Tag: interi

  • Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër

    Interi mendon për pasuesin e Sommer, ja kandidati më potencial për portën zikaltër

    2 Dhjetor 2025

    10:57

    Alfred Lleshi

    Interi po mendon seriozisht për portierin e ri. Pas Sommer, klubi ka identifikuar Guglielmo Vicario, i cili po zhvillon sezonin e tretë në Premier League me Tottenham. Sezoni nuk ka qenë i favorshëm për portierin aktual zikaltër; Sommer ka pasur disa momente të dobëta që kanë ndikuar në performancën e tij, ndërsa Martinez u përfshi në një ngjarje tragjike që ka ndikuar në qetësinë psikologjike.
    Kjo e bën logjike idenë e të investuarit te Vicario. Ai është një nga portierët më të mirë italianë, pjesë e kombëtares, dhe sipas disa zërave do të ishte i lumtur të kthehej në Itali. Agjenti i tij ka rikthyer komunikimin me Interin, edhe pse konkurrenca në Itali mbetet e fortë. Diskutohej edhe tre sezone më parë për ardhjen e tij tek Interi, kur Onana u shit te Manchester United dhe Vicario u transferua nga Empoli në Angli.
    Negociatat nuk janë të thjeshta; Vicario fiton 2.5 milionë paund në sezon dhe ka kontratë deri më 2028 me “Spurs”. Problemi kryesor është shpenzimi prej rreth 30 milionë eurosh për një 29-vjeçar, jashtë parametrave ekonomikë të “Oaktree”. Megjithatë, mund të vlerësohet si investim për të siguruar një portier të nivelit të lartë, që sjell shumë pikë në renditje.

  • 2025 e “mallkuar” për Inter, vetëm 2 fitore në 17 ndeshje ndaj “bigëve”

    2025 e “mallkuar” për Inter, vetëm 2 fitore në 17 ndeshje ndaj “bigëve”

    Interi po përballet me një fazë të ndërlikuar, ku rezultatet nuk pasqyrojnë cilësinë e lojës. Dy humbjet brenda tre ndeshjeve — derbi dhe disfata dramatike kundër Atletikos këtë të mërkurë — kanë rikthyer djemtë e Kivut në krizën e tyre identitare. Skuadra luan ndaj çdo rivali me intensitet dhe organizim, por ndalet sistematikisht përpara rezultatit: të pesë humbjet e këtij sezoni kanë ardhur pa qenë ndonjëherë dukshëm inferiorë në fushë. Shifrat e vitit 2025 janë alarmante: vetëm 2 fitore në 17 ndeshje të mëdha kundër Milanit, Napolit, Juventusit, Romës dhe gigandëve të Champions-it si Bajern, Barcelona dhe PSG.
    Suksesi i fundit në një superpërballje daton tetorin e kaluar kundër Romës, ndërsa ndaj “tre të mëdhave” italiane zikaltërit nuk fitojnë që nga derbi i 22 prillit 2024, ai i yllit të dytë. Kjo mungesë fitoreje kundër rivalëve të drejtpërdrejtë ngrit pikëpyetje të forta mbi nivelin kompetitiv të Interit. Kivu duhet të ndryshojë prirjen sa më shpejt nëse dëshiron të shkojë larg në Champions dhe të qëndrojë realisht në garën për trofetë më të rëndësishëm.

    Humbjet e këtij sezoni në Serie A, sidomos ato ndaj Juventusit, Napolit e Milanit ishin thuajse fotokopje për nga mënyra se si zikaltrit u ndëshkuan. Skuadra e Chivu dominoi në aspektin e lojës ndaj kundërshtarit, por pavarësisht kësaj nuk mundi dot të dale me pike nga këto ndeshje Një skuadër që po krijon më shumë volum loje, po luan më bukur se sa Interi i Inzaghit i një sezoni më parë, por rezultatet nuk po vijnë. Njësoj si edhe sezonin e kaluar, Interi vuan të fitojë me skuadrat e mëdha. Një sëmundje, ilaçin ndaj së cilës tekniku rumun ende nuk e ka gjetur, të paktën deri më tani.

