Tag: inter

  • Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?

    Plasin polemikat në Serie A. Inter u favorizua nga arbitri?

    2 Nëntor 2025

    15:59

    Telesport

    Inter fitoi në transfertë 1-2 ndaj Veronës, falë një autogoli në fund të ndeshjes. Megjithatë, gjykimi në këtë ndeshje ka marrë mjaft kritika, sidomos për rastin e ndodhur me Yann Bisseck në mintuën e 67-të.
    Mbrojtësi gjerman bëri një ndërhyrje të gabuar ndaj kundërshtarit dhe ishte lojtari i fundit nga zikaltrit, ndaj vendasit dhe jo vetëm pretenduan për karton të kuq. Arbitri kryesor i takimit dha vetëm karton të verdhë.

    Komentet në rrjetet sociale kanë qenë të shumta në lidhje me episodin në fjalë dhe shumica e tifozëve mendojnë se Inter është favorizuar qartazi në këtë rast. Rezultati në atë moment ishte 1-1 dhe nëse zikaltrit do të ishin me 10 lojtarë në fushë, ndoshta shifrat përfundimtare mund të ishin ndryshe…

  • (VIDEO) Verona-Inter, pjesa e parë mbyllet 1-1! Shënojnë Zielinski dhe Giovane

    (VIDEO) Verona-Inter, pjesa e parë mbyllet 1-1! Shënojnë Zielinski dhe Giovane

    2 Nëntor 2025

    13:22

    Telesport

    Pjesa e parë e ndeshjes Verona-Inter u mbyll 1-1. U duk se 45 minutat e para do të finalizoheshin në favor të zikaltërve, por në minutat e fundit ndodhi befasia.
    Kjo nuk duket transfertë e lehtë për skuadrën e Interit, e cila arriti të menaxhojë lojën mjaft mirë, por jo repartin e mbrojtjes.
    Golin e avantazhit e shënoi i pari në minutën 16-të mesfushori Zielinski me asist nga Calhanoglu. VIDEO E GOLIT
    Vendasit u përpoqën të ngushtonin disavantazhin disa herë, kryesisht me lojë nga krahët, por pa sukses. Goli i barazimit u shënua në të 40′ nga sulmuesi Giovane me asist nga Orban. VIDEO E GOLIT

  • Pagat në MLS, zbulohen shifrat! Messi fiton më shumë se dy pasuesit gjithsej! Inter Miami, rekord

    Pagat në MLS, zbulohen shifrat! Messi fiton më shumë se dy pasuesit gjithsej! Inter Miami, rekord

    31 Tetor 2025

    14:21

    Telesport

    Shoqata e Lojtarëve të MLS (MLSPA) publikoi sot listën e pagave të yjeve të saj, ku Lionel Messi ndodhet bindshëm në krye.
    Ylli argjentinas i Inter Miamit fiton rreth 20.45 milionë dollarë në vit, gati dyfishin e lojtarit të dytë më të paguar në kampionat. Kjo shifër i referohet pagës së kontratës që ka pasur deri para ditësh, jo asaj të re.
    Inter Miami, si pritej, është klubi që shpenzon më shumë në të gjithë MLS-në, me një total prej 48.97 milionë dollarësh për paga. Diferenca është aq e madhe, sa tejkalon buxhetet vjetore të 15 klubeve të tjera në ligë.
    Ky klub dominon edhe në listën individuale të pagave:
    Lionel Messi (Inter Miami) – 20.45 milionë dollarëSon Heung-Min (LAFC) – 11.15 milionë dollarëSergio Busquets (Inter Miami) – 8.78 milionë dollarëMiguel Almiron (Atlanta United) – 7.87 milionë dollarëHirving Lozano (San Diego FC) – 7.63 milionë dollarë

  • U dëmtua në sfidën ndaj Napoli, trajneri Chivu humbet për një muaj mesfushorin

    U dëmtua në sfidën ndaj Napoli, trajneri Chivu humbet për një muaj mesfushorin

    28 Tetor 2025

    10:09

    Telesport

    Mesfushori armen i Inter, Henrikh Mkhitaryan, i dëmtuar në ndeshjen kundër Napoli, mësohet se ka pësuar një tendosje muskulore në gjysmëtendinozin e kofshës së majtë. Nuk është ende e qartë saktësisht se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave, por ka të ngjarë që ai të jetë jashtë për rreth një muaj.
    “Situata e lojtarit do të vlerësohet përsëri javën tjetër“, thuhet në deklaratën e Inter, duke detajuar gjendjen e lojtarit pas testeve klinike dhe mjekësore të kryera ditën e hënë, pas rikthimit në Milano.
    Kështu, Mkhitaryan do të humbasë ndeshjet kundër Fiorentina, Verona dhe Lazio në Serie A dhe atë ndaj Kairat në Champions League. Kthimi i mundshëm i armenit mund të vijë pas pushimit për ndeshjet e kombëtareve.
    Klubi zikaltër synon që ta ketë lojtarin në dispozicion për ndeshjen derbi kundër Milan (më 23 nëntor) dhe më pas në sfidën e Champions kundër Atlético Madrid (26 nëntor). Gjithsesi, mungesa e tij është një goditje e rëndë për trajnerin Chivu.

