Tag: interesat

  • Koka: Zgjedhja e kreut të SPAK, nën presionin e interesave amerikane; KLP dhe pyetjet ‘banale’ tregojnë degradimin e drejtësisë

    Koka: Zgjedhja e kreut të SPAK, nën presionin e interesave amerikane; KLP dhe pyetjet ‘banale’ tregojnë degradimin e drejtësisë

    Gazetari Bledian Koka, i ftuar sot në emisionin “Task Force” në Syri TV, komentoi zgjedhjen e kreut të SPAK, Klodian Braho, duke e cilësuar procesin si problematik dhe të influencuar nga interesat e huaja.

    Ai theksoi se reagimi i Ambasadës së SHBA-së, që e shoqëroi zgjedhjen, sugjeron se kreu i SPAK pritet të mbrojë interesat e bizneseve amerikane, duke ngritur pyetje mbi mbrojtjen e interesave të bizneseve shqiptare dhe të tjera ndërkombëtare.

    Gazetari denoncoi gjithashtu nivelin e dobët të pyetjeve në KLP, që ai i përshkroi si banale dhe injorante, dhe kritkoi sjelljet e Klodian Brahos gjatë seancës, si marrja e gotës së ujit, të cilat sipas tij tregojnë një teatralitet banal dhe mungesë serioziteti.

     Ai e vlerësoi gjithë këtë proces si një shembull të degradimit të institucioneve dhe mungesës së profesionalizmit, edhe në kuadër të periudhës tranzitore në drejtësi.

    Fjala e tij:

    Reagimi i djeshëm i ambasadës ishte problematik në vetvete. Pra, ata thanë që ne kemi zgjedhur në krye të SPAK-ut një njeri që do na mbrojë interesat e bizneseve amerikane. Po interesat e bizneseve shqiptare kush do t’i mbrojë? Po interesat e bizneseve angleze, kush do t’i mbrojë? Pikërisht pra. Po po, patjetër, kjo është retorika. Pra sot ne po flasim që vetë ata partnerët tanë ndërkombëtarë na konfirmuan dje… Se unë mund ta kuptoj mandatin e parë të SPAK-ut, që është një mandat i cili, si me thënë, nuk ke çfarë i thua, se janë duke u orientuar se çfarë do bëjnë e qysh e tek.

    Mund ta kuptoj edhe problematikën e mandatit të dytë. Po në qoftë se në fund të mandatit, pas gjashtë viteve, partnerët tanë ndërkombëtarë na thonë që, pavarësisht se ne kemi qenë këtu asistentë, kemi ndihmuar që diçka… jo, nuk ecën vetë. Por ju, praktikisht, keni një garë me katër prokurorë të këtij organi të akuzës, ku tre prej të cilëve nuk bëjnë për kryetar të SPAK-ut, sepse janë të dyshimtë, sepse janë të pabesueshëm dhe madje, po të duash, janë edhe të paaftë. Dhe i vetmi njeri që e bën këtë punë është ky që duam neve, Klodian Braho, i cili për mua sot – ma solli një koleg i imi në vëmendje – më rezulton të jetë një që, që në nisje, e nisi me një teatralitet banal.

    Kishte marrë gotën e ujit me vete sot. Po çfarë e merr gotën e ujit me vete te një institucion shtetëror si KLP-ja? Ke frikë se të helmon KLP-ja? Ujin mund ta kuptoj, por gotën jo. Ky kreu i SPAK-ut është supersticioz. Pra, ky njeri është kaq i kujdesshëm për punën e vet saqë edhe gotën e ujit e merr me vete. Pra, kaq i përkushtuar është për punën e tij. Ta mbaroj… e di pse? Sepse “nuk ka një mundësi të dytë për të dhënë përshtypjen e parë”, thonë italianët: Non c’è una seconda possibilità di dare la prima impressione.

    Që do të thotë, unë sot pashë që ne kemi një teatral, një aktor, i cili për të tërhequr vëmendjen, në ditën më të rëndësishme të asaj seancës së solemnitetit, bën teatralitete. Dhe për mua kjo është shqetësuese. Pra, sot, në një proces i cili duhej të ishte një proces serioz, ne morëm vesh që kemi ca debila dhe ca injorantë në krye, që drejtojnë KLP-në, të cilët bënin ca pyetje banale që o Zot i madh nuk i bën njeri. Njëri e pyeste kandidatin për kafen, “Si duket kafja e SPAK-ut?”, i thoshte.

