Tag: inter

  • Djorkaeff: Finalja ideale e Champions-it për mua do të ishte Inter-PSG

    Djorkaeff: Finalja ideale e Champions-it për mua do të ishte Inter-PSG

    Ish-mesfushori i Interit, Youri Djorkaeff, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, foli për zikaltërit dhe mundësinë e fitimit të Ligës së Kampionëve: “Dy vite më parë ishin në finale, kjo tregon që Interi bën pjesë në elitën europiane, mund ta synojë titullin çdo vit. Sipas mendimit tim, mund të rikthehet në finale.
    Finalja ideale për mua do të ishte Inter-PSG, dy skuadrat ku kam luajtur dhe për të cilat jam më i lidhur. Kështu do të jem i kënaqur, sido që të shkojë. Sa i përket kampionatit, dueli me Napolin është emocionues, mes skuadrave të forta. Conte iu ka transmetuar lojtarëve personalitet dhe karakter. Fundi i kampionatit do të jetë edhe më emocionues”.
    Thuram është konfirmuar si sulmues me shumë potencial: “Nuk është kurrë e lehtë, pasi ke bërë mirë vitin e parë, kur ndoshta ke më shumë liri, por nuk jam i befasuar. Thuram tashmë e ka kuptuar rolin e sulmuesit të vërtetë.
    Pikërisht kjo është gjëja më e rëndësishme në rritjen e tij. Ka bërë mjaft mirë tek Interi, por tani duhet të konfirmohet edhe me kombëtaren. Mendoj se i mungon edhe shumë pak për të kuptuar se mund të bëhet sulmuesi kryesor i Francës”.
    Disa fjalë edhe Khephren Thuram: “E ndjek me vëmendje, sepse e njoh që kur ka lindur. Është një lojtar shumë i mirë, më vjen keq që luan për Juven… A ka bërë tashmë hapin cilësor? Po, dhe isha i sigurt për këtë.
    Madje, jam i habitur që verën e kaluar e kërkoi vetëm Juve, sepse për mua është lojtari më i ngjashëm me Vieira. Nuk ka shumë mesfushorë përreth që dinë të marrin topin, të rrotullohen dhe të çajnë linjat, duke sulmuar zonën”.

  • Inzaghi e do me çdo kusht, Inter ofron 40 milionë euro për yllin e Sociedad

    Inzaghi e do me çdo kusht, Inter ofron 40 milionë euro për yllin e Sociedad

    4 Prill 2025

    16:44

    Telesport

    Luka Sucic ka qenë një nga surprizat e bukura të këtij sezoni në La Liga. Mesfushori i ri kroat, i cili mbërriti verën e kaluar për 10 milionë euro nga Salzburg te Real Sociedad, është përshtatur shpejt te klubi i Sociedad.
    Talenti, vizioni i tij në mesin e fushës dhe aftësia e tij për të arritur në zonën e rreptësisë së kundërshtarit kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve në Europë, por për momentin Inter është klubi më i interesuar.
    Klubi zikaltër po mendon të bëjë një investim të rëndësishëm për të siguruar shërbimet e kroatit dhe është i gatshëm të ofrojë deri në 40 milionë euro për kartonin e tij. Vetëm 22-vjeç, Suçiç ka treguar një pjekuri futbollistike që është e pazakontë për moshën e tij.
    Kroati pëlqehet shumë nga Simone Inzaghi, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e klubit zikaltër të sigurojnë me patjetër transferimin e tij gjatë merkatos së verës.

  • “Kemi shumë dëmtime, por Bayern është gati për t’u përballur me Inter”

    “Kemi shumë dëmtime, por Bayern është gati për t’u përballur me Inter”

    4 Prill 2025

    11:18

    Telesport

    Bayern Munich do të luajë sot në mbrëmje në kampionat ndaj Augsburg, për të patur më shumë kohë për t’u përgatitur për takimin e Champions League ndaj Inter, mesjavën e ardhshme.
    Sfida e sotme është një test i mirë për bavarezët, që kanë shumë mungesa. Mesfushori Joao Palhinha, ka komentuar situatën e dëmtimeve të shumta: “Ne jemi gati për ndeshjen ndaj Inter”.
    “Kemi dëmtime por kemi ende lojtarë të fortë në ato pozicione. Por, sigurisht, askush nuk do të donte të humbiste lojtarë si Upamecano, Davies, Ito… Megjithatë, ky është futbolli“, komentoi më tej Palhinha.
    “Bild” konfirmoi se Leon Goretzka, Kingsley Coman, Jamal Musiala dhe Michael Olise nuk u stërvitën me pjesën tjetër të grupit. I pari ka patur probleme me shpinën, ndërsa francezi ka një problem me këmbën.

