12 Prill 2025
19:20
Telesport
Inter po përballet me Cagliari-n në “San Siro” për javën e 32-të në Serie A. Edhe pse me mendjen e ndeshja e kthimit në Champions ndaj Bayern, zikaltërit nuk duhet të bëjnë hap fals për të mos i dhënë mundësinë Napoli-t të afrohet më shumë me ta.
Inter e ka gjetur shpejt golin që në minutën e 15-të me Arnautovic, cili shënoi një gol të bukur pas topit të marrë më gjoks nga Carlos Agusto.
Në minutën e 25-të ishte radha e Lautaro Martinez për të dyfishuar rezultatin. Pjesa e parë u mbyll 2-0 për Interin. Pjesa e dytë ka nisur mirë për miqtë që ngushtojnë shifrat me golin e Roberto Piccoli në minutën e 47-të, i cili shënoi me kokë pas asistit perfekt të Aguello. Cagliari përfitoi nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtës zikaltër dhe gjen golin.
Zikaltrit reaguan shpejtë dhe shënuan golin e tretë me Yann Bisseck, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga goditja e këndit e Federico Dimarco.
SHIKOGOLAT