    Edhe tjetri e pyeste: “Cila është pika jote më e fortë?”, sikur të ishte duke pyetur ndonjë miss: “Cili është misioni yt? Do shpëtosh botën apo jo?” Ore, sot ishte çmenduri, more! Sot unë pashë se në çfarë derexheje ka përfunduar shteti shqiptar, çfarë idiotësh dhe injorantësh kemi ne për njerëz që duhet të jenë garantët që prodhojnë krerët e institucioneve shqiptare. Dhe sot kam thënë: mirë mor që nuk e ha këtë vend, se na ka shpëtuar Zoti, se me këta që kemi në krye… kjo është çmenduri totale dhe turp i madh.

    Çfarë thua, domethënë, kapja fillon që në hapat e parë. S’pashë një element normal që të justifikonte edhe atë dështim që po na e pranonin vetë ndërkombëtarët me këtë gjënë e madhe që s’po i vë dot një fjalë, që quhet SPAK. Na thanë që do jenë tranzitorë. Ne jemi nëntë vite pas miratimit të reformës në drejtësi.

     

  • Banka Qendrore Amerikan ul interesat por Bitcoin qëndron në vend

    Banka Qendrore Amerikan ul interesat por Bitcoin qëndron në vend

    Çmimi i Bitcoin dhe Ethereum u luhat ditën e Mërkure pasi Rezerva Federale Amerikane uli interesat me 0.25 pikë përqindjeje ndërsa rregullatori në fjalë tha se do të rifillonte blerjen e Bonove të Thesarit.

    Megjithatë vlen të theksohet se vendimi i Rezervës Federale nuk ishte unanime ndërsa dy anëtarë të Komitetit Federal të Tregjeve të Hapura votuan për të mbajtur interesat bankare të pandryshuara ndërsa njëri votoi në favor të një reduktimi më të lartë të tyre.
    Bitcoin lëvizi në kufirin e 92 mijë dollarëve pas vendimit ndërsa Ethereum u rrit me 0.6 përqind në mbi 3,300 dollarë. Megjithatë gjatë natës pati një rënie të ndjeshme të kriptoaseteve ndërsa Bitcoin aktualisht këmbehet me 90,152 dollarë dhe Ethereum me 3,193 dollarë.

    Banka qendrore Amerikane po ecën mbi fije të perit ndërsa ulja e interesave mund të rrisë çmimet nxitur edhe nga tarifat bankare ndërsa ndryshimi i ngadaltë i tyre mund të ketë efekt negativ në tregun e punës duke kontribuar kështu në një recension.
    Gjithësesi një reduktim i interesave bankare ishte i pritur. Vendimi vjen ndërsa Presidenti Donald Trump përgatitet për emërimin e drejtorit të ri të bankës qendrore në Janar ndërsa Kevin Hassett shihet si kandidati potencial.

    Hassett sipas Trump ka shprehur qëndrimin e tij për reduktim të menjëhershëm të interesave bankare ndërsa presidenti Amerikan vazhdimisht ka vënë nën presion drejtuesin aktual Jerome Powell për uljen e tyre gjatë gjithë vitit edhe pse reduktimi i parë erdhi vetëm në Shtator. /PCWorld Albanian

