Tag: inter

  • Darmian provokon: Inter si një familje, titulli i 20-të në derbi momenti më i bukur në karrierë

    Darmian provokon: Inter si një familje, titulli i 20-të në derbi momenti më i bukur në karrierë

    20 Nëntor 2025

    12:37

    Telesport

    Inter përgatitet për derbin me Milan këtë fundjavë dhe një nga protagonistët e kësaj sfide pritet të jetë mbrojtësi Matteo Darmian. Në një deklaratë para kësaj sfide ai shpjegoi se çfarë do të thotë për të të veshë fanellën e Inter.
    “Për mua ky klub është si një familje. Që nga momenti që mbërrita, menjëherë u ndjeva si në shtëpi. Është gjithmonë një kënaqësi dhe një përgjegjësi e madhe të luash për një klub kaq të madh. Mund të them se ne gjithmonë do të japim më të mirën tonë”, tha Darmian.
    “Momenti më i mirë i karrierës sime? Nëse do të më duhej të zgjidhja një, do të thoja fitimi i titullit kampion të 20-të në derbi. Të gjithë e dimë se çfarë do të thoshte ajo ndeshje. Ishte ylli i dytë për Inter”, tha Darmian, që duket se provokon rivalët e Milan para derbit.

  • Akanji: Mezi pres të luaj derbin e parë me Inter, titulli kampion mbetet objetivi kryesor

    Akanji: Mezi pres të luaj derbin e parë me Inter, titulli kampion mbetet objetivi kryesor

    Pasi ndihmoi Zvicrën të kualifikohet në Botërorin e ardhshëm, mbrojtësi i Inter, Manuel Akanji, e ka kthyer vëmendjen të derbi me Milan, një nga ndeshjet më të pritura të sezonit: “Jam i emocionuar për derbin, mezi pres ta luaj”.
    “Sinqerisht, nuk kemi folur shumë për të deri tani. Isha plotësisht i përqendruar te kombëtarja. Tani le të shijojmë kualifikimin për Kupën e Botës dhe pastaj mezi pres të dal në fushë në derbin e parë të Milanos”, shtoi Akanji.
    “Nuk kam shënuar ende, shpresoj të ndodhë së shpejti. Puna ime është të parandaloj golat, por është gjithmonë mirë të ndihmoj ekipin me ndonjë gol dhe do të ishte mirë nëse do të ndodhte këtë fundjavë”, deklaroi zvicerani.
    Më tej, Akanji tha: “Shpresoj të qëndroj te Inter për vitet e ardhshme. Do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë sezonit, pastaj unë dhe klubi do të vendosim ose klubi do të vendosë”.
    “Gjithçka varet nga ajo që do të ndodhë gjatë sezonit, por tani për tani jam shumë i lumtur atje te Inter. Chivu është i ri, por më pëlqen shumë mënyra se si i afrohet ekipit, si komunikon me lojtarët, stafin e kështu me radhë. Unë jam Shumë i lumtur me të”, tha Akanji.
    “Chivu është i ri, mund të përmirësohet, por si lojtar ka pasur një karrierë të shkëlqyer, ka mësuar nga trajnerët e tij dhe do ta shohim. Tani të shohim se si do të zhvillohen gjërat. Nuk e mohoj që objektivi kryesor është titulli kampion”, tha Akanji.

  • Moriero flet për ‘Madoninën’: Kivu trajner i shkëlqyer, Inter ka identitet

    Moriero flet për ‘Madoninën’: Kivu trajner i shkëlqyer, Inter ka identitet

    Rikthimi i Serie A pas pushimit ndërkombëtar po afron, dhe bashkë me të, disa ndeshje kyçe. Më i spikaturi, derbi i Milanos, i planifikuar për të dielën në mbrëmje: Inter dhe Milan do të testojnë përgjigjet e tyre. Ish-lojtari i Interit, Françesko Moriero, në një intervistë me La Gazzetta dello Sport, theksoi veçanërisht rolin që trajneri i ri Kivu po luan te Interi.

    Moriero shpjegoi se është befasuar nga ndikimi që ka pasur që nga mbërritja e tij: “Chivu po bën një punë të shkëlqyer. Ai ka idetë e një trajneri të shkëlqyer dhe ka bërë një punë të shkëlqyer duke i qetësuar lojtarët.

    Më pëlqen identiteti, sepse të gjithë e dinë çfarë të bëjnë si me top ashtu edhe pa të. Veçanërisht admiroj qëndrimin e fortë dhe agresiv, të cilat lehtësojnë lojën vertikale.”, ndër të tjera trajneri aktual i Flamurtarit të Vlorës.

