas ndeshjes me Juventusin, morëm tri pikë, duhet të bëjmë sa më mirë për ta kaluar turin”.
    Sulmuesi francez shtoi: “Nuk ka rëndësi kush shënon, e rëndësishme është që Interi të fitojë. Me Pio Espositon kemi marrëdhënie shumë të mirë, tani e njeh gjithë bota, është një djalë fantastik. Polemikat për buzëqeshjen me vëllanë tim pas Juve-Inter? Njerëzit mund ta interpretojnë si të duan, por e dinë që unë do të jap gjithmonë për Interin gjithçka”.
    Nga ana e tij, Francesco Pio Esposito e vlerësoi shokun e skuadrës: “Marcus është një sulmues i nivelit botëror”.

  • Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

    Sommer jashtë, Martinez titullar? Pagliuca paralajmëron Interin: Rotacioni i portierëve ‘djeg’ jo një, por dy lojtarë…

    16 Shtator 2025

    10:46

    Alfred Lleshi

    Yann Sommer u kritikua pas paraqitjes jo të mirë në derbin ndaj Juventusit, por ish-portieri zikaltër, Gianluca Pagliuca, e mbrojti: “Është shumë e lehtë ta shpallësh fajtor Sommer. Interi ka pasur probleme në mbrojtje, humbja nuk është vetëm e portierit, edhe pse ai mund të bëjë më mirë”.
    Për golin e 4-3 nga Adzic, Pagliuca thotë se Sommer ka përgjegjësi: “Nuk më pëlqeu si u vendos, si reagoi”. Megjithatë, ai shton se portieri nuk ka qenë katastrofë, duke përmendur golin e Yildiz si veprim brilant.
    Duke folur për ndërrimin e portierit ndaj Ajax, Pagliuca këshillon Interin: “Nëse klubi dhe Chivu mendojnë se Martinez është më i besueshëm, le ta aktivizojnë. Nuk më pëlqen alternimi i portierëve ndeshje pas ndeshje. Kështu digjen dy lojtarë në vend të njërit”.

  • Juve mposht Interin, Reali merr tri pikë me vuajtje ndaj Sociedad, Rejnxhers në rënje të lirë

    Juve mposht Interin, Reali merr tri pikë me vuajtje ndaj Sociedad, Rejnxhers në rënje të lirë

    Real Madridi i ‘raporton’ FIFA-s vendimet e arbitrazhit që pësoi sezonin e kaluar dhe në këto ndeshje të para të kampionatit.

    Europa me kampionatet kryesore pas pauzës së kombëtareve respektive, u rikthye në kampionat. Në Angli, Arsenal fitoi që herët 3-0 ndaj Notingham Forest aty ku debutoi me skuadrën mike trajneri Postecoglu. Sipaki edhe fitorja e Totenhemit në derbin e Londërs me Uest Hem 0-3.

    Në Bundesligë u veçuan fitorja e Frajburg 3-1 ndaj Shtutgart dhe rezultati 5-0 i Bajernit ndaj Hamburgut. Ndërkohë në Spanjë Reali arriti të fitojë 1-2 në fushën e Sociedadit duke luajtur me një lojtar më pak (Huijsen 32′).

    Sakaq në Serie A bie në sy fitorja 4-3 e Juventusit përballë Interit. Mjaft delikate situata te Gllazgou Rejnxhers në Skoci aty ku Nedim Bajrami (u fut në fushë në minutën e 77′) me blutë e tij humbën në shtëpi 0-2 me Hearts./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Capello për Interin: Ndaj Juventusit, test vendimtar. Chivu duhet t’i shkundë lojtarët

    Capello për Interin: Ndaj Juventusit, test vendimtar. Chivu duhet t’i shkundë lojtarët

    11 Shtator 2025

    12:26

    Alfred Lleshi

    Fabio Capello ka komentuar Interin dhe pritshmëritë për sezonin aktual. Sfidat e ardhshme, sidomos ajo ndaj Juventusit, do të tregojnë forcën e skuadrës zikaltër: “Do të jetë një hap kyç për të treguar se e ka lënë pas PSG-në. Për Juventusin është test konfirmimi për titull”.
    Capello vlerëson fillimin e ciklit të ri nga Chivu, duke theksuar rëndësinë e motivimit të lojtarëve: “Kur shkova te Milani pas Sacchit, iu thashë lojtarëve: Të gjithë thonë se jeni të lodhur, tregoni të kundërtën. Edhe tek Interi duhet t’i zgjojnë futbollistët për t’i bërë kritikët të gabojnë”.
    Për Napolin, Capello tha se Champions-i është kyç për prestigj dhe fitime ekonomike: “Conte ka nga dy opsione për çdo pozicion dhe marrëdhënia e mirë me De Laurentiis ndikon shumë. Skuadra është e kompletuar, edhe pse mungesa e Lukakut mund të ndikojë. Do të shihet sesi Hojlund do ta zëvendësojë”.