  • Të ardhurat neto nga interesat bien për herë të parë që nga viti 2019

    Të ardhurat neto nga interesat bien për herë të parë që nga viti 2019

    Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në rënie për herë të parë që prej vitit 2019.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 9-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 55.8 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Rënia e të ardhurave neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat.
    Shpenzimet për interesa u rritën me 10.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato.
    Nga ana tjetër, të ardhurat bruto nga interesat shënuan një rritje modeste me vetëm 1.6%.
    Këto të dhëna tregojnë se efekti pozitiv i ciklit rritës së normave të interesit në bilancet e bankave duket se ka përfunduar.
    Pas goditjes inflacioniste të vitit 2022, bankat qendrore rritën në mënyrë të shpejtë normat bazë dhe kjo u reflektua pozitivisht në të ardhurat nga interesat e aseteve të sektorit bankar.
    Por, në vitin 2024, normat e interesit të bankave qendrore iu kthyen rënies, duke u përcjellë edhe në ecurinë e treguesve benchmark që përdoren nga bankat për kuotimin e çmimit të kredive, kryesisht Bonove të Thesarit dhe Euriborit. Një tendencë e tillë ka vijuar edhe gjatë këtij viti.
    Kjo e ka frenuar rritjen e të ardhurave nga interesat, ndërkohë që në krahun tjetër shpenzimet për interesa kanë qenë të qëndrueshme, të nxitura edhe nga një konkurrencë në rritje për fondet e publikut, veçanërisht prej bankave më aktive në tregun e kredidhënies.
    Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare në përgjithësi ka një përcjellje më të shpejtë në kahun e aktiveve të sektorit bankar, se sa në atë të detyrimeve.
    Tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë ndikohet i pari nga lëvizjet e normës bazë të interesit. Duke qenë se titujt qeveritarë janë benchmark edhe në kreditimin e sektorit privat, rritja e interesave përcillet edhe në kreditë në monedhën vendase. Ndërkohë, përcjellja në interesat e depozitave zakonisht është më graduale.
    Ndërkohë që të ardhurat nga interesat kanë frenuar, shpenzimet e aktivitetit bankar kanë vijuar të rriten gjatë 9-mujorit të këtij viti. Në total shpenzimet jo për interesa arritën vlerën e 42.2 miliardë lekëve, në rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Frenimi i rezultatit neto nga interesat dhe rritja e shpenzimeve operative është reflektuar qartë edhe në rezultatin përfundimtar të sektorit bankar për periudhën.
    Fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 26.2 miliardë lekë, 5.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

  • Bien të ardhurat nga interesat, bankat shqiptare humbin ritmin e artë të fitimeve

    Bien të ardhurat nga interesat, bankat shqiptare humbin ritmin e artë të fitimeve

    Të ardhurat neto nga interesat të sektorit bankar janë në rënie për herë të parë që prej vitit 2019.
    Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto nga interesat (të ardhurat nga interesat minus shpenzimet për interesa) për 9-mujorin 2025 kishin vlerën e rreth 55.8 miliardë lekëve, në rënie me 0.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Rënia e të ardhurave neto nga interesat erdhi për shkak se shpenzimet për interesa u rritën në një masë më të madhe se të ardhurat e bankave nga interesat.
    Shpenzimet për interesa u rritën me 10.5%, të nxitura nga rritja e vazhdueshme e depozitave, por edhe nga konkurrenca në rritje mes bankave për t’i tërhequr ato.
    Nga ana tjetër, të ardhurat bruto nga interesat shënuan një rritje modeste me vetëm 1.6%.
    Këto të dhëna tregojnë se efekti pozitiv i ciklit rritës së normave të interesit në bilancet e bankave duket se ka përfunduar.
    Pas goditjes inflacioniste të vitit 2022, bankat qendrore rritën në mënyrë të shpejtë normat bazë dhe kjo u reflektua pozitivisht në të ardhurat nga interesat e aseteve të sektorit bankar.
    Por, në vitin 2024, normat e interesit të bankave qendrore iu kthyen rënies, duke u përcjellë edhe në ecurinë e treguesve benchmark që përdoren nga bankat për kuotimin e çmimit të kredive, kryesisht Bonove të Thesarit dhe Euriborit. Një tendencë e tillë ka vijuar edhe gjatë këtij viti.
    Kjo e ka frenuar rritjen e të ardhurave nga interesat, ndërkohë që në krahun tjetër shpenzimet për interesa kanë qenë të qëndrueshme, të nxitura edhe nga një konkurrencë në rritje për fondet e publikut, veçanërisht prej bankave më aktive në tregun e kredidhënies.
    Mekanizmi i transmetimit të politikës monetare në përgjithësi ka një përcjellje më të shpejtë në kahun e aktiveve të sektorit bankar, se sa në atë të detyrimeve.
    Tregu primar i instrumenteve të borxhit të qeverisë ndikohet i pari nga lëvizjet e normës bazë të interesit. Duke qenë se titujt qeveritarë janë benchmark edhe në kreditimin e sektorit privat, rritja e interesave përcillet edhe në kreditë në monedhën vendase. Ndërkohë, përcjellja në interesat e depozitave zakonisht është më graduale.
    Ndërkohë që të ardhurat nga interesat kanë frenuar, shpenzimet e aktivitetit bankar kanë vijuar të rriten gjatë 9-mujorit të këtij viti. Në total shpenzimet jo për interesa arritën vlerën e 42.2 miliardë lekëve, në rritje me 14.4% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
    Frenimi i rezultatit neto nga interesat dhe rritja e shpenzimeve operative është reflektuar qartë edhe në rezultatin përfundimtar të sektorit bankar për periudhën.
    Fitimi neto i sektorit, sipas standardeve të raportimit të Bankës së Shqipërisë, pësoi rënie në rreth 26.2 miliardë lekë, 5.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./ Monitor

