Gabriel Guma, kandidati i mbështetur nga opozita për kryetar bashkie në Tepelenë ka nisur fushatën. Fillimisht është zhvilluar një takim prezantues i tij me strukturat e PD-së në Tepelenë. I riu me profesion arkitekt, u shfaq në podium për një moment edhe me fëmijën e tij të vogël.
“Si arkitekt, kam mësuar se çdo projekt i mirë ndërtohet me themel të fortë. Dhe themeli i çdo qyteti është bashkimi i njerëzve të tij. Unë besoj se kjo fushatë nuk është një garë mes nesh. Është një mundësi për ta kthyer Tepelenën në shtëpinë që duam. Dua të rikthejmë besimin se bashkia është e njerëzve, jo e interesave. Dua që të rinjtë të mos largohen, por të kthehen e të ndërtojnë këtu jetën e tyre. Dua që Tepelena të ketë ndriçim, gjelbërim, punë dhe dinjitet. Tepelena ka pasur histori, krenari dhe njerëz të mëdhenj. Tani është koha që t’i japim të ardhme. Me besim, me punë dhe me bashkim ne mund ta ndërtojmë Tepelenën që duam”, shkruan Guma teksa publikon foto nga takimi.
Tag: interesave
-

Kandidati i opozitës në Tepelenë: Bashkia është e njerëzve, jo e interesave. Dua që të rinjtë të mos largohen
-

IUTE, Kredo, NOA, Fondi BESA, zhvatën 30 milionë euro fitime gjatë gjysmës së parë 2025 përmes komisioneve dhe interesave të frikshme ndaj shqiptarëve
IUTE, Kredo, NOA, Fondi BESA, zhvatën 30 milionë euro fitime gjatë gjysmës së parë 2025 përmes komisioneve dhe interesave të frikshme ndaj shqiptarëve
Institucionet financiare jobanka kanë shënuar sërish fitime marramendëse, ndërsa mijëra familje shqiptare përballen çdo ditë me pasojat e kredive të vogla dhe interesave të frikshme.
Sipas të dhënave zyrtare të Bankës së Shqipërisë, këto institucione kanë përfunduar gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 me një fitim neto prej 3 miliardë lekësh, ose rreth 30 milionë euro.
Në këtë kategori përfshihen kompani të mikrokredisë, kredidhënies, qirasë financiare, faktoringut dhe blerjes së kredive me probleme, ndërmarrje që kanë ndërtuar një perandori fitimesh përmes kreditimit agresiv të shtresave më të varfra, të cilët për arsye të ndryshme shmangin sistemin bankar tradicional.
61% e portofolit të tyre të kredisë i përket individëve, pra qytetarëve të zakonshëm që marrin hua për konsum bazë, shëndet, apo përballim të detyrimeve urgjente.
Pikërisht aty qëndron thelbi i problemit: këto kredi, që shpesh ofrohen me kushte të paqarta dhe norma interesi që kalojnë çdo kufi etik, kanë futur në spirale borxhesh qindra familje, duke çuar disa prej tyre drejt humbjeve të rënda financiare e madje tragjedive, si rasti i njohur i Pal Trashajt.
Ndërkohë që fitimet e këtyre kompanive rriten, edhe numri i familjeve të falimentuara apo që përballen me sekuestrime po shtohet. Kompanitë si Iute Credit, Kredo.al, NOA Finance, Fondi BESA dhe të tjera, dominojnë tregun e mikrofinancës në Shqipëri, duke krijuar një sistem ku fitimi vjen nga paaftësia e qytetarëve për të paguar.
Në letër, Banka e Shqipërisë raporton se cilësia e portofolit të kredive është përmirësuar lehtë, me raportin e kredive me probleme që ka zbritur në 12%, por realiteti në terren tregon tjetër histori: shumë prej kredive “të shlyera” kalojnë përmes kontratave të rinegociuara me kushte të reja, që vetëm e zgjasin borxhin dhe shtojnë barrën e interesave.
Pavarësisht ndërhyrjeve rregullatore të fundit që kufizojnë numrin e kredive për një individ dhe vendosin tavane të raportit të borxhit ndaj të ardhurave, mekanizmi i fitimit mbetet i njëjtë: norma të larta interesi, komisione të fshehura dhe ndëshkime për vonesa minimale.
Në një treg ku përfitimi i kompanive arrin dhjetëra milionë euro në gjashtë muaj, ligji ende nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme për qytetarët, ndërsa qindra prej tyre vijojnë të humbin kursimet, pronat dhe shpesh, dinjitetin. Shqipëria mbetet kështu ndër vendet e pakta në Europë ku mikrokredia, në vend që të ndihmojë njerëzit në nevojë, është kthyer në një biznes fitimprurës mbi varfërinë.
Skyweb -

