Tag: interesit

  • Debate për “barazinë gjinore”, përplasja në Kuvend e grupeve të interesit në lidhje me përcaktimin e gjinive

    Jo vetëm në opinionin publik, por edhe në Kuvend, projektligji i barazisë gjinore që sjell konceptin e ri të gjithë përfshirjes përtej konceptit binar burrë-grua vazhdon të shkaktojë debat.

    Në mbledhjen e komisionit të informimit ishin të ftuar grupet e interesit që kundërshtojnë draftin si dhe ata që e mbështesin, teksa u përballën me pyetjet e komentet nga deputetët.
    “Ajo që kundërshtojmë është gjithëpërfshirja. Në 27 vende të bashkimit europian vetëm 5 janë jashtë konceptit binar. Pse duhet të jemi pjesë e tyre? Me gjithë problemet që rrjedhin… Ky projektligj nuk ka si të ndryshojë biologjinë. Hiqni përkatësinë e shumëfishtë”, tha Kaon Serjani.
    “Përkufizimi është i qartë njeh vetëm burrë dhe grua. E shumëfishtë lidhet me llojin e diskriminimit: rome, e margjinalizuar…”, u shpreh Ardit Bido.
    “Ne në traditë, në fe, si natyrë njohim dy gjini, mashkull femër. Ju ftoj ti thërrisni arsyes. Se ky projektligj do prek fëmijët tanë”, tha Akil Pano.
    Në mbrojtje të dokumentit të hartuar nga Ministria e Shëndetësisë ishte edhe avokatja e popullit, që e cilësoi një hap para mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
    Eranda Balanca tha: “Keqinterpretimi i një koncepti shkakton një nxjerrje nga konteksti. Nuk kemi pse të frikësohemi për përkrahjen e grupeve të përjashtuara”.
    Projektligji është ende në proces diskutimi në parim në komisionet parlamentare, ku mazhoranca shfaq bindjen për votimin në parim të projektligjit të barazisë gjinore, teksa opozita nuk bie dakord me qasjen e përmirësimit dhe kërkon lënien në fuqi të ligjit ekzistues pa ndryshime.

    Top Channel

  • Çmimi i arit bie teksa dollari forcohet; tregjet presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

    Çmimi i arit bie teksa dollari forcohet; tregjet presin të dhënat mbi inflacionin në SHBA

    Çmimet e arit ranë ndjeshëm të enjten, të rënduara nga një dollar më i fortë, ndërsa investitorët presin me padurim të dhënat kryesore të inflacionit në SHBA që do të publikohen më vonë këtë javë për më shumë sinjale mbi rrugën e normës së interesit.Ari ra me 0.2% në 4,084.29 dollarë për ons. Kontratat e së ardhmes të arit në SHBA për dorëzim në dhjetor u rritën me 0.9% në 4,100.90 dollarë për ons.Indeksi i dollarit u rrit me 0.2% kundrejt rivalëve të tij, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e tjerë të monedhave.“Kemi parë një korrigjim që është normal pas rritjes së fundit të arit dhe ende ka një presion në rënie. Presim që çmimet të konsolidohen më pas dhe të vazhdojnë trendin e tyre në rritje,” tha drejtori ekzekutiv i GoldSilver Central, Brian Lan.“Në këtë moment, në planin afatgjatë ne jemi ende optimistë për arin, por në planin afatshkurtër investitorët duhet të jenë të kujdesshëm sepse paqëndrueshmëria është e madhe.” Raporti i Indeksit të Çmimeve të Konsumatorit (IÇK) në SHBA, që pritet të publikohet të premten pas një vonese për shkak të mbylljes së qeverisë, pritet të tregojë se inflacioni bazë mbeti në 3.1% në shtator.Investitorët kanë parashikuar pothuajse plotësisht një ulje të normës së interesit prej 25 pikësh bazë në takimin e Rezervës Federale javën e ardhshme.Ari tenton të vlerësohet kur normat e interesit janë të ulëta, pasi ato zvogëlojnë koston oportune të mbajtjes së lingotave.Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të mërkurën se priste të arrinte një marrëveshje tregtare me Presidentin kinez Xi Jinping dhe se do të ngrinte shqetësime në lidhje me blerjet e naftës ruse nga Kina gjatë takimit të tyre në Korenë e Jugut javën e ardhshme.Ndërkohë, administrata Trump po shqyrton një plan për të frenuar një gamë marramendëse eksportesh të mundësuara nga softuerët në Kinë, nga laptopët te motorët e avionëve, për t’u hakmarrë ndaj raundit të fundit të kufizimeve të eksportit të metaleve të rralla të Pekinit.Trump vendosi sanksione të lidhura me Ukrainën ndaj Rusisë për herë të parë në mandatin e tij të dytë, duke synuar kompanitë e naftës Lukoil dhe Rosneft. Çmimet e arit janë rritur rreth 56% këtë vit, duke arritur një kulm historik prej 4,381.21 dollarësh të hënën, të mbështetura nga pasiguritë gjeopolitike dhe ekonomike, parashikimet për uljen e normave të interesit dhe blerjet e vazhdueshme të bankave qendrore.Çmimi i argjendit ra me 0.2% në 48.43 dollarë për ons, platini ra me 0.6% në 1,612.90 dollarë dhe paladiumi humbi 1.1% në 1,442.70 dollarë. / Reuters Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Kursimet në lekë katërfish më të larta se ato në euro

