Tag: interesi

  • Korreshi vë në siklet Manjën: “Gruaja preferon deputetin… a është konflikt interesi?”

    Korreshi vë në siklet Manjën: “Gruaja preferon deputetin… a është konflikt interesi?”

    Deputeti demokrat Saimir Korreshi si ka ndalur batutat në komisionin e Ligjeve teksa po shqyrtohet projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
    Korreshi tha se dje një shok i kishte falur dy qen, të cilët sipas tij duhej të deklaronte nëse ia kishte dhuruar si deputet apo për shkak të miqësisë. Po ashtu ai mes humorit dhe ironisë tha se dhe çështjet e krevatit mund të quheshin konflikt interesi.
    Korreshi: Kam nja dy pyetje konkrete, se duhet sqaruar konflikti i interesit. Të nderuara kolege se na duket e çuditshme që ju shohim aty. Ju i jeni referuar Suedisë dhe Danimarkës, apo jo! Po do ju kujtoj në humor të Fadil Hasës, kur erdhët nja 100 vite pas dhe 500 anësh. Si do i zgjidhni këto çështjet e dhuratave. Pjesa e parë është që kur të vjen dikush do të qirasë dhe thotë; po të jap një kafe. Ti thua; jo është konflikt interesit. Dje më dhuroi një shok im dy qenë. Ta pyes, më dhuroi dy qen si deputet apo si Saimir. Kam dhe një gjë tjetër o Ulsi! Konflikt interesi! Gruaja nuk do që të shkojë me mua, por me deputetin që jam unë. Edhe këtu do të hyjmë! Me shku në krevat. Po lëre tani! A është konflikt ky?
    Manja: Po si është konflikt interesi ky?!

  • “A është konflikt interesi?”/ Habit Korreshi: Gruaja nuk do shkojë në krevat me mua, por me…

    “A është konflikt interesi?”/ Habit Korreshi: Gruaja nuk do shkojë në krevat me mua, por me…

    Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka shkaktuar të qeshura dhe ka shtuar një notë humoristike gjatë seancës së Komisionit të Ligjeve, ku po shqyrtohej projektligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”.
    Korreshi, me një ironizë të theksuar, ka ngritur pyetje të pazakonta dhe ka bërë batuta, duke e sfiduar seriozitetin e ligjit me situata të përditshme. Një nga pyetjet që ai ngriti ishte në lidhje me dy qen që një mik i tij ia kishte dhuruar, duke pyetur: “A duhet të deklaroj këto qen si deputet, apo si mik?”
    Në vijim, Korreshi vazhdoi me humorin e tij, duke thënë se, sipas tij, edhe “çështjet e krevatit” mund të përbëjnë konflikt interesi, duke ironizuar mbi mundësinë që ligji mund të përfshijë edhe situata të tjera të papritura dhe personale.
    “Kam nja dy pyetje konkrete, se duhet sqaruar konflikti i interesit. Të nderuara kolege se na duket e çuditshme që ju shohim aty. Ju i jeni referuar Suedisë dhe Danimarkës, apo jo! Po do ju kujtoj në humor të Fadil Hasës, kur erdhët nja 100 vite pas dhe 500 anësh. Si do i zgjidhni këto çështjet e dhuratave. Pjesa e parë është që kur të vjen dikush do të qirasë dhe thotë; po të jap një kafe. Ti thua; jo është konflikt interesit. Dje më dhuroi një shok im dy qenë. Ta pyes, më dhuroi dy qen si deputet apo si Saimir.
    Kam dhe një gjë tjetër o Ulsi! Konflikt interesi! Gruaja nuk do që të shkojë me mua, por me deputetin që jam unë. Edhe këtu do të hyjmë! Të shkoj në krevat. Po lëre tani! A është konflikt ky?”, tha Korreshi.

