Tag: interesat

  • “Provokacione diplomatike, të rënda”/ Tallja e Ramës për Trump, flet deputeti: Kjo qeveri, përfaqëson interesa të tjera

    “Provokacione diplomatike, të rënda”/ Tallja e Ramës për Trump, flet deputeti: Kjo qeveri, përfaqëson interesa të tjera

    Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ndaj talljes së Ramës me deklaratën lapsus të Presidentit Trump, duke e cilësuar si “provokacione diplomatike të rënda”, të cilat, sipas tij, rëndojnë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
    I ftuar në një intervistë televizive Shehu u shpreh se sjellja e qeverisë shqiptare bie në kundërshtim me interesat kombëtare dhe strategjinë e jashtme të vendit, duke kritikuar heshtjen e saj ndaj planit të paqes të Donald Trump në Lindjen e Mesme.
    Tritan Shehu:
    Në politikë nuk ka batuta të tilla, nuk bëhen. Këto për mua janë provokacione diplomatike, të rënda të cilat kanë një bekgraund tjetër dhe që realisht rëndojnë marrëdhëniet tona me SHBA. Në këtë mënyrë, me padyshim bie ndesh me interesat e Shqipërisë, bie ndesh me interesat e shqiptarëve në tërësi dhe janë në kundra sens me atë strategjinë tonë kombëtare në problemet e politikës së jashtme.
    Unë e shoh këtë gjë të lidhur edhe me veprime të tjera. E shoh me veprime që fatkeqësisht kjo qeveri në vend që të përfaqësojë interesat e shqiptarëve, përfaqëson interesa të tjera. Ju e shikoni, aktualisht po zhvillohen fatmirësisht me sukses, plani i Trump për paqen në Gaza dhe Lindjen e Mesme. Një ngjarje kjo historike, një ngjarje shumë e rëndësishme.
    Një ngjarje që rikonfirmon rolin e SHBA por dhe rolin e Trump si paqebërës në botë. Asnjë mbështetje nga qeveria shqiptare. Heshtje e plotë. Ju do të thoni se ç’rol do të ketë qeveria shqiptare. Jam dakord që është një vend i vogël dhe nuk ka interesa të veçanta në ato zona dhe as nuk mund të luajë role. Por në politikat tona, ne ato zona i ndjekim hap pas hapi SHBA-në. Sikur edhe formalisht, do të duhej një deklaratë zyrtare, do të duhej një mbështetje, do të duhej një sinkronizim, do të duhej një përshëndetje të planit të trump në atë zonë ku ka një luftë.

  • Shpenzimet për interesa, cilat janë bankat më “dorështrënguara” dhe “dorëlëshuara”

    Shpenzimet për interesa, cilat janë bankat më “dorështrënguara” dhe “dorëlëshuara”

