Tag: inter

  • Supergol i Orsolini-t! Inter humbet në minutën e fundit, gara për titullin në Serie A më e fortë se kurrë

    Supergol i Orsolini-t! Inter humbet në minutën e fundit, gara për titullin në Serie A më e fortë se kurrë

    20 Prill 2025

    20:01

    Telesport

    Ashtu siç edhe pritej, Inter vuajti shumë në transfertë ndaj Bologna-s, ndeshje e vlefshme për javën e 33-të në Serie A. Në sfidën e luajtur në “Renato Dall’Ara”, Bologna fitoi 1-0 falë një goli të Riccardo Orsolini-t në minutën e fundit shtesë.
    Një ndeshje pa shumë raste, tek zikaltrit ndikoi normalisht dhe lodhja në mesjavë në Champions ndaj Bayern Munich. Kristjan Asllani e pa ndeshjen nga stoli, elbasanasi nuk u preferua për asnjë minutë nga Simone Inzaghi.
    Kur pritej vërshëllima e arbitrit, pas një rivënie anësore dhe gabimit të Bisseck i cili nuk largon topin në mënyrën  e duhur, Riccardo Orsolini dërgon topin në rrjetë me një goditje gjysëm rroveshatë. SHIKOGOLIN6
    Festë e madhe në “Renato Dall’Ara”. Bologna merr tre pikë të arta dhe tani ngjitet në vendin e katërt me 60 pikë, 1 pikë më shumë se Juventus i vendit të pestë, i cili luan nesër.
    Kur mbeten dhe 5 javë nga fundi, gara për titullin në Serie A do jetë më e fortë se kurrë, Inter dhe Napoli tashmë janë me pikë të barabarta me nga 71 pikë.

  • Albertini: Ky Inter më kujton Milanin tim, ja si mund ta frenojë Barcelonën

    Albertini: Ky Inter më kujton Milanin tim, ja si mund ta frenojë Barcelonën

    19 Prill 2025

    11:02

    Alfred Lleshi

    Demetrio Albertini, ish-mesfushori i Milanit dhe Barcelonës, ka dhënë dorëheqjen nga posti si president i Sektorit Teknik të Federatës Italiane të Futbollit. Me një karrierë të gjatë si lojtar dhe më pas si drejtues, ai ka komentuar për “Corriere della Sera” sfidën gjysmëfinale të Champions League mes Interit dhe Barcelonës, një përballje mes dy ish-skuadrave të tij.
    “Interi nuk duhet të ketë një qëndrim spekulativ në ndeshjen e parë, duke menduar që atyi për kthimin. Për mendimin tim, mund ta frenojë Barcelonën”, – tha Albertini, duke iu referuar sfidës së parë që do të luhet më 30 prill në Spanjë dhe ndeshjes së kthimit më 6 maj në “San Siro”.
    I pyetur nëse ky Inter i ngjan Milanit të tij, Albertini u shpreh: “Absolutisht po. Në disa raste është vetë klubi që krijon kushtet për t’iu marrë më të mirën lojtarëve. Një dhomë zhveshjeje e bashkuar të shtyn të japësh më shumë, të kapërcesh çdo vështirësi. Unë mund ta dëshmoj këtë nga të dyja përvojat: si senator te Milani dhe si ‘i huaj’ në dhomën e zhveshjes së Barcelonës”.

  • Arne Slot kërkon me patjetër yllin e Inter, Liverpool i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro

    Arne Slot kërkon me patjetër yllin e Inter, Liverpool i gatshëm të ofrojë deri në 100 mln euro