  • Von der Leyen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat e Europës

    Von der Leyen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat e Europës

    “Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
    Ajo bëri të ditur se partnerët e “Koalicionit të Vullnetarëve” u mblodhën sot për të diskutuar negociatat në vijim, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.
    Sipas Reuters, Von der Leyen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në takimin virtual.
    Ajo theksoi se një nga çështjet kryesore në bisedime është financimi i Ukrainës, përfshirë edhe përdorimin e aseteve ruse të “ngrirë”.
    Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi i fortë transatlantik është i domosdoshëm, pasi siç tha, “ai sjell rezultate të prekshme”.

  • Von der Leyen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat tona

    Von der Leyen: Interesat e Ukrainës janë dhe interesat tona

    “Interesat e Ukrainës janë edhe interesat tona”, deklaroi sot presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Ajo bëri të ditur se partnerët e “Koalicionit të Vullnetarëve” u mblodhën sot për të diskutuar negociatat në vijim, me synimin për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme për Ukrainën.
    Sipas Reuters, Von der Leyen përshëndeti gjithashtu pjesëmarrjen e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, në takimin virtual.
    Ajo theksoi se një nga çështjet kryesore në bisedime është financimi i Ukrainës, përfshirë edhe përdorimin e aseteve ruse të “ngrirë”.

    Presidentja e Komisionit Europian nënvizoi gjithashtu se bashkëpunimi i fortë transatlantik është i domosdoshëm, pasi siç tha, “ai sjell rezultate të prekshme”.
     

  • Artan Hoxha flet pasi u shpall “non grata” nga Greqia: Vendimi, pas raportimeve të mia për Fredi Belerin

    Artan Hoxha flet pasi u shpall “non grata” nga Greqia: Vendimi, pas raportimeve të mia për Fredi Belerin

    Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “person i padëshiruar” nga autoritetet greke, pasi u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës ditën e djeshme.
    I kontaktuar nga Newsbomb, Hoxha u shpreh se vendimi lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e tij profesional dhe investigimet e zhvilluara gjatë 25 viteve të fundit.
    Ai tregoi se gjithçka nisi në kontrollin rutinë në kufi, kur pasaporta e tij u verifikua në sistemin e policisë greke. Sipas gazetarit, një efektiv kufitar e pyeti për prindërit dhe profesionin, më pas e njoftoi se nuk mund të vazhdonte udhëtimin, duke e dërguar në një kontroll të dytë më të detajuar.
    “Po kaloja kontrollin rutinë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, kur polici grek i kufirit sapo kaloi pasaportën time në sistem, menjëherë më pyeti se kush ishin prindërit e mi dhe se çfarë profesioni bëja. Ai tha se nuk mund të vazhdoja më udhëtimin drejt Greqisë dhe se duhej të kaloja në vijën e dytë të kontrollit për një seancë pyetjesh më të detajuar”, tha Hoxha për Newsbomb, teksa më tej shtoi se u mbajt për gati një orë në ambientet e policisë së emigracionit grek, ku iu morën të dhënat personale, gjurmët e gishtave dhe fotografitë.
    Ai u njoftua zyrtarisht vetëm me një formular, në të cilin thuhej se shpallej “i padëshiruar”, pa asnjë shpjegim të mëtejshëm për arsyet konkrete.
    Nga mënyra e pyetjeve dhe qëndrimi i oficerëve, Hoxha thotë se kuptoi se vendimi lidhet me raportimet e tij të vazhdueshme mbi çështje që sipas tij, prekin interesat shqiptare dhe përplasen me qëndrimet e palës greke.
    Hoxha e cilëson masën e autoriteteve greke si një “vendim skandaloz për një vend të Bashkimit Europian”, duke e krahasuar me rastin e gazetarit Marin Mema, i cili prej vitesh është gjithashtu i shpallur “non grata”.
    Sipas tij, ky veprim përbën një formë presioni dhe intimidimi ndaj gazetarëve shqiptarë që kanë raportuar për çështje të ndjeshme lidhur me marrëdhëniet shqiptaro-greke.