    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se, për herë të pas pandemisë, të ardhurat neto të sektorit bankar nga interesat pësuan rënie në 6-mujorin e këtij viti. Kjo ndodhi sepse shpenzimet për interesa u rritën më shumë se të ardhurat prej interesave.Duke qenë se struktura e detyrimeve të sektorit bankar dominohet nga depozitat e publikut, në pjesën më të madhe shpenzimet për interesa i takojnë pikërisht depozitave.Raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat për sektorin bankar në 6-mujorin 2025 ishte afërsisht 22%, nga më pak se 20% që kishte qenë për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, të dhënat e Shoqatës së Bankave tregojnë se raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat ka diferenca të konsiderueshme mes bankave të ndryshme.Banka që kishte raportin më të ulët mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat ishte Raiffeisen Bank Albania, në nivelin 9%. Kjo tregon që për çdo 100 lekë interesa të përfituara nga kreditë apo investimet në letra me vlerë, Raiffeisen shpenzon vetëm 9 lekë për interesa të depozitave apo detyrimeve të tjera.Banka me raportin e dytë më të ulët është Banka OTP Albania, në nivelin 12%.Ndërkohë, për bankat e tjera ky raport rritet ndjeshëm dhe është sipër nivelit të 20%. E treta renditet Intesa Sanpaolo Bank Albania, me 22%, e ndjekur nga BKT, me 23%.Nga ana tjetër, bankat që kanë raportin më të lartë mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat janë Banka e Bashkuar e Shqipërisë (UBA), me 52%, e ndjekur nga ProCredit Bank, me 39% dhe Banka e Parë e Investimeve Shqipëri (Fibank), me 35%.Një raport i ulët mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesi ka më shumë gjasa të shpjegohet me norma më të ulëta interesi të paguara për depozitat, duke qenë se të ardhurat nga interesi tentojnë të jenë më të ndjeshme ndaj konkurrencës dhe ecurisë së treguesve benchmark të tregjeve.Shpenzimet për interesa mund të ndikohen edhe nga elementë specifikë, si struktura e depozitave sipas maturitet dhe ato sipas monedhës. Depozitat me afat kanë norma më të larta interesi krahasuar me llogaritë rrjedhëse ose ato pa afat. Gjithashtu, në terma mesatarë depozitat në Lekë kanë norma interesi më të larta krahasuar me depozitat në Euro.Një element tjetër mund të jetë edhe shkalla e përdorimit të instrumenteve të huamarrjes që njihen si pjesë e kapitalit rregullator, kryesisht të obligacioneve. Veçanërisht në rastin kur këto instrumente klasifikohen si borxh i varur, ato kanë norma interesi më të larta krahasuar me depozitat e të njëjtit maturitet.Shpenzimet për interesa janë edhe një lloj barometri i konkurrencës në sektorin bankar. Në përgjithësi, raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat është më i lartë për bankat e mesme dhe të vogla dhe sidomos ato që kanë ambicie për të rritur pjesën e tyre të tregut. Kjo kërkon domosdoshmërisht zgjerim të bazës së depozitave për të siguruara burime për financimin e huadhënies ose të investimeve në aktive të tjera financiare. Elementi kryesor për rritjen e depozitave është ofrimi i normave më të larta të interesit.Një gjë e tillë është shfaqur qartë edhe gjatë sezonit veror, periudhë që historikisht shoqërohet me rritje të prurjeve të depozitave në sektorin bankar. Disa prej bankave kanë dalë me oferta agresive për të tërhequr sa më shumë depozita gjatë kësaj periudhe.Nga ana tjetër, bankat që kanë pjesë më të madhe tregu në depozita kanë më pak stimuj për të ofruar interesa më të larta. Pavarësisht se paguajnë më pak për depozitat, ato mund të shfrytëzojnë avantazhin që u jep madhësia, reputacioni apo edhe status quo-ja, duke qenë se jo të gjithë depozituesit udhëhiqen nga niveli i normave të interesit në zgjedhjen e bankës ku mbajnë paratë.Megjithatë, ndoshta në një masë më të vogël, raporti mes shpenzimeve për interesa dhe të ardhurave nga interesat mund të ndikohet edhe nga struktura e aktiveve. Një oreks më i madh për rrezik, nëpërmjet investimit në hua apo instrumente me rrezik më të lartë, mund të sigurojë kthime më të larta dhe të ardhura më të mëdha nga interesat.Marzhi neto nga interesat (si burimi kryesor i të ardhurave për bankat) është parakusht i rëndësishëm për ecurinë e fitimeve të një banke. Në fakt, Raiffeisen dhe OTP Albania janë ndër bankat me fitimet dhe kthimet më të larta për gjysmën e parë të këtij viti.Nga ana tjetër, një marzh i ulët neto nga interesat e bën të vështirë sigurimin e fitimeve të kënaqshme për aksionerët dhe për të mbështetur me kapital rritjen e bankës.  / E.ShehuBurimi: Shoqata Shqiptare e BankaveKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • ‘KAYO, inceneratori i radhës i Ramës’/ Logu ngre alarmin për një aferë të re të qeverisë: SPAK duhet ta hetojë

    ‘KAYO, inceneratori i radhës i Ramës’/ Logu ngre alarmin për një aferë të re të qeverisë: SPAK duhet ta hetojë

    Zëvendësdrejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Besart Logu, në një lidhje live për “Kafe Shqeto” ka paralajmëruar se projekti i ri i qeverisë, i promovuar si “Made in Albania”, në fakt është një projekt i “Made in Edi Rama”.

