Tag: interesit

  • Foto/ Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit

    Foto/ Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit

    Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30.

    Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore.
    Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit.
    Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi.

    Top Channel

  • Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit (FOTO)

    Konflikti i interesit me tekstet shkollore, Kumbaro zëvendëson drejtoreshën e arsimit parauniversitar, zv.ministrja Osmani i “mbijeton” shkarkimit (FOTO)

    Ministrja e re e Arsimit, Mirela Kumbaro, është takuar këtë të martë me drejtorët e shkollave të qarkut të Tiranës.Top Channel mëson se takimi u mbajt në orën 12:30. 
    Në mbledhje me ta, ministrja prezantoi edhe drejtoreshën e komanduar të arsimit parauniversitar, mësuesen e anglishtes që ishte zv.drejtore e Akap, Irida Shulku, e cila merr postin pas largimit të Rezarta Allës prej konfliktit të interesit me tekstet shkollore. 
    Por në krah të Kumbaros, paradoksalisht qëndron zv.ministrja Orjana Osmani e cila ka firmosur për vetë emrin e saj si autore në tekstin e letërsisë së klasës të 11 të një prej shtëpive botuese, duke shkelur ligjin e parandalimit të konfliktit të interesit. 
    Në foton e siguruar nga Top Channel, është edhe kryetarja e drejtorisë rajonale arsimore të qarkut të Tiranës si dhe drejtoresha e shkollës Servete Maçi, ku u zhvillua takimi. 
     

  • Korrik, depozitat me afat në Lekë shënuan rritjen më të lartë për këtë vit

    Korrik, depozitat me afat në Lekë shënuan rritjen më të lartë për këtë vit

    Depozitat me afat në Lekë shënuan rritjen më lartë të këtij viti në muajin korrik.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, rritja vjetore e depozitave me afat në Lekë arriti në 4.8%. Kjo është njëkohësisht edhe rritja më e lartë që prej tetorit të vitit të kaluar.Depozitat me afat në Lekë kishin pësuar një cikël rënës prej afërsisht një dekade, duke filluar nga viti 2014, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit.Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. As ndryshimi i kursit të politikës monetare në vitin 2022 dhe rritja e shpejtë e normës bazë të interesit nuk mjaftoi për të sjellë një ringritje të shpejtë të depozitave me afat, megjithëse ritmet e rritjes u ngadalësuan.Vetëm gjatë vitit 2024, depozitat me afat iu kthyen rritjes, të nxitura sidomos nga përmirësimi i normave të interesit të depozitave, që shtoi stimujt e publikut për të vendosur kursimet në depozita me afat.Pavarësisht se Banka e Shqipërisë vitin e kaluar rifilloi uljen e normës bazë të interesit, ajo aktualisht është në nivelin 2.5 % dhe ngelet në nivele ndjeshëm më të larta krahasuar me minimumin historik prej 0.5%, që u arrit në periudhën e pandemisë dhe qëndroi në fuqi deri në goditjen inflacioniste të vitit 2022.Sipas statistikave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lekë paraqitet në rënie. Në muajin korrik, ajo shënoi nivelin 1.58%, nga 1.99% që kishte qenë një vit më parë.Rënia e normës së interesit për depozitat e reja ende nuk ka sjellë ulje të normës mesatare të interesit për të depozitat gjendje, që është në nivele të përafërta me vitin e kaluar.Norma mesatare e interesit për depozitat me afat në Lekë të individëve gjatë gjithë 7-mujorit të parë të këtij viti ka qëndruar në nivelin 2.42%, nga 2.41% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Megjithatë, duhet theksuar se brenda sektorit bankar ka një konkurrencë në rritje për depozitat e publikut. Kjo konkurrencë ka tendencën të bëhet më e theksuar gjatë muajve të verës, kur prurjet e depozitave janë më të mëdha, për shkak të sezonit turistik.Kjo kërkesë vjen sidomos prej bankave që në vitet e fundit po rriten me ritme më të shpejta dhe që kanë nevojë për të shtuar fondet që mbështesin rritjen e huadhënies.Edhe këtë vit, disa prej bankave kanë dalë me oferta depozitash që në nivelet e tyre maksimale janë ndjeshëm më të larta se ato mesatare të raportuara nga Banka e Shqipërisë. Në këtë kuptim, për depozitat tregu ofron edhe kthime më të larta se ato që tregojnë shifrat mesatare zyrtare. Kjo duket se ka mbështetur rritjen e depozitave me afat në sektorin bankar. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Trump godet Rezervën Federale: Kërkon shkarkimin e guvernatores Cook, akuzon për mashtrim dhe presion mbi normat e interesit

    Trump godet Rezervën Federale: Kërkon shkarkimin e guvernatores Cook, akuzon për mashtrim dhe presion mbi normat e interesit

    Presidenti amerikan Donald Trump ka paraqitur këtë të enjtë në Gjykatën Supreme një kërkesë për shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale, Lisa Cook, një ditë pas vendimit të bankës qendrore për uljen e normave të interesit për herë të parë pas disa muajsh.

