8 Nëntor 2025
22:01
Telesport
Ashtu siç edhe pritej, Rodrygo nuk është në planet e trajnerit Xabi Alonso dhe braziliani u bë kohë që nuk e nis më si titullar, por vetëm nga stoli.
Paraqitjet e tij nuk është se kanë qenë të jashtëzakonshmë, gjë që mund të ndryshonte mendjen e trajnerit bask. Në këtë situatë, Rodrygo mund të ndërrojë ambient gjatë merkatos së janarit.
Sipas medieve spanjolle, atkualisht ekipi i vetëm në ligat elitare që interesohet seriozisht për Rodrygo-n është Tottenham. Klubi londinez është gati të bëjë goditjen më të madhe të merkatos së janarit dhe të paguajë 90-100 milionë euro për transferimin e anësorit brazilian.
Problemi është se vetë lojtari nuk është i bindur, nëse do që të vazhdojë të jetë rezervist te Real Madrid apo të transferohet te Tottenham. Me siguri që Rodrygo pret interesimin nga klubet e tjera të mëdha në Premier League dhe jo vetëm, por deri tani interes konkret ka vetëm nga Tottenham.



