Tag: inter

  • Messi rinovon (për gjithë jetën) me Inter Miami, në MLS deri 41 vjeç. Ja detajet e kontratës së re

    Messi rinovon (për gjithë jetën) me Inter Miami, në MLS deri 41 vjeç. Ja detajet e kontratës së re

    Leo Messi do të vazhdojë të luajë me Inter Miami, duke hedhur poshtë të gjitha thashethemet për tërheqjen nga futbolli. Ylli argjentinas ka nënshkruar rinovimin e kontratës me klubin amerikan deri në fund të vitit 2027, me opsion për një sezon shtesë, që do t’i mundësojë të luajë në MLS deri 41 vjeç, si Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite.
    Që nga mbërritja e tij më 2023, Messi ka ndryshuar fytyrën e ligës amerikane, me kontratë rekord që përfshinte edhe aksione të klubit. Ai do të vazhdojë të mbajë ngjyrat e Inter Miami, duke thyer rekordet ekzistuese.

    HE’S HOME. pic.twitter.com/AUMJJYR5pF
    — Inter Miami CF (@InterMiamiCF) October 23, 2025

    Klubi i Floridas shpërndau një video në rrjetet sociale ku Messi shfaqet në stadiumin që po ndërtohet. Detajet financiare të rinovimit nuk u zbuluan, por më parë ai ishte lojtari më i paguar i MLS me mbi 20 mln € në vit, plus benefite dhe aksione të klubit. Rinovimi lejon që Messi të vendosë vetë çdo vit nëse do të vazhdojë të luajë, duke ecur me dëshirën për ta shijuar futbollin.
    Plani afatgjatë përfshin edhe një rol në drejtimin e klubit, me mundësi rikthimi në Barcelonë. Në planin sportiv, 8 herë fituesi i “Topit të Artë” po përgatitet për Botërorin 2026, ku do tentojë të mbrojë titullin e fituar më 2022 me Argjentinën.
     

  • Mesi ‘vulos’ të ardhmen, qëndron në Amerikë

    Mesi ‘vulos’ të ardhmen, qëndron në Amerikë

    Lionel Mesi me kontratën e re me Inter Majemi ka dëshmuar se po behet gati për Argjentinën e Botërorit 2026.

    Tetë herë Topi i Artë zgjati kontratën me Inter të Dejvid Bekam duke shuar shpresat e simpatizantëve të tij në kampionatin e vendit të lindjes për të mbyllur në Argjentinë.

    Vazhdo leximin

  • Lautaron e duan në Spanjë. Inter kërkon 100 mln euro, argjentinasi do të formojë një dyshe të frikshme

    Lautaron e duan në Spanjë. Inter kërkon 100 mln euro, argjentinasi do të formojë një dyshe të frikshme

    23 Tetor 2025

    18:40

    Telesport

    Diego Simeone nuk ka hequr dorë nga “fiksimi” i vjetër që mban emrin Lautaro Martinez. “El Cholo” e pëlqen shumë sulmuesin argjentinas dhe e sheh atë si lojtarin ideal për të krijuar një dyshe të frikshme sulmuese bashkë me argjentinasin tjetër, Julian Alvarez.
    Edhe pse për Alvarez është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Atletico Madridi, Diego Simeone është i bindur se argjentinasi nuk do të largohet dhe do vazhdojë të mbajë veshur gjatë fanellën e “Colchoneros”.
    Në anën tjetër, largimi i Lautaros nga Inter nuk do të jetë aspak i lehtë. Argjentinasi mban shiritin e kapitenit dhe është një lojtar kyç për zikaltrit.
    Operacioni nuk do të jetë i thjeshtë, por plani për të udhëhequr një sulm konkurrues së bashku me Alvarez dhe mundësia për të punuar me një trajner si Diego Simeone, mund të jenë një shtysë e madhe për argjentinasin të transferohet tek Atletico.
    Inter e vlerëson 100 milionë euro Lautaro-n, kontrata e të cilit skadon në vitin 2028.