“Drejtësia nuk është më ‘mashë’ e interesave të pushtetit politik”/ Rama: Do të vazhdojmë të përmirësojmë standardet
Kryeministri Rama ka prezantuar edhe ministrin e ri Besfort Lamallari si ministër i Drejtësisë për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian. Besfort Lamallari zëvendëson Ulsi Manjën në krye të dikasterit.
Kryeministri gjatë fjalës së tij nënvizoi se drejtësia është një ndër shtyllat e rëndësishme për integrimin në Bashkimin Europian.
“Nuk është e thjeshtë të rritet e të marrë formë krijesa e një drejtësia të pavarur në një shtrat të përgjakur, të një drejtësie që ka qenë mashë e interesave të pushtetit politik. Ne e kemi bërë zgjedhjen tonë dhe nuk ndryshojmë në këtë pikë. Jemi të detyruar që këto lloj dhimbjesh që ndryshe nga ju flas për shërbimin civil na i bie t’i përjetojmë si pjesë e qënies tonë politike. Qoftë kur dikush ndër ne mëkaton për përfitime të paligjshme apo qoftë kur mëkaton drejtësia e pavarur, ne nuk kemi zgjidhje tjetër, asnjë rrugë tjetër. Duhet të vazhdojmë të përmirësojmë standardet, gjë që materializohet në punën e madhe që e pret Ministrinë e Drejtësisë.
Ka ardhur koha që të rishikohen me themel, edhe pse e çmoj punën e ministrit në garantimin e një hapësire ku qeveria është një nga shumë palët, ndërkohë që shkruesit e draftit të kodit janë profesorë dhe ekspertë të nderuar të Drejtës Penale. Ministria ka një barrë në procesin e negociatave të anëtarësimit dhe në krye të saj vjen një ndër negociatorët më të dalluar. Ministria e Drejtësisë ka sfida të tjera…”, tha ai. -

‘Thikë pas shpine nga Gjelat e Ballinjtë brenda Drejtësisë’/ Rama kritika gjykatësit për ndërtimet pa leje
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre
Fatkeqësisht as Gjeli as Balliu, nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh
Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?
Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë tek ne për qëndrimet Antiligj e Antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi. Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë se sa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shteti
Një gjë është pak po e sigurtë: Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak se sa drejtësi
Drejtësia vonon po nuk harron, thotë Populli. Për të gjithë -

“Gjyqtari vendosi masë sigurie në favor të pallatit të konfiskuar si ndërtim pa leje”, reagon Rama: Thikë pas shpine nga Gjelat e Ballinjtë brenda Drejtësisë
Reagimi i plotë i kryeministrit Edi Rama:
Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyreFatkeqësisht as Gjeli as Balliu, nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madhPyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë tek ne për qëndrimet Antiligj e Antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi. Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë se sa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shtetiNjë gjë është pak po e sigurtë: Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak se sa drejtësiDrejtësia vonon po nuk harron, thotë Populli. Për të gjithëTop Channel
-