  • Inter “çmendet” pas yllit të rivalëve, gati oferta 58 milionë euro

    Inter “çmendet” pas yllit të rivalëve, gati oferta 58 milionë euro

    27 Tetor 2025

    18:15

    Telesport

    Nico Paz është një nga futbollistët e rinj më të mirë jo vetëm në Serie A, ku po shkëlqen te Como, por një nga më të mirët e momentit në gjithë botën. Forma e jashtëzakonshme e yllit argjentinas ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha. Paz ka shënuar edhe 4 gola dhe ka dhënë 4 asiste në 9 ndeshje këtë sezon.
    Mediet argjentinase raportojnë se është Inter së fundmi që është futur fuqishëm në garë për të transferuar Nico Paz në merkaton e ardhshme.
    Sipas raportimeve në fjalë, zikaltrit po përgatisin një ofertë bindëse për 21-vjeçarin, e cila thuhet se të jetë 58 milionë euro. Fati i Nico Paz do të vendoset në verën e ardhshme nga Real Madridi, i cili ka të drejtën e riblerjes së tij dhe 50% të kartonit.
    Klubi madrilen do të vendosë nëse do ta rikthejë në ekip Nico Paz, apo do të pranojë shitjen përfundimtare të tij. Vetë lojtari ka shprehur publikisht dëshirën për t’u rikthyer në Madrid, por nëse klubi madrilen vendosë për shitjen e tij, Inter mund të ishte destinacioni i duhur për argjentinasin, pasi e njeh mjaft mirë tashmë Serie A dhe nuk do i duhej kohë për t’u përshtatur.

  • Napoli për të harruar turpin e mesjavës, Inter për të vazhduar ecurinë pozitive. Formacionet zyrtare të supersfidës

    Napoli për të harruar turpin e mesjavës, Inter për të vazhduar ecurinë pozitive. Formacionet zyrtare të supersfidës

    25 Tetor 2025

    17:13

    Telesport

    Napoli-Inter është kryesfida e javës së tetë në Serie A. Napolitanët duan të harrojnë turpërimin në mesjavë ku u mundën në Eindhoven 6-2 nga PSV, ndërsa Inter do të kërkojë të vazhdojë me ecurinë pozitive pas 4 fitoreve rresht në Serie A dhe fitores në Champions League.
    Conte ka vendosur ta nisë sot me Neres si 9 fals. Billy Gilmour merr përsëri frenat e mesfushës me De Bruyne dhe McTominay. Ndërsa, Chivu nuk është se vjen me ndonjë surprizë në formacionin e sotëm. Dyshja sulmuese është Lautaro-Bonny.
    Napoli: Milinkovic-Savic; Di Lorenzo, Buongiorno, Juan Jesus, Spinazzola; Gilmour; Politano, Anguissa, De Bruyne, McTominay; Neres
    Inter: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Bonny
     

  • Messi rinovon kontratën me Inter Miami

    Messi rinovon kontratën me Inter Miami

    Lionel Messi dukte se ka gjetur me të vërtetë “tokën e premtuar” në Amerikë. Ndryshe nga sa flitej prej kohësh, ylli i futbollit ka rinovuar kontratën me Inter Miami, duke lënë të kuptohet se do të mbyllë aty karrierën e tij spektakolare.
    Messi hodhi firmën në kontratën e re që zgjat deri në 30 qershor të vitit 2028.
    Klubi amerikan publikoi videon në rrjetet e tij sociale, shoqëruar me deklaratat e vetë futbollistit dhe presidentit David Beckham, që e konsideruan marrëveshjen një arritje të madhe.
    Lionel Messi u transferua te Inter Miami në verën e vitit 2023, pasi mbylli aventurën e tij me Paris SG.
    Që nga ajo ditë ai është kthyer në imazhin jo vetëm të skuadrës nga Florida, por të gjithë kampionatit amerikan të futbollit, MLS.
    Ndërkohë, rinovimi i kontratës me Inter Miami vjen pas triumfit të fundit personal, ku “Pleshti” fitoi trofeun e “Kepucës së Artë” si shënuesi më I mirë i sezonit të rregullt.
    Ai realizoi 29 ndeshje dhe dha 19 asist për të lënë shumë pas të gjithë rivalët, duke ndihmuar gjithashtu skuadrën e tij të jetë bindshëm në garë për titullin kampion.