    18 Prill 2025

    19:37

    Telesport

    Pasi e ka siguruar titullin për këtë sezon, Arne Slot ka filluar të projektojë ndryshimet e nevojshme për të përforcuar ekipin sezonin e ri. Një nga dëshirat e mëdha të holandezi është Marcus Thuram, sulmuesi i Inter-it.
    Thuram, 26 vjeç, ka qenë një nga lojtarët më të spikatur tek zikaltrit këtë sezon, duke luajtur një rol kyç në taktikat sulmuese të Simone Inzaghit. Fuqia, lëvizshmëria dhe aftësia e tij për të lidhur lojën e kanë bërë atë një sulmues të plotë, cilësi që Slot i vlerëson shumë dhe e sheh francezin si profilin ideal për të forcuar sumin.
    Kjo nuk është hera e parë që Liverpool tregon interes për francezin, klubi anglez e kërkoi Thuram kur ishte pjesë e Borussia Mönchengladbach, por francezi zgjodhi Interin.
    Tani, situata është krejt ndryshe. Vlera e lojtarit në treg është rreth 80 milionë euro, por klubi italian nuk është i gatshëm ta lërë për më pak se 100 milionë, shifër që Liverpool duket se është i gatshëm ta paguajë.

  • Gati oferta e papritur për Inzaghi-n, kontratë e majme dhe një merkato e fortë

    Gati oferta e papritur për Inzaghi-n, kontratë e majme dhe një merkato e fortë

    18 Prill 2025

    11:38

    Telesport

    Nga njëra anë, fjalët qetësuese të Beppe Marotta, i cili e konsideroi një formalitet rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Nga ana tjetër, një mal me parà vijnë nga Arabia Saudite për të bindur trajnerin italian, që po lufton për të fituar “tripletën” këtë sezon me Inter.
    Teksa Inter eliminoi Bayern Munich për të fituar një vend në gjysmëfinalet e Champions League kundër Barcelonës, emisarë nga Al Hilal gjenden në Milano. Klubi ambicioz saudit po kërkon trajnerin e Inter për të tentuar një vend si protagonist në Kupën e Botës për Klube.
    Për momentin duket se tek Inter nuk janë të shqetësuar, por me paratë arabe asgjë nuk është e pamundur. Sipas “Gazzetta dello sport”, ekipi i Al Hilal është gati të vendosë në tavolinë një kontratë 20 milionëshe dhe, ndërkohë, të pasuronte skuadrën me disa lojtarë të nivelit të lartë.

  • Arabët e Al-Hilal synojnë trajnerin Simone Inzaghi, gati kontrata e majme dhe një merkato e fortë

    Arabët e Al-Hilal synojnë trajnerin Simone Inzaghi, gati kontrata e majme dhe një merkato e fortë

    18 Prill 2025

    11:38

    Telesport

    Nga njëra anë, fjalët qetësuese të Beppe Marotta, i cili e konsideroi një formalitet rinovimin e kontratës së trajnerit Simone Inzaghi. Nga ana tjetër, një mal me parà vijnë nga Arabia Saudite për të bindur trajnerin italian, që po lufton për të fituar “tripletën” këtë sezon me Inter.
    Teksa Inter eliminoi Bayern Munich për të fituar një vend në gjysmëfinalet e Champions League kundër Barcelonës, emisarë nga Al Hilal gjenden në Milano. Klubi ambicioz saudit po kërkon trajnerin e Inter për të tentuar një vend si protagonist në Kupën e Botës për Klube.
    Për momentin duket se tek Inter nuk janë të shqetësuar, por me paratë arabe asgjë nuk është e pamundur. Sipas “Gazzetta dello sport”, ekipi i Al Hilal është gati të vendosë në tavolinë një kontratë 20 milionëshe dhe, ndërkohë, të pasuronte skuadrën me disa lojtarë të nivelit të lartë.