“Gjeli as Balliu, nuk janë të vetmit…”/ Rama akuza gjyqtarit: Drejtësia vonon, por nuk harron për të gjtihë
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një statusi në Facebook, ku denoncon një vendim të marrë nga një gjyqtar, i cili sipas tij ka vendosur një masë sigurie në favor të ndërtuesve të një pallati të ndërtuar pa leje në Tiranë.
Reagimi i plotë i Ramës:
“Pas prokurores Gjeli, e cila e konsideroi krimin e ndërtimit të një fshati të tërë turistik pa leje në zemër të Thethit, si një zhvillim të natyrës dhe as nuk hapi fare hetime, duke u vendosur hapur në llogoren e Antiligjit e të Antishtetit kundër interesave të Republikës së Shqipërisë, dje u shfaq në të njëjtën llogore gjykatësi Balliu, i cili një pallat të tërë pa leje të konfiskuar nga shteti në mes të Tiranë dhe të vendosur në funksion të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, e konsideroi si pronë legjitime të ndërtimtarëve të paligjshëm, duke vendosur masë sigurie në favor të tyre.
Fatkeqësisht as Gjeli as Balliu, nuk janë të vetmit prokurorë e gjykatës që po mbajnë gjallë në sistemin tonë të drejtësisë forcën e vjetër brutale të Antiligjit e të Antishtetit në dëm të interesave të shtetit, të komunitetit e të njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, sa herë që përballë tyre gjenden subjekte të biznesit të madh.
Pyetja që rilind në vend të ulërimës së revoltës edhe në këtë rast është, ku janë institucionet e pavarura të qeverisjes së gjyqësorit e të kontrollit të këtyre shpërdoruesve të pavarësisë së drejtësisë, të cilat prej kohësh po provojnë inekzistencën e tyre në raport me abuzime ulëritëse prokurorësh e gjykatësish të çdo niveli?
Njerëzit që na votojnë e kërkojnë llogarinë tek ne për qëndrimet Antiligj e Antishtet të njerëzve të drejtësisë së pavarësuar totalisht nga ekzekutivi. Po ne ku ta kërkojmë llogarinë në emër të interesave të tyre dhe të vetë shtetit, për këto e shumë thika të tjera pas shpinës që Republika jonë dhe plot qytetarë të saj marrin nga Gjelat e Ballinjtë brenda sistemit të drejtësisë, të cilët paguhen prej taksave të shqiptarëve më shumë e shumë më shumë se sa të gjithë rrogëtarët e tjerë të këtij shteti.
Një gjë është pak po e sigurtë: Mandatin e fortë për ta bërë Shqipërinë 2030 shtet të së drejtës, anëtar të Bashkimit Europian, shqiptarët nuk e na e dhanë për të ngritur duart lart përballë Gjelave të prokurorive e Ballinjve të gjykatave, qoftë kur shqelmojnë Republikën qoftë kur grushtojnë njerëzit që meritojnë drejtësi, vetëm drejtësi dhe as më shumë e as më pak se sa drejtësi.
Drejtësia vonon po nuk harron, thotë Populli. Për të gjithë”. -

Sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar në Katar, Edmond Çaça dhe bashkëshortes së tij
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit Edmond Çaça ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe bashkëshortes së tij, Bianka Çaça.
Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 të vitit 2019, nisën pas referimit të materialit kallëzues nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKPI) për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim“ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 257/a-2 dhe 287 të Kodit Penal.Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. Ç., ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal, pasi në periudhën e viteve 2014 – 2017 ka qenë subjekt deklarimi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe “interesave private”.
Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kryesisht, procedimi pasuror nr. 07/R, i vitit 2025, në ngarkim të këtij shtetasi dhe personit të lidhur (B.C), bazuar në Ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.
Pas hetimit pasuror të kryer dhe bazuar në analizën financiare të realizuar nga audituesi ligjor, është arritur në konkluzionin se subjekti i hetimit pasuror E.Ç. dhe personi i lidhur, nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.Sa më sipër, prokuroria kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestrimin e pasurive të paluajtshme/luajtshme si më poshtë:
1. Pasuri e paluajtshme, “Truall“, Nr.2/279 në pronësi të E. Ç., e mbyllur, e cila aktualisht vijon në:a) Pasurinë nr.2/285, vol. 68, fq.71 dhe pasurinë nr 2/286, vol.68, fq. 72, Z.K. 8330.b. Pasurinë nr 2/371, vol. 61, fq. 153, Z.K. 8330.Pjesa takuese e shtetases B.C. është 10/33 e pasurisë truall, me siperfaqe 8250 m2;
2. Pasuri e paluajtshme, apartament, nr.146/46+1-34, vol. 54, fq. 194, ZK 3292, me sipërfaqe 65.5 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;
3. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/11, vol. 7, fq. 20, ZK 2380, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;
4. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/20, vol. 6, fq. 232, ZK 2380, me sipërfaqe 300 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;
5. Pasuri e paluajtshme “Pyll” me sipërfaqe 10.000 m2 dhe e kufizuar në favor të E.Ç. dhe B. C. sipas Kontratës së Shitjes së Pasurisë së Paluajtshme me Rezervë me Kalim Pronësie Nr. 4094 Rep, Nr. 978 Kol datë 09.08.2020, me referencën nr. 3829; dhe
6. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, nr 1/51+3-19, e zones kadastrale 2364 me siperfaqe 52.63 m2;
II. Sekuestrimin e pasurive të luajtshme si më poshtë vijon:1. Llogari ndihmese interesi në “Credins Bank”, gjendje kreditore 90.093,76 euro, në emër të shtetases B.C.
Kërkesa e Prokurorisë u gjet e drejtë nga Gjykata e cila vendosi sekuestrimin e pasrive si më sipër, cituar, me vendimin nr. 6047 akti, datë 24.07.2025. -

