Avokati Idajet Beqiri ka akuzuar Sali Berishën për politikë antikombëtare dhe për lidhje të ngushta me Greqinë dhe Serbinë që prej viteve ‘90. Ai ka theksuar se Berisha ka shërbyer interesat greke, duke përmendur se ai ka ardhur në pushtet me “dhrahmitë greke” dhe ka pasur përpjekje për të dhënë Jugun e Shqipërisë në duar të Greqisë. Beqiri ka akuzuar gjithashtu Berishën për mbështetje ndaj Fredi Belerit, duke e cilësuar atë si një person me lidhje të dyshimta dhe përfshirë në masakrën e Peshkëpisë.
Beqiri ka bërë thirrje për hetimin e masakrës së Peshkëpisë, e cila ndodhi më 10 prill 1994, dhe ka deklaruar se dosja e këtij krimi terrorist duhet të dërgohet në Prokurorinë e Posaçme (SPAK). Ai ka thënë se ky krim nuk duhet të mbetet pa ndëshkim dhe ka paralajmëruar se do të përgatisë një dosje për këtë ngjarje, duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga SPAK.
Në fjalën e tij, Beqiri ka theksuar se Berisha ka shitur interesat shqiptare dhe ka pasur një ndikim të dëmshëm për Shqipërinë, duke bërë lidhje me krime të kaluarës dhe duke përfshirë masakrën e Peshkëpisë si një nga aktet më të rënda që ka ndodhur në territorin shqiptar. Ai ka kërkuar që SPAK të hetojë këtë çështje dhe të mos e mbyllë dosjen, siç ka ndodhur me raste të tjera të pastra politike.
“Problemi është se Saliu i ka shitur interesat shqiptare prej kohësh, tek shërbimet greke, është edhe gjenetikisht me ADN si serb, nuk është më thashethem, edhe ndërrimi i datëlindjes, sepse i ra keq Karaxhiçi atij, kjo pjellë serbë dhe e ndërroi. Ai ka ardhur me dhrahmitë greke në pushtet, thoshte do na japin çekun e bardhë dhe i shkatërroi, i dogji të gjitha. Bëri gjullurdinë me bandën e tij kriminale dhe Hajdarin, shiti interesat kombëtare dhe kufirin e Shqipërisë. Është Berisha që qëndron pas asaj që ndodhi në kufi me Fredi Belerin apo masakrën e Peshkëpisë, që cenoi rëndë integritetin kombëtar e territorial dhe ky i dha Himarën bashkë me Metën si kandidat, për t’i thënë që Himara është tokë greke. Krimi më i rëndë që ka bërë Greqia është ai i jugut të vendit një shekull më parë, ku janë vrarë mijëra shqiptarë, Saliu donte t’ia jepte Greqisë jugun e Shqipërisë, ndaj bëri masakrën e Peshkëpisë, kurse ne nuk bëmë as padi. As për gjenocidin grek të 1914 nuk bëmë padi. Nga ana tjetër nuke marrin Belerin që ka dosje hetimore në Greqi për masakrën e tij, edhe këtu është, ku vrau komandantin më 10 prill, ka përvjetorin nesër ajo masakër. Do vrisnin edhe të tjerë, më 10 prill 1994 është bërë. Ishte një 1914 e dytë. E njëtja situatë si me Zervën grek. Jo vetëm nuk mori ndëshkim, por e dekoroi Fredi Belerin, bën mitingje dhe i rri në fushatë elektorale. Grek dhe serb që ka uzurpuar këtë forcë politike bën fushatë me Belerin në Greqi dhe thotë të mos anëtarësohet Shqipëria në BE.
SPAK duhet të hetojë atë dosje me prova të faktuara, nuk e merr por e mban të mbyllur, nuk parashkruhet kurrë ai krim, kanë dënim me burg të përjetshëm, akt terrorist, një sërë veprash penale që nuk rrinë do pa ndëshkim. Duhet të veprojë SPAK, të bëjë drejtësi dhe të mos bëhet politik. Të ndëshkohet ai krim i rëndë atje, të mos jemi pre e shovinizmave. Do bëhemi një grup kolegësh, juristësh e do e çojmë atë dosjen e masakrës së peshkëpisë te SPAK dhe po deshi le ta mbajë SPAK të luajë me dosjen, të mos e çoj në gjyq, siç bëri me dosjet e tjera, si Gërdeci apo Haklajt. Duhet të veprojë SPAK, ne nuk do e lëmë”, tha Beqiri.
