Tag: inter

  • VIDEO/ Messi nuk harron “vesin”, dy gola në MLS me Inter Miamin

    VIDEO/ Messi nuk harron “vesin”, dy gola në MLS me Inter Miamin

    Inter Miami triumfoi 4-0 ndaj Nashville, në ndeshjen e vlefshme për MLS. Në këtë takim shkëlqeu, Lionel Messi, me sulmuesin argjentinas që realizoi dy gola.
    Jo vetëm kaq, Messi dhuroi edhe dy assiste për Allenden. Natyrisht, ai u zgjodh lojtari i ndeshjes. Sfida e radhës e Inter Miamit është ndaj Cincinnatit në çerekfinale.

     

  • Inter drejt shitjes së parë për merkaton e ardhshme, 40 milionë për qendërmbrojtësin

    Inter drejt shitjes së parë për merkaton e ardhshme, 40 milionë për qendërmbrojtësin

    6 Nëntor 2025

    17:53

    Telesport

    Aventurës së Yann Bisseck tek Inter, mund të vijë fundi shumë më shpejt nga sa pritej. Qendërmbrojtësi 24-vjeçar ka përfunduar në radarin e klubeve të Premier League.
    Mediet angleze raportojnë se Crystal Palace e sheh Yann Bisseck si zëvendësuesin ideal të Marc Guehi dhe është e gatshme të ofrojë deri në 30 milionë euro për të. Klubi zikaltër kërkon të paktën 40 milionë euro.
    Përveç Crystal Palace, për Bisseck ka inter konkret edhe nga Tottenham dhe West Ham. E sigurt është që gjermani do të jetë protagonist gjatë merkatos së janarit.

  • VIDEO/ Barça surprizohet në Champions, Inter dhe City udhëheqin në pjesën e parë

    VIDEO/ Barça surprizohet në Champions, Inter dhe City udhëheqin në pjesën e parë

    Emocione dhe befasi në pjesët e para të ndeshjeve të Champions. Barcelona po pëson disfatë 2-1 ndaj Clube Brugge, në ndeshjen që luhet në Belgjikë.
    Manchester City udhëheq 2-0, ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Dortmund.

    Inter, po fiton 1-0 ndaj kazakëve debutues të Kairat Almaty. Mungon goli te Ajax-Galatasaray dhe Benfica-Leverkusen.
    Rezultatet pas 45 minutash:
    Ajax – Galatasaray 0 – 0
    Benfica – Bayer Leverkusen 0 – 0
    Club Brugge – Barcelona 2 – 1

    Inter – Kairat Almaty 1 – 0
    Manchester City – Borussia Dortmund 2 – 0
    Marseille – Atalanta 0 – 0
    Newcastle – Athletic Bilbao 1 – 0

  • VIDEO/ Brugge “kockë e fortë” për Barcelonën, në Champions ia dalin City e Inter

    VIDEO/ Brugge “kockë e fortë” për Barcelonën, në Champions ia dalin City e Inter

    Emocione dhe befasi në Champions. Barcelona barazon 3-3 ndaj Clube Brugge, në ndeshjen që u mbajt në Belgjikë.
    Manchester City triumfoi 4-1 ndaj një kundërshtari shumë të vështirë si Dortmund.

    Inter fiton 2-1 ndaj kazakëve debutues të Kairat Almaty.
    Në ndeshjet e tjera, Atalanta mundi 0-1 Marseille në Francë, sakaq Benfica- Leverkusen përfundoi 0-1.Rezultatet:Ajax – Galatasaray 0 – 3
    Benfica – Bayer Leverkusen 0 – 1
    Club Brugge – Barcelona 3 – 3

    Inter – Kairat Almaty 2 – 1
    Manchester City – Borussia Dortmund 4 – 1
    Marseille – Atalanta 0– 1
    Newcastle – Athletic Bilbao 2 – 0