  • Zyrtare/ Lionel Messi “shuan” çdo dyshim – firmos kontratën për tre vitet e ardhshme me klubin e ri

    Zyrtare/ Lionel Messi “shuan” çdo dyshim – firmos kontratën për tre vitet e ardhshme me klubin e ri

    Pas muajsh të tërë spekulimesh mbi të ardhmen e Lionel Messit dhe mundësinë e një largimi nga futbolli profesionist, më në fund ka ardhur konfirmimi zyrtar.
    Superylli argjentinas ka vendosur të zgjasë kontratën me Inter Miami, duke i dhënë fund çdo pasigurie mbi vazhdimësinë e karrierës së tij.
    Kontrata aktuale e Messit me klubin amerikan do të skadonte më 31 dhjetor 2025, por tashmë ai ka nënshkruar rinovimin që do ta mbajë në MLS edhe pas këtij afati, duke i garantuar vazhdimësinë projektit ambicioz të skuadrës së David Beckham.
    Ky vendim vjen pas një periudhe ku ishin përfolur mundësi të ndryshme për të ardhmen e Messit — përfshirë një rikthim sentimental te Barcelona, apo edhe një aventurë përfundimtare në Arabinë Saudite. Megjithatë, kapiteni i kampionëve të botës ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin e tij në Shtetet e Bashkuara, ku është bërë figura qendrore e zhvillimit të futbollit amerikan.
    Messi, që iu bashkua Inter Miamit në verën e vitit 2023, ka transformuar klubin si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë komercial. Që nga ardhja e tij, interesimi për MLS është rritur ndjeshëm, ndërsa ndeshjet e Inter Miamit janë kthyer në spektakël global.
    Me rinovimin e kontratës, Inter Miami konfirmon se synon të ndërtojë një skuadër konkurruese për trofetë kryesorë në MLS, ndërsa vetë Messi pritet të mbetet fytyra dhe lideri i projektit edhe për disa vite të tjera.
    Klubi pritet të publikojë së shpejti detajet e marrëveshjes së re, por një gjë është e sigurt: Lionel Messi nuk ka ndërmend të ndalet ende.

  • “Napoli s’duhet të dekurajohet që në gabimin e parë. Me një Inter si ky, do të ishte e rrezikshme”

    “Napoli s’duhet të dekurajohet që në gabimin e parë. Me një Inter si ky, do të ishte e rrezikshme”

    23 Tetor 2025

    10:44

    Alfred Lleshi

    Fabio Capello komentoi situatën e ndeshjes së radhës në Serie A mes Napolit dhe Interit: “Diçka gjithmonë të mbetet peng, çelësi është ta transformosh në energji pozitive atë që të lë një ndeshje e Champions-it kaq afër. Për Napolin nuk do të jetë e lehtë”.
    Ai u ndal te Napoli i Contes, i cili vjen pas humbjes së rëndë në Eindhoven, si skuadër me shumë pikëpyetje në këtë moment. Ndërsa Interi, pas fitores ndaj Union Saint-Gilloise, është në një moment të madh motivimi, me lojtarët kryesorë të pushuar dhe të fokusuar plotësisht për ndeshjen.
    Capello paralajmëroi: “Napoli është në një gjendje delikate, por s’duhet të dekurajohet që në gabimin e parë. Rreziku më i madh për mua është që skuadra të demoralizohet pas një gabimi të vetëm në fushë. Dhe me një Inter të tillë, kjo do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme”.

  • VIDEO/ Inter dhe City kryesojnë në Champions, PSG e frikshme në pjesën e parë

    VIDEO/ Inter dhe City kryesojnë në Champions, PSG e frikshme në pjesën e parë

    Emocione dhe spektakël në ndeshjet e 3-ta të fazës së ligës në Champions.Në pjesën e parë, Inter po udhëheq 0-2 në Belgjikë ndaj Royale Union.
    Kampionët e Europës, PSG po triumfon 1-4 ndaj Leverkusen. Manchester City po fiton 0-2 ndaj Villareal, ndërsa Copenhagen-Dortmund është 1-1.

    Rezultatet pas 45 minutash:
    Arsenal- Atl. Madrid 0-0
    Bayer Leverkusen- PSG 1-4
     

     
    FC Copenhagen- Dortmund 1-1
    Newcastle- Benfica 1-0
    PSV- Napoli 2-1
    Royale Union SG- Inter 0-2
    Villarreal- Manchester City 0-2
     

