Tag: interesit

  • Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

    Norma interesi shumë të ulëta/ Rekord kredish për banesat/ BSH: U rritën çmimet, por…

    Ulja e normës së interesit ne 2.5 për qind nga Banka e Shqipërisë ka bërë që dhe kreditë të jenë në rritje. Në raportin tre mujor raportohet se huatë e marra nga banka janë rritur me 17.9% për blerje të apartamenteve edhe pse cmimet për m2 të banesave janë në rritje.
    Efekt në këtë rast kanë normat e ulëta historike të interesit dhe aplikimet e shtuara para hyrjes në fuqi të masave shtrënguese makroprudenciale. Paralelisht, kreditë konsumatore arritën një rritje rekord prej 19.3%, e ndikuar nga përmirësimi i kushteve të ofertës.
    Në segmentin e individëve, normat e interesit për kreditë hipotekare kanë mbetur të qëndrueshme në 3.8%, afër mesatares së regjistruar që nga qershori 2024 pas lehtësimit të politikës monetare.
    Ndërkohë, normat e interesit për kreditë konsumatore, të cilat zakonisht kanë luhatshmëri më të lartë, janë rritur nga 8.2% në tremujorin e parë, në 8.9% në tremujorin e dytë.
    Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në tremujorin e parë të vitit, e mbështetur nga të gjithë komponentët e kërkesës – konsumi privat dhe publik, investimet dhe eksportet e mallrave e shërbimeve.
    Megjithatë, ky ritëm paraqet një ngadalësim krahasuar me tremujorët paraardhës, për shkak të moderimit të zgjerimit të kërkesës së brendshme. Në të kundërt, kërkesa e huaj ka shënuar rritje më dinamike, duke kontribuar pozitivisht në aktivitetin ekonomik.

  • Banka e Anglisë ul normën bazë të interesit në 4%, niveli më i ulët në dy vjet

    Banka e Anglisë ul normën bazë të interesit në 4%, niveli më i ulët në dy vjet

    Komiteti i Politikës Monetare detyrohet të votojë për herë të dytë, pasi në raundin e parë nuk arriti shumicën e nevojshmeBanka e Anglisë uli normën bazë të interesit me një çerek pikë përqindjeje, duke e çuar atë në 4%, duke bërë që investitorët të zbusin pritshmëritë për ulje të mëtejshme.Në një votim të dytë të paprecedentë nga Komiteti i Politikës Monetare (MPC), pasi fillimisht dështoi të arrinte një shumicë vendimmarrëse, pesë anëtarë votuan në favor të uljes me 0.25 pikë, ndërsa katër të tjerë votuan për të mbajtur normat e pandryshuara.“E kemi ulur sot normën e interesit, por ishte një vendim i balancuar me kujdes,” tha guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, i cili po përballet me një rritje të ngadaltë ekonomike dhe me një inflacion të qëndrueshëm.Ai përsëriti udhëzimin e mëparshëm të bankës që, edhe pse normat janë në një trajektore rënëse, “çdo ulje e ardhshme do të duhet të bëhet në mënyrë graduale dhe të kujdesshme”.Vendimi për të ulur koston e huamarrjes me një çerek pikë ishte në përputhje me pritshmëritë e tregut, por natyra e ngushtë e votimit bëri që paundi dhe yield-et e obligacioneve britanike (gilts) të rriten.Paundi britanik u forcua me 0.6% kundrejt dollarit amerikan, duke arritur në 1.343 dollarë.Yield-et e obligacioneve dyvjeçare të qeverisë britanike, të cilat janë veçanërisht të ndjeshme ndaj ndryshimeve të normave të interesit, u rritën me 0.05 pikë përqindjeje, duke arritur në 3.88%, pasi investitorët u përgatitën për një ritëm më të ngadaltë të uljeve në të ardhmen.Sipas niveleve të sugjeruara nga tregu i kontratave të këmbimit (sëaps), tregtarët tani vlerësojnë me një probabilitet 70% një tjetër uljeje me një çerek pikë përqindjeje gjatë këtij viti, në krahasim me mbi 90% që ishte përpara marrjes së vendimit.MPC arriti shumicën vendimmarrëse pasi Alan Taylor, anëtar i jashtëm i komitetit, i cili fillimisht kishte mbështetur një ulje më të madhe të normës, ndryshoi qëndrim dhe në raundin e dytë votoi në favor të uljes me çerek pike.Vendimi i së enjtes vjen në një kohë kur inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar është ndjeshëm më i lartë sesa në SHBA apo në Eurozonë, ndërkohë që rritja ekonomike po ngadalësohet.Ky kombinim ka rritur frikën se Britania e Madhe mund të hyjë në një periudhë “stagflacioni”, një situatë ku inflacioni i lartë shoqërohet me rritje të dobët ose negative ekonomike.Banka e Anglisë po përballet gjithashtu me pasojat e tarifave të larta të vendosura nga Presidenti amerikan Donald Trump, të cilat hynë në fuqi të enjten ndaj dhjetëra partnerëve tregtarë. Megjithatë, Britania ka arritur të shmangë tarifat më të rënda, duke siguruar një normë 10%.Po të enjten, Banka e Anglisë paralajmëroi se çmimet më të larta të ushqimeve do të çojnë inflacionin edhe më lart mbi objektivin afatshkurtër, duke parashikuar një kulm 4% në muajin shtator, më lart sesa vlerësimet e mëparshme. / FTKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit/ Sejko: Ekonomia do të vijojë të rritet