    Çfarë detajesh shtesë mund të na jepni mbi momentin e ndalimit?
    Hoxha: Veprimi i fundit i shtetit grek vjen për shkak të qëndrimit tim si gazetar në 25 vitet e fundit, pasi si qytetar nuk kam pasur kurrë probleme në Greqi. Në fakt, unë kam publikuar me dhjetëra e dhjetëra artikuj në shtypin e shkruar dhe dokumentarë në mediat vizive, ku kam denoncuar veprime konkrete nga pala greke apo të organizatave ultranacionaliste të mbështetura nga politika dhe shteti grek, në dëm të interesave të shtetit dhe kombit shqiptar. Veprimi në fakt nuk ishte i papritur, duke pasur parasysh si kanë vepruar edhe në të shkuarën me kolegë gazetarë si Marin Mema, që kanë denoncuar veprimet antishqiptare të shtetit grek. Në fakt, nuk kam sulmuar shtetin apo interesat greke, por kam mbrojtur interesat e vendit tim dhe të qytetarëve shqiptarë.
    Si nisi gjithçka në pikën kufitare?
    Hoxha: Po kaloja kontrollin rutinë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, kur polici grek i kufirit, sapo kaloi pasaportën time në sistem, menjëherë më pyeti se kush ishin prindërit e mi dhe se çfarë profesioni bëja. Ai tha se nuk mund të vazhdoja më udhëtimin drejt Greqisë dhe se duhej të kaloja në vijën e dytë të kontrollit për një seancë pyetjesh më të detajuar.
    Sa kohë u mbajtët në ambientet e policisë greke dhe si u trajtuat gjatë kësaj periudhe?
    Hoxha: Po, kam qëndruar afro një orë në stacionin e policisë së emigracionit grek. Fillimisht më morën gjeneralitetet, pastaj gjurmët e gishtave dhe fotografi. Pasi më pyetën për aktivitetin tim, më thanë se do të më jepnin një vendim të shtetit grek ku unë shpallesha “i padëshiruar”. Edhe pse kërkova motivin e këtij vendimi, më paraqitën vetëm formularin ku shpallesha i padëshiruar dhe më kërkuan të largohesha menjëherë nga territori grek.
    A ju sqaruan menjëherë arsyen e ndalimit?
    Hoxha: Jo, nuk dhanë arsye konkrete, përveç formularit me shkrim që më dorëzuan. Por, nga mënyra e pyetjeve që më bënë dhe qëndrimi arrogant i oficerit të emigracionit, u kuptua qartë se cili ishte motivi. Kam cenuar interesa greke ndërsa kam qenë duke mbrojtur interesat e vendit dhe kombit tim.
    Si e cilësoni ju personalisht këtë vendim të autoriteteve greke për t’ju shpallur edhe ju “non grata”, pasi siç dihet më herët është shpallur edhe gazetari Marin Mema?
    Hoxha: Ky është një vendim skandaloz, gati mesjetar për një vend europian, i cili tregon në fakt fytyrën e vërtetë të demokracisë së këtij vendi. Shteti grek, edhe pse është një vend i BE-së, vazhdon të ketë një qëndrim diskriminues ndaj gazetarëve shqiptarë, të cilët kanë denoncuar veprimet antishqiptare dhe projektet e greqizimit të jugut të Shqipërisë. Kjo nuk është hera e parë; kolegu Mema ka afro 13 vjet që është viktimë e një qëndrimi të tillë. Për fat të keq, nuk ka pasur asnjë veprim konkret nga qeveria shqiptare apo Ministria e Jashtme në mbrojtje të integritetit të qytetarëve të saj, për më tepër kur janë gazetarë që kanë mbrojtur interesat e vendit.
    A e kishit marrë më parë ndonjë sinjal apo paralajmërim se mund të ishit në listë të zezë?
    Hoxha: Po, jam paralajmëruar më herët, pas vitit 2009, pasi kisha publikuar shkrime dhe disa dokumentarë në emisionin “Xhungël”, në lidhje me marrëveshjen për delimitimin e kufirit detar. Pastaj, pas vitit 2018, kur publikova videon ku Konstandinos Kacifas shfaqej i armatosur me automatik kallashnikov dhe uniformë ushtarake të forcave speciale greke, duke qëlluar mbi policinë e paarmatosur të stacionit policor të Dropullit.
    Në vitin 2019, pasi Prokuroria për Krime të Rënda nisi hetimin kundër Fredi Bejlerit në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë në vitin 1994.
    Denoncimet dhe publikimi i fakteve të reja për implikimin e Fredi Bejlerit në Masakrën e Peshkëpisë, apo ndërhyrja e tij për të liruar kriminelë shqiptarë nga burgjet greke, gjoja se ishin minoritarë grekë të persekutuar nga qeveritë shqiptare, mesa duket e mbushën gotën. Gjatë viteve 2023–2024 unë kam pasur disa procese gjyqësore në gjykatën penale në Tiranë, të inicuuara nga Fredi Bejleri, por nuk ia doli të më frikësojë për të heshtur.
    Gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet në Parlamentin Europian, ku Bejleri ishte kandidat i partisë në pushtet në Greqi, Demokracia e Re e kryeministrit Mitsotakis, kam bashkëpunuar me media të mëdha greke duke sjellë për ta informacione që tregonin para publikut grek të kaluarën problematike të Bejlerit. Mesa duket, të gjitha këto ndikuan që shteti grek të më identifikojë si një pengesë për planet dhe interesat e tij, për greqizimin e jugut të vendit.
    Vendimi i fundit është një tentativë e pastër presioni dhe intimidimi për të hequr dorë nga denoncimi i interesave antishqiptare të mbështetura nga qarqe të caktuara politike dhe shteti grek.