    Kërkesa e jashtëzakonshme e Trump vendos në qendër të vëmendjes debatin mbi pavarësinë e Rezervës Federale, një temë me rëndësi të madhe për ekonominë amerikane. Ai argumenton se Cook ka dhënë informacion të pasaktë mbi interesat që ka siguruar për veten dhe refuzon të shpjegojë keqinterpretimet e dukshme.

    Nëse Trump do të ketë sukses në shkarkimin e Cook, kjo do të ishte hera e parë në 111-vjetorin e historisë së Rezervës Federale që një guvernator largohet nga presidenti.

    Rezerva Federale uli të mërkurën normën e saj kryesore të interesit për herë të parë që nga dhjetori dhe paralajmëroi se ulje të tjera janë të mundshme gjatë këtij viti. Trump ka kritikuar ashpër kryetarin Jerome Powell për mbajtjen e normave të larta dhe kritikët thonë se qëllimi i tij i vërtetë në shënjestrimin e Cook është të ushtrojë presion mbi agjencinë për të vepruar.

    Në kërkesën e tij të jashtëzakonshme, administrata tha: “Roli i bordit të Rezervës Federale në ekonominë amerikane është jashtëzakonisht i rëndësishëm, dhe është e domosdoshme që një anëtar me komprometim etik të mos vazhdojë të përdorë fuqitë e tij të mëdha. Thjesht, presidenti mund të vendosë me arsyetim që normat e interesit të amerikanëve nuk duhet të vendosen nga një guvernatore që duket se ka gënjyer mbi fakte të rëndësishme dhe refuzon të shpjegojë keqinterpretimet.”

    Kjo lëvizje pritet të ngrejë debate të mëdha ligjore dhe politike, duke sfiduar traditën 111-vjeçare të pavarësisë së bankës qendrore dhe duke e vendosur Gjykatën Supreme në qendër të një çështjeje me ndikim të madh ekonomik.

  • Ari kap nivelin 3,600 dollarë mes pritshmërive për ulje të normës së interesit nga FED

    Ari kap nivelin 3,600 dollarë mes pritshmërive për ulje të normës së interesit nga FED

    Rritja e artit u zgjerua përtej nivelit prej 3,600 dollarësh për herë të parë të hënën, pasi të dhënat e dobëta mbi tregun e punës në SHBA forcuan pritshmëritë për një ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale javën e ardhshme.Çmimi “spot” i arit u rrit me 0.9%, në 3,617.76 dollarë për ons, në orën 10:33 GMT. Gjatë seancës, ari arriti një rekord të ri prej 3,622.07 dollarësh për ons.Ari ka shënuar një rritje prej rreth 38% deri më tani gjatë këtij viti, pas një fitimi prej 27% në vitin 2024, e nxitur nga dobësimi i dollarit, blerjet e forta nga bankat qendrore, politika monetare lehtësuese, si dhe pasiguritë gjeopolitike e ekonomike.Kontratat e së ardhmes për arin në SHBA, me afat dorëzimi në dhjetor, mbetën të pandryshuara në 3,657.90 dollarë.Rritja e vendeve të punës në SHBA u ngadalësua ndjeshëm në gusht, treguan të dhënat të premten, ndërsa norma e papunësisë u rrit në 4.3%, nivelin më të lartë në gati katër vjet, duke konfirmuar se kushtet e tregut të punës po dobësoheshin dhe duke forcuar argumentin për një ulje të normës së interesit nga Rezerva Federale javën e ardhshme.“(Bastet për uljen e normës) po rrisin kërkesën për ar. Për më tepër, skenari gjeopolitik global është jashtëzakonisht i pasigurt… duhet të marrim parasysh se një pjesë e rëndësishme e kërkesës po vjen edhe nga blerjet e bankave qendrore,” tha Carlo Alberto De Casa, analist i jashtëm pranë grupit bankar Swissquote.Sipas mjetit CME FedWatch, tregtarët kanë çmuar me 90% probabilitet një ulje prej 25 pikë bazë javën e ardhshme. Normat më të ulëta të interesit reduktojnë koston e mundësisë së mbajtjes së arit që nuk gjeneron interes dhe ushtrojnë presion mbi dollarin, duke e bërë arin më të lirë për investitorët që mbajnë valuta të tjera.“Ne presim që ari të ngjitet në 3,700 dollarë për ons deri në mesin e vitit të ardhshëm,” u shpreh analisti i UBS, Giovanni Staunovo.Ndërkohë, rendimentet e obligacioneve 10-vjeçare të Thesarit amerikan qëndruan pranë nivelit më të ulët në pesë muaj. Vëmendja tani përqendrohet te të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Prodhuesve që pritet të publikohen të mërkurën dhe Indeksit të Çmimeve të Konsumatorit të enjten, të cilat mund të japin më shumë qartësi mbi përmasën e uljes së pritshme të normës nga Fed.Në të njëjtën kohë, Banka Qendrore e Kinës shtoi rezerva ari në gusht, duke zgjatur blerjet e saj për muajin e dhjetë radhazi, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të dielën.Në tregjet e tjera të metaleve të çmuara, argjendi “spot” u rrit me 0.8%, në 41.31 dollarë për ons. Platini u ngjit me 1.5%, në 1,393.45 dollarë, ndërsa paladiumi fitoi 1.8%, në 1,130.11 dollarë./ ReutersKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Pse shqiptarët po marrin më shumë kredi? Ja si përgjigjet Banka e Shqipërisë