    Ai e cilëson këtë si një punë tipike të kryeministrit, ku pas zhurmës së madhe fshihet një incenerator i radhës, që do të kushtojë shumë buxhetit të shtetit dhe do të sjellë pasoja të rënda për interesat kombëtare.

    Logu thekson se në këtë skemë përfshihet edhe një shtetas izraelit, i cili ka lidhje me episode korrupsioni dhe që përdoret nga Rama për të lobuar interesa të dyshimta, duke rrezikuar kështu edhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë si SHBA.

    Ai paralajmëron se Shqipëria mund të futet në një kurs shumë të rrezikshëm për shkak të këtyre veprimeve, që janë një sinjal i qartë i korrupsionit dhe manipulimit.

    Besart Logu:

    “Kjo nuk është ‘Made in Albania’, kjo është ‘Made in Edi Rama’, punë tipike e atyre që di të bëjë Edi Rama, dhe kam përshtypjen që e gjithë kjo nismë dhe kjo zhurmë e madhe do jetë inceneratori i radhës.

    Mjafton fakti që kemi të bëjmë me një shtetas të huaj, një shtetas izraelit që del në disa episode korrupsioni dhe tentative korruptive që bien në kundërshtim me interesat kombëtare.

    Duke ndërhyrë në kompani të caktuara dhe është tërhequr për arsye të panjohura, pa eksperiencë në fushën e prodhimit të armatimit, në partneritet me Ardi Veliun, figurë po aq enigmatike, u largua nga figura e drejtuesit të Policisë së Shtetit me një shkresë plot me gabime ortografike.

    Pra, është një pazëll që formohet në çdo pjesë të saj, ku ti e prek, të bën pis dhe ka prezencë të korrupsionit për t’i çuar gjërat keq.

    Do jetë një incenerator i radhës, do i kushtojë edhe buxhetit të shtetit dhe nuk bëhet asgjë për interesat e vendit, as të shqiptarëve jo e jo, dhe rrezikon ta fusë shtetin në një kurs të rrezikshëm, pasi e dimë se tregtia e armëve nuk është thjesht tregti civile, është gjeopolitikë dhe të ndërhysh me shtetas të cilët, dhe në aspektin politik, ky shtetas izraelit përdoret nga Rama, për të mos thënë më saktë, është tentuar të lobohen interesa të caktuara.

    Shqipëria rrezikon të futet dhe në një kurs përplasjeje me interesat e një partneri strategjik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

  • Të ardhurat e bankave nga interesat pësojnë rënie për herë të parë në pesë vjet

    Të ardhurat e bankave nga interesat pësojnë rënie për herë të parë në pesë vjet

    Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar kanë pësuar për herë të parë rënie në periudhën pas pandemisë.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 6-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 36.9 miliardë lekëve, në rënie me 1.2% krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar.
    Rënia e të ardhurës neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat.
    Shpenzimet për interesa u rritën me 12.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato.
    Nga ana tjetër, të ardhurat bruto nga interesat shënuan një rritje modeste me vetëm 1.5%.

    Këto të dhëna tregojnë se efekti pozitiv i ciklit rritës së normave të interesit në bilancet e bankave tashmë ka shteruar.
    Pas goditjes së fortë inflacioniste të vitit 2022, bankat qendrore rritën në mënyrë të shpejtë normat bazë dhe kjo u reflektua pozitivisht në të ardhurat nga interesat e aktiveve të sektorit bankar. Por, vitin e kaluar, normat e interesit iu kthyen rënies, duke u përcjellë edhe në ecurinë e treguesve benchmark që përdoren nga bankat për kuotimin e çmimit të kredive, kryesisht Bonove të Thesarit dhe Euriborit.
    Kjo e ka frenuar rritjen e të ardhurave nga interesat, ndërkohë që në krahun tjetër shpenzimet për interesa kanë qenë të qëndrueshme, të nxitura edhe nga një konkurrencë në rritje për fondet e publikut, veçanërisht prej bankave më aktive në tregun e kredidhënies.
    Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare në përgjithësi ka një përcjellje më të shpejtë në kahun e aktiveve të sektorit bankar, se sa në atë të pasiveve. Tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë ndikohet i pari nga lëvizjet e normës bazë të interesit. Duke qenë se titujt qeveritarë janë benchmark edhe në kreditimin e sektorit privat, rritja e interesave përcillet edhe në kreditë në monedhën vendase. Ndërkohë, përcjellja në interesat e depozitave zakonisht është më graduale.
    Stanjacioni i rezultatit neto nga interesat është reflektuar qartë edhe në rezultatin përfundimtar të sektorit bankar për periudhën. Fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 17.9 miliardë lekë, 3.4% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Ndërkohë që të ardhurat nga interesat kanë frenuar, shpenzimet e aktivitetit bankar kanë vijuar të rriten gjatë 6-mujorit të parë. Në total shpenzimet jo për interesa arritën vlerën e 27 miliardë lekëve, në rritje me 13.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Sektori vazhdon të përballet me presione rritëse të kostove, veçanërisht të atyre të personelit. Për 6-mujorin 2025, shpenzimet e personelit arritën në më shumë se 9.6 miliardë lekë, në rritje vjetore me 14%./Monitor.al

