Modelja Arbenita Ismajli ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj në Instagram me një postim të fuqishëm në InstaStory, i cili duket të jetë një thirrje për forcë dhe vetëbesim. Ky postim vjen në një periudhë të tensionuar për Arbenitën, e cila po përballet ligjërisht me ish-partnerin e saj, reperin Fero. Në foton e ndarë, shihet një person duke mbajtur një telefon, me mbishkrimin: “Edhe unë kam një histori të trishtë. Askujt s’i intereson. Puno më fort.”
Megjithëse modelja nuk ka shtuar ndonjë koment tjetër, ky mesazh është interpretuar si një kujtesë për ndjekësit e saj për të punuar fort dhe për të mos u dorëzuar përballë vështirësive të jetës. Mesazhi ngre një qëndrim të fortë ndaj jetës dhe përpjekjeve personale, duke nxitur pjekurinë emocionale dhe vetëbesimin.
Arbenita, e cila vitet e fundit ka kaluar shumë ndryshime në jetën e saj, është zhvendosur në Dubai bashkë me vajzën e saj, Ninën. Ajo ka ndarë me ndjekësit se tashmë ka kaluar një vit që është duke jetuar në këtë qytet, duke krijuar një jetë të re dhe të përkushtuar për të dyja. Ky postim mund të shihet si një reflektim i forcës dhe pavarësisë që Arbenita po shfaq gjatë kësaj periudhe.
Tag: intereson
-

“Askujt s’i intereson!”/ Ç’po përpiqet të thojë Arbenita?
-

Pse nuk hetohet Frida Krifca? Dumani: Procedohet çdo person, nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët
Kreu i SPAK, i është përgjigjur pyetjes së opozitës në lidhje me një hetim ndaj Frida Krifcës.
Ai u shpreh se për të kryer hetimet nuk i intereson se nga cili krah politik vijnë zyrtarët.
-A ka procedim penal për IPARD?
SPAK ka regjistruar një procedim penal për IPARD. Çështja është në hetim, po bashkëpunohet ngushtë me OLAF.
-Pse nuk hetohet Frida Krifca?
Në atë procedim penal hetohet çdo person që ka kryer veprime të kundraligjshme.
-Pse nuk ka asnjë reagim publik në rastin e Krifcës, ndërsa kur përfshihet opozita ka reagim publik?
Është vlerësimi juaj. Ne nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët.
Top Channel
-

“Nuk më intereson çfarë thoni”/ Dakota Johnson flet hapur për veshjet provokuese
Aktorja Dakota Johnson ka treguar se nuk i intereson aspak se çfarë mendojnë të tjerët për veshjet e saj provokuese. Në një intervistë për Vogue Germany, 36-vjeçarja u shpreh hapur për stilin e saj të guximshëm dhe vendosmërinë për të vazhduar të vishet siç ndjehet mirë edhe nëse kjo përfshin fustane transparente apo me prerje të theksuara.
“Vërtet nuk më intereson,” u përgjigj ajo kur u pyet nëse ndonjëherë shqetësohet se mos një fustan është “shumë seksi”. “Kam pasur fatin të vesh disa nga fustanet më të bukur dhe më kanë bërë të ndihem e bukur. Prandaj i vesh.”
Ylli i “50 Shades of Grey” shtoi se ndonjëherë fustanet duken për mrekulli në trupin e saj, por jo gjithmonë. “Ka raste që nuk më shkojnë aspak. Gjithçka varet nga forma, ngjyra, materiali… Por nëse gjej një fustan të bukur dhe ndihem mirë me të, natyrisht që do ta vesh!”
Dakota falënderon nënën e saj, Melanie Griffith, për vetëbesimin. “Ajo ishte gjithmonë e hapur për trupin, na mësoi ta duam veten tonë që të vogla. Dhe kjo është shumë e rëndësishme për një vajzë, sepse shoqëria shpesh të bën të ndihesh e pamjaftueshme.”
Ndër veshjet e saj më të komentuara së fundmi ishin një fustan i tejdukshëm Gucci në darkën e “Caring for Women” në Nju Jork dhe një tjetër fustan transparent në Festivalin e Filmit në Cyrih, ku aktorja zgjodhi të mos vishte fare të brendshme. -

“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/Deklarata epike e Trump për presidentin izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.
“Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog.
Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.
Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij.
“Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai.
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyahu kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj.
-