  • Rregullat e Evropës/ Etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë

    Rregullat e Evropës/ Etikë e re në administratë e politikë, drafti: Drejtorët e ministrat të tregojnë me kë komunikojnë

    Kuvendi i Shqipërisë po miraton një ligj i cili i kërkon administratës publike, drejtorëve, ministrave dhe deputetëve të jenë etikë në punën e tyre dhe të deklarojnë në një regjistër të veçantë çdo komunikim apo takim me persona që kërkojnë favore dhe shërbime nga shteti.
    Nisma është propozuar nga deputetja socialiste Zamira Sinaj dhe synon të rrisë transparencën dhe të shmangien e konfliktit të interesit.
    “Nëpunësit publikë që kanë funksione vendimmarrëse gjatë ushtrimit të detyrës së tyre, si dhe personat që ushtrojnë funksione të larta publike, përfshirë deputetët dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, në ushtrimin e detyrës së tyre, veprojnë në mënyrë transparente dhe të përgjegjshme në çdo komunikim apo ndërveprim me persona fizikë apo juridikë që përfaqësojnë ose promovojnë interesa të veçanta për vendimmarrje në institucionet publike. Çdo kontakt ose takim që ka për qëllim ndjekjen e një interesi të veçantë deklarohet pranë institucionit përkatës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga zhvillimi i tij”, thuhet në projektligj.
    Siç thuhet në relacion, objektivi kryesor është parandalimi i çdo forme ndikimi të papërshtatshëm apo konflikti interesi në proceset e vendimmarrjes publike, duke siguruar një raportim të qartë, të strukturuar dhe transparent të ndërveprimeve midis nëpunësve publikë dhe palëve të treta që përfaqësojnë interesa të veçanta.
    Shqipëria i bën këto ndërhyrje në përputhje me standardet ndërkombëtare të GRECO-s, organ anti-korrupsion i Këshillit të Evropës.Projektligji synon të plotësojë boshllëqet ekzistuese në kuadrin ligjor dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet shtetërore.
    Legjislacioni aktual nuk parashikon një detyrim të qartë për deklarimin e takimeve apo kontakteve të tilla, çka krijon hapësirë për perceptime negative dhe përfshirje të veçanta, thuhet në relacion.
    Deputetët kanë aktualisht detyrimin që sa herë votojnë një iniciativë që prek interesa personalë, ta deklarojnë atë në një regjistër për konfliktin e interesit.
    Siç shihet nga ky dokument i Kuvendit të Shqipërisë, në 4 vjet, nga 140 deputetë, vetëm 8 kanë deklaruar konflikt interesi, dhe ato përfshijnë përfitime të drejtpërdrejta të familjarëve të tyre nga vendimi që po votonte Parlamenti.

  • Paditësi pranon se interesi i tij ka qenë lufta politike/ Bardh Spahia: Gjyq politik

    Paditësi pranon se interesi i tij ka qenë lufta politike/ Bardh Spahia: Gjyq politik

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Procesi në GJKKO, Mediu: Nuk po gjykohem për shpërthimin e Gërdecit, por për…

    Procesi në GJKKO, Mediu: Nuk po gjykohem për shpërthimin e Gërdecit, por për…

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për çështjen e Gërdecit.

    I ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, deklaroi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me shkelje të procedurës dhe me një konflikt të mundshëm interesi. Ai theksoi se nuk e ka politizuar procesin, por kërkon respektim të plotë të ligjit dhe të të drejtave procedurale.

    “Unë nuk kam bërë politizim të çështjes. Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por shpërdorimi i detyrës. Ne kërkuam të shqyrtohet parashkrimi i veprës penale. Në momentin që kërkuam gjykim të shkurtuar, gjyqtarja Irena Gjoka, që ishte në seancën paraprake, u kthye në gjyqtare themeli. Kjo është në shkelje me procedurën,” deklaroi Mediu.

    Sipas tij, fakti që gjyqtarja Gjoka ka qenë më parë në fazën paraprake të procesit dhe tani po e drejton gjykimin në themel përbën “cenim të parimit të paanshmërisë”.

    Mediu shtoi se ka ngritur edhe një tjetër shqetësim me karakter publik, duke theksuar se gjyqtarja Gjoka është nën hetim nga SPAK, çka sipas tij krijon një situatë të qartë konflikti interesi.

    “Nuk kam asgjë personale, por është fakt publik që zonja është nën hetim nga ish-kryesuesi i SPAK, aktuali dhe ai që pretendon të jetë kryesuesi i radhës. Kjo është konflikt interesi,” u shpreh Mediu.