  • Alternativat e Investimit: Interesat në rënie, por pronat mund ta kenë arritur “majën”

    Alternativat e Investimit: Interesat në rënie, por pronat mund ta kenë arritur “majën”

    Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Merz: Trump i dhamë mesazhin se interesat e sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen

    Merz: Trump i dhamë mesazhin se interesat e sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen

    Bota E Mërkurë, 13 Gusht 2025 18:00
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se qëndrimet e Ukrainës, aleatëve të saj evropianë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump janë “shumë të përputhshme” përpara një takimi të planifikuar midis Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaska, më vonë këtë javë.
    ”Në Alaska, interesat themelore të sigurisë evropiane dhe ukrainase duhet të mbrohen. Ky ishte mesazhi që ne evropianët i dhamë sot presidentit Trump”, tha Merz pas bisedimeve online në Berlin. ”Mund të them se ishim shumë të përafërt si për vlerësimin e pozicionit fillestar ashtu edhe për qëllimin e arritshëm për këtë të premte”, tha kancelari gjerman, duke folur përkrah Zelenskyt.

    Merz, Zelensky dhe një numër udhëheqësish evropianë zhvilluan bisedime nëpërmjet lidhjes video me Trump dhe zëvendëspresidentin e tij JD Vance për të diskutuar takimin e ardhshëm të presidentit të SHBA-së me Putinin në Alaska, të premten. Bisedimet u organizuan me një njoftim të shkurtër nga Merz, me Zelensky që iu bashkua personalisht atij të mërkurën në Berlin.

  • Liderët evropianë theksojnë nevojën për t’i mbrojtur interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

    Liderët evropianë theksojnë nevojën për t’i mbrojtur interesat e Ukrainës para takimit Trump–Putin

    Udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë gjatë një vizite në Ukrainë, maj 2025.
    Udhëheqësit evropianë e kanë përshëndetur vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për t’u takuar me presidentin rus, Vladimir Putin, për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, por theksuan nevojën për ta vazhduar trysninë mbi Moskën dhe për t’i mbrojtur interesat e sigurisë së Ukrainës dhe Evropës.
    Trumpi do të takohet me Putinin në Alaskë të premten, për të biseduar për arritjen e një marrëveshjeje që mund ta zgjidhë konfliktin gati katërvjeçar.

    Hollësitë e një marrëveshjeje të mundshme nuk janë bërë të ditura, por Trumpi tha se ajo do të përfshinte “disa shkëmbime territoresh për përfitimin e të dyja palëve”.