    Pse shqiptarët po marrin më shumë kredi? Ja si përgjigjet Banka e Shqipërisë

    Në një intervistë për emisionin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, Drejtori i Departamentit të Stabilitetit Financiar (DSF) në Bankën e Shqipërisë, Klodian Shehu, dha një pasqyrë të thelluar mbi tendencat e fundit në sektorin e kreditimit në vend. Ai konfirmoi se gjatë periudhës së fundit, ka pasur një rritje të dukshme të numrit të kredive të marra nga shqiptarët, me një përqendrim të veçantë në kreditë për individët dhe familjet.
    Sipas Shehut, kontributi kryesor në këtë rritje i përket kredive për blerje shtëpie, të cilat përbëjnë pothuajse dy të tretat e totalit të kredive të marra nga individët. Ai theksoi gjithashtu se normat e interesit kanë pësuar një ulje të ndjeshme gjatë kësaj periudhe, duke krijuar një klimë më të favorshme për marrjen e kredive, sidomos në lekë.
    Pyetja që shumë shqiptarë po i bëjnë vetes është nëse është momenti i duhur për të marrë kredi. Drejtori Shehu thekson se, sa i takon normave të interesit, kushtet janë në nivelet më të ulëta historike, duke e bërë marrjen e kredisë një opsion të favorshëm për shumë familje dhe individë që planifikojnë investime në pasuri të paluajtshme apo projekte të tjera personale.
    Aldo: A është e vërtetë që në shqiptarët po marrin më shumë kredi se më parë?
    Klodian Shehu: Është e vërtetë, të paktën me të dhënat që kemi ne dhe analizat që bëjmë ka një rritje të numrit të kreditimit dhe kontributin kryesor në këtë rritje e jep kredia për individët, kredia për familjet, por dhe kredia për bizneset.
    Aldo: Në bazë të informacioneve që ke, për çfarë arsyesh e marrin më shumë njerëzit kredinë?
    Klodian Shehu: Kredia që merret më shumë aktualisht, është kredia për blerje shtëpie. Megjithatë ka kredi për natyra dhe qëllime të ndryshme që marrin individët. Por, kredia për blerje shtëpie është gati 2/3 e gjithë kredisë që marrin individët.
    Aldo: Janë ulur vërtet interesat?
    Klodian Shehu: Kredia që japin bankat në përgjithësi është kredi në lek dhe kredi në valutë. Pjesa më e madhe është kredi në lekë, normat e interesit në përgjithësi kanë ardhur në rënie si për lekun ashtu edhe për valutën. Aktualisht norma e interesit për kredinë në lekë është diku tek 7-7.2%, ndërsa për kredinë në valutë është disi më e ulët. Megjithatë në kredinë për blerje shtëpish, mesatare, është rreth 3.8-4% dhe është më e ulët se sa norma e kredisë për valutën.
    Aldo: A ja vlen që të marrësh tani në këto momente një kredi?
    Klodian Shehu: Kjo është një pyetje që është pak e vështirë për t’iu përgjigjur me po ose jo. Duke u nisur vetëm nga niveli i normës së interesit, mund të thuhet që situata apo kushtet për të marrë një kredi tani janë të përshtatshme, sepse norma e interesit tani mund të themi që ka qenë në nivelet më të ulëta që ka qenë ndonjëherë për lekun, por edhe për valutën.

  • Normat e interesit të kredisë konsumatore pësuan përsëri rënie në gjysmën e parë të vitit

    Normat e interesit të kredisë konsumatore pësuan përsëri rënie në gjysmën e parë të vitit