  • David: Me Interin kisha kontakte, por jo të thelluara. Tani jam i lumtur te… Juventusi

    David: Me Interin kisha kontakte, por jo të thelluara. Tani jam i lumtur te… Juventusi

    10 Shtator 2025

    9:03

    Alfred Lleshi

    Sulmuesi i Juventusit, Jonathan David, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për derbin e Italisë ndaj Interit dhe të kaluarën, kur emri i tij ishte lidhur me zikaltërit: “Sa afër isha me Interin? Jo aq shumë. Zikaltrit kanë pasur disa kontakte me agjentin tim, por jo të thelluara. Jam shumë i lumtur te Juventusi”.
    David komentoi edhe mundësinë për të luajtur si duet me Vlahovic: “Po, është e mundur, por këtë e vendos trajneri. Unë jam gati për çdo zgjidhje, me Dusan motivojmë njëri-tjetrin, sepse duam më të mirën për skuadrën”.
    Lidhur me Edon Zhegrovën, ish-shok skuadre te Lille, kanadezi tha: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm, me të majtë fantastike dhe driblim trullosës. Do të na ndihmojë shumë. Jam i sigurt se do të asistojë mua dhe shokët e tjerë për të shënuar”.

  • “Merr dy, paguaj një…”; Galatasaray luan me nervat e Interit në merkato

    “Merr dy, paguaj një…”; Galatasaray luan me nervat e Interit në merkato

    12 Gusht 2025

    15:12

    Alfred Lleshi

    Galatasaray e shikon me interes “pazarin” me Interin. Pas tentativës së parë jo shumë të fortë për Hakan Calhanoglu, klubi turk ka vënë në shënjestër dy lojtarë kryesorë zikaltër; Benjamin Pavard dhe Yann Sommer.
    Sipas asaj që raporton “Fotomac”, Galatasaray ka kontaktuar agjentët e të dy lojtarëve dhe më pas ka dorëzuar ofertë zyrtare për Interin. Ideja e klubit turk është të marrë Sommer falas dhe Pavard me huazim, por kjo ofertë nuk është pritur mirë nga Interi.
    Klubi zikaltër është i prerë; për Pavard pranon vetëm shitje të përhershme ose me detyrim blerjeje, sepse do të sigurojë të ardhura për merkaton. Huazimi pa detyrim blerjeje nuk është i preferuar.
    Gjithashtu për Sommer situata është e ngjashme. Interi nuk dëshiron ta lëshojë portierin zviceran falas, veçanërisht pa pasur një zëvendësues me cilësi të njëjtë. Nëse Galatasaray dëshiron vërtet të marrë dy lojtarët në fjalë, duhet ta rishikojë ofertën dhe të përputhet me kërkesat financiare të Interit.

  • “Finalen e Stambollit e përjetova shumë keq për një vit, po e them sinqerisht”

    “Finalen e Stambollit e përjetova shumë keq për një vit, po e them sinqerisht”

    Gjatë një interviste për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Napolit, Romelu Lukaku, ka kujtuar finalen e humbur të Ligës së Kampionëve në Stamboll me Interin: “E kam përjetuar shumë keq për një vit, po e them sinqerisht. E pashë se si shkuan gjërat…, nuk munda t’i thoja gjërat e mia (për Interin). I lashë njerëzit të flisnin, sepse unë nuk jam nga ata që pëlqej të flas në media dhe të sulmoj. Më mirë reagoj në fushë. Tani shikojmë përpara, jemi sërish në Champions, le të argëtohemi”.
    Çfarë të ka mërzitur pas Stambollit?Ti shihja disa gjëra, por nëse njerëzit nuk e dinë të vërtetën, është tjetër histori. Nuk mund ta kuptojnë pse i kam marrë disa vendime… Në karrierën time, sa herë kam thënë të vërtetën, është parë si diçka e papërshtatshme. Tani dua t’i shmang polemikat.
    Një notë për sezonin tënd të parë me Napolin?Doja të bëja më mirë. Kur je ambicioz, kërkon gjithmonë më shumë. Mund të jepja më shumë, 14 gola dhe 10 asiste janë një bilanc i mirë, por nuk është maksimumi. Unë gjithmonë përpiqem ta rris nivelin. Nuk mund ta arrish përsosmërinë, por duhet të tentosh t’i afrohesh. Megjithatë jam i kënaqur, sepse skuadra fitoi titullin.