  • Inter “hedh grepat” drejt mesfushorit 20-vjeçar portugez, kushton 10 milionë euro

    Inter “hedh grepat” drejt mesfushorit 20-vjeçar portugez, kushton 10 milionë euro

    4 Prill 2025

    10:18

    Telesport

    Skuadra e Inter është duke këmbëngulur për të sjellë në Milano mesfushorin me tipare sulmuese Gustavo Sà. 20-vjeçari luan në Portugali me Famalicao.
    I rritur në ekipin e të rinjve të Porto dhe i vlerësuar në rreth 8-10 milionë euro, këtë sezon ai ka shënuar 3 gola dhe katër asistime në 26 paraqitje.
    Portugezi ka një kontratë deri në vitin 2029 me Famalicao, por edhe një klauzolë lirimi. Tek Inter, drejtuesit Ausilio dhe Marotta kanë aktivizuar kontaktet me stafin e lojtarit.
    Një tjetër lojtar që klubi zikaltër kërkon me ngulm është Luis Henrique, që luan në Francë me Olympique Marseille.

  • Kupa e Mbretit ciklon finalen Real-Barça, Milan- Inter shtyjnë kualifikimin

    Kupa e Mbretit ciklon finalen Real-Barça, Milan- Inter shtyjnë kualifikimin

    Tami Abraham për Milan dhe Çalhanoglu për Inter shënojnë për 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Italisë. Kështu takimi i kthimit pret të njohë finalistin mes dy skuadrave që duan fort këtë trofe.

    Fiton një gjysmëfinale Kupe të Gjermanisë edhe Shtutgad në takimin që pari me Lajpcig. Vendasit triumfuan 3-1.

    Në Spanjë, Atletiko u mund në gjysmëfinalen e kthimit nga Barcelona 0-1(4-4 e vajtjes) me katalanasit që shkojnë në finalen e 26 prillit me Real Madrid.

    Vazhdo leximin

  • Milan-Inter ndahen në “paqe”! Kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit (video)

    Milan-Inter ndahen në “paqe”! Kualifikimi vendoset në ndeshjen e kthimit (video)

    2 Prill 2025

    23:04

    Telesport

    Milan-Inter, ndeshja e parë për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, ka përfunduar në barazim 1-1. Pjesa e parë është mbyllur me porta të paprekura.
    Milan e nisi humë mirë pjesën e dytë, duke gjetur golin që në minutën e 47-të. Një aksion i shpejtë i kuqezinjve, Hernandez pason për Fofana, ky i fundit jep një asist perfekt për Tammy Abraham dhe anglezi dërgon topin në rrjetë.
    Barazimi erdhi në minutën e 66-të. Correa asiston për Hakan Calhanoglu, turku barazon shifrat me një goditje shumë të bukur nga jashtë zone. Festë e madhe nga zikaltrit, sidomos nga Calhangolu, i cili dikur ka veshur fanellën e Milanit dhe sot është një nga lojtarët më të “urryer” për kuqezinjtë.
    Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund. Ndeshja e kthimit do të luhet më 23 prill, aty ku do përcaktohet finalisti i dytë, pasi në çiftin tjetër nuk ka shumë surpriza, Bologna fioi në ndeshjen e parë ndaj Empolit në transfertë 0-3.
    SHIKOGOLAT

  • Kupa e Italisë, në mes derbi Milan- Inter

    Kupa e Italisë, në mes derbi Milan- Inter

    Kupa e Italisë pasi luajti mbrëmë aktin e parë të gjysmëfinaleve teksa Bolonja fitoi në Empoli 0-3, sot do të ofrojë takimin tjetër të këtij raundi.

    Ai i takon derbit Milan- Inter me dy skuadrat milaneze të cilat e dëshirojnë me forcë këtë trofe. Sidomos kuqezinjtë e portugezit Konseiçao pasi me situatën në kampiont duken larg trofeut të ‘rëndë’.