    Banka e Shqipërisë nuk ndryshon normën e interesit/ Sejko: Ekonomia do të vijojë të rritet

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në daljen para mediave dekalroi se Këshilli Mbikëqyrës vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në nivelin 2.5%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1.5%.
    Gjithashtu Këshilli vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3.5%.
    Sipas guvernatorit Sejko qëndrimi aktual i politikës monetare mbetet i përshtatshëm për përmbushjen e objektivit të stabilitetit të çmimeve në të ardhmen.

  • “Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike, mbajmë të pandryshuar normën e interesit

    “Turizmi dhe ndërtimi ndihmuan ekonominë”, Sejko: Rritje pozitive ekonomike, mbajmë të pandryshuar normën e interesit

    Një performancë e mirë ekonomike e mbështetur turizmi dhe ndërtimit, punësimi dhe pagat në rritje dhe një inflacion i qëndrueshëm, është kjo ecuria e Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit.

    Në konferencën e përmuajshme të politikës monetare guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ky trend do të vazhdojë.
    “Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar të vendit janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë drejt objektivit në tremujorin e dytë. Po ashtu, tregjet financiare kanë qenë përgjithësisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje.
    Kjo ecuri pasqyron, ndër të tjera, edhe kontributin pozitiv të politikës së kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Përqasja jonë konsistente ndaj objektivit ligjor të stabilitetit të çmimeve ka gjeneruar kushte monetare të përshtatshme për kontrollin e inflacionit dhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë”, tha Sejko.
    Sipas guvernatorit politika monetare ka rezultuar positive dhe për këtë arsye norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin e 2.5%.
    “Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive. Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare. Së fundi, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij”, tha Sejko.
    Guvernatori shprehet optimist për vijueshmërinë e ekonomisë teksa sipas tij rritja ekonomike do të nxitet nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe eksportit të turizmit, dhe do të mundësojë një rritje të mëtejshme të punësimit e të pagave.