  • “Kam një rit fatsjellës”, zonja Acerbi: Pozicioni im i preferuar është…

    “Kam një rit fatsjellës”, zonja Acerbi: Pozicioni im i preferuar është…

    29 Korrik 2025

    15:11

    Telesport

    Claudia Scarpari, gruaja e Francesco Acerbi-t, iu përgjigj pyetjeve të ndjekësve dhe tifozëve me shumë sinqeritet. Zonja Acerbi u përpoq të kënaqte të gjitha kuriozitetet e tifozëve:
    “Distanca nga Francesco? Ne vazhdojmë të jetojmë të njëjtën jetë.
    “Si ka ndryshuar jeta ime që kur jam lidhur me Acerbin? Ka ndryshuar në kaq shumë mënyra, por kanë kaluar pesë vjet dhe jam mësuar me të. Goli më i pabesueshëm i Acerbit pas atij kundër Barcelonës? Pajtohem.
    “Si është personaliteti i Acerbit? Pothuajse aq i keq sa i imi. Jam një grua e fortë, për nga mënyra si qëndroj pranë burrit tim? Gjithmonë. Çfarë ekipi kam mbështetur më parë? Së pari Milanin, pastaj Interin, pastaj Lazion dhe tani Interin. A jam e lumtur që Francesco luan për Interin? Sigurisht.”
    “A kam ndonjë supersticion kur luan Acerbi? Një gotë verë para ndeshjes dhe në pushim, edhe nëse luajnë në orën 12:30. Sfidat më të mëdha me të cilat jam përballur si grua futbollisti? Vetmia e pabesueshme e muajve të parë.
    “A është e vështirë të etiketohesh si gruaja e një futbollisti? Jo, pse duhet të jetë e vështirë?” përfundoi Claudia. Gruaja e Acerbit zgjodhi ironinë për pyetjet kureshtare: “Pozicioni im i preferuar? Mbrojtës qendror”.

  • Chivu: Grupi është solid, të vendosur ta mbajmë Interin sa më lart në Itali dhe botë

    Chivu: Grupi është solid, të vendosur ta mbajmë Interin sa më lart në Itali dhe botë