  • “Ishte një ëndërr, tani një realitet”, Messi flet pas rinovimit me Inter Miami

    “Ishte një ëndërr, tani një realitet”, Messi flet pas rinovimit me Inter Miami

    Fansat e futbollit, mbi të gjithë ato të Leo Messi-t, kanë një arsye të fortë për të festuar. “Pleshti” jo vetëm që nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli, por së fundmi legjenda argjentinase rinovoi kontratën e tij me Inter Miami deri në 2028. Me këtë firmë Messi vërtetoi se do të qëndrojë në futbollin aktiv të paktën edhe 3 vite të tjera, minimaliosht do të luajë futboll deri në moshën 41-vjeçare. Messi nuk e fshehu gëzimin për këtë firmë të re me klubin nga Los Angelos:
    “Jam me të vërtetë i lumtur që do të vijojë të jem pjesë e këtij projekti, fillimisht ishte një ëndërr, por tani është bërë një realitet i bukur. Që kur kam ardhur në Miami, kam qenë shumë i lumtur, pra jam i kënaqur që do të vijoj të luaj këtu”, u shpreh Lionel Messi.

    Ylli argjentinas është kthyer në një embleme jo vetëm për klubin e Inter Miami ku në 82 ndeshje ka shënuar 71 gola dhe ka dhuruar 37 asiste, por ka rritur jashtëzakonisht shumë edhe imazhin e MLS.
    I lumtur për rinovimin me Leo Messin u shfaq edhe David Beckham, CEO dhe pronari i Inter Miami: “Ideja jonë ka qenë ajo që të sillnim në skuadër dhe në qytet lojtarin më të mirë në botë, dhe bëmë pikërisht këtë. Jam i lumtur që Messi do të vijojë të jetë pjesë e ekipit tonë”, u shpreh Beckham.
    ()

  • Në Argjentinë konfirmojnë: Inter është gati të paguajë 58 milionë euro për talentin e Serie A

    Në Argjentinë konfirmojnë: Inter është gati të paguajë 58 milionë euro për talentin e Serie A

    24 Tetor 2025

    12:31

    Telesport

    Thashethemet të forta vijnë nga Argjentina. Sipas “TyC Sports”, një nga portalet kryesore të vendit, Inter është gati t’i ofrojë 58 milionë euro Real Madrid për Nico Paz, mesfushorin sulmues të Como.
    Pse Real? Sepse “los blancos” kanë mundësinë ta blejnë talentin argjentinas për 10 milionë euro verën e ardhshme. Zikaltërit gjithmonë kanë pasur një interes të fortë për të dhe kjo nuk është sekret.
    Zëvendëspresidenti Javier Zanetti darkoi me babanë e lojtarit një vit më parë. Të dy luajtën së bashku për ekipin kombëtar dhe e njohin njëri-tjetrin. Inter thuhet se ka krijuar marrëdhënie me rrethin e tij për të siguruar shpejt marrëveshjen, duke e tejkaluar konkurrencën dhe, mbi të gjitha, duke bindur Real Madrid.
    Nico Paz e ka filluar sezonin fuqishëm: Ai tashmë ka shënuar katër gola dhe ka dhënë katër asiste këtë vit. Como ka humbur vetëm një ndeshje në Serie A.
    Qëllimi i lojtarit është Kupa e Botës verën e ardhshme. Ai ka bërë pesë paraqitje për Argjentinën. 21-vjeçari shënoi gjashtë gola në Serie A vitin e kaluar. Në tetor ai tashmë ka arritur në katër gola.

  • Messi rinovon kontratën, argjentinasi do të qëndrojë te Inter Miami deri në 2028

    Messi rinovon kontratën, argjentinasi do të qëndrojë te Inter Miami deri në 2028

    Lionel Messi ka nënshkruar një kontratë të re me Inter Miamin. 38-vjeçari ka zgjatur marrëveshjen deri në vitin 2028. Sulmuesi fitoi “Këpucën e Artë” në MLS këtë sezon pasi shënoi 29 gola. Ai gjithashtu dhuroi 19 asiste. Fakti që ka kontribuuar në 48 gola bën që të jetë hap një larg barazimit të rekordit të MLS prej 49 të tilla, të vendosur nga Carlos Vela në vitin 2019.
    Messi u bashkua me klubin amerikan në vitin 2023, pasi kishte fituar katër tituj të Ligës së Kampionëve dhe 10 tituj të La Ligës gjatë një periudhe të lavdishme me Barcelonën.
    Një “goditje” e rëndësishme ekonomike për imazhin e MLS-së, që është rritur ndjeshëm me afrimin e Mesit, por edhe për klubin e drejtuar nga David Beckham, që synon të bëhet forca kryesore në Amerikë.
    Fituesi i tetë herë Topit të Artë tani do të jetë me klubin kur ata të transferohen në shtëpinë e tyre të re në Freedom Park në vitin 2026.