  • Viti 2025, çfarë makthi për Interin! Asnjë trofe dhe vetëm 2 fitore në 17 “big match”

    Viti 2025, çfarë makthi për Interin! Asnjë trofe dhe vetëm 2 fitore në 17 “big match”

    Interi po përjeton një vit 2025 zhgënjyes. Dy humbje në tri ndeshjet e fundit, derbi dhe disfata dramatike me Atletico Madridin, e rikthejnë skuadrën e Chivu në krizë. Paradoksi është se zikaltërit “luajnë si të barabartë me të gjithë, por nuk fitojnë thuajse me askënd”. Në pesë humbjet sezonale, Interi rrallëherë ka qenë inferior, por ka marrë më pak sesa ka prodhuar në fushë.
    Statistikat e “big match” janë alarmante. Në vitin 2025, vetëm 2 fitore në 17 ndeshje kundër rivalëve të nivelit të lartë (Milan, Napoli, Juventus, Roma, Bayern, Barcelona, PSG). Fitoret erdhën në çerekfinalen e parë kundër Bayernit dhe ndaj Romës, pas pushimit të tetorit. Fitorja në gjysmëfinalen e kthimit kundër Barcelonës nuk llogaritet, sepse erdhi pas minutës së 90-të.
    Ka edhe më keq: kundër Milanit, Napolit dhe Juventusit, skuadra zikaltër nuk fiton që nga 22 prilli 2024, data e derbit të yllit të dytë. Për një skuadër të këtij niveli, kjo është mungesë fitoreje tepër e gjatë. Chivu duhet të ndryshojë trendin nëse Interi synon Champions-in ose titullin.

  • Interi drejt Madridit mes dyshimeve dhe konfirmimeve, Champions-i për të harruar derbin

    Interi drejt Madridit mes dyshimeve dhe konfirmimeve, Champions-i për të harruar derbin

    Pas një humbjeje, më e mira për autokritikë është ndeshja tjetër. Interi synon të harrojë zhgënjimin e derbit duke u përqendruar te Champions-i. Në Europë, ndryshe nga kampionati, ekipi i Chivu ka pikë maksimale, ka pësuar vetëm një gol, është kryesues bashkë me Bayern Munich dhe Arsenal. Megjithatë, kundërshtarët e takuar deri tani (Ajax, Slavia Pragë, Union SG, Kairat) nuk janë elita europiane, ndaj sfida ndaj Atletico Madridit të Simeone ka peshë të madhe si për të harruar humbjen ndaj Milanit, edhe për të testuar vlerën europiane të Interit.
    Në Madrid, Interi shkon mes dyshimeve dhe sigurisë mbi të dëmtuarit. Dumfries ka nevojë për kohë (ndoshta deri në mes-dhjetor), Darmian përdoret me kujdes, Mkhitaryan synon të luajë ndaj Pisa, ndërsa Palacios ka një problem të ri muskulor. Mungesa e Dumfries dhe performanca e dobët e Luis Henrique e bëjnë Carlos Augusto alternativën e detyruar për krahun e djathtë.
    Temë tjetër është portieri. Sommer kritikohet për golin e Pulisic, por Chivu e mban si titullar në Champions, ndërsa Josep Martinez do të ketë shansin më 3 dhjetor në Kupë ndaj Venezia. Në mbrojtje, Bisseck pritet titullar, në mesfushë Zielinski shfaqet aktiv, ndërsa sulmi me Thuram dhe Lautaro pritet të rikonfirmohet. Atmosfera europiane mund t’i ndihmojë zikaltrit të reagojnë dhe të provojnë vlerën ndaj Atletico Madridit.

  • Materazzi: Interi e di që është më e fortë se Milani, por derbit nuk i dihet kurrë

    Materazzi: Interi e di që është më e fortë se Milani, por derbit nuk i dihet kurrë

    23 Nëntor 2025

    10:14

    Alfred Lleshi

    Marco Materazzi, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, vlerëson superioritetin aktual të Interit: “Në këtë moment vlen statusi i kryesuesit, çka tregon se Interi është më i fortë se Milani. Dhe kjo nuk është pak”. Ai thekson se Milani është gjithsesi në formë, me “individualitete të mëdha, një mesfushë të shkëlqyer dhe trajner që di si t’i menaxhojë e vendosë lojtarët në fushë”.
    Materazzi nënvizon se Allegri “ndoshta nuk ofron spektakël, por e di gjithmonë çfarë bën”. Sa i përket favoritit në supersfidën e mbrëmjes së sotme, ai kujton se derbet shpesh i përmbysin parashikimet: “Inter favorit? Në ndeshje të tilla, fusha mund të thotë gjithmonë diçka tjetër”.
    Materazzi sjell si shembull sezonin e kaluar: “Ne si zikaltër nuk fituam asnjë derbi. Dhe 2-3 i Superkupës është fotografia e sezonit të fundit. Humbëm trofe që ishin tashmë në xhep, mendoj edhe për titullin kampion”.

