Tag: interesant

  • Nis Vora-Dinamo, klasikja Vllaznia- Tirana luhet në ekstreme…pikësh

    Nis Vora-Dinamo, klasikja Vllaznia- Tirana luhet në ekstreme…pikësh

    Nis pas pak raundi i tetë Abissnet Superiore. Ndeshja hapëse e javës përkon me duelin interesant Vora- Dinamo Siti e cila do të zhvillohet në stadiumin e Partizanit në Tufinë. Ky takim pritet të jetë mjaft interesant pasi jo vetëm Dinamo e cila niset favorite por dhe vorakët e promovuar për herë të parë në Superiore po shfaqen…superiorë.

    Më pas skenën e marrin dy takimet e orës 17:00 me klasiken Vllaznia- Tirana dhe AF Elbasani-Bylis. Në Shkodër dy emrat e mëdhenj të futbollit shqiptar përballen me koeficent ndryshe pasi kuqeblutë kryesojnë kampionatin me 16 pikë ndërsa bardheblutë gjën të parafundit me 10 pikë më pak se vendasit e Edi Martinit (6 pikë).

    Mjaft interesant pritet të jetë edhe dueli paralel i “Elbasan Arena” mes verdhebluve vendas dhe Bylisit të Ballshit. Gvozdenoviç dhe vetë skuadra e konsideron pikë kthehese takimin e sotëm. Po ashtu dhe Bylis ndërsa ka po aq pikë sa Tirana (6) vjen nga dy humbje radhazi dhe pikët në Elbasan i ka domosdoshmëri.

    Ndërkaq dy takimet e tjera të kësaj jave zhvillohen nesër (e shtunë). Partizani- Egnatia, në orën 17:00, e ka fituar prej kohësh rivalitetin e ndërsjelltë teksa dueli pritet të jetë me shumë të panjohura. paralelisht po nesër në të njëjtën orë takimi Teuta- Flamurtari. Durrsakët, skuadra e vetme pa humbje në 7 javë, gjën në shtëpi vlonjatët e fundit në kuotën e dy pikëve.

    14:00

    Vora- Dinamo

    17:00

    Vllaznia- Tirana

    AF Elbanasi- Bylis

    Nesër:

    17:00

    Partizani- Egnatia

    Teuta- Flamurtari/ Erga Kenga/

    Vazhdo leximin

  • “Formati i ri i Champions është interesant, ja përse”, Mourinho: Futbolli ka ndryshuar

    “Formati i ri i Champions është interesant, ja përse”, Mourinho: Futbolli ka ndryshuar

    “Formati i ri i Champions është interesant, ja përse”, Mourinho: Futbolli ka ndryshuarFormati i ri i Champions League ka sjellë shumë diskutime. Së fundmi për këtë çështje ka folur trajneri i Benficës, Jose Mourinho.
    “Jam ende në një periudhë studimi, që nuk më lejon të them nëse preferoj formatin e mëparshëm apo këtë të ri. Është ndryshe. Vitin e kaluar luajta…

  • ILIRËT NË USHTRI ROMAKE..Një monument interesant nga koha romake është gjetur në fshatin KalIçan të Istogut

    ILIRËT NË USHTRI ROMAKE..Një monument interesant nga koha romake është gjetur në fshatin KalIçan të Istogut

    Nje monument interesant nga koha romake eshte gjetur ne fshatin KalIçan te Istogut.

    Fjala eshte per nje monument mbivarror prej guri gelqeror te tipit “stelë dardane” nga kapërcyelli i shekullit II ne shekullin III të eres sonë me mbishkrim vijues ne gjuhen latine:

    DM AVR(elius) BATO MILES LEG(ionis) V(II Claudiae) VIXIT AN(nis) XXX MIL(itavit) ANNIS XII A(VRelius) VIATOR PATE(r) FIL(io) P(ientissimo) P(osuit).

    që do të thotë: Kushtuar Maneve-hyjnive të nëntokes, Aurelius Bato, ushtarit te legjionit VII Klaudian, i cili kishte sherbyer 12 vjet, Aurelius Viator, babai, ia ngriti (monumentin) birit më të virtytshëm.