  • ‘Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por…’/Mediu për çështjen Gjoka

    ‘Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por…’/Mediu për çështjen Gjoka

    Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga procesi gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për çështjen e Gërdecit.
    I ftuar në një studio televizive, deklaroi se kërkesa për përjashtimin e gjyqtares lidhet me shkelje të procedurës dhe me një konflikt të mundshëm interesi. Ai theksoi se nuk e ka politizuar procesin, por kërkon respektim të plotë të ligjit dhe të të drejtave procedurale.
    “Unë nuk kam bërë politizim të çështjes. Nuk po gjykohet shpërthimi i Gërdecit, por shpërdorimi i detyrës. Ne kërkuam të shqyrtohet parashkrimi i veprës penale. Në momentin që kërkuam gjykim të shkurtuar, gjyqtarja Irena Gjoka, që ishte në seancën paraprake, u kthye në gjyqtare themeli. Kjo është në shkelje me procedurën,” deklaroi Mediu.
    Sipas tij, fakti që gjyqtarja Gjoka ka qenë më parë në fazën paraprake të procesit dhe tani po e drejton gjykimin në themel përbën “cenim të parimit të paanshmërisë”.
    Mediu shtoi se ka ngritur edhe një tjetër shqetësim me karakter publik, duke theksuar se gjyqtarja Gjoka është nën hetim nga SPAK, çka sipas tij krijon një situatë të qartë konflikti interesi.
    “Nuk kam asgjë personale, por është fakt publik që zonja është nën hetim nga ish-kryesuesi i SPAK, aktuali dhe ai që pretendon të jetë kryesuesi i radhës. Kjo është konflikt interesi,” u shpreh Mediu.

  • “Jam në konflikt interesi”/ Erion Veliaj lë qelinë, avokati tërhiqet nga mbrojtja, çfarë pritet të ndodhë në GJK

    “Jam në konflikt interesi”/ Erion Veliaj lë qelinë, avokati tërhiqet nga mbrojtja, çfarë pritet të ndodhë në GJK

    Ish-kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj pritet që ditën e nesërme të lërë për disa orë qelinë për t’u paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.
    Ndërkohë disa orë para kësaj seancë, avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhqur nga mbrojtja ligjore që pritet t’i bëntë ish kryebashkiakut në këtë Gjykatë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se pretendon se është në konflikt interesi.
    “Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemi mbrojtës në raste si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesërm”, shkruan Avokati.
    Ekipi ligjor i Veliajt, tashmë do të duhet të gjejë një tjetër avokat. Nëse seanca e parashikuar do të zhvillohet, sepse nëse gjendet një avokat tjetër ai normalisht do të kërkojë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.
    Kujtojmë që Ish-kryebashkiaku Erion Veliaj ka konfirmuar gatishmërinë për të qenë në seancën në Kushtetuese dhe menjëherë Gjykata Kushtetuese ka vënë në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve dhe SPAK për datën dhe orën e seancës.
    Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka konfirmuar zyrtarisht se janë marrë të gjitha masat që Erion Veliaj të jetë i pranishëm fizikisht në seancën e Gjykatës Kushtetuese që do të zhvillohet më 31 tetor.
    Erion Veliaj ndodhet në ambientet e paraburgimit në Durrës prej 10 shkurtit. Prokuroria e Posaçme ka renditur 13 akuza që rëndojnë mbi të dhe 12 mbi bashkëshorten Ajola Xoxa.

  • Avokati i Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’pritet të ndodhë nesër në Kushtetuese

    Avokati i Veliajt tërhiqet nga mbrojtja: Jam në konflikt interesi! Ç’pritet të ndodhë nesër në Kushtetuese

    Erion Veliaj pritet që ditën e nesërme të lërë për disa orë qelinë për t’u paraqitur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimi i tij për shkarkimin nga detyra, por edhe dekreti i Presidentit Begaj për shpalljen e zgjedhjeve të pjesshme në Tiranë.
    Por orë para kësaj seancë, avokati Jordan Daci ka njoftuar se është tërhqur nga mbrojtja ligjore që pritet t’i bëntë ish kryebashkiakut në këtë Gjykatë. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Daci deklaron se është tërhequr nga rasti, për shkak se “është në konflikt interesi”.
    “Në përgjigje të interesit publik lidhur me angazhimin tim si mbrojtës i mundshëm i z. Veliaj para Gykatës Kushtuese, pas një vlerësimi të kujdesshëm në përputhje me ligjin dhe Kodin e Etikës, konstatoj që jam në konflikt interesi për shkak të angazhimeve të mia dhe studios time ligjore në raste të tjera të mëparshme ende ne proces dhe shkaqe të tjera nga ato për të cilat ligji, etika dhe morali na detyrojnë të mos jemi mbrojtës në raste si këto. Për këto arsye bëj me dije që s’do jem mbrojtësi i tij para Gjykatës Kushtetuese në gjykimin e nesërm”, shkruan Avokati.
    Ekipi ligjor i Veliajt, tashmë do të duhet të gjejë një tjetër avokat. Nëse seanca e parashikuar do të zhvillohet, sepse nëse gjendet një avokat tjetër ai normalisht do të kërkojë kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