  • Ka luajtur me të dyja ekipet, Ganz për derbin: Lautaro dhe Leao bëjnë diferencën

    Ka luajtur me të dyja ekipet, Ganz për derbin: Lautaro dhe Leao bëjnë diferencën

    Ish-sulmuesi i Milanit dhe Interit, Maurizio Ganz, ka folur për derbin e Milanos, që zhvillohet të dielën mbrëma, në një intervistë për “SportWeek”. Ganz shpjegon zgjedhjen që bëri si futbollist, kur kaloi nga Interi te Milani: “Ka qenë klubi, ai që më largoi. Tek Interi ishin Ronaldo, Zamorano, Recoba, plus Moriero dhe Djorkaeff. Unë do të kisha qëndruar, por nuk ishte e mundur. Më donin Milani dhe Lecce. Shkova te Milani dhe shpërtheu një rrëmujë. Tifozët më konsideronin tradhtar”.
    Për festimin pas një goli në derbi: “Ishte një shpërthim, një festim ndoshta i tepruar, por isha plot me zemërim, thjesht nuk arrita ta mbaja veten. Nuk e kisha me tifozët zikaltër, më kanë dashur dhe kjo është diçka që nuk do ta harroj kurrë”. Për protagonistët aktualë të derbit, Ganz thotë: “Admiroj Lautaron dhe Leaon, bëjnë diferencën dhe të kënaqin”.
    Ndërsa për sulmuesit në krizë te Milani: “Gimenez dhe Nkunku? Do të zhbllokohen. E njoh mirë atë zanat. Mjafton një gol me devijim, një goditje e një mesfushori që të përplaset te ty, e fut brenda rrjetës dhe pastaj rifillon gjithçka”.

  • Drejt Inter-Milan, flet Allegri: Ne nuk jemi favoritë? Ndeshjet fillojmë gjithmonë nga 0-0…

    Drejt Inter-Milan, flet Allegri: Ne nuk jemi favoritë? Ndeshjet fillojmë gjithmonë nga 0-0…

    22 Nëntor 2025

    13:05

    Alfred Lleshi

    Pas pushimit prej kombëtareve, Milan rikthehet në kampionat me derbin kundër Interit, me synimin për t’i kapërcyer rivalët ndërqytetas në krye të klasifikimit. Trajneri Allegri u shpreh: “Milani, jo favorit në derbi? Ndeshjet fillojnë gjithmonë nga 0-0. Interi është i fortë, por edhe ne jemi gati. Derbi ka historinë e vet, ne duhet të luajmë një ndeshje të shkëlqyer, duke qenë më të vëmendshëm”.
    Ai shtoi se ky derbi nuk vendos gjithçka, pasi kampionati është i gjatë dhe deri në mars, Milani do të ketë edhe ndeshje të tjera në Kupë dhe Superkupë. Përsa i përket formacionit shtoi: “Rabiot do të luajë, Gimenez ka një problem me kyçin. Leao dhe Pulisic do të jenë titullarë”.
    Allegri vlerësoi punën e Chivu tek Interi dhe paralajmëroi për rrezikun e sulmeve zikaltër: “Interi ka sulmues shumë të fortë, veçanërisht Lautaro, që është një nga më të mirët në botë. Duhet vëmendje ndaj çdo detaji”.
    Për tifozët: “Kthimi i ‘Curve’ na ndihmon shumë, atmosfera në shtëpi është mbështetje në momentet e vështira”. Trajneri përfundoi duke theksuar rëndësinë e emocioneve: “Derbi sjell adrenalinë dhe emocion. Fitoret e sfidave të tilla ndryshojnë humorin e javës dhe motivimin e ekipit”.