    Marrëveshja mund të kërkojë që Ukraina t’i dorëzojë pjesë të mëdha të tokës së vet, gjë që, sipas presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe aleatëve të tij evropianë, vetëm sa do ta nxiste agresionin rus.
    Nënpresidenti amerikan, JD Vance, u takua të shtunën në Londër me ministrin e Jashtëm britanik, David Lammy, dhe përfaqësues të Ukrainës dhe aleatëve evropianë për të diskutuar për përpjekjet e Trumpit për paqe.
    Në një komunikatë të përbashkët të shtunën mbrëma, udhëheqësit e Francës, Italisë, Gjermanisë, Polonisë, Britanisë, Finlandës dhe presidentja e Komisionit Evropian, mirëpritën përpjekjet e Trumpit, duke theksuar ndërkohë nevojën për ta ruajtur mbështetjen për Ukrainën dhe presionin mbi Rusinë.
    “Ne ndajmë bindjen se një zgjidhje diplomatike duhet t’i mbrojë interesat jetike të sigurisë së Ukrainës dhe Evropës”, thuhet në komunikatë.
    “Ne pajtohemi se këto interesa jetike përfshijnë nevojën për garanci të forta dhe të besueshme sigurie që ia mundësojnë Ukrainës ta mbrojë në mënyrë efektive sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”, theksuan ata, duke shtuar: “Rruga drejt paqes në Ukrainë nuk mund të vendoset pa Ukrainën”.
    Udhëheqësit deklaruan se “mbeten të përkushtuar ndaj parimit që kufijtë ndërkombëtarë nuk duhet të ndryshohen me forcë”.
    Ata theksuan se negociatat mund të zhvillohen vetëm në kontekstin e një armëpushimi ose uljeje të armiqësive.
    Zelensky tha të dielën se Kievi “vlerëson dhe mbështet plotësisht” deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë për arritjen e paqes në Ukrainë, duke mbrojtur interesat ukrainase dhe evropiane.
    Ukraina dhe BE-ja kanë kundërshtuar propozime që i shohin si lëshime të tepërta ndaj Putinit, i cili dërgoi trupat ruse në Ukrainë në shkurt 2022.
    Rusia e justifikon luftën me arsyetimin e asaj që e quan kërcënim ndaj sigurisë së saj nga orientimi i Ukrainës drejt Perëndimit.
    Kievi dhe aleatët e tij perëndimorë thonë se pushtimi është një grabitje tokash në stilin imperialist.
    Moska i pretendon si të vetat katër rajone ukrainase: Luhanskun, Donjeckun, Zaporizhjan dhe Hersonin – si dhe gadishullin e Detit të Zi, Krimenë, të cilën e aneksoi në vitin 2014.

  • Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903

    Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903

    Jusuf Buxhovi

    Përkujtesë historike: Kryengritja e “Ilindenit” 2 gusht 1903

    “ILINDENI” MBROJTI INTERESAT BULLGARE

    Jusuf Buxhovi

    Kryengritja e “Ilindenit” e 2 gushtit 1903, u iniciua nga Bullgaria po u përkrah me të madhe nga Serbia dhe Greqia , meqë kishin interesat që çështja e Maqedonisë të humbte tretmanin e çështjes shqiptare, për t’u kthyer në një çështje , që duhej të gjente zgjidhje në copëtimin e saj midis Bullgarisë, Serbisë dhe Greqisë. Jo rastësisht u zgjodh Krusheva (në vilajetin e Manastirit) në mënyrë që ky projekt të fitonte edhe “legjitimitet” etnik të “popullatës së përzier”, ku shqiptarët e besimit orotodoks dhe vllehet shfaqeshin si shumicë.

    Në këtë lëvizje u përfshinë edhe shqiptarët ortodoksë të fshatrave përreth detyrimisht – “vullnetarë” të mobilizuar nga Ekzarkati (kisha bullgare) dhe, nga militantët e VMRO-së, që po ashtu, u vunë në veprim për djegien e katundeve shqiptare të besimit mysliman në pjesën e Manastirit dhe përreth, me çka u krijua mundësia për një vëllavrasje shqiptare për intresa të huaja, siç ndodhi në të vërtetë me kundërpërgjigjen që erdhi nga Myteserifi i Shkupit, i cili mobilizoi redifet nga radhët e shqiptarëve myslimanë për ta shuar kryengritjen.

    Pra, si e tillë, kjo lëvizje e projektuar nga interesat ruso-sllave dhe të disa faktorëve të tjerë europian nën moton “Maqedonia maqedonasve”, nuk ishte as projekt as interes i lëvizjes kombëtare shqiptare në përputhje me kërkesat e dala në “Lidhjen Shqiptare të Prizrenit” dhe nga “Lidhja e Pejës” për autonominë shqiptare në kuadër të Perandorisë Osmane, që me katër vilajetet e bashkuar shqiptare në një, do të kishte fizionominë e një Shqipërie Osmane si urë kalimtare tek Shqipëria Europiane.