    Normat mesatare të interesit për kreditë konsumatore në tregun financiar pësuan rënie të mëtejshme në gjysmën e parë të këtij viti.Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare efektive e interesit për kreditë deri në 200 mijë lekë zbriti në 62.2%, nga 70.91% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe 71.39%, që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për paradhëniet bankare (overdraftet) deri në 200 mijë lekë, norma efektive mesatare e interesit ra në 13.72%, nga 13.9% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe 14.04% që kishte qenë në gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për kartat e kreditit me limit deri në 200 mijë lekë, interesi mesatar ra në 20.29%, nga 20.47% që ishte në gjashtëmujorin e dytë 2024, por ndërkohë ngeli më i lartë krahasuar me nivelin prej 19.7% të gjashtëmujorit të parë 2024.Edhe për kreditë me këste me vlerë nga 200 mijë deri në 600 mijë lekë, norma mesatare efektive e interesit ra në 26.41%, nga 27.42% që kishte qenë në gjashtëmujorin e dytë 2024 dhe 28.07% që kishte qenë për gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.Për kreditë me shumë nga 600 mijë deri në 2 milionë lekë norma mesatare e interesit u rrit në 11.2%, nga 11% që kishte qenë në gjashtëmujorin e mëparshëm, por duke qëndruar në nivele ndjeshëm më të ulëta se norma prej 12.15% e një viti më parë.Normat e mësipërme të interesit janë llogaritur mbi të gjitha kreditë konsumatore të dhëna nga bankat dhe institucionet financiare jo-banka, bazuara në të dhënat faktike që pasqyrohen në Regjistrin e Kredive, që administrohet nga banka qendrore. Norma mesatare efektive e interesit përfshin normën nominale të interesit të kredisë, por edhe të gjitha kostot e tjera që i ngarkohen klientit, duke përfshirë edhe komisionet apo tarifat e tjera.Rënia e normës efektive mesatare të interesit përputhet në përgjithësi me një tendencë në rënie të interesave në tregun financiar. Kjo ecuri është përcaktuar nga uljet e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, nga gjendja e mirë e likuiditetit në treg, por edhe nga një konkurrencë të lartë në tregun e kredisë konsumatore.Aplikimi i një norme maksimale efektive të interesit nga Banka e Shqipërisë duket se ka shërbyer gjithashtu si faktor që i ka zhvendosur në ulje interesat mesatare të kredive në vitet e fundit. Që prej fillimit të vitit 2022, kur nisi aplikimi i normës tavan të interesit, ky tregues ka lëvizur vazhdimisht në rënie.Ndërkohë, duke filluar nga viti 2025, formula e llogaritjes së NEI-t maksimal ka ndryshuar dhe për kreditë deri në shumën 200 mijë lekë llogaritet si mesatare e thjeshtë e kredive të dhëna, pa rritje me një të tretën, siç ndodh me kreditë mbi 200 mijë lekë.Normat e ulëta të interesit po mbështesin një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë konsumatorë. Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, portofoli i kredisë konsumatore (duke përfshirë overdraftet) në mesin e këtij vitit  arriti në 98.4 miliardë lekë, në rritje me pothuajse 20% krahasuar me një vit më parë./ E.ShehuBurimi: Banka e ShqipërisëKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Reforma e pensioneve në Holandë prek 2 trilionë €, tronditje për tregjet e obligacioneve në Europë

    Reforma e pensioneve në Holandë prek 2 trilionë €, tronditje për tregjet e obligacioneve në Europë

