Real Madrid-Arsenal dhe Inter- Bajern luajnë sot në orën 21:00 ndeshjet e kthimit në turin çerekfinal të Ligës së Kampionëve.
Në fakt ndeshja e parashikuar në Bernabeu’ pritet të jetë mision i pamundur për Realin i cili humbi në të vajtkes 3-0. Ndërkohë në ‘San Siro’ interit do t’i duhet të mos humbë me bavarezët e Bajernit pasi në takimin e parë ka fituar 2-1.
Megjithatë si në Madrid ashtu dhe në kampin e Bajernit mendojnë se mund të ndodhë mrekullia. Diçka është e sigurtë. te të dy takimet pritet të ketë spektakël pse jo dhe surpriza.
Ndërkaq dje edhe pse dështuan në kthim, falë shifrave të thellë në ndeshjet e para, kaluan në gjysmëfinale Barcelona dhe PSG./Sportiim.al/
Vazhdo leximin