Llogari bankare dhe mijëra hektarë pyje, sekuestrohen pasuritë e ish-ambasadorit shqiptar dhe bashkëshortes së tij
Sekuestrohen nga Prokuroria e Tiranës pasuritë e pajustifikuara dhe të padeklaruara të ish-ambasadorit të Shqipërisë në Doha, Edmond Çaça, si dhe bashkëshortes së tij.
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se pas hetimeve të kryera, rezultoi Çaça ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.
Njoftimi:
Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u sekuestruan pasuritë e pajustifikuara dhe padeklaruara të shtetasit E.Ç., ish-Ambasador i Republikës së Shqipërisë, Doha, Katar dhe bashkëshortes së tij, B.C.
Hetimet mbi procedimin penal nr.1838 të vitit 2019, nisën pas referimit të materialit kallëzues nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive (ILDKPI) për veprën penale ‘Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim“ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale “, parashikuar nga neni 257/a-2 dhe 287 të Kodit Penal.
Pas hetimeve të kryera, rezultoi se shtetasi E. Ç., ka kryer veprën penale “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe “interesave privatë” të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të parashikuar nga neni 257/a-2 i Kodit Penal, pasi në periudhën e viteve 2014 – 2017 ka qenë subjekt deklarimi në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, bazuar në Ligjin nr. 9049, datë 10.4.2003, “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publike”, i ndryshuar dhe ka kryer fshehje dhe deklarim të rremë të pasurive dhe “interesave private”.
Për sa më sipër, nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, është regjistruar kryesisht, procedimi pasuror nr. 07/R, i vitit 2025, në ngarkim të këtij shtetasi dhe personit të lidhur (B.C), bazuar në Ligjin nr. 10192 datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, të ndryshuar.
Pas hetimit pasuror të kryer dhe bazuar në analizën financiare të realizuar nga audituesi ligjor, është arritur në konkluzionin se subjekti i hetimit pasuror E.Ç. dhe personi i lidhur, nuk justifikojnë me burime të ligjshme të ardhurash, disa pasuri të paluajtshme dhe të luajtshme, në vlerë të konsiderueshme.Sa më sipër, prokuroria kërkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, sekuestrimin e pasurive të paluajtshme/luajtshme si më poshtë:
1. Pasuri e paluajtshme, “Truall“, Nr.2/279 në pronësi të E. Ç., e mbyllur, e cila aktualisht vijon në:a) Pasurinë nr.2/285, vol. 68, fq.71 dhe pasurinë nr 2/286, vol.68, fq. 72, Z.K. 8330.b. Pasurinë nr 2/371, vol. 61, fq. 153, Z.K. 8330.Pjesa takuese e shtetases B.C. është 10/33 e pasurisë truall, me siperfaqe 8250 m2;
2. Pasuri e paluajtshme, apartament, nr.146/46+1-34, vol. 54, fq. 194, ZK 3292, me sipërfaqe 65.5 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;
3. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/11, vol. 7, fq. 20, ZK 2380, me sipërfaqe 500 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;
4. Pasuri e paluajtshme “Pyll”, Nr. 182/20, vol. 6, fq. 232, ZK 2380, me sipërfaqe 300 m2, në pronësi të shtetasit E.Ç;
5. Pasuri e paluajtshme “Pyll” me sipërfaqe 10.000 m2 dhe e kufizuar në favor të E.Ç. dhe B. C. sipas Kontratës së Shitjes së Pasurisë së Paluajtshme me Rezervë me Kalim Pronësie Nr. 4094 Rep, Nr. 978 Kol datë 09.08.2020, me referencën nr. 3829; dhe
6. Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, nr 1/51+3-19, e zones kadastrale 2364 me siperfaqe 52.63 m2;
II. Sekuestrimin e pasurive të luajtshme si më poshtë vijon:1. Llogari ndihmese interesi në “Credins Bank”, gjendje kreditore 90.093,76 euro, në emër të shtetases B.C.
Kërkesa e Prokurorisë u gjet e drejtë nga Gjykata e cila vendosi sekuestrimin e pasrive si më sipër, cituar, me vendimin nr. 6047 akti, datë 24.07.2025.Top Channel
-