  • Vonesa në miratimin e draft-rezolutës për veprimtarinë e AMF, Braçe: Dua të besoj që është burokraci e Kuvendit, jo…

    Vonesa në miratimin e draft-rezolutës për veprimtarinë e AMF, Braçe: Dua të besoj që është burokraci e Kuvendit, jo…

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, nga mbledhja e komisionit të Ekonomisë foli për draft-rezolutën në Kuvend për vlerësimin e veprimtarisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

    Ai kritikoi ashpër vonesën, duke thënë se do të besojë që është burokraci e Kuvendit, dhe jo lobim nga kompanitë për interesat e tyre.
    Braçe theksoi se vendimmarrja e Kuvendit ka qenë e udhëhequr nga interesat e këtyre kompanive, duke theksuar se fokus i tij është mbrojtja e interesave të shumicës dhe të konsumatorit.
    “Draft-rezoluta në Kuvend, është draft ende, dua të besoj që është burokraci e kuvendit, që nga data 20 tetor e deri tani, rezoluta për vlerësimin e punës, autoriteti i Mbikëqyrjes financiare dhe një aspekt i lidhur me Autoritetin e Konkurrencës nuk është miratuar ende në Kuvend. Dua të besoj që është burokraci, jo që është lobim i kompanive që s’duan të prishin statuskuonë, të prishin ekuilibrin që anon nga ata. Unë nuk jam për këtë ekuilibër, por për mbrojtur interesat e shumicës. Me fokus të qartë, konsumatorin. Vendimmarrja në Kuvend është udhëhequr nga interesat e këtyre kompanive.

  • Hegseth ia bën të qartë Kinës: SHBA-ja do t’i mbrojë me vendosmëri interesat e saj

    Hegseth ia bën të qartë Kinës: SHBA-ja do t’i mbrojë me vendosmëri interesat e saj