    Pas dy ditësh testesh fizike, për Interin ka ardhur dita e parë e stërvitjes në “Appiano Gentile”, ku pasditen e sotme pritet edhe trajneri i ri i Italisë, Rino Gattuso. Programi parashikon dy seanca stërvitore në ditë, të mbyllura për publikun, dhe grumbullim në qendër stërvitore për të gjithë lojtarët zikaltër.
    Të vetmit që mungojnë janë: Taremi, me leje. Frattesi, në rikuperim pas operacionit për hernie inguinale më 10 korrik. Vanheusden, që vjen nga një sezon te Mechelen dhe do të kryejë një provë me ekipin spanjoll Marbella. Ja deklaratat e trajnerit Chivu në konferencën për shtyp.
    Me çfarë fryme po e nisni sezonin e ri?Me frymën e duhur për të qenë konkurrues. Pritshmëritë për këtë skuadër janë gjithmonë të njëjtat, duhet t’i arrijmë objektivat.
    Sa e ndihmon puna juaj një grup kaq të rëndësishëm?Një skuadër fituese që lufton për trofe dëshmon se grupi është i qëndrueshëm dhe solid.
    Si do të luajë Interi i Chivu?Qëllimi ynë është të jemi agresivë, vertikalë, por duke ruajtur ekuilibrin si ekip.
    A është kampionati, prioriteti kryesor për Interin?Nuk kemi për të marrë hak apo luajtur për revansh. Ne duhet të ndërtojmë për të ardhmen. Kemi detyrimin ta mbajmë këtë skuadër në majat e futbollit. Do të japim gjithçka për t’i arritur objektivat. Ky grup dhe kjo shoqëri janë të bashkuar dhe të vendosur të qëndrojnë lart në Itali dhe në botë.
    Çfarë do të kërkoni nga lojtarët tuaj?Respekt për shokët e skuadrës dhe për klubin që përfaqësojnë. Duhet të dimë t’i menaxhojmë uljet dhe ngritjet.
    Conte hodhi sloganin e tij për Napolin. Cili është slogani i Interit?Nuk kopjojmë askënd. Duam të jemi kompetitivë.
    Çfarë iu thatë lojtarëve në Charlotte?Diskutime të tilla janë vetëm pjesë e grupit. Dhe grupi ndonjëherë ka nevojë për qartësi.
    Si do t’i kapërceni pasojat e finales së Champions League?Jemi një grup i pjekur, me njëfarë eksperience, që di si t’i menaxhojë momente të caktuara. Dimë të pranojmë edhe kritikat, t’i përballojmë situatat e pakëndshme në aspektin mendor. Pritshmëritë për këtë skuadër ishin shumë të larta në maj, fatkeqësisht gjërat nuk shkuan siç i kishin imagjinuar të gjithë. Në aspektin psikologjik diçka zien, ka shumë zhgënjim, sepse kishte shumë dëshirë për të arritur diçka të rëndësishme. E bukura e futbollit është se gjithmonë vjen një ndeshje apo një sezon i ri dhe gjithçka nis nga e para, edhe pse duhet të pranosh realitetin. Ato që thuhen duhet të të shërbejnë si motivim për të ardhmen.
    Leoni dhe Pio Esposito…Janë shumë premtues. Do të jenë e ardhmja e futbollit italian, për shumë vite do të përfaqësojnë kombëtaren italiane.
    Çfarë po ju pëlqen më shumë deri tani tek Interi?Përgjegjësia që më është dhënë. Gjithmonë i kam marrë përsipër, gjithmonë i kam pranuar, për të arritur edhe objektivat e mi personalë. Është një sfidë e bukur të rikthehem te klubi që më ka dhënë kaq shumë. Nuk bëhet fjalë vetëm për këtë, por edhe për një klub që është në majat e futbollit. Do të bëj më të mirën për të qenë në nivelin e duhur, për të dhënë diçka ose për t’i kthyer diçka klubit që më ka dhënë shumë gjatë këtyre 18 viteve, me disa ndërprerje. Këto janë ambiciet e mia. Interi është gjithmonë në zemrën time, dua të jap edhe unë diçka të rëndësishme.
    Sa do të duhet të presim për Interin e Chivu?Dallimin e bëjnë lojtarët, kjo është gjëja më e rëndësishme. Trajneri jep identitetin. Nuk kam parë kurrë një trajner të mirë të ecë përpara pa lojtarë të fortë.
    A mund të luajë Calhanoglu në një rol tjetër?Mesfusha është e mbushur, kemi shumë lojtarë, shumë të mirë dhe të fortë. Do të jenë dy apo tre? Në disa ndeshje dy, në disa të tjera tre. Emrat do të zgjidhen në bazë të kundërshtarit dhe në bazë të performancës gjatë javës. Jam i lumtur që Calhanoglu është rikthyer i shëndetshëm, që ka dëshirë të rikuperojë. Në SHBA ishte i mërzitur që nuk mundi ta ndihmonte skuadrën. Ka punuar shumë fort këto tri javë, edhe sot e pashë në formë të mirë.
    A mund ta përballojë mesfusha që keni tre sulmues përpara?Nuk kam thënë kurrë se do të luajmë kështu. Në futbollin e sotëm vendosja në fushë varet nga ajo që të lejon kundërshtari, janë gjëra që duhet t’i interpretojmë. Duhet të pranosh duelet. Kush fiton duelet, fiton ndeshjet. Ne përqendrohemi te parimet e lojës, për këtë arsye duam të kemi një identitet.
    Si mund të bëni diferencën?Do të ndikoj me gjykim të shëndoshë, me zemërim, me buzëqeshje, me përgatitje më të mirë me lojtarët, do të përpiqem t’i kuptoj ata. Ndonjëherë harrohet se kemi të bëjmë me njerëz që kanë diçka në mendje, duhet të kuptojmë si t’i rregullojmë gjërat. Besoj shumë te komunikimi, në atë që një person mund t’i japë një tjetri. Më pëlqen ky stil jete. Nuk është rastësi që kam kaluar gjashtë vite te sektori i të rinjve, kam dashur të mësohem të jem empatik. Pastaj kam punuar me djem më të pjekur dhe tani merrem me lojtarë që janë kampionë të mëdhenj.