    Top Channel

  • Sejko: Rritje pozitive ekonomike, mbajmë të pandryshuar normën e interesit

    Sejko: Rritje pozitive ekonomike, mbajmë të pandryshuar normën e interesit

    Një performancë e mirë ekonomike e mbështetur turizmi dhe ndërtimit, punësimi dhe pagat në rritje dhe një inflacion i qëndrueshëm, është kjo ecuria e Shqipërisë në gjysmën e parë të vitit. Në konferencën e përmuajshme të politikës monetare guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se ky trend do të vazhdojë.
    ”Analiza e informacionit të disponuar sugjeron se ekonomia shqiptare, punësimi dhe pagat kanë vijuar të rriten, ndërsa parametrat kryesorë të stabilitetit makroekonomik, monetar e financiar të vendit janë përmirësuar më tej. Në veçanti, inflacioni ka vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta, duke shënuar një rritje të lehtë drejt objektivit në tremujorin e dytë. Po ashtu, tregjet financiare kanë qenë përgjithësisht të qeta dhe kreditimi ka ardhur në rritje. Kjo ecuri pasqyron, ndër të tjera, edhe kontributin pozitiv të politikës së kujdesshme monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë. Përqasja jonë konsistente ndaj objektivit ligjor të stabilitetit të çmimeve ka gjeneruar kushte monetare të përshtatshme për kontrollin e inflacionit dhe për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë”, tha Sejko.

    Sipas guvernatorit politika monetare ka rezultuar positive dhe për këtë arsye norma bazë e interesit do të mbetet e pandryshuar në nivelin e 2.5%. ”Politika e kujdesshme dhe konsistente monetare e Bankës së Shqipërisë ka pasur një rol parësor në përmirësimin e kushteve të financimit. Lehtësimi i qëndrimit të politikës monetare gjatë katër tremujorëve të fundit ka ulur kostot e financimit të sektorit bankar dhe yield-in e bonove 12-mujore të thesarit, i cili shërben si referencë për normat e interesit të kredive. Paralelisht me të, normalizimi i pritjeve për inflacionin ka ndihmuar në kontrollin e segmentit afatgjatë të kurbës së normave të interesit dhe ka nxitur funksionimin normal të tregjeve financiare. Së fundi, rritja e prezencës së Bankës së Shqipërisë në tregun e brendshëm valutor ka ndihmuar në absorbimin e presioneve forcuese të kursit të këmbimit, duke mundësuar një nivel më të qëndrueshëm të tij”, tha Sejko.

  • Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian

    Sipërmarrjet të informohen për tregun e BE, ekspertët këshillojnë biznesin të nisë përshtatjen me tregun evropian

    Në një kohë rekord, ndërmarrjeve shqiptare iu duhet të informohen e reagojnë për të dalë në tregun evropianë prej më se 465 milionë konsumatorë. Ekspertët e fushës bëjnë thirrje që në këtë volum pune intensive, grupet e interesit, biznes e konsumatorë të përfshihen duke nisur nga sqarimi i rrethanave që së shpejti do të jetë realiteti i vendit.

    “Në shumë tryeza që ne organizojmë del si një shqetësim shumë i madh nga përfaqësuesit e biznesit, mospërgatitja ende e grupit të interesit për të qenë pjesë e tregut të përbashkët unik. Do të thotë po reformat janë shumë të rëndësishme por të shoqërohen gjithashtu me komunikim”, tha ekspertja.
    Përveç komunikimit, ekspertët shohin si faktor veprues përgatitjen e atyre që shumë shpejt do iu duhet të prodhojnë brenda një tregu evropianë.
    “Është sfidues jo vetëm për qeverinë që është pala kryesore me të cilën KE negocion, por dhe për shoqërinë. Anëtarësimi i përshpejtuar duhet të përkthehet në një ingranazh me efikas të përfshirjes së grupeve të interesit. Nëse shpejtësia nuk do të jetë pak e shumë e përafërt do të kemi humbës nga ky proces”, tha ajo.
    Ekspozimi i përfitimeve dhe rrezikut për biznesin janë pjesë e ingranazhit të transformimit drejt BE-së që nuk mund të shihet vetëm si detyrim i aktorit kryesor për informim se sa si përfshirje aktive e vetë biznesit