Strehimi social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë në janar-prill
Programet e strehimit social ku përfshihen disa ndarje, nga subvencionimi i interesave të kredive për banesa deri tek qiraja në tregun e lirë për familjet përfituese kanë marrë nga buxheti i shtetit 144 milionë lekë apo 1.44 milionë euro për periudhën janar-prill.Të dhënat e raportuara nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI) tregojnë se janë disa mijëra familje që mbeten pjesë e këtyre programeve dhe që kanë ardhur në rritje kumulative nga viti në vit.“Objektivi i programit është të sigurojë, deri në vitin 2030, strehim të përshtatshëm e të përballueshëm për rreth 35,000 individëve/familjeve që kanë aplikuar për strehim dhe që nuk përballojnë dot kostot e tregut të banesave.Ky tregues llogaritet në mënyrë kumulative nga viti bazë 2016, dhe deri në fund të 4-mujorit të parë të vitit 2025 janë adresuar nevojat e 24 019 familjeve, duke realizuar objektivin afat-gjatë në masën 68.6%.Gjatë 4M I 2025 u shpenzuan 144 milionë LEK, ose 11% për qind e buxhetit të planifikuar” thuhet në dokumentin e MEKI.Sa i takon realizimit të 4M I 2025 janë disa zëra që përfitojnë nga program i strehimit.– 5 923 familje kanë përfituar nga subvencionimi i interesave për kreditë ekzistuese, në vlerën 41.7 milionë LEK.– 100 familje kanë përfituar subvencionim të interesave për kredi të reja me vlerën 19 milionë LEK.– 721 familje kanë përfituar subvencionim të qirasë në tregun e lirë sipas Ligjit nr.22/2018, i ndryshuar me vlerë prej 76.5 milionë LEK.– 110 familje kanë përfituar subvencionim qiraje për shpronësimin nga ndërtimi i Unazës së Madhe, me kosto faktike 5 milionë LEK.Ministria vlerëson se përsa i përket investimeve publike, realizimi për 4 I 2025 ishte 35% e buxhetit fillestar dhe 27% e buxhetit të rishikuar.Buxheti i shpenzimeve kapitale pësoi ndryshime gjatë vitit, duke shtuar shpenzimet kapitale me financim të brendshëm, në masën 1 milardë lekë, në zërin Transferte kapitale, me Aktin Normativ nr.3, datë 29.04.2025. Janë realizuar projekte investimi me financim të brendshëm në vlerën e rreth 1.03 mld lekë ku ndër të tjera.– Në programin Strehimi, i cili konsiston në sigurimin e strehimit të përballueshëm dhe të përshtatshëm për individë e familje që nuk përballojnë dot kostot e strehimit në treg, janë realizuar projektet me vlerë totale 537.6 milionë, konkretisht– Përmirësimi i infrastrukturës kryesisht për zonat informale, alokuar fonde 21.9 milionë LEK.– Rikonstruksion i godinave në pronësi të NJVV për Strehim Social, alokuar fonde në vlerën 12.5 milionë LEK.– Përmirësim i banesave ekzistuese për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara, alokuar fondin në vlerën 47.8 milionë LEK.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Paralajmërimi i ambasadës së SHBA: Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA
Ambasada Amerikane në Tiranë ka paralajmëruar qytetarët amerikanë në mbarë botën për shkak të tensionimit të situatës në Lindjen e Mesme si pasojë e konfliktit midis Izraelit dhe Iranit. Në njoftimin e lëshuar nga ambasada amerikane, thuhet se ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit.
“Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka rezultuar në ndërprerje të udhëtimit dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për demonstrata kundër qytetarëve dhe interesave të SHBA-së jashtë vendit. Departamenti i Shtetit këshillon qytetarët amerikanë në të gjithë botën të tregojnë kujdes të shtuar”.
Gjithashtu ambasada e SHBA-së apelon për kujdes të shtuar gjatë planifikimit të udhëtimeve.
“Ju lutemi lexoni me kujdes Këshillën tonë të Udhëtimit, informacionin për vendin dhe çdo alarm sigurie të kohëve të fundit kur planifikoni udhëtimin”.