    © BalkanWeb

  • Marotta: Është e vështirë të parashikohet rrugëtimi ynë në Champions League

    Marotta: Është e vështirë të parashikohet rrugëtimi ynë në Champions League

    20 Tetor 2025

    12:05

    Telesport

    Inter përgatitet për ndeshjen e radhës, atë në Champions League ndaj Union st.Gilliose. “Jemi në një fazë të ndërmjetme të kampionatit dhe gjëja e rëndësishme është të ruajmë performancën tonë të fortë. Jam optimist, mund të bëjmë një performancë të mirë”, tha presidenti i Inter, Beppe Marotta.
    Inter arriti një fitore të madhe ndaj Romës jashtë fushe dhe duket gati për aventurën europiane. “Kemi krijuar një model që përmbush objektivat tona sportive, por gjithashtu duhet të adresojmë konceptin e qëndrueshmërisë financiare. Gara në Ligën e Kampionëve dhe Kupën e Botës për Klube ka rritur të ardhurat tona”, shtoi Marotta.
    “Skenari evropian ofron qartë më shumë të ardhura, por gjithashtu duhet të marrim në konsideratë aspektin sportiv dhe për këtë arsye duhet të vazhdojmë të përparojmë edhe në Ligën Italiane. Qëllimi është ta mbyllim vitin e ardhshëm me fitim, por është e vështirë të parashikohet sot se cila do të jetë rruga jonë në Evropë”, tha Marotta.
    Në fund, presidenti zikaltër tha: “Formati është unik, kështu që mbetet për t’u parë. Qëllimi është të bëjmë më të mirën nga një perspektivë sportive dhe e të ardhurave“.

  • Mjafton goli i Bonny, Inter del me 3 pikë të arta nga “Olimpico” (video)

    Mjafton goli i Bonny, Inter del me 3 pikë të arta nga “Olimpico” (video)

    18 Tetor 2025

    22:39

    Telesport

    Inter ka fituar 0-1 ndaj Romës në supersfidën e javës së shtatë në Serie A, e luajtur në “Olimpico”. Zikaltrit e nisë vrullshëm, duke gjetur golin që në minutën e 6-të.
    Ange-Yoan Bonny shënoi që në minutën e 6-të, pas një pasimi të gjatë fantastik që mori nga Nicolo Barella. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për zikaltrit. Pjesa e dytë nis më mirë për Romën, e cila provoi me çdo mënyrë për të gjetur golin. Dovbyk pati shansin e artë për të barazuar shifrat në minutën e 60-të, por goditja e tij me kokë përfundon sipër traverës.
    Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, Inter fiton 0-1. Pas kësaj fitoreje, Inter barazon Romën dhe Napolin me nga 15 pikë, por zikaltrit marrin vendin e parë për shkak të golavarazhit më të mirë.
    SHIKOGOLINEBONNY

  • Inter e nis vrullshëm në “Olimpico”, gjen golin që në minutat e para (Video)

    Inter e nis vrullshëm në “Olimpico”, gjen golin që në minutat e para (Video)

    18 Tetor 2025

    20:57

    Telesport

    Inter e ka nisur shumë mirë supersfidën në “Olimpico” ndaj Romës, duke gjetur golin që në minutën e 6-të. Ange-Yoan Bonny shënoi që në minutën e 6-të, pas një pasimi të gjatë fantastik që mori nga Nicolo Barella.
    Sfida është e vlefshme për javën e 7-të në Serie A dhe të dy ekipet vijnë pas 3 fitoreve rresht.
    Roma e drejtuar nga Gian Piero Gasperini e ka nisur me këtë formacion titullar: vilar; Hermoso, Mancini, N’Dicka; Celik, Koné, Cristante, Wesley; Soulé, Pellegrini; Dybala
    Inter i drejtuar nga Cristian Chivu e ka nisur me këtë formacion titullar: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Bonny

  • Lajm i madh për talentet e futbollit, ideohet krijimi i “Inter Academy Albania” në vendin tonë

    Lajm i madh për talentet e futbollit, ideohet krijimi i “Inter Academy Albania” në vendin tonë

    18 Tetor 2025

    12:33

    Alfred Lleshi

    Ministri shqiptar i sporteve Blendi Gonxhja është i angazhuar për konkretizimin e një akademie zyrtare futbolli të Interit në Shqipëri. Ai është takuar me Juxhinin, që drejton “Inter Club Albania”, fan-klubin më të madh të F.C.Internazionale Milano jashtë Italisë, për konkretizimin e një akademie të tillë. Ky projekt ka për qëllim zhvillimin e talenteve të rinj, përfshirjen e komunitetit dhe ndërtimin e një terreni sportiv multi-funksional të ri në Tiranë.
    Bashkëpunimi në fjalë synon të ndërthurë sportin, turizmin dhe zhvillimin komunitar, duke e vendosur Shqipërinë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare përmes një marke sportive globale si Interi. Krijimi i “Inter Academy Albania” do të përfaqësonte një hap historik për futbollin shqiptar dhe brezat e rinj në vend.
    Projekti nuk do të ishte vetëm bashkëpunim sportiv, por edhe nismë gjithëpërfshirëse sociale e edukative, që do të lidhte drejtpërdrejt klubin legjendar F.C. Internazionale Milano me sportdashësit vendas e rajonalë. Brenda nëntorit, palët do të jenë së bashku në Milano për jetëzimin e këtij angazhimi dhe planin e punës.