“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson?!”/ Komenti epik i Trump drejtuar presidentit izraelit: Faleni Netanyahun, akuzat për korrupsion janë…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri një thirrje të jashtëzakonshme gjatë fjalimit të tij të hënën në Knesset, që kryeministri Benjamin Netanyahu të merrte një falje për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore.
“Z. President, pse nuk i jepni falje”, tha Trump, duke ia drejtuar komentin Presidentit izraelit Isaac Herzog.
Ishte një ndërhyrje e jashtëzakonshme në çështjet e brendshme të Izraelit nga udhëheqësi amerikan, i cili më parë kishte bërë thirrje që gjyqi i Netanyahut për korrupsion të rrëzohej.
Trump pranoi se komenti i tij nuk ishte në komentet e përgatitura. Por tha se nuk mund të mos e mbështeste aleatin e tij.
“Më pëlqen ky zotëria këtu, dhe duket se ka shumë kuptim, e dini, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, ky ka qenë një nga presidentët më të mëdhenj të kohës së luftës”, tha ai.
“Puro dhe shampanjë, kujt i intereson”, tha ai, duke iu referuar akuzës se Netanyah0u kishte marrë dhurata të shtrenjta si puro dhe shampanjë nga biznesmenë të huaj.Top Channel
-

Sacchi “vë duart në zjarr” për Gattuso: I besoj plotësisht integritetit dhe aftësisë së tij
11 Tetor 2025
9:54
Alfred Lleshi
Arrigo Sacchi shprehu besim të plotë te trajneri i Italisë, Gennaro Gattuso: “Kam ndjesi pozitive, sepse i besoj Gattusos, seriozitetit të tij dhe aftësisë për të transmetuar entuziazëm në grup”.
Italia luan sonte në Tallinn kundër Estonisë, në një ndeshje vendimtare për sigurimin e vendit të dytë në grup, që siguron “play off” për Botërorin 2026. Pas saj, e pret përplasja direkte me Izraelin, ndërsa shpresa është që Norvegjia të ndalet.
Sacchi shtoi për “Gazzetta dello Sport”: “Nuk më intereson si shkojmë në Botëror, më intereson të shkojmë. Moskualifikimi për herë të tretë radhazi do të ishte një goditje e rëndë për gjithë futbollin italian. Kombëtarja është maja e ajsbergut. Nëse ajo funksionon, përfitojnë të gjithë, përfshirë edhe klubet, që shpesh s’kanë treguar shumë interes për të”. -

“S’ka kushërinj, as që i intereson nëse pushohet nga puna”, e gjithë kureshtja për Diellën, Rama për “Times Radio”: Ministre që s’korruptohet
Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministre me Inteligjencë Artificiale në mandatin e ri qeverisës, “Rama 4”.
Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, tashmë i ka kaluar kufijtë e vendit tonë dhe është bërë temë diskutimi në mbarë botën dhe në mediat kryesore.
Së fundmi kreu i qeverisë Edi Rama ishte i ftuar në një intervistë në “Times Radio”, ku ndër të tjera u pyet pikërisht për ministren e re të kabinetit të tij.
“Së pari dua të di a jeni ju apo një version I juaji me AI? Kryeministër përse ky vendim për një ministre me Inteligjencë Artificiale”, e pyeti gazetari me humor.
“Së pari, ju nuk mund ta dini nëse jam unë apo versioni im artificial (qesh)…. por për sa kohë që po flet me ju kryeministri i Shqipërisë nga kanali zyrtar, atëherë është përgjegjësia ime.
Ne kemi vendosur të marrim këtë hap të madh sepse duam që të shtyjmë me më shumë shpejtësi reformat tona, dhe nuk është e nevojshme vetëm për reformat në termat digjitale, por në termat e modernizimit dhe siç gjithnjë e kam thënë, teknologjia e re dhe tani AI janë një bekim për vende si ne që vijnë nga një rrugë e gjatë.
Në kohën e progresit linear, do të kishim pasur kohë edhe më të vështira që të rifitonim kohën e humbur përgjatë dekadave dhe shekujve”, tha Rama.
I pyetur nëse Diella paraqet rrezik dhe sesi do të funksionojë ajo, Rama u shpreh: Diella është dielli që asnjëherë nuk perëndon, ajo nuk fle kurrë, s’ka nevojë të paguhet kështu që nuk ka interesa private, nuk ka kushërinj, dhe kushërinjtë në Shqipëri janë një problem i madh… po ashtu nuk mund të ndryshojë mendje dhe as nuk i intereson nëse do ta pushonin.
Përtej shakasë, ajo ka një forcë drejtuese të jashtëzakonshme, dhe është shumë e vështirë për një ministër jo AI që të çojë përpara një reformë në mënyrë kaq të mirë dhe të shpejtë sa një ministër AI”, u shpreh kreu i qeverisë.
Më tej ai i pohoi gazetarit se inteligjenca artificiale po e ndihmon Shqipërinë që të futet në Bashkimin Europian, duke i sjell si shembullin sesi po bëhet përkthimi në kohë rekord i grupkapitujve.Top Channel
-