    Takimi, që pasoi një telekonferencë në shtator, ishte një tjetër shenjë e përmirësimit gradual të komunikimit ushtarak midis dy palëve, në një periudhë tensionesh të larta rajonale dhe rritjes së pranisë ushtarake në gjithë Azinë Lindore.
    Hegseth i tha ministrit kinez të Mbrojtjes Kombëtare se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për veprimtarinë e Kinës në Detin e diskutueshëm të Kinës Jugore dhe përreth Tajvanit.
    Në një postim në X, ai e përshkroi takimin si “të mirë dhe konstruktiv”.
    “Ne do t’i vazhdojmë bisedimet me Ushtrinë Çlirimtare Popullore për çështje me rëndësi të përbashkët”, shkroi ai pas takimit, i cili u zhvillua në kuadër të mbledhjes së ministrave të mbrojtjes të ASEAN-it në kryeqytetin e Malajzisë.
    “Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt, por do të vazhdojnë t’i mbrojnë me vendosmëri interesat e veta dhe të sigurohen se i kanë kapacitetet e nevojshme në rajon për ta bërë këtë”, shtoi ai.
    Ministria kineze e Mbrojtjes tha se Dong i kishte kërkuar Hegsethut që Shtetet e Bashkuara të jenë të kujdesshme në fjalë dhe veprime lidhur me Tajvanin dhe të mbajnë një qëndrim të qartë kundër “pavarësisë” së tij.
    Ministria citoi Dongun të ketë thënë se Kina është e përkushtuar ndaj zhvillimit paqësor, ndërkohë që mbron me vendosmëri interesat e sigurisë kombëtare të vendit.
    “Ajo ka aftësinë e plotë për t’iu përgjigjur me qetësi çdo shkeljeje apo provokimi”, thuhet në deklaratë.
    Këto deklarata vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha të enjten se çështja e Tajvanit nuk ishte përfshirë në takimin e tij me presidentin kinez, Xi Jinping, në Busan të Koresë së Jugut, ndërsa deklarata zyrtare kineze gjithashtu nuk e përmendi Tajvanin.
    Kina i ka rritur vazhdimisht dislokimet ajrore, detare dhe të rojeve bregdetare rreth Tajvanit, të cilin e konsideron pjesë të veten. Ajo e cilëson presidentin e Tajvanit, Lai Ching-te, si “separatist”.
    Lai i kundërshton pretendimet e sovranitetit të Pekinit, duke thënë se vetëm populli i ishullit mund të vendosë për të ardhmen e tij.
    Pentagoni ka kërkuar përmirësim të komunikimit me Kinën në lidhje me modernizimin e ushtrisë së saj dhe qëndrimin rajonal, duke përfshirë transparencë më të madhe mbi ndërtimin e arsenalit bërthamor dhe më shumë diskutime në nivel komandash ushtarake.
    Ministria kineze e Mbrojtjes tha se Dong i kishte thënë Hegsethut se takimi Trump–Xi kishte ofruar “udhëzim strategjik” për përmirësimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes dhe se tani duhet të merren “masa praktike”./ REL

  • Tirana zgjodhi UÇK-në, Binaj zgjodhi Berishën

    Tirana zgjodhi UÇK-në, Binaj zgjodhi Berishën

    Nga Endri Kajsiu
    Protesta për UÇK-në në Tiranë nuk ishte thjesht një tubim qytetarësh, por një reagim përzemërt i të gjithë shqiptarëve kundër padrejtësive që po i bëhen komandatëve nga Gjykata Speciale. Protesta u organizua për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, për të kërkuar drejtësi dhe për të treguar se sakrifica e tyre nuk harrohet.
    Pasditja e sotme në sheshin “Skënderbej” ishte një moment ku kombi u bashkua, duke treguar se çështja e UÇK-së është mbi politikën e përditshme, mbi interesat partiake.
    Por në këtë moment kritik, pati një mungesë të theksuar, atë të Partisë Demokratike. Ndryshe nga gjithë shqiptarët e tjerë që u hodhën në rrugë për të mbrojtur dinjitetin e luftëtarëve të UÇK-së, PD-ja qëndroi larg, madje doli kundër protestës.
    Por kjo braktisje që PD i bëri UÇĶ-së, zbuloi edhe një tjetër fakt interesant për garën e zgjedhjeve në Tiranë. Sot u tregua hapur se Florian Binaj nuk është i pavarur. Ai sot zbatoi vendimin e Sali Berishës duke mos u bashkuar në protestë.
    Në momentin e parë që pati mundësinë të tregojë pavarësinë e tij, ai zgjodhi të rreshtohet hapur krah Sali Berishës dhe PD-së.
    Kjo dëshmon se Binaj ka zgjedhur të jetë vartës dhe i lidhur ngushtë me urdhrat dhe interesat e Sali Berishës. Dhe kjo është në nderin e tij!
    Por duhet thënë se, ai që përpiqej të krijonte iluzionin e pavarësisë, në fakt është vetëm një aktor i orkestruar, i vënë në rol për të krijuar një fasadë të rreme. Por mesa duket Berisha nuk mund ta linte të lirë në një ditë si kjo, as për të aktruar.
    Kjo situatë na tregon se në politikën shqiptare nuk mund të besosh lehtë në “independencë” kur pas saj fshihet varësia nga interesat e një grupi të ngushtë.
    Në fund të ditës, protesta për UÇK-në tregoi se shqiptarët e bashkuar janë të fuqishëm, ndërsa PD-ja dhe “i pavaruri” i saj Binaj u bënë simbol i ndarjes dhe varësisë nga politika e vjetër.
    Shqiptarët zgjodhën UÇK, Binaj zgjodhi Berishën!