  • Minimaratona “Inter Club Run”, zikaltërit “pushtojnë” Tiranën

    Minimaratona “Inter Club Run”, zikaltërit “pushtojnë” Tiranën

    Më shumë se 450 tifozë të Interit u bënë pjesë e minimaratonës Inter Run, që bëri bashkë zikaltërit në një fundjavë ndryshe. Gara që nisi në digën e liqenit artificial dhe përshkroi 5 km garantoi emocione të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit. Pa dallim moshe apo gjinie, atë ditë mbizotëronin dy ngjyra zi dhe kaltër.Një organizim deri në detaje nga Inter Club Albania që në mbështetjen e plotë dhe nga klubi i Interit organizoi këtë event për të gjithë tifozët zikaltër. Garuesit nuk ishin  vetëm nga Shqipëria, por në pistë zbritën dhe shumë italianë të cilët  kishin ardhur në vendin tonë për të qenë pjesë e kësaj minimaratone.Aktiviteti nisi që në mëngjes me garën e fëmijëve. Të gjithë të veshur me fanellën e Interit, ata ishin kthyer në tifozët më të zjarrtë të skuadrës italiane.Jo vetëm njerëzit, por pjesëmarrës ishin dhe kafshët të cilët zgjodhën që këtë ditë të visheshin me ngjyrat zikaltër.Surpriza më e bukur e këtij eventi ishte Andrea Ranocchia. I ftuari special i Inter Club Albania që kaloi një fundjavë në Tiranë. Të gjithë tifozët kishin mundësi për të bërë foto dhe video me ish-lojtarin e Interit që në cdo moment ishte i gatshëm për të biseduar me secilin prej tyre.Sipas presidentit të Inter Club Albania, Juxhin Rama, ky event i arriti të gjitha pritshmëritë ndërsa tregon me bindje të plotë, se  nuk do të jetë aktiviteti i fundi për tifozët zikaltër.Pjesë e kësaj minimaratone ishin dhe atlete apo ish sportistë që kishin zgjedhur të garonin për një ditë ndryshe.Dashuria për fanellën e Interit, ndjehet sapo i takon ata. Të gjithë i bashkonte pasioni për Interin dhe ëndrra që ky sezon të vishet zikaltër. Një rrugë e vështirë por jo e pamundur sipas tyre./A2CNNMaterialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Më shumë se 450 tifozë të Interit u bënë pjesë e minimaratonës Inter Run, që bëri bashkë zikaltërit në një fundjavë ndryshe. Gara që nisi në digën e liqenit artificial dhe përshkroi 5 km garantoi emocione të mëdha për të gjithë pjesëmarrësit. Pa dallim moshe apo gjinie, atë ditë mbizotëronin dy ngjyra zi dhe kaltër.Një organizim deri në detaje nga Inter Club Albania që në mbështetjen e plotë dhe nga klubi i Interit organizoi këtë event për të gjithë tifozët zikaltër. Garuesit nuk ishin  vetëm nga Shqipëria, por në pistë zbritën dhe shumë italianë të cilët  kishin ardhur në vendin tonë për të qenë pjesë e kësaj minimaratone.Aktiviteti nisi që në mëngjes me garën e fëmijëve. Të gjithë të veshur me fanellën e Interit, ata ishin kthyer në tifozët më të zjarrtë të skuadrës italiane.Jo vetëm njerëzit, por pjesëmarrës ishin dhe kafshët të cilët zgjodhën që këtë ditë të visheshin me ngjyrat zikaltër.Surpriza më e bukur e këtij eventi ishte Andrea Ranocchia. I ftuari special i Inter Club Albania që kaloi një fundjavë në Tiranë. Të gjithë tifozët kishin mundësi për të bërë foto dhe video me ish-lojtarin e Interit që në cdo moment ishte i gatshëm për të biseduar me secilin prej tyre.Sipas presidentit të Inter Club Albania, Juxhin Rama, ky event i arriti të gjitha pritshmëritë ndërsa tregon me bindje të plotë, se  nuk do të jetë aktiviteti i fundi për tifozët zikaltër.Pjesë e kësaj minimaratone ishin dhe atlete apo ish sportistë që kishin zgjedhur të garonin për një ditë ndryshe.Dashuria për fanellën e Interit, ndjehet sapo i takon ata. Të gjithë i bashkonte pasioni për Interin dhe ëndrra që ky sezon të vishet zikaltër. Një rrugë e vështirë por jo e pamundur sipas tyre./A2CNN

  • Inter e Arsenal në gjysmëfinale të Champions

    Inter e Arsenal në gjysmëfinale të Champions

    Real Madrid pas humbjes 3-0 një javë më parë, nuk arriti të përmbysë Arsenalin në ‘Bernabeu’.