    Disa menaxherë asetesh janë bërë të kujdesshëm ndaj borxhit afatgjatëPo afrohet një trazirë prej rreth 2 trilionë eurosh për tregjet e obligacioneve europiane, në një vit tashmë të ndikuar nga tarifat, shqetësimet për deficitin dhe tani një krizë politike në Francë.‘Stuhia’ është përqendruar te një reformë e planifikuar prej kohësh e sistemit të pensioneve të Holandës, më i madhi në Bashkimin Europian. Ajo tashmë po i shtyn lart normat e interesit për obligacionet afatgjata, dhe tregtarët po pozicionohen për luhatshmëri në tregun e këmbimeve në euro, të cilin fondet e përdorin për mbrojtje nga rreziqet. Gjërat mund të bëhen edhe më ekstreme në fund të vitit, kur një pjesë e madhe e fondeve pritet të kalojnë në sistemin e ri, për shkak të likuiditetit të ulët në atë periudhë.Banka Qendrore holandeze paralajmëroi më herët këtë vit për një rrezik ndaj stabilitetit financiar, dhe kompleksiteti i mekanizmave bazë e bën të vështirë të kuptohet shkalla e mundshme e çdo çrregullimi.Ristrukturimi synon të ndihmojë për të përballuar një popullsi në plakje dhe një treg pune në ndryshim.Ndërsa Holanda përbën vetëm 7% të ekonomisë së Eurozonës, sistemi i saj i pensioneve është një lojtar gjigant në treg. Ai ka më shumë se gjysmën e të gjitha kursimeve pensionale në bllok, sipas të dhënave të Bankës Qendrore Europiane. Zotërimet e saj në obligacione europiane kapin shifrën gati 300 miliardë euro.LuhatshmëriaNë javët e fundit, një tregues i luhatshmërisë së ardhshme në këmbimet 30-vjeçare euro është rritur, gjë që strategët e ING Group NV thonë se është pjesërisht rezultat i tranzicionit. Kalimi gjithashtu po ndikon në kostot e financimit në euro.Kjo situatë është rezultat i ndryshimeve në mënyrën se si fondet e pensioneve holandeze mbrojnë portofolët e tyre kundër luhatjeve të normave të interesit. Deri tani, ato janë mbështetur shumë në këmbime afatgjata për të siguruar se do të kenë mjaftueshëm para për të paguar pensionistët në të ardhmen, pavarësisht nga ajo që ndodh me kostot e huamarrjes.Me kalimin në të ashtuquajturin investim “në ciklin e jetës” (life-cycle investing), punëtorët më të rinj do të investohen më shumë në asete më të rrezikshme si aksionet, me më pak nevojë për këto mbrojtje afatgjata. Kursimet e anëtarëve më të vjetër do të orientohet drejt instrumenteve më të sigurta si obligacionet.Rreth 36 fonde janë planifikuar të kalojnë në sistemin e ri më 1 janar 2026, me pjesën tjetër që do të kalojë çdo gjashtë muaj deri në janar 2028. Parashikohet se bankat investuese dhe ndërmjetësit mund të hasin vështirësi për të përputhur shitësit me blerësit, duke bllokuar sistemin.Disbalanca e ofertës dhe kërkesës për swap-et me afat më të gjatë është tashmë e konsiderueshme.Si do të zhvillohet situata në janar është “në dorë të fatit, por nervozizmi do të jetë shumë i lartë,” thonë ekspertët. “Tregu mund të bëhet jolikuid ose të pësojë lëvizje të forta në situata të tilla.”Ndërlikime nga politikaPërgatitjet janë ndërlikuar nga një krizë politike në Holandë, ku do të zhvillohen zgjedhje të parakohshme pas rrëzimit këtë verë të qeverisë dhe të administratës kujdestare që e pasoi. Ndër ata që dhanë dorëheqje ishte Ministri i Çështjeve Sociale, Eddy van Hijum, i cili ishte përgjegjës për tranzicionin.Ai pritej t’u jepte fondeve të pensioneve një vit shtesë për të ulur mbrojtjet e normave të interesit pasi të kenë kaluar në sistemin e ri. Ky plan nuk pritet të preket, megjithëse një debat parlamentar mbi pensionet, i planifikuar për këtë javë, mund të shtyhet, sipas një zëdhënësi të ministrisë.Kërkesa për BorxhinKa gjithashtu një pikëpyetje mbi atë që do të bëjë ky kalim në fund të vitit për kërkesën ndaj borxhit afatgjatë, me janarin që zakonisht është një nga periudhat më të ngarkuara për emetimet e reja të obligacioneve.Normat e interesit për borxhin 30-vjeçar të Gjermanisë dhe Francës janë rritur në katër muajt e fundit dhe po tregtohen afër niveleve më të larta të shumë viteve, ndërsa tensionet fiskale po rriten. Franca është futur në një tjetër krizë politike mbi buxhetin, dhe qeveria mund të rrëzohet këtë muaj.ABN Amro vlerëson se ekspozimet më të mëdha të sektorit të pensioneve janë në borxhin gjerman, francez dhe holandez, dhe rënia e kërkesës mund të ushtrojë presion mbi qeveritë për të kaluar drejt maturimeve më të shkurtra, sipas strategëve përfshirë Sonia Renoult.Kjo mund t’i ekspozojë ato më shumë ndaj luhatjeve të normave të interesit, pasi do të detyrohen të rifinancojnë borxhin më shpesh.Ka disa faktorë lehtësues. Fondet e pensioneve mund të fillojnë të shesin paraprakisht mbrojtjet afatgjata, duke ulur rrezikun e bllokimeve, nëse janë të sigurta se kanë mjaftueshëm buffer për të përballuar humbjet e mundshme.Ka gjithashtu periudhën njëvjeçare të rregullimit që po u jepet nga qeveria për fondet e investimit.Banka qendrore holandeze ka thënë se do të vazhdojë të monitorojë tranzicionin, por është e bindur se periudha njëvjeçare “u jep fondeve të pensioneve fleksibilitet të mjaftueshëm për të rregulluar portofolët e tyre në mënyrë të rregullt.”Shumë tregtarë mbeten të shqetësuar dhe presin që gjërat të lëvizin shpejt me ndërrimin e vitit. / Bloomberg Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Alternativat e Investimit: me interesat në rënie, ku fitohet më shumë