“SHBA fiton para nga lufta në Ukrainën, por kjo nuk na intereson”/ Trump kërkon armëpushim, flet për gazetarët në Air Force One: Do të mërzitem nëse…
Ku kanë mbetur më pak se dy orë nga ulja e avionit në Anchorage, Donald Trump ka folur përsëri me gazetarët në Air Force One.
Ai përsëriti qëllimin e qartë për një armëpushim midis Rusisë dhe Ukrainës.
“Nuk e di nëse do të ndodhë sot, por nuk do të jem i lumtur nëse do të jetë e kundërta“, tha ai.
“Kjo nuk ka të bëjë me Evropën. Evropa nuk po më thotë se çfarë të bëj, por ata do të përfshihen në proces, padyshim, ashtu sikurse dhe Zelensky“, u shpreh presidenti amerikan.
Sipas tij, SHBA po fiton para nga lufta në Ukrainë, pasi po merr çekë nga NATO për furnizim me armë, por ky fakt “nuk i intereson”. “Jam këtu për të ndaluar vrasjet“, vijoi ai.Top Channel
-

Chivu, pas fitores së vuajtur ndaj Monaco: Rezultati më intereson pak, nuk dua të fitoj “kupën e gushtit”
9 Gusht 2025
8:35
Alfred Lleshi
Nuk ka qenë një mbrëmje e qetë për Interin, që në fund arriti t’i vendosë gjërat në vend dhe të fitojë 2-1 miqësoren kundër Monaco. Ky ishte komenti i trajnerit Cristian Chivu pas ndeshjes, për kanalet zyrtare të klubit:“E marr me vete karakterin dhe dëshirën për ta përmbysur ndeshjen, pavarësisht vështirësisë së të luajturit me një lojtar më pak. Mbetet një ndeshje gushti, përgatitore, me këmbët që nuk lëvizin siç duhet, por ishte një test i mirë. Tani duhet të shtojmë minutat, sepse kanë mbetur 17 ditë deri në fillimin e kampionatit”.
Më tej për ndeshjen: “Është e vështirë të bësh një analizë, edhe sepse fizikisht nuk jemi në formën më të mirë, por kemi bërë metra dhe volum loje. Na mungojnë shkëlqimi dhe qartësia para portës. Rezultati nuk më intereson shumë, nuk dua të fitoj kupën e gushtit, por më intereson që skuadra të fitojë besim dhe t’i mbushë këmbët me energji”.
Për rritjen e grupit: “Ky është një grup lojtarësh të fortë, pres gjithmonë që të bëjnë më mirë në çdo aspekt, si individualisht, ashtu edhe kolektivisht. Mundohem t’ua shpjegoj këtë lojtarëve çdo ditë”. -

Pse Rama u kujtua tani për Thethin? Ina Zhupa zbulon kulisat: Në lojë disa investitorë strategjikë, e duan…
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, e ftuar në një studio televiziv, komentoi atë që po ndodh në Theth këto ditë.
“E para është arroganca e një pushteti në mandatin e katërt, që nuk i intereson asgjë. Nuk i intereson imazhi i Shqipërisë, nuk i intereson jeta e qytetarëve dhe nuk i intereson zbatimi i ligjit. Kjo ndodh sepse nuk e var fatin politik te qytetarët”, tha fillimisht Zhupa.
“E dyta, nga bindja që kam dhe informacionet që kam, në Theth po luhet me disa investitorë strategjikë, të cilët e duan zonën të boshatisur”, theksoi më tej deputetja demokrate.
Sipas saj, këta investitorë janë “me shumë mundësi austriakë”.
“Se cilët janë do t’i shikojmë në ditët në vijim. Asnjë lëvizje e Edi Ramës nuk është lëvizje për interes qytetar, por gjithmonë janë lëvizje që kanë mbrapa një interes klientelist. Mund të jetë lobim ndërkombëtar, mund të jenë para “cash”, mund të jenë interesa të lidhura me familjarë të tij, por asnjëherë nuk bën lëvizje për interes të qytetarit”, u shpreh Ina Zhupa.