    Meqë i ashtuquajturi “Manifest i Krusheves”nuk ka ekzistuar, por është shpikur nga KOMINTERNA ne mbledhjen e dyte te saj me 1933 per t’u mashtruar shqiptaret e te tjeret ne Maqedoni qe te mos kundershtojne lindjen e nje shteti ku do jene pakice, gjë që e gjitha mund të dëshmohet nga verbali i Komintern-it, madje edhe kush e ka propozuar dhe kush eshte caktuar te shkruaje “manifestin”, historianët institucionalistë në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup, duhet të rishqyrtojë qëndrimet rreth kësaj ngjarje në mënyrë që ajo të vlerësohet në përputhje me të vertetën historike dhe jo koniunkturat e caktura politike të kohës.

  • Pazari Rama-Berisha jep frytet e para, hipoteka e Vlorës në gjendje katastrofike, Goxhobelli dhe drejtori demokrat…

    Pazari Rama-Berisha jep frytet e para, hipoteka e Vlorës në gjendje katastrofike, Goxhobelli dhe drejtori demokrat…

    Kadastrat janë sot një shpellë e hapur korrupsioni, që vazhdojnë të jenë mekanizmi kryesor për legalizimin dhe përfundimisht pastrimin e grabitjes gjigante të pronës publike, kryesisht në bregdet dhe zonat urbane me vlerë të lartë. Po t’u shkohet pas fijes, në majë të piramidës ku përfundojnë interesat e këtyre pronave janë figura politike të së kaluarës dhe së tashmes, të të dyja kampeve, të cilat i lidh një interes i përbashkët: pushteti përmes pronës dhe pronës përmes pushtetit. Rasti më konkret që e ilustron këtë fakt është pazari politik mes Edi Ramës dhe Sali Berishës në Vlorë pas dorëheqjes së drejtorëve dhe futjes së një pjese të madhe demokratësh, i cili së fundmi po jep frytet e para. Emërimi i Genc Deromemajt, ish-kreut të Partisë Demokratike të Vlorës, si drejtues i Kadastrës, ka shpërthyer tani me mbushje xhepash për pushtetarët, por me pasoja shumë të rënda për qytetarët.
    Burime bëjnë me dije se pas marrjes së detyrës, Deromemaj dyshohet se ka bllokuar shërbimet e Hipotekës, duke krijuar një kaos të vërtetë. Shërbimet për certifikatat dhe kartelat e pasurive, që janë themelore për çdo qytetar dhe biznes, janë bllokuar totalisht, duke e lënë Vlorën në një situatë katastrofike. Kjo situatë ka ndikuar jo vetëm individët, por edhe bizneset, bankat dhe kredimarrësit, të cilët po përballen me një problem të madh ligjor dhe ekonomik. Ndërkohë, qytetarët nuk mund të kryejnë asnjë transaksion ligjor, sepse nuk mund të marrin dokumente të rëndësishme që janë thelbësore për çdo aktivitet të ndershëm financiar.
    Mbështetje politike dhe abuzimi i pushtetit
    Ky kaos dhe bllokim shërbimesh nuk është një rastësi. Deromemaj është i mbështetur fort nga Lorena Goxhobelli, kreu i Kadastrës, dhe këtë e ka shfrytëzuar për të realizuar një kontroll të plotë mbi shërbimet e pasurive, duke krijuar një sistem të mbyllur që vetëm ata që janë të lidhur me pushtetin mund ta kalojnë.  Në këto kushte, praktikat korruptive janë rritur në mënyrë alarmante, duke përdorur një skemë të sofistikuar që mund të mbulohet lehtë nga mbështetja e lartë politike. Deromemaj dhe Goxhobelli dyshohet se kanë ndërtuar një rrjet të gjerë të lidhjeve me zhvilluesit e pasurive të paluajtshme dhe figura të njohura nga sektori privat, të cilët ndihmojnë në krijimin e një “tregu të mbyllur” për pasuritë e zonave të vlerësuara si strategjike.
    Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e pasurive të kalojnë nga duar të qytetarëve të zakonshëm në ato të lidhura me pushtetin, duke e bërë çdo përpjekje për të mbrojtur interesat e qytetarëve të pamundur.  Përgjegjësia politike për këtë kaos është gjithashtu e qartë. Përtej pasigurisë që ka mbërthyer qytetarët e Vlorës, nuk ka asnjë reagim të dukshëm nga ana e institucioneve që duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e administratës publike. SPAK dhe institucionet tjera përgjegjëse nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim të dukshëm ndaj këtyre abuzimeve, ndërkohë që kriza e dokumentacionit është thelluar. Perspektiva e qytetarëve dhe sfidat për të ardhmen Qytetarët e Vlorës janë të dëshpëruar dhe të shqetësuar për të ardhmen e tyre. Ata janë të detyruar të përballen me pasigurinë ligjore që krijohet nga ky bllokim i shërbimeve, dhe pasiguria mbi pronën e tyre është bërë një problem që mund të ketë pasoja të mëdha për jetesën e tyre.
    Të paktën për momentin, mundësitë për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore janë të kufizuara, dhe çdo përpjekje për të denoncuar situatën ka hasur në heshtje dhe pengesa të mëdha nga ana e autoriteteve. E vetmja mundësi që mbetet është organizimi i qytetarëve dhe përdorimi i mediave dhe platformave të tjera për të nxitur reagimin e institucioneve që duhet të mbrojnë interesat e tyre. Ky pazari i shërbimeve dhe pronave është një simptomë e një sistemi që është thellësisht i korruptuar dhe i lidhur ngushtë me interesat politike që nuk përputhen me ato të qytetarëve.