    Alternativat e Investimit: me interesat në rënie, ku fitohet më shumë

    Ulja e normave të interesit nga bankat qendrore po sjell kthime më të ulëta nga shumica e produkteve të kursimit dhe investimit financiar Mozaiku i alternativave të investimit duket se po bëhet më i ndërlikuar. Që prej vitit të kaluar, bankat qendrore iu kthyen uljes së normave të interesit. Normat më të ulëta të interesit ndikojnë në uljen e kthimeve nga investimi në depozita apo instrumente financiare të borxhit.Yield-et dhe normat e interesit nga produktet e investimit ose kursimit financiar kanë ndjekur një tendencë rënëse vitin e kaluar dhe pjesën e parë të këtij viti.Përveç lëvizjeve të Bankës Qendrore, ulja e normave të interesit në tregun financiar është ndikuar edhe nga gjendja likuide e tregut financiar, e rritur më tej nga hyrja e investitorëve jorezidentë në tregun e titujve qeveritarë.Nga ana tjetër, kërkesa e qeverisë për financime në tregun e brendshëm financiar ka ardhur në rënie.Duke shtuar edhe uljen e primeve të rrezikut, nga rënia e borxhit publik dhe përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran, kjo situatë ka bërë që në përgjithësi, përfitimet nga investimi në instrumentet klasike financiare që ofron tregu shqiptar të jenë në rënie, si në Lek, ashtu edhe në Euro.Rënia e interesave po favorizon përkohësisht përmirësimin e kthimeve kryesisht nga fondet e investimit, që i vlerësojnë asetet e tyre me vlerën e drejtë të tregut. Në këtë periudhë, fondet e investimit në Lek po ofrojnë norma kthimi të kënaqshme.Megjithatë, duke pasur parasysh se ato në përgjithësi i investojnë asetet në bono dhe obligacione qeveritare, në periudha më të gjata, kthimet e fondeve përafrojnë kthimin mesatar nga portofoli i titujve ku kanë investuar.Në periudhat kur normat e interesit janë më të ulëta, në përgjithësi tregjet e aksioneve kanë tendencë të fitojnë kuotë.Megjithatë, në muajt e fundit, as tregjet e aksioneve nuk kanë kaluar kohë shumë të mira, të ndikuara nga pasiguria e lartë që ka krijuar politika agresive e administratës Trump lidhur me tarifat tregtare.Një instrument që po përdoret gjithnjë e më shumë janë obligacionet me ofertë private. Këto instrumente ofrojnë kthime më të larta krahasuar me depozitat, sidomos në monedhën Euro, por në përgjithësi edhe në krahasim me titujt qeveritarë që kanë maturitet të njëjtë.Megjithatë, një ulje e nivelit të përgjithshëm të normave të interesit reflektohet edhe në yield-et e këtyre instrumenteve.Ana tjetër e medaljes është se obligacionet e shoqërive tregtare, në shumicën e rasteve, klasifikohen si borxh i varur, instrument që ka një shkallë të lartë rreziku, në skenarin e falimentimit të shoqërisë që i ka emetuar.Gjithashtu, me një përjashtim të vetëm, obligacionet e shoqërive tregtare vazhdojnë të emetohen me ofertë private, ndaj vështirë se mund të konsiderohen një alternativë e mirëfilltë investimi për publikun e gjerë.Përveç një primi më të lartë rreziku, obligacionet e shoqërive tregtare në shumicën dërrmuese janë të emetuara me ofertë private. Kjo i bën ato instrumente edhe më pak likuide dhe të vështira për t’u tregtuar para maturimit.Sidoqoftë, mjedisi ekonomik botëror ngelet mjaft i pasigurt dhe ka çështje madhore që mund të sjellin ndikime në ekonomi dhe në skenarët e lidhur me ecurinë e normave të interesit, duke filluar nga tensionet e mëdha gjeopolitike dhe tarifat tregtare që po aplikohen mes SHBA dhe shteteve të tjera.Investimi në pasuri të paluajtshme, me rritjen e shpejtë të çmimeve në vitet e fundit, duket se shtron më shumë dilema. Ndërkohë që tregu ngelet dinamik, veçanërisht në zonat bregdetare, në Tiranë duket se ka një frenim të rritjes së çmimeve.Tendenca drejt stabilizimit të numrit të turistëve duket se në perspektivë e bën të pritshëm një zbehje të kërkesës së lidhur me ta, sidomos në tregun e qirave ditore në Tiranë dhe bregdet.Nga ana tjetër, tregu i pronave, sidomos ai i rishitjes së tyre, po kalon një lloj ngërçi të lidhur me rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.Pritshmëritë për rivlerësim kanë bërë që shumë shitës potencialë të qëndrojnë në pozita pritëse, derisa të nisë rivlerësimi, në mënyrë që të paguajnë një tatim më të ulët mbi të ardhurat.Agjentët e pronave shprehen se kjo situatë e ka frenuar ndjeshëm tregun e pronave dhe një situatë e tillë besohet se do të vijojë deri në procesin e rivlerësimit, që sipas projektligjit të fundit, parashikohet të fillojë në vitin 2026.Rregullat e reja të vendosura nga Banka e Shqipërisë për kufizimin e kreditimit priten të ndikojnë në masën më të madhe pikërisht segmentin e pronave që blihen për qëllime investimi.Në teori, këto masa do ta ulin kërkesën dhe trysninë për rritje të mëtejshme të çmimeve. Depozitat mbeten dominueseDepozitat vazhdojnë të jenë produkti gjerësisht dominues në strukturën e mbajtjes ose investimit të kursimeve të shqiptarëve. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit arritën në rreth 1.68 trilionë lekë.Kjo shumë përbën afërsisht 88% të investimeve financiare të shqiptarëve. Depozitat u rritën me afërsisht 4.9% gjatë vitit të kaluar, por ndërkohë duhet konsideruar edhe vijimësia e efektit negativ të kursit të këmbimit mbi depozitat në valutë të huaj, kryesisht në Euro.Në fund të vitit 2024, Euro këmbehej me 98.15 lekë, në rënie me 5.5% krahasuar me një vit më parë.Shumica dërrmuese e investitorëve të vegjël shqiptarë vazhdojnë t’iu besojnë produkteve financiare më të sigurta. Depozitat bankare janë të siguruara me ligj deri në shumën e 2.5 milionë lekëve dhe deri në këtë shumë, vendosja e parave në bankë është një investim me rrezik 0.Produkti i dytë më i preferuar janë bonot dhe obligacionet e qeverisë shqiptare, që përbëjnë rreth 8% të investimeve financiare të individëve, për një shumë totale prej afërsisht 153 miliardë lekësh.Vitin e kaluar, vlera e investimit të individëve në bono dhe obligacione shënoi rritje modeste me vetëm 2% (rreth 3 miliardë lekë). Rënia e yield-eve ka dhënë ndikim të shpejtë në uljen e interesit të individëve për të investuar në këto instrumente.Vijojnë kuotat në fondet e investimit, me rreth 55.4 miliardë lekë, ose 3% të totalit. Investimet në këto fonde vitin e kaluar u rritën me 21.7%.Pas goditjes që pësuan në vitin 2022, për shkak të rritjes së shpejtë të normave të interesit, fondet e investimit janë në një cikël rimëkëmbjeje. Ulja e normave të interesit në tregun primar ndikon pozitivisht kthimet nga fondet e investimit duke ndikuar në rritjen e investimeve në kuotat e tyre.Një tjetër instrument financiar që vazhdon të shënojë rritje janë obligacionet e shoqërive tregtare.Në fund të 2024, vlera totale e obligacioneve të emetuara dhe të pashlyera nga ndërmarrjet shqiptare arriti në 29 miliardë lekë, në rritje me 39% krahasuar me një vit më parë. Ato përbëjnë rreth 1.5% të portofolit të vlerësuar të investimeve të individëve.Statistikat nuk e detajojnë portofolin sipas llojit të investitorit, por megjithatë vlerësohet se në shumicën dërrmuese bëhet fjalë për investime të individëve.Së fundmi, investimet në fondet private të pensionit në fund të 2024 vlerësoheshin në 12.9 miliardë lekë, ose rreth 0.7% e totalit të kursimeve/investimeve të individëve të mbajtura në instrumente financiare.Vitin e kaluar, vlera neto e aseteve të fondeve u rrit me 17% krahasuar me një vit më parë.Në shifrat e raportuara prej vitit 2024 këtë vit nga AMF, përfshihen edhe treguesit e fondeve të mbyllura të pensionit, të ngritura nga punëdhënësit për punonjësit e kompanive të tyre. Burimi: Banka e Shqipërisë, AMF Interesat e depozitave, tendenca në rënieUlja e normave të interesit nga Banka Qendrore duket se ka filluar të përcillet edhe te normat e interesit të depozitave në Lek. Që prej verës së kaluar, tendenca e normave të interesit të depozitave në monedhën vendase duket të jetë në rënie.Sipas statistikave më të fundit të Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e interesit të depozitave të reja në Lek për muajin maj ishte 1.57%, nga 2.09% që kishte qenë një vit më parë.Megjithatë, rënia e normës së interesit për depozitat e reja ende nuk ka sjellë ulje të normës mesatare të interesit për depozitat gjendje, që është në nivele të përafërta me vitin e kaluar.Norma mesatare e interesit për depozitat me afat në Lek të individëve në maj arriti në 2.42%, nga 2.36% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Normat e interesit për depozitat në monedhën Euro mbeten më të ulëta dhe në nivele të përafërta me një vit më parë. Për muajin maj, norma mesatare e interesit për depozitat e reja në Euro ishte 1.16%, nga 1.12% që ishte një vit më parë.Edhe Banka Qendrore Europiane (BQE) prej më shumë se një viti ka nisur uljen e normave të interesit. Kjo ulje është reflektuar edhe në treguesit benchmark të tregjeve për monedhën europiane, kryesisht të Euriborit.Megjithatë, edhe në periudhën kur normat e BQE-së ishin më të larta, normat e interesit të depozitave në tregun shqiptar shënuan rritje mjaft modeste.Në rastin e Euros, konkurrenca e produkteve të tjera financiare është më e dobët, sepse individët nuk kanë shumë alternativa investimi financiar me rrezik të ulët, siç ndodh me Lekun.Gjithashtu, ndërmjetësimi në Euro për bankat ka kosto më të lartë, sepse Banka e Shqipërisë aplikon normë remunerimi zero për rezervat e detyrueshme në valutë, përveçse kërkon edhe nivele më të larta të këtyre rezervave.Por, megjithatë, brenda sektorit bankar ka një konkurrencë në rritje për depozitat e publikut. Konkurrenca ka tendencën të bëhet më e theksuar gjatë muajve të verës, kur prurjet e depozitave janë më të