  • The Economist: Në të gjithë botën e pasur, qeveritë po shpenzojnë pa kriter

    The Economist: Në të gjithë botën e pasur, qeveritë po shpenzojnë pa kriter

    TIRANË- Vitin e kaluar, Amerika regjistroi një deficit buxhetor 7% të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB). Ky deficit mund të rritet edhe më shumë së shpejti.
    Projektligji i presidentit Donald Trump, “One Big Beautiful Bill Act” (Projektligji i madh e i bukur, BBB), i cili do të zgjasë përgjithmonë uljet e taksave të vitit 2017, ofron më shumë për punonjësit në hotelieri dhe për të moshuarit dhe rrit pagesat për fëmijët e familjeve të varfra.
    Legjislacioni i propozuar do të përkthehet në triliona dollarë hua shtesë në dekadën e ardhshme.
    Mënyra teatrale e Trump për të tërhequr vëmendjen bie në sy, por edhe shumë vende të tjera të pasura po ndjekin të njëjtin kurs të shpenzimeve të larta.
    Qeveritë në të gjithë botën e zhvilluar po shpenzojnë më shpesh (shih grafik 1). Këtë vit, Franca do të regjistrojë një deficit 6% të PBB-së; ai i Britanisë do të jetë pak më i vogël.
    Qeveria gjermane do të marrë hua ekuivalentin e 3% të PBB-së. Bilanci buxhetor i Kanadasë po shkon gjithashtu në territor negativ. Jean‑Baptiste Colbert, një burokrat në kohën e Luigjit XIV, e kishte përkufizuar politikën e taksave si “t’i shkulin patës sa më shumë pendë me sa më pak zhurmë”.
    Qeveritë e sotme nuk po ia shkulin pendët patës, por, ashtu si prodhuesit e ‘foie gras’ (ushqim francez me mëlçinë e patës), po e mbushin me forcë.
    Qeveritë kanë pasur përherë deficite. Franca, vendi i ‘foie gras’, nuk ka regjistruar suficit që nga viti 1974. Gjithashtu, një qeveri mund të marrë hua dhe njëkohësisht të zvogëlojë nivelin e borxhit, nëse ekonomia rritet më shpejt se sa rritet borxhi.
    Por ajo që po ndodh tani është e paprecedentë. Nivelet e deficitit nuk do të ishin të pazakonta nëse ekonomia do të ishte zhytur në recesion. Ekonomia në botën e pasur po shfaq rritje të mirë.
    Papunësia është pranë niveleve minimale historike. Fitimet e korporatave janë në nivele të qëndrueshme.
    Ndërkohë, kostot e huamarrjes janë rritur ndjeshëm. Norma mesatare e interesit për instrumentet e borxhit 10-vjeçar të një qeverie të pasur është tani 3.7% në vit, nga vetëm 1% gjatë pandemisë së Covid-19.
    Nën këto kushte, modelet ekonomike do të rekomandonin të paktën uljen e deficitit. Por, qeveritë e sotme zgjedhin të thellojnë edhe më tepër humbjen.
    Shumë po premtojnë të rrisin shpenzimet për mbrojtjen. Mund të jetë e pashmangshme, por nuk është e domosdoshme.
    Në Japoni, partitë politike po reklamojnë stimuj fiskalë, nga ndihmat në para tek uljet e TVSH-së, për të rritur mundësitë e tyre në zgjedhjet në Dhomën e Lartë të Parlamentit.
    Qeveria britanike u detyrua të tërhiqej nga planet për të ulur ndihmat për personat me aftësi të kufizuara dhe për ndihmat për pagesën e faturave të energjisë për të moshuarit. Koreja e Jugut po pakëson tatimin mbi trashëgiminë. Australia po ul tatimin mbi të ardhurat.
    Edhe vendet që dikur ishin të kujdesshme po ndryshojnë drejtim. Qeveria gjermane planifikon të marrë hua 800 miliardë euro për investime në mbrojtje dhe infrastrukturë.
    Edhe Zvicra, e cila kishte një suficit të konsiderueshëm përpara pandemisë, tani po regjistron suficit më të vogël. Vitin tjetër, ajo do të nisë pagesën e “muajit të 13 të pensionit shtetëror”. Edhe pse të moshuarit atje duket se nuk kanë nevojë, kjo nuk ka rëndësi, sepse në ditët e sotme, të gjithë marrin diçka.