    Kursimet në lekë katërfish më të larta se ato në euro

    Depozitat bankare në vend u rritën me 8% krahasuar me një vit më parë. Tendenca më e dukshme lidhet me kursimet në monedhën vendase, të cilat u zgjeruan katër herë më shumë krahasuar me ato në euro.
    Ekspertët shpjegojnë se ky zhvillim lidhet me normat më të larta të interesit të vendosura nga Banka e Shqipërisë, të cilat kanë bërë kursimet në lek më të leverdishme.
    “Normat e interesit për depozitat në lek kanë qenë ndjeshëm më të favorshme, çka i ka shtyrë qytetarët dhe bizneset të orientojnë kursimet drejt monedhës vendase”, tha Artur Ribaj, ekspert i financave.
    Nga ana tjetër, rritja e kursimeve tregon edhe një prirje të qytetarëve për të frenuar konsumin, duke preferuar ruajtjen e parasë në banka në vend që ta investojnë apo shpenzojnë.
    “Kjo rritje e kursimeve është tregues i një sjelljeje më të kujdesshme financiare, por ka ndikim edhe në ekonomi, pasi ngadalëson qarkullimin e parasë dhe kërkesën për kredi.”
    Megjithatë, bankierët parashikojnë se trendi mund të vijojë, sidomos nëse normat e interesit mbeten në nivelet aktuale dhe stabiliteti i lekut forcon besimin e kursimtarëve.

  • ‘Veprove kundër interesit të Kosovës’, Balla-Berishës: Thyet embargon e OKB kundër furnizimit me naftë të Millosheviçit

    ‘Veprove kundër interesit të Kosovës’, Balla-Berishës: Thyet embargon e OKB kundër furnizimit me naftë të Millosheviçit

    Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi kryetarin e Partisë Demokratike Sali Berishën se ka vepruar në dëm të interesit të Kosovës.
    Ai kujtoi thyerjen e embargos së OKB-së, e cila ndalonte furnizimin me naftë të regjimit të Sllobodan Millosheviç.
    Sipas Ballës, Berisha kur ishte president lejoi furnizimi me naftë për regjimin e Millosheviçit dhe në krye të kësaj shkeljeje ishte PD dhe vetë shteti.
    “Historia ka treguar fare qartë, rastësia mund të ndodhë njëherë, dy herë, por jo gjithmonë. Qysh në mandatin e parë, të atij si presidenti, i pari  i vendit asokohe me shumë veprime ju vu ndesh interesit të Kosovë. A ishte shkelja e embargos së OKB kundër furnizimit me naftë të Millosheviçit, në dëm të Kosovës?
    Po apo jo? Si ka mundësi që në krye të kësaj shkelje të embargos ishte vetë shteti dhe vetë PD. Si ka mundësi që të gjithë dëshmitarët e atij takimi Berisha-Milloshevic u përndoqën, u arrestuan, dhe u vranë.
    Si ka mundësi, që pas takimit Berisha-Millosheviç në Shqipëri do vinte kasapi i Ballkanit Arkan, për t’u takuar me shërbimit sekret, siç dhe e ka dëshmuar nga një dëshmi publike komandanti dhe presidenti Thaçi”, tha ai.