    Vazhdo leximin

  • Një derbi në të bardhë, rrezik reshjesh dëbore gjatë Inter-Milan. Herën e fundit ndodhi më 2013

    Një derbi në të bardhë, rrezik reshjesh dëbore gjatë Inter-Milan. Herën e fundit ndodhi më 2013

    19 Nëntor 2025

    9:44

    Alfred Lleshi

    Inter–Milan i datës 23 nëntor, ora 20:45, mund të luhet nën reshje dëbore. Sipas parashikimeve të motit për fundjavën, të dielën, pas orës 19:00 në Milano priten flokët e parë të dëborës, pas rënies së fortë të temperaturave që tashmë ndihen në qytet dhe në provincë.

    Kjo situatë rikthen kujtimet e derbit të 24 shkurtit 2013, kur dëbora ra me bollëk gjatë javës dhe në mëngjesin e ndeshjes, por u ndal disa orë para fillimit të saj. Ajo sfidë përfundoi 1-1, me golat e Stephan El Shaarawy për Milanin dhe Ezequiel Schelotto për Interin.
    Edhe pse në fushë pritet një ndeshje shumë e zjarrtë, në shkallë atmosfera mund të jetë më “e ftohtë” për shkak të kushteve të motit.

  • Inter projekton goditjen e madhe për janarin, gati të rikthejë në Europë yllin e njohur portugez

    Inter projekton goditjen e madhe për janarin, gati të rikthejë në Europë yllin e njohur portugez

    17 Nëntor 2025

    18:11

    Telesport

    Pas dy viteve e gjysmë në Arabinë Saudite, Ruben Neves duket se është drejt rikthimit në Europë. Për mesfushorin difensiv portugez ka një interes të madh nga Inter. Kontrata e portugezit me Al-Hilal skadon në qershor të vitit 2026, por largimi i tij pritet të ndodhë që në janar.
    Një nga arsyet kryesore pse Ruben Neves dëshiron të rikthehet në Europë është për të qenë në formën optimale para Kupës së Botës, gjë që mund ta arrijë fare mirë te një klub si Inter.
    Cristian Chivu e pëlqen shumë 28-vjeçarin dhe e sheh atë si një përforcim ideal për mesfushën, sidomos për aspektin mbrojtës. Sipas medieve italiane, marrëveshja mes palëve mund të arrihet shumë shpejt, ndërkohë që ende nuk dihet forma e transferimit dhe detajet ekonomike.

  • Inter do të largojë vetëm pas 6 muajsh transferimin e bujshëm të verës, në Francë nuk e duan më

    Inter do të largojë vetëm pas 6 muajsh transferimin e bujshëm të verës, në Francë nuk e duan më

    13 Nëntor 2025

    16:19

    Telesport

    Në merkaton e fundit, Inter transferoi Luis Henrique nga Olimpique Marseille për 22.8 milionë euro plus 2 milionë euro të tjera në bonuse. Transferimi i anësorit brazilian po rezulton një dështim i vërtetë.
    23-vjeçari është aktivizuar në 11 ndeshje për Interin, përfshirë këtu edhe Kupën e Botës për Klube. Në sezonin aktual, Henrique ka nisur vetëm dy ndeshje si titullar, por pa arritur të ketë ndikim në fushën e lojës.
    “Footmercato” raporton se Interi po mendon për huazimin e brazilianit gjatë merkatos së janarit. Klubi zikaltër ia ka ofruar anësorin brazilian tre klubeve franceze si Lyon, Monaco dhe ish-klubi i tij, Marseille, por ato nuk janë të interesuara.
    Megjithatë, klubi zikaltër po shikon për mundësi të tjera pë të huazuar Henrique-n gjatë merkatos së janarit, pas refuzimit nga klubet franceze.