    Pse janë qeveritë kaq të pakujdesshme në shpenzimet e tyre?
    Gjatë pandemisë, politikanët krijuan zakonin që të shpëtonin bizneset dhe familjet në vështirësi financiare. Më pas, inflacioni nxiti kërkesa për kompensim ndaj “krizës së jetesës”.
    Sot, ata në pushtet shpresojnë të ndalojnë populistët duke shpërndarë para. Sa herë që një politikan propozon një ulje shpenzimesh, mediat dhe rrjetet sociale përhapin menjëherë histori prekëse, duke krijuar presion për të mos bërë ndryshime. Përgjegjshmëria fiskale është bërë më e papëlqyeshme se kurrë.
    Deri në kohët e fundit, qeveritë mund të vijonin me politika liberale fiskale pa pasoja të dukshme. Në 2021–2023, PBB nominale rritej në nivele të kënaqshme, inflacioni ishte i lartë, ndërsa normat e interesit ishin të ulëta.
    Në këto kushte, qeveritë e pasura mund të mbanin deficite të mëdha “primare” (para pagesës së interesit të borxhit) dhe prapë të ulnin raportin borxh/PBB.
    Disa vende, si Japonia, mund t’ia dilnin të ulnin borxhin edhe me një deficit primar 12%. Për këtë arsye, sot dy të tretat e qeverive të botës së pasur kanë më pak borxh sesa pesë vite më parë.
    Raporti borxh/PBB i Japonisë ka rënë me 24 pikë, ai i Greqisë me 68 pikë.
    Por tani, rritja është më e dobët, inflacioni është ngadalësuar, ndërsa normat e interesit janë rritur. Si pasojë, për të ulur borxhin, vendet e pasura duhet të balancojnë buxhetet primare.
    Në Itali, ky bilanc ka kaluar nga një deficit 3.1% i PBB-së në vitin 2023, në një suficit 1.3% këtë vit. Italia po ul deficitin, por jo mjaftueshëm.
    Ndërsa shumë vende të tjera po e ngadalësojnë reduktimin e nivelit të borxhit. Për më tepër, lufta tregtare rrit rrezikun e ngadalësimit ekonomik, ndaj borxhi publik në vendet e pasura pritet të rritet sërish (shih grafik 2).
    Në fakt, ky është një moment i papërshtatshëm. Demografët kanë parashikuar prej dekadash se mesi i viteve 2020 do të ishte koha kur brezi “baby-boomer” (të lindurit midis viteve 1946 dhe 1964) do të dilte në pension, duke çuar në rritje të kërkesës për shërbim shëndetësor dhe pensione.
    Edhe Zyra për Përgjegjshmëri Buxhetore e Britanisë (OBR) në 2015 sugjeroi se, edhe në kushte të favorshme, kjo periudhë do të ishte koha kur qeveria do të përballej me vështirësi për të ndaluar akumulimin e borxhit.
    Një ngërç demografik dhe politikat fiskale të karakterizuara nga shpenzime të mëdha pritet të ndërthuren në mënyra të pakëndshme.
    Askush nuk mund të parashikojë saktësisht kur apo nëse tregjet do të humbasin durimin, duke detyruar normat e interesit të rriten ndjeshëm.
    Por duhet të ketë një kufi për këtë etje për borxhe. Ashtu siç e di çdo adhurues i foie gras, edhe pata më e pangopur nuk e përballon ushqimin e tepërt pa pasur pasoja.
    Rreziku
    Demografët kanë parashikuar prej dekadash se mesi i viteve 2020 do të ishte koha kur brezi “baby-boomer” (të lindurit midis viteve 1946 dhe 1964) do të dilte në pension, duke çuar në rritje të kërkesës për shërbim shëndetësor dhe pensione. Një ngërç demografik dhe politikat fiskale të karakterizuara nga shpenzime të mëdha pritet të ndërthuren në mënyra të pakëndshme. Askush nuk mund të parashikojë saktësisht kur apo nëse tregjet do të humbasin durimin, duke detyruar normat e interesit të rriten ndjeshëm. Por duhet të ketë një kufi për këtë etje për borxhe./ Monitor