    Ushtari Bato ishte me origjinë iliro-dardane gje qe e deshmon pjesëmarrjen e ilireve ne ushtri romake permes te ciles kishin mundesi per krijimin e karrieres ushtarako-politike ne shoqeri romake perfshire ketu postet e larta shtetërore ushtarake e politike deri te posti i perandorit, siç ishte rasti me perandoret Dioklecianin, Konstantinin e Madh, Justinianin e nje varg perandoresh romak te tjerë me origjinë ilire.

    https://www.facebook.com/groups/185380084871106/?multi_permalinks=6031874763554913&ref=share

  • Real Madrid merr propozimin interesant nga Chelsea për Rodrygo-n, dy lojtarë në këmbim të brazilianit

    Real Madrid merr propozimin interesant nga Chelsea për Rodrygo-n, dy lojtarë në këmbim të brazilianit

    18 Korrik 2025

    9:54

    Telesport

    “Defensa Central” raporton se Chelsea i është shtuar listës së gjatë të ekipeve që interesohen për Rodrygo-n. Braziliani ka përfunduar në stol me ardhjen e Xabi Alonso si trajner, ndaj largimi i tij nga Madridi këtë verë është mëse i mundshëm.
    Së fundmi, në garë për të është futur edhe Chelsea. Propozimi i klubit londinez është vërtet interesant, ata i ofrojnë Real Madridit dy lojtarë në këmbim të Rodrygo. Bëhet fjalë për Nicolas Jackson dhe Joao Felix, të dy jashtë planëve të Enzo Maresca për sezonin e ardhshëm.
    Në anën tjetër, Real Madrid preferon më shumë të ardhura direkte nga largimi i Rodrygo-s, sesa lojtarë të tjerë të përfshirë në marrëveshje. Klubi madrilen do e përfshinte Rodrygo-n në një marrëveshje të tillë, vetëm nëse në lojë do hynte Enzo Fernandes, gjë që nuk ka shanse të pranohet nga Chelsea.
    Përveç Chelsea-s, për 24-vjeçarin brazilian ka interes edhe nga top klube të tjera si Manchester City, PSG, Arsenal dhe Bayern, pa harruar klubet arabe.

  • Modric dhe Ronaldo marrin propozimin interesant nga klubi i njohur nga La Liga

    Modric dhe Ronaldo marrin propozimin interesant nga klubi i njohur nga La Liga

    1 Qershor 2025

    20:27

    Telesport

    Luka Modric dhe Cristiano Ronaldo kanë marrë një propozim interesant nga presidenti i klubit të Rayo Vallecano-s, Raul Martin Presa, i cili iu ka hapur “derën” dhe i mirëpret nëse ata duan t’i bashkohen ekipit që luan në La Liga, madje sezonin e ri do marrë pjesë edhe në Conference League.
    “Modric apo Cristiano Ronaldo e dinë që nëse duan të luajnë për Rayo Vallecano-n, do të jetojnë në Madrid, por nuk mund të fitojnë atë që kanë fituar më parë”, tha Raul Martin Presa në një intervistë për “Onda Cero”.
    Një propozim interesant për dy ish-yjet e Real Madrid që janë në perëndim të karrierës së tyre, por vështirë se ata mund të pranojnë të rikthehen në Madrid dhe të veshin fanellën e një klub tjetër që nuk është ajo e Real Madrid.
    Cristiano Ronaldo me shumë gjasa do vazhdojë të qëndrojë tek Al Nassr, ndërsa Luka Modric ende nuk ka vendosur për destinacionin e tij të ri.
     

  • Kevin De Bruyne merr propozimin interesant nga klubi i njohur i Bundesligës

    Kevin De Bruyne merr propozimin interesant nga klubi i njohur i Bundesligës

    5 Prill 2025

    22:00

    Telesport

    Kevin De Bruyne bëri të ditur gjatë kësaj jave se do të largohet në fund të këtij sezoni nga ekipi i Manchester City, aty ku ka fituar 6 tituj të Premier League dhe një Champions League.
    Mesfushorit belg i mbaron kontrata në fund të këtij sezoni me “Qytetarët”, ndaj dhe ai ka vendosur të largohet si lojtar i ri, por ende nuk e ka zbuluar destinacionin e ardhshëm.
    Ndërkohë, klubi i njohur i Bundesligës, Wolfsburg, i ka bërë një propozim interesant belgut për t’u rikthyer sërish tek ata, aty ku luajti për një sezon e gjysëm dhe fitoi Kupën dhe Superkupën e Gjermanisë.

    “I dashur Kevin, të kujtohet? Unë dhe ti dhjetë vjet më parë? Si mendoni për ne të dy sërish?”, ka shkruar Wolfsburg në rrjetin X.Deri tani nuk ka ndonjë reagim nga De Bruyne për këtë propozim. Për yllin belg ka interes edhe nga liga arabe si dhe nga MLS-ja.