  • BSH: Shiten 8,97 miliardë lekë Bono Thesari me normë interesi 2,54%

    BSH: Shiten 8,97 miliardë lekë Bono Thesari me normë interesi 2,54%

    Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të Bonove të Thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2,54%, kundrejt nivelit 2,57% që shënoi yield-i mesatar në ankandin e zhvilluar rreth një muaj më parë. Interesi për këtë instrument të borxhit ka qenë tepër i lartë, ku në ankand numri i kërkesave ka qenë 17 për një total prej rreth 14,4 miliardë lekësh. Por, në përfundim u pranuan vetëm 11 kërkesa për shumën 8,97 miliardë lekësh.
    Vendimi i Bankës së Shqipërisë më 9 korrik të këtij viti për të ulur normën bazë të interesit në 2,50% nga 2,75% që ishte më parë, ka dhënë ndikimin në rënien e mëtejshme të yield-it të bonove 12-mujore. Niveli i ulët i yeldit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.

  • Sulmet ndaj gjyqtarëve, Rama: Çfarë të bëj unë, të pres ILD-në që amniston Gjelin e Thethit?

    Sulmet ndaj gjyqtarëve, Rama: Çfarë të bëj unë, të pres ILD-në që amniston Gjelin e Thethit?

    edi rama ne konference

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk është tërhequr nga sulmet e tij ndaj sistemit të drejtësisë, që sipas tij kanë marrë vendime më kurriz të interesit publik. Rama tha se qeveria nuk mund të presë ILD që të shprehet dhe të amnistojë gjyqtarët që kanë dhënë vendime kundër interesit publik, siç ishte rasti i gjyqtares së Shkodrës që kishte dhënë leje për ndërtimin e bujtinave në Theth.
     “Të pres ILD, që aminston në tavolinë Gjelin e Thethit dhe gjënë më flagrante që shpall mosfillimin e çështjes pa i hyrë fare fakteve”, u shpreh Rama mes të tjerave.
    Edi Rama: Jam marrë dhe do të merrem prap me ta për çështje të interesit publik, jo me çështje të një individi. Është edhe çështje personale, sepse ata të Unionit janë ata që kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme në mos gabohem, prapë kanë kërkuar në Kushtetuese rritje pagash, u tejkalua skema natyrale e çdo shteti që ti jepnim mundësinë të ndiheshin të mirëpaguar, janë më të mirëpaguar në rajon, Por kjo s’do të thotë që duhet të jenë mbi Presidentin dhe nuk do të thotë se nëse rriten pagat e infermierëve e mësuesve të rriten pagat e tyre se duan të kenë paga më të larta.
    U shqetësuan ata? Por unë si tia bëj?! Kur qytetarët denoncojnë ‘na kanë zënë rrugën”. Çfarë të bëj unë të rri mos të flas fare, qytetarët që e dhanë mandatin të rrinë me zaptuesin që kap një gjyqtar.

  • Banka e Shqipërisë përfshihet në skandal, eksperti akuza se ka bërë korrupsioni me normat e interesit për të zhvatur…

    Banka e Shqipërisë përfshihet në skandal, eksperti akuza se ka bërë korrupsioni me normat e interesit për të zhvatur…

    Eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko ngriti akuza të forta duke deklaruar se korrupsioni më i madh në Banka e Shqipërisë (BSH) kryhet me normat e interesit, përmes të cilave qytetarët vidhen çdo ditë. Ai tha se disa hallka të rëndësishme të këtij institucioni duhet të hetohen urgjentisht.  “Ka disa hallka të Bankës Qendrore që duhet të investigohen. Mbi BSH nuk ka institucione të tjera. Se Banka e Shqipërisë është banka e bankave dhe përgjigjet para Parlamentit me atë raportin vjetor.
    Nëse ka kërkesë nga Parlamenti për një seancë shtesë shkoj paraqitet guvernatori. Guvernatori bën atë njoftimin një herë në muaj kur e ka grafikun, por nuk mjafton. Banka e Shqipërisë është institucion publik, janë lekët tona. Për 7-8 vitet e fundit BSH ka deklaruar fitim zero ose me humbje. Ça bën ajo, menaxhon paratë që vijnë nga bankat e nivelit të dytë. Ku mund të jetë korrupsioni në Bankën e Shqipërisë? Kryesore është korrupsioni me normat e interesit”, deklaroi Enriko Ceko, ekspert ekonomie tha në studion e “MCN TV”. Por pas këtyre akuzave, kërkohet ndërhyrja e menjëhershme e SPAK për të hetuar aferën.
    Mashtrimi me piramidat online, Ceko: Luajnë 90 mijë shqiptarë, qarkullojnë mbi 5 milionë euro
    Ndërkohë më herët eksperti i ekonomisë, Enriko Ceko për mashtrimin me piramidat online në vendin tonë, thotë se mungon informacioni ekonomik dhe digjital. Nga studio e “MCN Informacion” ai deklaroi se në këto platforma kanë qarkulluar rreth 5 milionë euro. Sipas tij, janë rreth 90 mijë shqiptarë që luajnë në këto skema, ku një pjesë investon dhe një pjesë vetëm luan. “Bursat që janë serioze, platformat që janë serioze, nuk të kërkojnë jo po ky është limiti, jo ky është gold, është një farë piramide. Për këto platforma thuhet se kanë qarkulluar diku te 5 milionë euro. Por unë mendoj se është më e madhe.
    Është e përhapur jo vetëm në Fier dhe Divjakë, por edhe në qytetet e mëdha, por nuk lokalizohen kollaj. Ka gati 90 mijë shqiptarë që luajnë në këto skema, jo investojnë, dhe humbasin përditë nga 30, 40, 50 euro. Këta që luajnë nuk janë ata që investojnë. Ai që luan është tjetër dhe ky që investon është tjetër. Të investosh në radhë të parë duhet të mësosh se si investohet në bursë. Varfëria, mungesa e informacionit, injoranca në fushën e digjitalizimit, i bën njerëzit që të bien pre. Shqiptarët e kanë vuajtur këtë punën e firmave piramidale dhe këtë nuk e kuptoj. Skemat Ponsi kanë qenë në Shqipëri në 1924, në luftën e dytë botërore dhe me radhë. Duhen mësuar njerëzit me financën, të paktën me njohuritë elementare ekonomike dhe digjitale”, nënvizoi z. Ceko.
    Reagon Banka e Shqipërisë
    Nga ana tjetër, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi (dje) të mërkurën që ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 2,5%. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko në konferencën e sotme për shtyp tha se Këshilli Mbikëqyrës vlerësoi se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për nxitjen e rritjes ekonomike dhe mbajtjen e inflacionit në kontroll. Ai vuri në dukje se konsumi i brendshëm, investimet dhe turizmi po mbështesin rritjen e ekonomisë. Bazuar në këtë konstatim, sipas tij, Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën e interesit të depozitës njëditore, në nivelin 1,5%; dhe të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë njëditore, në nivelin 3,5%”.
    Sejko deklaroi se, informacioni i marrë në analizë sugjeron vijimin e trendeve pozitive të zhvillimit, si në aspektin ekonomik (punësim, paga) ndërsa inflacioni ka qëndruar në nivele të ulëta dhe të qëndrueshme. Në aspektin financiar, vijoi ai, falë dhe politikës të kujdesshme monetare, kushtet e financimit mbeten akomoduese, ndërsa kreditimi i sektorit privat vijon të zgjerohet më tej. Sipas tij, perspektiva e zhvillimit ekonomik në të ardhmen mbetet pozitive, e pasqyruar në parashikime që sugjerojnë rritje të mëtejshme të aktivitetit ekonomik dhe kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026. Në këtë kontekst, Këshilli Mbikëqyrës vlerëson se qëndrimi aktual i politikës monetare është i përshtatshëm për të garantuar stabilitetin e çmimeve dhe për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit”, deklaroi Sejko.

  • “Ekonomia shqiptare, në rritje”/ Sejko: Norma bazë e interesit mbetet 2.5 për qind. Papunësia ra, pagat shënuan..

    “Ekonomia shqiptare, në rritje”/ Sejko: Norma bazë e interesit mbetet 2.5 për qind. Papunësia ra, pagat shënuan..

    Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se norma bazë e interesit do të mbetet 2.5 për qind. 
    Në një konferencë për mediat, Sejko u shpreh se turizmi ka ndikuar në rritjen ekonomike të vendit. 
    Sejko shtoi se rritja ekonomike për vitin e ardhshëm pritet të jetë deri në 3.5 për qind. 
    “Turizmi pritet të vijojë të japë kontribut pozitiv. Inflacioni pritet të kthehet në 3 për qind në vitin 2026. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit, në 2.5 për qind. Rritja ekonomike për 3 mujorin e dytë ka qenë 3.5 për qind. Parashikojmë rritje në këto nivele në fund të vitit. Sektorët që kanë ndikuar janë turizmi. Sektorët industrialë kanë pësuar rënie dhe kanë ndikuar negativisht në rritjen ekonomike. Sidoqoftë, rritja ekonomike është e qëndrueshme. Bazuar në këto trende, rritja ekonomike do të vazhdojë. Po ashtu edhe rritja e pagave, do të ndikojë në rritjen ekonomike. Ne parashikohemi të kemi këto nivele të rritjes ekonomike edhe vitin e ardhshëm”, theksoi ai.
    Sejko nënvizoi se inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë gjatë muajve korrik-gusht, duke arritur nivelin prej 2.4%, nga 2.3% që ishte mesatarja në tremujorin e dytë të vitit. 
    Sipas tij punësimi në sektorin privat jo-bujqësor u rrit me 3.4% gjatë tremujorit të dytë, ndërsa papunësia totale në vend ra në nivelin 8.5%. Po ashtu, pagat në sektorin privat kanë shënuar një rritje domethënëse prej 9.5%. 

  • Inflacioni në Eurozonë përshpejtohet, mbështet kujdesin e BQE-së për normat e interesit

    Inflacioni në Eurozonë përshpejtohet, mbështet kujdesin e BQE-së për normat e interesit

    Inflacioni në Eurozonë u përshpejtua në shtator, duke i dhënë më shumë arsye Bankës Qendrore Europiane të mbajë normat e interesit të pandryshuara, të paktën për momentin.Pasi në gusht u arrit objektivi prej 2%, çmimet e konsumit gjatë muajit shtator u rritën me 2.2% krahasuar me një vit më parë, të nxitura nga efektet bazë të energjisë dhe kostot e shërbimeve. Shifra është në përputhje me parashikimin mesatar të një sondazhi të Bloomberg me ekonomistët.Një tregues i presioneve bazë, që përjashton energjinë dhe ushqimet e paqëndrueshme, mbeti në nivelin 2.3%, ashtu siç pritej, njoftoi Eurostat.Zyrtarët e BQE-së janë të kënaqur me nivelin aktual të kostos së huamarrjes, pasi projeksionet e fundit tremujore treguan se inflacioni nuk po devijon ndjeshëm nga objektivi dhe se ekonomia e 20 vendeve të rajonit po përballon edhe tarifat më të larta të SHBA-së.Investitorët dhe analistët nuk presin që BQE të bëjë më shumë se tetë uljet çerekpikëshe të normave që janë zbatuar deri tani, edhe pse disa politikëbërës mbeten të shqetësuar se rritja e çmimeve të konsumit mund të jetë shumë e dobët.Një ditë përpara publikimit të të dhënave, Presidentja Christine Lagarde përshkroi rreziqet për inflacionin si “mjaft të kufizuara në të dy drejtimet”, duke përsëritur se politika monetare ndodhet “në një vend të mirë”. Norma kryesore e depozitës është aktualisht 2% dhe ka shumë gjasa të mbetet aty në vendimin e radhës më 30 tetor.Duke parë përpara, parashikimet sugjerojnë që inflacioni do të ulet në 1.7% vitin e ardhshëm, për t’u rikuperuar disi në 1.9% në vitin 2027, kur pritet që shpenzimet e reja të qeverive europiane për mbrojtje dhe infrastrukturë t’i japin një nxitje të re ekonomisë.Në mbështetje të atyre që refuzojnë të shqetësohen për devijime të vogla nga objektivi i inflacionit, një sondazh i BQE-së javën e kaluar tregoi se familjet presin një rritje edhe më të fortë të çmimeve gjatë 12 muajve të ardhshëm.Nënkryetari i BQE-së, Luis de Guindos, deklaroi se niveli aktual i normave të interesit është “i duhuri”. / BloombergKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Investimi nga jashtë në borxhin e brendshëm të qeverisë shqiptare ka arritur në 20 miliardë lekë

    Investimi nga jashtë në borxhin e brendshëm të qeverisë shqiptare ka arritur në 20 miliardë lekë

