Tag: interi

  • Presing i lartë, ritëm dhe fokusim maksimal, ky Inter të fut frikën. Dora e Chivu ndihet kudo

    Presing i lartë, ritëm dhe fokusim maksimal, ky Inter të fut frikën. Dora e Chivu ndihet kudo

    Interi po garon me shpejtësi maksimale. Fitorja 2-0 ndaj Lazios në “San Siro” tregon shumë më tepër sesa rezultati; është pasqyra e një skuadre që hyn në fushë për të dominuar dhe që sot është teknikisht, fizikisht dhe mendërisht mbi shumicën e kundërshtarëve në Serie A. Lautaro Martínez dhe Bonny firmosën golat, por substanca vjen nga idetë, struktura dhe qasja që Chivu i ka dhënë skuadrës së tij.
    Statistikat flasin vetë: në 12 ndeshjet e fundit zyrtare, Interi ka fituar 11. Humbja e vetme, ndaj Napolit, erdhi për mungesë përqendrimi, jo për arsye teknike, dhe shërbeu si mësim. Kundër Lazios, skuadra zikaltër reagoi me një intensitet të frikshëm; është ekipi më goditës në minutat e para të ndeshjeve, me 5 gola në 15 minutat e para.
    Chivu ka perfeksionuar presingun modern dhe të koordinuar, ku Lautaro udhëheq, mesfushorët shtyjnë lart dhe mbrojtja rri e avancuar. Bonny konfirmoi thellësinë e grupit dhe harmoninë kolektive. Sot, Interi nuk është thjesht skuadër fituese, por me identitet, ekuilibër dhe uri. Nëse Chivu ruan këtë intensitet dhe qartësi, Interi mbetet jo vetëm në krye të tabelës, por edhe si skuadra më e plotë tërësisht.
     

  • Interi nuk llogarit Lazion, Lautaro dhe Bonny nderojnë zikaltërit (VIDEO)

    Interi nuk llogarit Lazion, Lautaro dhe Bonny nderojnë zikaltërit (VIDEO)

    Inter kalon pengesën e Lazios, duke fituar 2-0. Zikaltërit zgjidhën shumë shpejt ndeshjen, me të zakonshmin Lautaro që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e dytë.
    Goli i sigurisë erdhi nga Bonny në të 62-tën. Ekipi i Chivu shënoi sërish me Zielinskin, por goli u anulua për prekje me dorë.

    Me këtë sukses, Inter kryeson Serie A me 24 pikë, po aq sa Roma. Lazio është në mesin e tabelës.

  • Champions League/ Interi fiton me vështirësi, Barcelona barazim spektakolar përballë Bruges! City shkatërron Dortmundin

    Champions League/ Interi fiton me vështirësi, Barcelona barazim spektakolar përballë Bruges! City shkatërron Dortmundin

    Interi ka dalë me tre pikë në mbrëmjen e sotme nga “San Siro”, përballë Kairat Almaty në Champions League.
    Ndeshja, e transmetuar ekskluzivisht në “Vizion Plus”, prodhoi jo pak emocione. Pavarësisht një kundërshtari të lehtë në letër, Almaty nuk rezultoi i tillë në fushë, duke i hapur jo pak probleme zikaltërve me kundërsulme të shpejta dhe mjaft të rrezikshme.
    Ishin zikaltërit ata që kaluan të parët në avantazh në minutën e fundit të pjesës së parë, me anë të kapitenit Lautaro Martinez.

    Ndërkohë, 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, miqtë barazuan në 1-1 me anë të Arad, ky është edhe goli i parë që Interi pëson këtë sezon në Champions League.
    Por kur u duk se Interi do të haste edhe më shumë vështirësi, Carlos Augusto realizoi një supergol nga jashtë zonës, duke rikthyer avantazhin dhe qetësinë te zikaltërit.
    Kairat Almaty, pas pësimit të golit të dytë, rriti presingun, por rezultati mbeti i pandryshuar.
    Ndërkohë, sfida mes Club Bruges dhe Barcelonës u mbyll në një barazim spektakolar 3-3, ndërsa Manchester City shkatërroi me rezultatin 4-1 Dortmundin.
    Në sfidat e tjera, Atalanta fitoi 1-0 në transfertë përballë Marsejës, ndërsa një tjetër rezultat zhgënjyes pati edhe Chelsea, e cila barazoi 2-2 me Qarabagun.