  • “Gropë e madhe për përfitime private…”/ Skandali me aeroportin, flet analisti: Abuzim monstruoz me tenderin

    “Gropë e madhe për përfitime private…”/ Skandali me aeroportin, flet analisti: Abuzim monstruoz me tenderin

    I ftuar në një studio televizive analisti Andi Bushati, u shpreh se ky debat aktual mbi aeroportin e Vlorës nuk është thjesht një përballje midis biznesmenësh, por një çështje që prek thellë interesin publik dhe funksionimin e shtetit ligjor. Sipas tij, në vend që të diskutojmë se ‘kush ka dhënë para e kush ka marrë’, duhet të shqyrtojmë nëse projekti i aeroportit po përfundon brenda afateve dhe nëse është i ndërtuar në mënyrë ligjore dhe transparente.
    Andi Bushati:
    Mënyrë më të mirë për të trullosur publikun dhe për të shpëtuar qeverinë, është që këtë debat ta diskutojmë si një sherr midis dy biznesmenëve që kush ka dhënë ca para e kush ka marrë ca para. Në fakt, opktika është krejt tjetër. Ne nuk duhet të flasim nga interesi i asnjë prej biznesmenëve por nga interesi publik. Interesi publik ka disa etapa.
    E para: kemi aeroport? Ka shanse që të mbarojë aeroporti brenda afateve? JO!
    Shkut thoshin këta, por nuk janë bërë më shumë se gjysma e punës…Tani atë do ta shohim por thonë që as pista nuk është e kalueshme nga kontrollet ndërkombëtare.
    E dyta: para se ti hyjmë nëse e ka fajin apo të drejtën Pacolli apo ortaku i tij, duhet të shohim historinë. Çfarë është kjo ngjarje? Ne kemi një bandë vendimmarrëse që dalin në zyrë me një mendim: Ku do të bëjmë ndonjë gropë që të fitojmë ndonjë lekë sot. Si inceneratori është edhe kjo…ku do të bëjmë ndonjë gropë që të fitojmë lekë sot.
    Po ta shikosh historinë e aeroportit të Vlorës, nuk është vetëm tek tenderi. Daton që në vitin 2017. Edi Rama ka çuar në 2017 një ligj special, si ligji ‘fusha për teatrin’, për tia dhënë një kompanie me emër. Është bërë 1 vit debat për këtë punë…
    Që këtu fillojmë: Kjo është një gropë që do të nxjerrim para! Pastaj do të vijmë tek tenderi që thotë Mandi…Po ti hysh dokumenteve të tenderit që fitoi pacolli dhe një kompani turke, është skandal. Kompania angleze po e ankimon sot. Ka shkuar çështja deri në parlament Evropian.

  • BSH: Shiten 8,97 miliardë lekë Bono Thesari me normë interesi 2,54%

    BSH: Shiten 8,97 miliardë lekë Bono Thesari me normë interesi 2,54%

    Banka e Shqipërisë bën të ditur se, norma mesatare e interesit të Bonove të Thesarit me maturim 12-mujor ka regjistruar një rënie. Në ankandin e fundit, yeld-i mesatar i ponderuar zbriti në 2,54%, kundrejt nivelit 2,57% që shënoi yield-i mesatar në ankandin e zhvilluar rreth një muaj më parë. Interesi për këtë instrument të borxhit ka qenë tepër i lartë, ku në ankand numri i kërkesave ka qenë 17 për një total prej rreth 14,4 miliardë lekësh. Por, në përfundim u pranuan vetëm 11 kërkesa për shumën 8,97 miliardë lekësh.
    Vendimi i Bankës së Shqipërisë më 9 korrik të këtij viti për të ulur normën bazë të interesit në 2,50% nga 2,75% që ishte më parë, ka dhënë ndikimin në rënien e mëtejshme të yield-it të bonove 12-mujore. Niveli i ulët i yeldit të bonove nënkupton edhe kosto më të lira për kredinë në lekë, e cila ndikon në zgjerimin e huadhënies bankare. Nga ana tjetër, qeveria mund të financojë borxhin e brendshëm me kosto më të lirë.