  • Champions League/ Luhen 7 ndeshje, ja rezultatet

    Champions League/ Luhen 7 ndeshje, ja rezultatet

    Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen shtatë ndeshjet e fundit të raundit të katërt në Ligën e Kampioneve.
    Inter pret në “San Siro” skuadrën kazake të Kairat Almaty dhe kërkon fitoren për të ngjitur pozicione në renditje. Barcelona luan në transfertë ndaj Club Brugge, me synimin për të ruajtur ecurinë pozitive.
    Përballja më interesante e mbrëmjes është ajo mes Manchester City-t dhe Borussia Dortmund-it, dy skuadra me formë të mirë dhe me ambicie për vendet e para.
    Bayer Leverkusen përballet me Benfica-n, ndërsa Marseille pret Atalantën, në një sfidë mes ekipeve që kërkojnë të forcojnë pozitat në zonën e kualifikimit.
    Po ashtu, zhvillohen ndeshjet Newcastle–Athletic Bilbao dhe Ajax–Galatasaray.
    REZULTATET LIVE
    Manchester City-Borussia Dortmund 0-0
    Inter-Kairat Almaty 0-0
    Club Brugge-Barcelona 0-0
    Marseille-Atalanta 0-0
    Newcastle-Bilbao 0-0
    Ajax-Galatasaray 0-0
    Benfica-Leverkusen 0-0

  • Nuk lejohet hapi fals për Inter, Barcelonën dhe Man. City-n. Formacionet zyrtare të sfidave të darkës

    Nuk lejohet hapi fals për Inter, Barcelonën dhe Man. City-n. Formacionet zyrtare të sfidave të darkës

    Manchester City-Dortmund, mund të konsiderohet si sfida kryesore e mbrëmjes së sotme në Champions League. Të dyja ekipet janë me nga 7 pikë, por sot padyshim që favorititët kryesorë janë “Qytetarët”.
    Inter do të kërkojë fitoren e katërt rresht, duke ditur që përballë ka një ekip të lehtë në letër si debutuesit e Kairat Almaty. Për Barcelonën nuk ka rrugë tjetër veç fitores në transfertën ndaj Club Brugge.
    Formacionet zyrtare të të gjitha sfidave të mbrëmjes:
    MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Matheus Nunes, Gvardiol, Stones, O’Reilly; Nico González; Savinho, Reijnders, Foden, Doku; Haaland.
    BORUSSIA DORTMUND XI: Kobel; Anton, Schlotterbeck, Bensebaini; Ryerson, Sabitzer, Nmecha, Svensson; Adeyemi, Beier; Guirassy.
    NEWCASTLE UNITED XI: Pope; Trippier, Thiaw, Botman, Burn; Bruno Guimarães, Tonali, Joelinton; Barnes, Woltemade, Gordon.
    ATHLETIC BILBAO XI: Unai Simón; Areso, Paredes, Vivian, Boiro; Jauregizar, Rego; Berenguer, Vesga, Robert Navarro; Unai Gómez.
    CLUB BRUGGE XI: Jackers; Sabbe, Ordóñez, Mechele, Seys; Onyedika, Stankovic, Vanaken; Forbs, Tzolis; Tresoldi.
    FC BARCELONA XI: Szczesny; Koundé, Araujo, Eric García, Balde; Frenkie De Jong, Casadó, Fermín López; Lamine Yamal, Rashford; Ferran Torres.
    MARSEILLE XI: Rulli; Murillo, Pavard, Aguerd, Egan-Riley, Garcia; O’Riley, Hojbjerg; Greenwood, Paixao; Aubameyang.
    ATALANTA XI: Carnesecchi; Kossounou, Ahanor, Djimsiti; Bellanova, Ederson, De Roon, Zappacosta; Lookman, De Ketelaere; Krstovic.
    AJAX XI: Pasveer; Gaaei, Sutalo, Baas, Wijndal; Klaassen, Mokio, Regeer; Gloukh, Weghorst, Godts.
    GALATASARAY XI: Çakır; Singo, Sánchez, Bardakcı; Sallai, Torreira, Lemina, Jakobs; Sané, Gabriel Sara; Osimhen.
    INTER XI: Sommer; Bisseck, De Vrij, Carlos Augusto; Dumfries, Barella, Frattesi, Zielinski, Dimarco; Lautaro Martínez, Esposito.
    KAIRAT ALMATY XI: Anarbekov; Mata, Sorokin, Shirobokov, Mrynskiy; Kassabulat, Arad, Gromyko; Edmilson, Satpayev, Jorginho.