    Portofoli i instrumenteve të borxhit të qeverisë i zotëruar nga investitorët e jashtëm arriti në 20 miliardë lekë në mesin e këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, vlera e investimit të subjekteve jorezidente në letrat e borxhit sovran të vendit u zgjerua me afërsisht 6 miliardë lekë ose 43% që nga fillimi i vitit 2025. Investitorët nga jashtë vendit mbajnë aktualisht rreth 2.5% të stokut të borxhit të brendshëm të qeverisë shqiptare, nga 1.8% që zotëronin në fund të vitit të kaluar.Këto shifra tregojnë se roli i investitorëve jorezidentë në tregun e brendshëm të titujve qeveritarë është në rritje. Vlerësohet megjithatë, se rritja e investimeve të tyre ka ardhur sidomos në tremujorin e parë të këtij viti, ndërsa në tremujorin e dytë ka pasur një frenim të ndjeshëm, për shkak të rënies së yield-eve.Sipas Bankës së Shqipërisë, norma mesatare e ponderuar e interesit për titujt afatshkurtër, për gjashtëmujorin e parë të vitit, ra në 2.8%, nga 3% në gjashtëmujorin e mëparshëm dhe nga 3.5% një vit më parë. Për shkak të peshës mbizotëruese, ecuria e normës mesatare të interesit është përcaktuar nga norma e interesit për titujt me maturim 12-mujor, e cila është luhatur në nivelet 2.7%-2.8%, gjatë periudhës. Me gjithë normat e ulëta të interesit, kërkesa e investitorëve ka qenë relativisht e lartë dhe nevojat e qeverisë për huamarrje afatshkurtër janë përmbushur në rreth 90% të rasteve.Ndërkohë, norma mesatare e ponderuar e interesit për titujt afatgjatë ra në 3.7%, nga njëmesatare prej 4.6% dhe 5.1% në dy gjashtëmujorët e mëparshëm. Normat mesatare të interesit për titujt me maturim 2 dhe 3 vjet ranë me 0.9 pikë përqindjeje, në 2.9% dhe 3.1%. Normat e ponderuara të interesit për titujt me maturim 7 dhe 15 vjet gjithashtu ranë me 1.2 dhe 0.6 pikë përqindjeje, në nivelet 4.0% dhe 5.6%. Normat e interesit për titujt me maturim 5 dhe 10 vjet ranë me 1.0 pikë përqindjeje,në 3.4% dhe 5.0%. Edhe në këtë segment, kërkesa e pjesëmarrësve për tituj afatgjatë në tregun primar ka qenë e lartë dhe ka plotësuar nevojat e qeverisë për huamarrje, duke përmbushur ofertën e saj në rreth 80% të rasteve.Pjesëmarrja e investitorëve të huaj në tregun e instrumenteve të borxhit në Lekë të qeverisë shqiptare nisi në vitin 2024, me fokus kryesisht investimin në obligacione.Megjithëse profili i investitorëve është i mbrojtur nga rregullat e konfidencialitetit, sipas burimeve nga tregu burimet bëjnë të ditur se bëhet fjalë kryesisht për investitorë institucionalë (hedge funds), që kanë vendosur për herë të parë të përfshijnë edhe obligacionet në Lekë të qeverisë shqiptare në portofolet e tyre.Një interes i lartë i investitorëve për titujt e qeverisë shqiptare është vërejtur edhe në emetimet e Eurobondit, gjatë viteve të fundit. Në muajin shkurt 2025, shteti shqiptar emetoi Eurobonde për një vlerë totale prej 650 milionë eurosh, me një yield prej 5%. Kërkesa për Eurobondet shqiptare e paraqitur nga investitorët ka qenë shumë e lartë dhe arriti shumën totale të 3.7 miliardë eurove.Interesi i investitorëve të huaj tashmë po shtrihet edhe në titujt e emetuar në tregun e brendshëm, në Lekë.Hyrja e këtyre investitorëve në tregun e titujve qeveritarë në lekë është ndikuar edhe nga përmirësimi i vlerësimit të borxhit sovran në dy vitet e fundit.Në muajin mars të këtij viti, agjencia e vlerësimit “S&P Global Ratings” përmirësoi për herë të dytë në dy vjet vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran, nga “BB-” në “BB”, me perspektivë të qëndrueshme. Një vit më parë, në mars 2024, Standard&Poor’s e pati përmirësuar për herë të parë vlerësimin afatgjatë të borxhit sovran të Shqipërisë nga B+ në BB-. Në vijim, në tetor 2024, edhe agjencia tjetër Moody’s e përmirësoi vlerësimin nga Ba1 në Ba3. / E.Shehu Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.