  • Inter dhe Milan nuk gjejnë dot portier në Europë, por e gjejnë zgjidhjen tek… Al Nassr

    Inter dhe Milan nuk gjejnë dot portier në Europë, por e gjejnë zgjidhjen tek… Al Nassr

    11 Nëntor 2025

    16:55

    Telesport

    Edhe pse kontrata i skadon në vitin 2028, portieri brazilian Bento mund të largohet më shpejt nga Al-Nassr, madje që në merkaton e janarit. Lojtari ka mosmarrëveshje me drejtuesit e klubit dhe po mendon largimin. Duke parë këtë situatë, duan të përfitojnë dy klubet e mëdha të Serie A, Inter dhe Milan.
    Duke qenë se Bento ka edhe pasaportë italiane transferimi i tij në Serie A do të ishte shumë i lehtë për të shmangur procedurat burokratike. Inter ka tentuar edhe më parë transferimin e Bento, që nga koha kur ai ishte pjesë e Atletico Paranaense. Klubi zikaltër e sheh atë si zëvendesuesin ideal të Yann Sommer.
    Nga ana tjetër, Milan e sheh Bento-n si pasuesin e Mike Maignan, pasi pritet të largohet në fund të këtij sezoni. Edhe pse nuk përjashtohet mundësia e rinovimit të francezit me kuqezinjtë, deri tani nuk ka pasur lëvizje konkrete.

  • Interi nuk llogarit Lazion, Lautaro dhe Bonny nderojnë zikaltërit (VIDEO)

    Interi nuk llogarit Lazion, Lautaro dhe Bonny nderojnë zikaltërit (VIDEO)

    Inter kalon pengesën e Lazios, duke fituar 2-0. Zikaltërit zgjidhën shumë shpejt ndeshjen, me të zakonshmin Lautaro që gjeti rrugën e rrjetës që në minutën e dytë.
    Goli i sigurisë erdhi nga Bonny në të 62-tën. Ekipi i Chivu shënoi sërish me Zielinskin, por goli u anulua për prekje me dorë.

    Me këtë sukses, Inter kryeson Serie A me 24 pikë, po aq sa Roma. Lazio është në mesin e tabelës.

  • Inter nuk e diskuton Lazion, fiton pa probleme dhe ngjitet në krye. Lautaro vendos rekord (video)

    Inter nuk e diskuton Lazion, fiton pa probleme dhe ngjitet në krye. Lautaro vendos rekord (video)

    Inter ka fituar 2-0 ndaj Lazios në “San Siro”, në sfidën e fundit të javës së 11-të në Serie A. Zikaltrit gjetën golin që në minutën e 2-të, ku pas një aksioni të gjatë dhe pasimit të marrë nga Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez mposht Provedel me një goditje shumë të bukur me të djathtën brenda zonës.
    Me golin e shënuar sot, Lautaro është lojtari i katërt në historinë e Interit që ka shënuar të paktën 10 gola në shtatë vite të ndryshme kalendarike në Serie A, pas Alessandro Altobelli (shtatë vite), Benito Lorenzi dhe Giuseppe Meazza (të dy nga tetë vite). Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Interin.
    Goli i dytë për ziklatrit erdhi në minutën e 62-të, pas kombinimi fantastik Martinez-Dimarco-Ange-Yoan Bonny, francezi shtyn topin në rrjetë. Dy minuta më pas, Inter gjen edhe golin e tretë me të sapofuturin në fushë, Piotr Zielinski, i cili shënon një gol fantastik me një goditje të bukur nga distanca. Ndërhyn VAR, goli i polakut anulohet për një prekje të topit me dorë nga vetë ai, gjatë aksionit.
    Rezultati final mbetet 2-0. Pas kësaj fitoreje, Inter ngjitet në vendin e parë me 24 pikë, po aq sa Roma e vendit të dytë, por zikaltrit kanë golavarazh më të mirë.
    SHIKOGOLAT

  • Mjafton goli fantastik i Lautaros, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Lazio-s (video)

    Mjafton goli fantastik i Lautaros, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Lazio-s (video)

    9 Nëntor 2025

    21:34

    Telesport

    Inter-Lazio, është ndeshja e fundit e javës së 11-të në Serie A. Pjesa e parë në sfidën që po luhet në “San Siro” është mbyllur 1-0 për zikaltrit.
    Ishte minuta e dytë, ku pas një aksioni të gjatë dhe pasimit të marrë nga Alessandro Bastoni, Lautaro Martinez mposht Provedel me një goditje shumë të bukur me të djathtën brenda zonës. Me golin e shënuar sot, Lautaro është lojtari i katërt në historinë e Interit që ka shënuar të paktën 10 gola në shtatë vite të ndryshme kalendarike në Serie A, pas Alessandro Altobelli (shtatë vite), Benito Lorenzi dhe Giuseppe Meazza (të dy nga tetë vite).
    Rezultati mbetet i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë. Në rast fitoreje sot, Inter do të ngjitet në krye me 25 pikë.
    SHIKOGOLIN