    Madje në fund sfida u fitua nga Topçinjtë të cilët me Martinelin shënuan golin e dytë për 1-2 final. Më herët shënoi Saka në të 65′ ndërsa Vinicius barazoi në të 67′. Kështu Reali dorëzon ‘kurorën’ e trofemabjtësit të Ligës së Kampionëve me rezultatin e përgjithëshëm 1-5. Në gjysmëfinale Arsenali takohet me Barcelonën.

    Ndërkohë në ‘San Siro’ Inter reziston ndaj Bajernit dhe mbyll në barazim 2-2. Falë fitores në të vajtjes 1-2, Inter kalon më tej teksa në gjysmëfinale përballet me PSG.

    Vazhdo leximin

  • Me dorë në zemër në minutat e fundit, Inter mjaftohet me një barazim ndaj Bayern dhe shkon në gjysmëfinale (video)

    Me dorë në zemër në minutat e fundit, Inter mjaftohet me një barazim ndaj Bayern dhe shkon në gjysmëfinale (video)

    Inter mjaftohet me barazimin 2-2 në “San Siro” në ndeshjen e kthimit ndaj Bayern Munich dhe pret biletën për në gjysmëfinale pas fitores në ndeshjen e parë 1-2 në “Allianz Arena”.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në fillim të pjesës së dytë janë shënuar tre gola të shpejtë. Goli i parë i takimit ka ardhur në minutën e 52-të, ku pas një aksioni të gjatë të bavarezëve, Harry Kane godet bukur dhe dërgon topin në rrjetën e Sommer.
    Në minutën e 57-të vjen barazimi, Lautaro Martinez i gjendur në kohën dhe vendin e duhur dërgon topin në rrjetë pas një rrëmuje në zonë pas krosimit nga goditja e këndit.
    Tre minuta më vonë, Benjamin Pavard kaloi Interin në avantazh, duke shënuar golin e dytë dhe duke vulosur kualifikimin. Goli i dytë erdhi sërish nga goditja e këndit, krosim i Calhanoglu, Pavard kërcen mbi mbrojtësit e Bayern dhë dërgon topin në rrjetë.
    Në minutën e 75-të erdhi goli i barazimit nga bavarezët. Goditje këndi, Olisse pason për Gnabry, ky i fundit kroson në zonë dhe Eric Dier i harruar nga mbrojtësit zikaltër shënon me kokë dhe barazon shifrat 2-2.
    Rezultati nuk ndryshon deri në fund. Festë e madhe në “San Siro”, Inter kualifikohet për në gjysmëfinale, aty ku i pret Barcelona, ndërsa Bayern e mbyll këtu aventurën në Champions League.
    SHIKOGOLAT

  • Inter – Bayern, publikohen formacionet zyrtare!

    Inter – Bayern, publikohen formacionet zyrtare!

    16 Prill 2025

    19:54

    Telesport

    Bayern sonte do të tentojë mrekullinë kundër Interit. Pas humbjes 1-2 në “Allianz Arena”, bavarezët luajnë ndeshjen e kthimit në Milano me ëndrrën për të kaluar në gjysmëfinalet e Champions League.
    Formacionet zyrtare sapo janë publikuar. Sonte do të luajnë këto lojtarë:
    Inter: Sommer – Pavard, Acerbi, Bastoni – Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco – Thuram, Martinez
    Bayern: Urbig – Laimer, Kim, Dier, Stanisic – Kimmich, Goretzka – Sane, Muller, Olise – Kane.

  • Champions League/ Real-Arsenal dhe Inter-Bayern, publikohen formacionet zyrtare

    Champions League/ Real-Arsenal dhe Inter-Bayern, publikohen formacionet zyrtare

    Duke nisur nga ora 21:00, do të luhen dy ndeshjet e kthimit, të fundit në fazën çerekfinale në Ligën e Kampioneve.
    Real Madrid pret në shtëpi Arsenalin dhe synon përmbysjen e madhe, pas humbjes 3-0 në ndeshjen e parë.
    Interi do të përballet me Bayern Munich në “San Siro”. Zikaltërit kanë avantazhin 2-1 të ndeshjes së parë.
    Pak minuta para fillimit, janë zbuluar edhe formacionet zyrtare.
    INTER-BAYERN MUNICH

    REAL MADRID-ARSENAL