  • Kredia konsumatore do i kushtojë më pak xhepit të qytetarëve/ BSH ul tavanin për interesat maksimale

    Kredia konsumatore do i kushtojë më pak xhepit të qytetarëve/ BSH ul tavanin për interesat maksimale

    Kredia konsumatore do i kushtojë më pak xhepit të qytetarëve deri në korrik të këtij viti, pasi Banka e Shqipërisë ka vendosur të ulë tavanin për interesat maksimale që do të aplikohen për këto hua.
    Më 11 korrik Banka e Shqipërisë ka vendosur që interesi për kreditë konsumatore deri në 200 mijë lekë të ulet nga afro 71% që ishte deri në fillim të muajit në 62.20%.
    Ndërsa interesi maksimal për kreditë nga 200 deri në 600 mijë lekë është ulur në 35.21% nga 36.5% që ishin tavanet e mëparshme.

    Kurse interesat për kreditë me vlerë mbi 600 mijë lekë kanë pësuar rritje të lehtë. Të gjithë qytetarët që do të marrin kredi mbi 600 mijë lekë deri në 2 milionë lekë do të kenë interes maksimal 14.93% nga 14.7% në 6-mujorin e parë të vitit, ndërsa ata që marrin mbi 2 milionë lekë deri në 10 milionë do e kenë interesin maksimal 12.02% nga 11.8% që ishte.

    Vendimi që Banka e Shqipërisë të përcaktojë normën maksimale të interesit u mor në vitin 2021 dhe hyri në fuqi në vitin 2022, pas abuzimeve që këto institucione jo-bankare bënin me interesat e kredive konsumatore që merrnin qytetarët, për shkak se e japin më shpejt huanë dhe nuk kërkojnë kolateral.
    Skandali i vitit të shkuar me mikrokreditë e përforcoi edhe më shumë domosdoshmërinë për të kufizuar interesat dhe gjobat, për shkak se institucionet jo banka shpesh nuk e kanë respektuar këtë rregullore.
    Shënim: Norma Efektive e Interesit përfshin të gjitha kostot që një kredimarrës paguan për kredinë e marrë (si p.sh. norma e interesit, komisionet e ndryshme, kosto e mbajtjes së një llogarie nëse është e detyrueshme për të marrë kredinë, primi i sigurimit që paguan kredimarrësi, etj.).
    NEI MAKSIMAL PËR KREDITË KONSUMATORE
                                                  Ishte        Bëhet
    0 – 200.000 Lekë                  70.90%     62.20%
    200.001 – 600.000 Lekë      36.55%      35.21%
    600.001 – 2 mln Lekë          14.76%      14.93%
    2 – 10 mln Lekë                   11.84%       12.02%