Tag: interesat
-

‘Saliu ka shitur interesat kombëtare tek serbët dhe grekët’, Beqiri: SPAK duhet të veprojë
-

Washington Post zbulon: Musk i kërkoi Trumpit të ndryshojë tarifat
Miliarderi Elon Musk i kërkoi drejtpërdrejt Donald Trump-it të ndryshojë tarifat e tij gjatë fundjavës, sipas Washington Post.
Duke cituar dy burime, agjencia e lajmeve tha se kjo është mosmarrëveshja e profilit më të lartë midis CEO së Tesla dhe presidentit të SHBA.
Thirrjet e Musk pasuan zbulimin nga Trump të një tarife bazë prej 10% për të gjitha importet në SHBA dhe tarifa më të larta për dhjetëra vende të tjera javën e kaluar.
Musk, i cili gjithashtu drejton Departamentin Amerikan të Efikasitetit të Qeverisë, ka bërë thirrje më parë për zero tarifa midis SHBA-së dhe Evropës.
Kompania e tij e makinave, Tesla, pa shitjet e saj tremujore të ranë ndjeshëm në mes të reagimeve kundër rolit të tij si këshilltar i Trump.
Aksionet e saj tregtoheshin me 233.29 dollarë në mbylljen e fundit dje, me më shumë se 42% rënie që nga fillimi i vitit.
Musk ka thënë më parë se ndikimi i tarifave të automjeteve në Tesla është “i rëndësishëm”.
Kina akuzon SHBA-në për ‘bullizëm ekonomik’
Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Kinës akuzoi SHBA-në për “ngacmim ekonomik” dhe “destabilizimin” e ekonomive të botës.
Në një konferencë për gazetarët, një zëdhënës i ministrisë tha se “abuzimi” i tarifave të Amerikës “shkel seriozisht” interesat e vendeve në mbarë botën.
“Kina e dënon fuqishëm dhe e kundërshton me vendosmëri këtë. Më lejoni të theksoj edhe një herë se luftërat tregtare nuk kanë fitues,” u tha Lin Jian gazetarëve, duke shtuar: “Populli kinez nuk krijon kurrë telashe, as nuk kemi frikë nga telashet.” “Shantazhimi i Kinës nuk është mënyra e duhur për të punuar me ne.”
Ai tha gjithashtu se Kina do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur me vendosmëri të drejtat dhe interesat e saj legjitime.“Nëse SHBA këmbëngul për të zhvilluar luftën tarifore dhe luftën tregtare, pavarësisht nga interesat e dy vendeve dhe komunitetit ndërkombëtar, Kina do të luajë me ta deri në fund”, shtoi Jian.Top Channel
-

Tarifat doganore të Trump trondisin botën, Kina: Do mbrojmë interesat tona
Bota E Enjte, 3 Prill 2025 17:45
Tarifat e prezantuara nga Donald Trump do të hyjnë në fuqi në 5 prill. Bursat në europë dhe Azi u hapën me ulje. Bursa në Paris u hap me 1.8% ulje, Frankfurti -1.5%, Londra me 1.3 dhe Madridi 1.3 në ulje.
Dollari u zhvlerësua menjëherë në raport me monedhat europiane. Monedha amerikane humbi vlerë 1.1% me euron, 0.8% me sterlinën dhe 1.4% me frangën zvicerane.Kina është superfuqia ekonomike që goditet më tarifat më të larta nga SHBA në nivelin 34%. Ministria kineze e tregtisë i “kundërshton fuqishëm” tarifat e reja amerikane dhe premton “kundërmasa për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e saj”.