  • Ditë historike për Milano-n, Inter dhe Milan blejnë zyrtarisht “San Siro-n”

    Ditë historike për Milano-n, Inter dhe Milan blejnë zyrtarisht “San Siro-n”

    Sot është një ditë historike për qytetin e Milanos dhe për futbollin italian. Pas muajsh negociatash, Interi dhe Milani kanë firmosur aktin e blerjes së stadiumit “San Siro” dhe zonave përreth.
    Çmimi i shitjes është përcaktuar në 197 milionë euro, që do të paguhen në disa këste. Klubi i Interit dhe ai i Milanit kanë garantuar siguritë bankare për pagesën e parë, rreth 100 milionë euro, duke përfshirë edhe TVSH-në dhe detyrime të vjetra.

    Projekti i përbashkët i dy klubeve parashikon ngritjen e një stadiumi modern me 71.500 vende, në anën perëndimore të zonës aktuale. Struktura e vjetër e Meazzas do të ruhet pjesërisht dhe do të shndërrohet në hapësirë muzeale e komerciale. Punimet pritet të nisin në vitin 2027 dhe përfundimi i plotë i impiantit është planifikuar për vitin 2031.
     

  • Inter gati për kreun, Siti pret Dortmund, Barça viziton Bryzhin

    Inter gati për kreun, Siti pret Dortmund, Barça viziton Bryzhin

    Ndeshje të tjera të raundit të 4-ët të Ligës së Kampionëve. Do të jenë po aq sa dje teksa sot 9-të duele me pritshmëri të lartë sportive.

    Inter figuron e vetmja skuadër sot e cila ka mundësi të kapë dy skuadrat e kreut (me pikë të plota 12) Bajern dhe Arsenal pasi në orën 21:00 pret modestët e Kairat. Duel i shkallës së lart të vështirësisë te takimet Njukasëll- Bilbao, Marsejë- Atalanta.

    Programi për sot me 9 takime të raundit të katërt Champions League

    18:45

    Pafos- Vijareal

    Karabak- Çelsi

    21:00

    Ajaks- Gallatasaraji

    Klub Bryzh- Barcelona

    Inter- Kairat Almati

    Mançester Siti- Dortmund

    Njukasëll- Bilbao

    Marsejë- Atalanta

    Benfika- Leverkusen /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • I ardhur në huazim, mbrojtësi mesazh Inter: Dua të qëndroj, shpresoj që klubi të blejë kartonin tim

    I ardhur në huazim, mbrojtësi mesazh Inter: Dua të qëndroj, shpresoj që klubi të blejë kartonin tim

    4 Nëntor 2025

    9:01

    Telesport

    Mbrojtësi Manuel Akanji është një nga figurat kryesore të këtij fillim-sezoni tek Inter. Ish-lojtari i Manchester City është përshtatur në mënyrë të përkryer me zikaltërit dhe trajnerin Chivu.
    Lojtari erdhi në huazim nga “citizens” dhe, përveç ndonjë surprize, klauzola e lirimit prej 15 milionë eurosh për të në fund të vitit do të ushtrohet nga Inter. Ky është një skenar për të cilin shpreson mbrojtësi zviceran.
    “Do ta shohim se si do të rrjedhin ngjarjet, por shpresoj që Inter të më blejë përfundimisht kartonin. Ndihem shumë mirë. Do të përpiqem të jap gjithçka nga vetja dhe do të shohim se çfarë ndodh“, tha Akanji.

  • Plani i bujshëm i Interit për vitin e ardhshëm, goditje dyshe në mbrojtje

    Plani i bujshëm i Interit për vitin e ardhshëm, goditje dyshe në mbrojtje

    2 Nëntor 2025

    17:54

    Telesport

    Inter ka filluar që tani nga puna për merkaton e verës së ardhshme, ku synimi kryesor është të bëjë dy përforcime “big” në mbrojtje.
    “Gazzetta dello Sport” raporton se Inter synon transferimin e Marc Guehi dhe Dayot Upamecano. Anglezi do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë nga Crystal Palace dhe për të ka interes nga shumë klube të mëdha.
    E njëjta situatë edhe me Dayot Upamecano, francezi nuk po rinovon me Bayern Munich, sepse nuk po i plotesohën kushtet e vendosura prej tij, ndaj pritet të largohet si lojtar i lirë.
    Duke qenë se Acerbi, De Vrij dhe Darmian, janë në përfundim të karrierës ose kontratës aktuale, klubi zikaltër po mendon riorganizimin e mbrojtjes me dy emra të njohur si Guehi dhe Upamecano.