mëdha, për shkak të sezonit turistik.Kjo kërkesë vjen sidomos prej bankave që në vitet e fundit po rriten me ritme më të shpejta dhe që kanë nevojë për të shtuar fondet që mbështesin rritjen e huadhënies.Edhe në këtë periudhë, disa prej bankave kanë dalë me oferta depozitash që në nivelet e tyre maksimale janë ndjeshëm më të larta se ato mesatare të raportuara nga Banka e Shqipërisë.Në këtë kuptim, për depozita, tregu ofron edhe kthime më të larta se ato që tregojnë shifrat mesatare zyrtare.Për sa u takon normave maksimale të interesit të ofruara nga tregu për depozitat, mbështetur në normat e raportuara nga bankat tregtare në Bankën e Shqipërisë, depozitat 5-vjeçare në Lek kanë norma interesi që arrijnë deri në 4.4%, ndërsa ato në Euro, deri në 2.2%. Burimi: Banka e Shqipërisë Rënia e yield-eve, tkurren më tej investimet e reja në bonoInvestimet e individëve në titujt e qeverisë shqiptare pësuan rënie për të dytin vit radhazi në 2024.Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se për vitin e kaluar, blerjet e individëve në tregun primar të bonove dhe obligacioneve ranë në 28.5 miliardë lekë, në rënie me 23.9% krahasuar me vitin 2023.Rënie u shënua edhe në numrin e transaksioneve, që zbriti në 9654, me rënie vjetore prej 29.3%.Sipas llojit të instrumenteve financiare, peshën kryesore vazhdon ta mbajë investimi në bono thesari.Shifrat e AMF-së tregojnë se vlera e blerjeve të bonove në tregun primar zbriti në 22.7 miliardë lekë, me rënie vjetore prej 23.2%. Ndërkohë, investimi në obligacione u tkurr në 5.8 miliardë lekë, 26.3% më pak krahasuar me vitin 2023.Të dhënat e mësipërme u referohen transaksioneve të kryera nëpërmjet ndërmjetësve financiarë të licencuar nga AMF, kryesisht bankave tregtare. Megjithatë, investimi në bono thesari mund të kryhet edhe nëpërmjet sporteleve të posaçme të Bankës së Shqipërisë.Sipas të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, në fund të 3-mujorit 2025 vlerësohej se individët zotëronin rreth 19.8% të totalit të borxhit të brendshëm publik.Rënia e investimit të individëve në bono dhe obligacione vlerësohet të ketë ardhur kryesisht si rezultat i rënies së ndjeshme të yield-eve.Ulja e normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë, gjendja likuide e tregut financiar dhe ulja e perceptimit të rrezikut sollën një rënie të yield-eve për të gjitha instrumentet e borxhit të qeverisë shqiptare gjatë vitit 2024.Në Shqipëri veprojnë aktualisht dhjetë shoqëri komisionere që mundësojnë investimin në titujt e qeverisë shqiptare, prej të cilave nëntë janë banka tregtare.Yield-et e obligacioneve të qeverisë shqiptare gjatë vitit 2024 dhe pjesës së parë të vitit 2025 kanë ndjekur një tendencë në rënie, të ndikuara nga likuiditeti i lartë në treg dhe një kërkesë më e ulët për borxh në tregun e brendshëm nga qeveria.Pasi prekën nivelet më të ulëta historike në 3-mujorin e dytë të vitit, në muajin korrik, yield-et po shfaqin një tendencë korrektimi në rritje. Megjithatë, ato mbeten dukshëm në nivele më të ulëta krahasuar me një vit më parë.Në ankandin e fundit të zhvilluar këtë vit, obligacionet 15-vjeçare u emetuan me një yield prej 5.57% (minimum historik), nga 7.45% që kishte qenë një vit më parë.Obligacionet 10-vjeçare së fundmi kishin një yield uniform të pranuar prej 5.05%, nga 6% që kishte qenë një vit më parë.Yield-i i obligacioneve 7-vjeçare në ankandin e fundit ishte 4.29%, nga 5.36% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.Ndërsa yield-i i obligacioneve 5-vjeçare në ankandin e fundit ishte 3.73%, nga 4.88% që kishte qenë një vit më parë. Burimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e ShqipërisëBurimi: Banka e Shqipërisë      Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Rama i përgjigjet KLGJ: Mos e harxhoni kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën

    Rama i përgjigjet KLGJ: Mos e harxhoni kohën për të gjykuar se si e bëj unë punën

    Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor, të cilët kanë shprehur pakënaqësi ndaj kritikave të kryeministrit ndaj një gjyqtari një ditë më parë.
    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka vijuar t’i cilësojë skandaloze vendimet e disa gjyqtarëve, që sipas tij janë në dëm të interesit publik.
    Po ashtu, në postimin e tij Rama ka thënë se KLGJ ka harruar se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën, por edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga ato që sipas tij janë vendime qorre të gjykatësve.
    Reagimi i Ramës
    Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime. KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë. KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik. KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”. Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.