Pikëpyetja e madhe është si do të zhvillohen negociatat që shumë shtete kërkojnë tani me SHBA, pasi shtëpia e bardhë tha të mërkurën se nuk do të ketë procese negociatash. -

Ditë zie për korrupsionin shqiptar, SHBA deklaron se SPAK është interes kombëtar, asnjë shans për Sali Berishën për…
Rigels Seliman
Ditë zie për korrupsionin shqiptar. Sidomos për pushtetarët që me ardhjen e administratës “Trump” tashmë do e kthenin drejtësinë e re si një mjet për pazare politike. Për vite me radhë, Shqipëria ka qenë dëshmitare e një loje të pandalshme ku drejtësia përdorej si armë kundër kundërshtarëve dhe si mburojë për miqtë. Por tashmë, skena politike është përballur me një lajm të kobshëm: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar se SPAK nuk është thjesht një projekt reforme për Shqipërinë, por një interes kombëtar i vetë Uashingtonit. Ky njoftim ka bërë që ata që shpresonin se mund ta dobësonin këtë institucion, apo dhe ta shkatërronin të ndihen të kapur në befasi. Amerikanët nuk janë tërhequr, përkundrazi, janë kthyer më të vendosur se kurrë.
Ekspertët e OPDAT dhe FBI-së janë rikthyer në Shqipëri me mision të qartë: të mbështesin institucionet e drejtësisë dhe të çojnë para drejtësisë ata që e kanë shfrytëzuar vendin për interesat e tyre personale. Këtë fakt e konfirmoi një zyrtar i ambasadës amerikane, i cili iu përgjigj interesimit të disa mediave në lidhje me këtë çështje duke sqaruar se disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA janë rikthyer, ndërkohë që ndihma e huaj amerikane është ende në proces rishikimi.
“Në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump të datës 20 Janar për Rivlerësimin dhe Riorganizimin e Ndihmës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara, Sekretari Rubio nisi një rishikim të të gjithë ndihmës së huaj të SHBA-së për t’u siguruar që programet të jenë efikase dhe në përputhje me politikën e jashtme të SHBA nën axhendën ‘Amerika e Para’. Disa programe që konsiderohen thelbësore për interesat kombëtare të SHBA-së kanë rifilluar ndërkohë që rishikimi i ndihmës së huaj është ende duke u zhvilluar”, u shpreh ambasada amerikane në Tiranë.
Asnjë shans për shkatërrimin e SPAK
Ky lajm është një goditje e rëndë për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe rrethin e tij politik, të cilët prej kohësh kanë kërkuar të delegjitimojnë SPAK-un dhe të bllokojnë proceset hetimore që prekin ish-kryeministrin dhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt. Me SHBA që e kanë shpallur Berishën “non grata” dhe me hetime që po intensifikohen, duket se rruga e tij drejt shpëtimit ligjor po ngushtohet çdo ditë e më shumë. Nga ana tjetër, as Edi Rama nuk ka arsye për të qenë i qetë. Kryeministri në delir tha në 25 shkurt të këtij viti, se Amerika nuk është më që të mbrojë SPAK-un dhe se ai mund ta shkrijë SPAK-un kur të dojë, mjafton t’i fishkëllejë një herë Bufit të Kënetës, duke iu referuar Sali Berishës. “Tani Amerika nuk është më.
Amerika i kishte njerëzit e vetë që asistonin SPAK, hynin e dilnin në mëngjes e pasdite tek stacioni i Trenit, nuk janë më. I ka tërhequr Amerika dhe për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona, keni dëgjuar ndonjë fjalë të ambasadës amerikane”, tha Rama. Me raportime për afera korruptive që lidhen me qeverisjen e tij dhe me oligarkët që kanë përfituar nga pushteti, me qëndrimin e fundit të SHBA, Rama nuk do të arrijë ta mbajë drejtësinë larg nga rrethi i tij i ngushtë. Amerikanët kanë dhënë mesazhin se askush nuk është i paprekshëm. Deklarata e SHBA është një sinjal i fortë për të gjithë ata që kanë pasur iluzione se mund të shkrijnë SPAK-un dhe BKH-në.
Ambasada në Tiranë ka konfirmuar se reforma në drejtësi nuk është një betejë e brendshme mes palëve politike shqiptare, por një përpjekje e mbështetur fuqishëm nga partnerët strategjikë. Pra SHBA nuk janë larguar nga SPAK, por janë kthyer me më shumë vendosmëri dhe me më shumë prova për bandën kriminale-politike që ka pushtuar Shqipërinë. Ata që kanë frikë nga drejtësia duhet të përgatiten për të dhënë llogari, pasi plani amerikan për të shkrirë kastën e vjetër politike në Shqipëri do të shkojë deri në fund, ku siç ka thënë dhe politikani Endri Shabani “disa do të bien me votë, ndërsa të tjerë me pranga”.