  • Konflikti i interesit ‘shuan’ një kandidat për kreun e BKH-së, garuesit në pritje të Vettingut

    Konflikti i interesit ‘shuan’ një kandidat për kreun e BKH-së, garuesit në pritje të Vettingut

    Gara për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) është duke iu afruar fundit. Kjo pasi këtë periudhë po zhvillohet faza finale e këtij procesi.
    Në garë janë shtatë kandidatët:
    1.Andi Pogaçe
    2.Artur Beu
    3.Elton Kërluku
    4.Gentian Ndoi
    5.Gentjan Shehaj
    6.Gledis Nano
    7.Joni Keta
    Ndërkohë, para procesit final të Vetting-ut, ka edhe një tjetër zhvillim.
    Mësohet se një prej kandidatëve, Elton Kërluku, ka dhënë dorëheqjen nga detyra si anëtar i Komisionit të Vetting-ut. Vendimi është marrë pasi duke qenë një prej kandidatëve në garë për kreun e BKH-së, Kërkulu ndodhet para konfliktit të interesit.
    Gara për kreun e BKH-së ka nisur disa muaj më parë.
    Emri i fituesit nga 7 garues do ti propozohet KLP-së për emërim nga Komisioni i Posaçëm i SPAK

  • Bullgari, normat e interesit për kreditë pritet të mbeten të qëndrueshme

    Bullgari, normat e interesit për kreditë pritet të mbeten të qëndrueshme

    Normat e interesit për kreditë në Bullgari pritet të jenë të qëndrueshme edhe pas kalimit në Euro, ndërsa pagesat mujore do të kalojnë nga Leva në Euro.Kështu deklaroi konsulenti i kredive, Tihomir Toshev, duke shtuar se kalimi do të jetë gradual dhe i qetë, pa pasoja të papritura për huamarrësit.Sipas Toshev, bankat kanë filluar përgatitjet për adoptimin e euros që prej dy vitesh dhe janë plotë…

  • Drafti i Kodit të ri Penal! Dispozitat e reja: Nga krimi kibernetik, siguria ushqimore, tek pornografia

    Drafti i Kodit të ri Penal! Dispozitat e reja: Nga krimi kibernetik, siguria ushqimore, tek pornografia

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Në draftin e ri të Kodit penal vihet re se janë shtuar disa vepra të reja penale që kanë të bëjnë me sigurinë ushqimore, pornografinë, por edhe me krimet kibernetike. Konkrteisht në projektvendim parashikohen ndryshime edhe për ndëshkimet për krimet kibernetike, sigurinë ushqimore, veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit, shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizimit, etj.
    Kriminalizimi i veprave të reja:
    -Terrorizmi kibernetik, trafikimi i armëve, evazioni fiskal i sofistikuar, krimet kundër mjedisit etj.
    -Trafikimi i armëve të printuara 3D, numërtimi i rremë i armëve dhe ndërhyrja në numërtimin e tyre.
    -Veprat penale në fushën e prokurimit publik dhe konfliktit të interesit.
    -Ofrimi i ushqimit të pasigurt, mashtrimi me produktet ushqimore, paraqitja e rremë e produktit ushqimor.
    -Punësimi i paligjshëm i shtetasve të huaj apo pa shtetësi.
    – Falsifikimi i mjeteve të pagesës cash dhe jo cash, mjeteve matëse, numrave të mjeteve motorike.
    -Pengimi i drejtësisë, keqdrejtimi i organeve të procedurës për autorin e krimit, ndikimi me dhunë në mbarëvajtjen e procesit gjyqësor, përdorimi i dhunës gjatë hetimeve, ndikimi në pavarësinë e gjykatës, konflikti i interesit të avokatit dhe mosparaqitja në seancë, dhënia e një vendimi në keqbesim.
    -Vrasja me pëlqimin e viktimës, shkaktimi i vetëvrasjes nëpërmjet bullizmit, porosia për të kryer vrasje.

    Drafti parashikon edhe ndryshime në trajtimin e shkeljeve nga punonjësit e administratës tatimore. Në rastin e një shkeljeje të parë, ajo do të trajtohet në mënyrë administrative nga vetë administrata tatimore, përveç rasteve kur bëhet fjalë për evazion të konsiderueshëm.