  • ZYRTARE/ Interi dhe Milani marrin në pronësi stadiumin “San Siro”, Prokuroria nis hetim për mashtrim

    ZYRTARE/ Interi dhe Milani marrin në pronësi stadiumin “San Siro”, Prokuroria nis hetim për mashtrim

    Interi dhe Milani tashmë janë zyrtarisht pronarë të stadiumit “San Siro” pasi janë mbyllur procedurat burokratike të transferimit të impiantit nga komuna e Milanos, në pronësi të të dy klubeve.
    Kanë qenë vetë klubet që kanë dhënë sot njoftimin, duke bërë të qartë se kishin paguar edhe një pjesë të parave që shërbenin për të bërë të tyrin impiantin si dhe zonën përreth për shfrytëzim.
    Por jo çdo lajm është i mirë, pasi paralelisht me blerjen e stadiumit, ka ardhur edhe një hetim i Prokurorisë Italiane, e cila dyshon se tenderi për blerjen e stadiumit ka qenë i manipuluar në favor të dy klubeve.
    Një grup i quajtur “Si Meazza”, i cili ka si përfaqësues një promotor të njohur italian, Klaudio Trota, kishte bërë të ditur se kishte dashur të merrte pjesë në ankandin për të blerë stadiumin, siç parashikon ligji.
    Trota ka denoncuar në Prokurori dhe është marrë në pyetje rreth këtij denoncimi, në të cilin argumentonte se procesi i ankandit, i hapur me datë 24 mars dhe i mbyllur më datë 30 prill, në të cilin përfshihej stadiumi dhe zona përreth, kishte një kohë shumë të kufizuar që të bënte të pamundur paraqitjen e ofertave të tjera përveç asaj të përbashkët të Milanit dhe Interit. Kësisoj, ai ka bërë denoncim për parregullsi në tenderin për shitjen e stadiumit dhe ka nisur zyrtarisht një hetim rreth kësaj çështje.

  • Interi korr fitore të madhe ndaj Veronës, vendos goli i Zielinskit dhe autogoli i Frese

    Interi korr fitore të madhe ndaj Veronës, vendos goli i Zielinskit dhe autogoli i Frese

    Adriatik BALLA
    Interi siguroi një fitore dramatike në transfertë ndaj Veronës, falë një skeme të jashtëzakonshme të Piotr Zielinskit nga një goditje standarde dhe autogolit të Martin Frese, pasi Xhiovane kishte barazuar përkohësisht rezultatin. “Nerazzurrët” vinin nga një fitore 3-0 në mesjavë ndaj Fiorentinës, por me mungesat e Markus Thuram dhe Henrikh Mkhitarian, trajneri riktheu Ange-Joan Boni në formacionin titullar dhe ndryshoi repartin e mesfushës. Nga ana tjetër, Verona vazhdonte pa fitore në këtë sezon, me shumë lojtarë të dëmtuar. Ndeshja nisi fuqishëm, me portierin Montipo që bëri një pritje të shkëlqyer pas vetëm tre minutash, duke devijuar tentativën diagonale të Zielinskit. Lautaro Martinez u ndal nga një ndërhyrje e jashtëzakonshme në vijën e portës nga Viktor Nelson, pasi argjentinasi kishte kaluar në pozicion të vlefshëm për të lobuar portierin rival.
    Interi më në fund theu akullin me një skemë fantastike nga goditja e këndit: Hakan Çalhanoglu e kombinoi shkurt dhe topi shkoi te Zielinski, i cili goditi fluturim me të djathtën drejt trekëndëshit të portës — një gol i mrekullueshëm dhe i pari i tij që nga tetori 2024 ndaj Juventusit. Bastoni rrezikoi me një goditje me kokë pas një harkimi të Luis Henrike, ndërsa Karlos Augusto u ndal nga Akpa Akpro në tentimin për të shtuar golin e dytë. Verona dërgoi sinjalet e para për barazim me një goditje me kokë të Martin Frese, që u prit nga Somer. Pak minuta më pas, ata arritën të barazonin: Gift Orban lansoi Giovane në të djathtë, ky i fundit kaloi Bastonin dhe goditi fuqishëm në këndin e largët, duke shtrembëruar vetëm majat e gishtave të Somer.
    Në fund të pjesës së parë, Verona ishte shumë pranë përmbysjes kur Orban goditi nga gjashtë metra, por topi u përplas në shtyllën e dytë. Në pjesën e dytë, Interi rrezikoi seriozisht kur Giovane përfitoi nga një gabim i Suçiç dhe u ndal nga Bishek, me Veronën që kërkoi karton të kuq, por ndërhyrja u gjykua vetëm me të verdhë. Federiko Dimarko vazhdoi të krijojë rrezik për Interin, me një harkim për Francesko Pio Espositon që përfundoi në rrjetën e sipërme dhe një goditje tjetër të rrezikshme që u ndal nga Montipo. Interi këmbënguli deri në fund dhe shpërbleu në minutat shtesë. Barella harkoi një top nga e majta që kaloi mbi kokën e Espositos, por topi goditi Martin Frese pas shpinës dhe përfundoi në rrjetë, duke kapur në befasi portierin e Veronës. Interi merr kështu tri pikë të çmuara.

  • Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t!

    Serie A/ Interi mposht Veronën, fiton me autogol në minutën e 94-t!

    Interi mori një fitore të madhe ndaj Veronës në transfertë. Sfida e vlefshme për javën e 10-të të Seria A u fitua nga zikaltrit me rezultatin 1-2.
    Dhe pse dukej se do të ishte një ndeshje e lehtë, pas supergolit të Zielinskit në pjesën e parë, nuk rezultoi e tillë. Xhovani barazoi takimin në minutën e 40-të, duke e dërguar Veronën të qetë në dhomën e zhveshjes.
    Interi vuajti deri në fund, ndërsa autogoli i Frezes në minutën e 94-t e nderoi. Në këtë sfidë ishin në stol dy futbollistë të Kombëtares U-21. Alain Taho tek Interi dhe Adi Kurti për Veronën.

  • Interi e mbyll me Veronën me një festë të madhe, fiton falë një autogol në fund

    Interi e mbyll me Veronën me një festë të madhe, fiton falë një autogol në fund

    Ndeshja kundër Veronës nuk ishte aq e lehtë sa pritej për Interin. Festa e madhe e zikaltërve në minutat e fundit tregon saktësisht vuajtjen e tyre në këtë transfertë.
    Zielinski shënoi një super gol në minutën e 16, por Giovane barazoi në të 40. Kur pritej mbyllja e ndeshjes, në minutën e 3 të shtesës, autogoli i Frese vendosi për fitoren e zikaltërve, 1-2. Një vuajtje e madhe dhe me këto tre pikë, Interi mban vendin e 3 me 21 pikë. /Sport Ekspres/

  • Inter-Napoli, nis gara për mbrojtësin portugez me parametra zero

    Inter-Napoli, nis gara për mbrojtësin portugez me parametra zero

    2 Nëntor 2025

    10:35

    Telesport

    Interi dhe Napoli po ndjekin lojtarin e Bayern, Raphael Guerreiro. Mbrojtësi portugez do të jetë i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij skadon në verë.
    Kjo situatë ka zgjuar interesin e italianëve, të cilët po kërkojnë përvoja ndërkombëtare dhe cilësi në fazën mbrojtëse dhe atë ofensive.
    Guerreiro, 31 vjeç, njihet për aftësinë e tij për të luajtur si mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor, falë teknikës dhe inteligjencës taktike. Pas disa sezoneve të suksesshme te Borussia Dortmund dhe një aventure solide me Bayern-in, ai mund të përfaqësojë një përforcim strategjik.
    Interi dhe Napoli janë gati t’i ofrojnë portugezit një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje, ndërsa pritet të nisë së shpejti kontakti i parë mes palëve. Tani mbetet për t’u parë nëse vetë lojtari do të jetë i gatshëm të pranojë një kalim në Serie A.

  • De Biazi për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të…

    De Biazi për Kristjan Asllanin: Ka nevojë të jetë në qendër të…

    Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare, Xhani De Biazi, është i bindur se Kristjan Asllani ka marrë vendimin e duhur duke u larguar nga Interi për t’iu bashkuar Torinos.
    Duke folur për “L’interista”, De Biazi është pyetur nëse vendimi për transferimin e Asllanit ishte i duhuri, duke parë edhe mangësitë që kishte klubi zikaltër në mesfushë.
    “Unë mendoj se po, pasi Kristjan ka nevojë të luajë dhe ta bëjë me vazhdimësi, të jetë në qendër të një projekti teknik. Te Interi ishte në funksion të plotësimit të një projekti teknik, ndërsa tani mund të krijojë eksperienca të reja pasi ka ndryshuar ambient, trajner dhe persona me të cilët të përballet. Ky është një proces që do ta ndihmojë në rritjen e tij”, tha De Biazi.

  • Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltërit rikthehen te suksesi, mposhtin Fiorentinën

    Interi “zgjohet” në pjesën e dytë, zikaltërit rikthehen te suksesi, mposhtin Fiorentinën

    Pas humbjes ndaj Napolit, Interi është kthyer te fitoret.  Zikaltërit mundën 3-0 Fiorentinën, në ndeshjen e luajtur në Milano.
    Calhanoglu qetësi zikaltërit me golin e tij në minutën e 66-të.  Gjurmë në këtë sfidë la edhe Susic.

    Turku Calhanoglu mori përsipër ekzekutimin e një penalltie dhe e përktheu në gol.
    Në sfidën tjetër, ekipi i Chivu luan ndaj Veronës. Fiorentina pret Leccen në Firenze.