    Kështu “Madonina” në versionin Kupë, pritet të ndezë qytetin me takimin e parë që starton këtë mbrëmje në orën 21:00./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Derbi i Milanos “premton” spektakël, sot akti i parë i gjysmëfinalës së kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit

    Derbi i Milanos “premton” spektakël, sot akti i parë i gjysmëfinalës së kupës së Italisë mes Milanit dhe Interit

    Kupa e Italisë, rezervon sonte një sfidë speciale, derbin e Milanos në aktin e parë të turit gjysmëfinal.
    Është në fakt hera e katërt që Milan dhe Inter ndeshen në këtë sezon, më herët dy takime në kampionat me një fitore të Milanit dhe një barazim, si dhe një ndeshje finale në superkupën e Italisë ku kuqezinjtë fituan 3 me 2 dhe morë trofeun.
    Për Milanin, kupa është kompeticioni i vetëm që mund të bëjë sa pak  të dhimbshëm këtë sezon mjaft zhgënjyes në kampionat dhe Europë.

    Të gjitha bateritë e skuadrës së Konseisaos janë në dopiosfidën e kupës ndaj Interit.
    Sa i takon organikës në qendër të mbrojtjes duhet te jete dyshja Malik Cau dhe Gabia ndërsa në mesfushë në qendër dyshja Fofana-Rejnders.
    Në krahun e djathtë të mesfushës Baloptazh mes Aleks Himenez dhe Musah.
    Pulisic dhe Leao do të mbështesin Tami Abraham që duhet ta nisë titullar përpara Santi Himenez.
    Në krahun tjetër Inter është në lojë për tre trofe, kampionat, Champions dhe kupa.
    Skuadra e Inzagit që udhëheq kampionatin nuk dëshiron të heqë dorë nga kupa, ndonëse është trofeu më pak i lakmuar për ta.
    Por derbi mbetet një duel prestigji… në raport me ndeshjen e kampionatit kundër Udineses, disa ndryshime tek Zikaltërit, fjala vjen portieri Martinez në vend të Zomës, apo mbrojtje  e re me De Vraj, Bisek dhe Bastoni që është i pezulluar në kampionat.
    Në mesfushë Asllani është i skualifikuar e për këtë arsye nuk do të ketë pushim për Calhanoglu, sikurse do të ndodhe në fakt me Mkitarian që e nis nga stoli.
    Në mesfushë emrat e tjerë do të jenë Fratezi dhe Barela, pasi ky i fundit do të jetë pushim për skualifikim në fundjave në parma.
    Nga krahët Darmian dhe Carlos Augusto dhe në sulm dyshja Markus Turam dhe Korrea. Milan e ka fituar 5 herë kupën e Italisë ndërsa Inter 9 herë.
    Ndeshja transmetohet sonte në 21:0-0 në Tring, ashtu sikurse u transmetua të martën në mbrëmje dueli i parë gjysmëfinale mes Empolit dhe Bolonjës.
    Këta të fundit konfirmuan formën e shkëlqyer duke fituar 3 me 0 në transfertë e duke hipotekuar kualifikimin në finale, Orsolini në minutën e  23 si dhe dy herë Dalinga në minutat 29 dhe 51 i dhanë fitoren kuqebluve të cilët ndeshjen e kthimit e luajnë në shtëpi./vizionplus.tv

  • Jo vetëm Bayern me mungesa, edhe Inter humbet për dy javë sulmuesin

    Jo vetëm Bayern me mungesa, edhe Inter humbet për dy javë sulmuesin

    Lajm i keq vjen nga infermieria për Inter. Mehdi Taremi, i cili mungoi në minutën e fundit në takimin ndaj Udinese, iu nënshtrua testeve klinike dhe instrumentale mëngjesin e sotëm në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano.
    “Testet, – njoftoi sot klubi zikaltër, – kanë nxjerrë në pah një tendosje në aduktorët e kofshës së tij të majtë. Situata e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme“.
    Sulmuesi iranian do të humbasë derbin e Kupës së Italisë ndaj Milan, ndeshjen e kampionatit kundër Parmës dhe ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League kundër Bayern Munich, planifikuar më 8 prill.
    Pra, tri sfida të rëndësishme në 8 ditë. Fokusi është rikthimi në ndeshjen në Bologna-Inter, më 20 prill, por është ende herët për të qenë të sigurt. Ky dëmtim ndërlikon mjaft pozitat e trajnerit Simone Inzaghi, pasi edhe sulmuesi titular Lautaro Martinez është drejt rikuperimit.
    Kundër Milan ai do të jetë në stol, ndaj Inzaghi ka në dispozicion vetëm Thuram, Arnautovic dhe Correa, me këtë të fundit që ka zhgënjyer edhe një herë në pjesën e madhe të kohës që trajneri i ka dhënë.