  • “ThuLa” në provën e derbit, sërish bashkë në ndeshjen më të rëndësishme

    “ThuLa” në provën e derbit, sërish bashkë në ndeshjen më të rëndësishme

    22 Nëntor 2025

    9:39

    Alfred Lleshi

    Tek Interi, këtë sezon ndihet më shumë se kurrë rëndësia e alternativave në sulm. Në letër, dyshja titullare është Lautaro Martinez–Marcus Thuram (ThuLa), por realiteti ka qenë ndryshe. Ata kanë luajtur bashkë vetëm 5 ndeshje (4 në kampionat, 1 në Champions), me 3 fitore dhe 2 humbje, për gjithsej 351 minuta.
    Ndërkohë, Lautaro ka luajtur 355 minuta me Bonny dhe 436 minuta me Pio Esposito. Arsyeja kryesore ishte dëmtimi i bicepsit femoral të Thuram, i cili mungoi 6 ndeshje gjatë gjithë tetorit. Ka pasur edhe 4 ndeshje të tjera ku të dy ishin të grumbulluar, por nuk u aktivizuan së bashku.
    Megjithatë, skuadra e Chivu nuk ka vuajtur, falë Bonny dhe Pio Espositos. Interi është i pari në Serie A dhe i treti në Champions, me pikë të barabarta me Bayern Munich dhe Arsenal, si dhe ka sulmin më të mirë të Serie A. Për derbin e Madoninës, pritet rritje e minutazhit të dyshes “ThuLa”, që mund ta ndryshojë serinë prej 5 derbesh pa fitore.

  • Marotta: Ja pse ky derbi është epokal. Adeyemi tek Interi? Nuk flas për merkaton tani…

    Marotta: Ja pse ky derbi është epokal. Adeyemi tek Interi? Nuk flas për merkaton tani…

    21 Nëntor 2025

    8:13

    Alfred Lleshi

    Giuseppe Marotta, në “Sport Industry Talk” të RCS, foli për derbin e së dielës, të cilin e quajti “epokal”, pasi është i pari që Interi dhe Milani e luajnë si bashkëpronarë të “San Siros”. Ai theksoi “rivalitetin e shëndetshëm” mes klubeve dhe rëndësinë e këtij hapi të përbashkët që, sipas tij, garanton respekt dhe vazhdimësi për të ardhmen e stadiumit. Marotta e cilësoi derbin “një spot për gjithë futbollin italian”.
    Presidenti zikaltër u ndal edhe te Pio Esposito, sulmuesi i lindur më 2005: “Prej vitesh ishte i destinuar për t’u bërë i madh. Jemi krenarë që vjen nga akademia dhe mban fanellën e Interit. Ai duhet të bëhet shembull për gjeneratat e reja”.
    Sa i përket merkatos, Marotta frenoi zërat për Karim Adeyemi: “Nuk flasim për merkaton tani, jemi krenarë për lojtarët tanë. Do të shohim më vonë me drejtorët sportivë”. Pra, mbylli çdo spekulim të menjëhershëm.
     

  • Akanji ka ide të e qarta: Jemi në krye dhe duam të qëndrojmë aty. E ardhmja? Sot për sot…

    Akanji ka ide të e qarta: Jemi në krye dhe duam të qëndrojmë aty. E ardhmja? Sot për sot…

    13 Nëntor 2025

    13:39

    Alfred Lleshi

    Manuel Akanji, i ardhur tek Interi pak para mbylljes së merkatos verore, është bërë menjëherë një nga përforcimet më të rëndësishme të ekipit zikaltër. Aktualisht me Zvicrën për ndeshjet kualifikuese ndaj Suedisë dhe Kosovës, ai foli për lamtumirën nga Manchester City dhe planet e së ardhmes: “Organizova një darkë lamtumire, ishte shumë bukur. Nuk kam pasur ende rast ta përshëndes stafin, por kush e di çfarë do ndodhë verën e ardhshme. Në këtë moment, do të doja të qëndroja tek Interi”.
    Akanji është huazuar me të drejtë blerjeje 15 milionë euro, që bëhet detyrim në rast fitoreje të titullit dhe me 50% të ndeshjeve të luajtura. Klubi zikaltër tashmë po punon për ta blerë përfundimisht dhe për t’i ofruar kontratë deri më 2029.
    Ai u përshtat shpejt me sistemin e Chivu, duke pranuar se “pjesa më e vështirë ishte përshtatja e fëmijëve”, por shtoi: “Skuadra më ka pritur ngrohtë. Jemi në krye dhe duam të mbetemi aty”. Për tifozët, tha: “Atmosfera në ‘San Siro’ është e jashtëzakonshme, por edhe ‘muri i verdhë’ i Dortmundit ishte i pabesueshëm”. Ai foli edhe për mikun e tij Sommer: “Jetojmë afër, kalojmë shumë kohë bashkë. Është i lumtur tek Interi”.