Tag: inter

  • Mjafton goli i kapitenit, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Como (video)

    Mjafton goli i kapitenit, Inter e mbyll në avantazh pjesën e parë ndaj Como (video)

    6 Dhjetor 2025

    18:46

    Telesport

    Inter po fiton 1-0 ndaj Como në “San Siro”, pas 45 minutave të para, në ndeshjen e javës së 14-të në Serie A. Zikaltrit gjetën avantazhin që në minutën e 10-të, ku pas një vrapimi të jashtëzakonshëm për shumë metra të Luis Henrique dhe asistit perfekt për Lautaron, argjentinasi zhbllokoi rezultatin.
    Como është kundërshtari i 30-të kundër të cilit Lautaro Martínez ka gjetur rrjetën në #SerieA; që nga sezoni i tij i parë me Interin (2018/19), asnjë lojtar nuk e ka arritur këtë moment historik në një ligë të vetme në 5 kampionatet kryesore të Europës.
    Në minutën e 32-të, Como humbet një nga lojtarët më të rëndësishëm. Dëmtohet Alvaro Morata, spanjolli la fushën e lojës duke ndierë shumë dhimbje në pjesën e sipërme të kofshës. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter.
    SHIKOGOLIN

  • Acerbi dhe De Vrij e mbyllën ciklin e tyre, Inter e gjen zgjidhjen te… Barcelona

    Acerbi dhe De Vrij e mbyllën ciklin e tyre, Inter e gjen zgjidhjen te… Barcelona

    4 Dhjetor 2025

    19:03

    Telesport

    Francesco Acerbi dhe Stefan de Vrij janë në vitin e fundit të kontratës me Interin dhe do të largohen si lojtarë të lirë në fund të këtij sezoni. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë filluar të mendojnë që tani për mbrojtjen e sezonit të ri.
    Sipas asaj që raporton “Sportal”, një nga emrat që po ndjek Inter është edhe Eric Garcia, mbrojtësi i Barcelonës, i cili po ashtu është në vitin e fundit të kontratës me katalanasit dhe pse është përfolur për një rinovim të mundshëm, deri tani nuk ka ndodhur.
    Garcia shihet nga ziklatrit si një mbrojtës që mund të përshtatet më së miri me sistemin e Cristian Chivu dhe mundësia për ta transferuar falas është një shtysë shumë e për transferimin e mundshëm të tij.

  • Inter dhuron spektakël në Kupë, “shuplakë” Venezia-s, Chivu: Kishte shumë gjëra të bukura (VIDEO)

    Inter dhuron spektakël në Kupë, “shuplakë” Venezia-s, Chivu: Kishte shumë gjëra të bukura (VIDEO)

    Në “San Siro”, Inter argëtohet në Kupë, me zikaltërit që triumfuan 5-1 përballë Venezia-s, një ndeshje pa shumë histori, e zhvilluar në një drejtim. Kjo ishte një natë perfekte për trajnerin Chivu, në një kohë kur rotacioni i kryer pati efekte pozitive.
    18 minuta lojë i mjaftuan për të zhbllokuar sfidën, me Diouf që hapi siparin e golave. Dy minuta më vonë ishte Pio Esposito që dyfishoi shifrat me një goditje shumë të bukur nga distanca. Pas Serie A dhe Champions, sulmuesi “azzurr” gjeti edhe golin e parë në Kupë. Stafetën më pas e mori Thuram, me “bomberin” francez që realizoi një gol shumë të bukur në minutën e 34-ët, një goditje perfekte nga distanca që u ndal në rrjetë.

    Inter vijoi me spektakël në “San Siro” edhe në fraksionin e dytë, ku sërish Thuram, këtë herë me një goditje me kokë që kompletoi “dopietën” personale dhe golin e katërt për Inter. Venezia e kishte të vështirë të reagonte, por të paktën gjetën golin e nderit në minutën e 66-të. Për t’i bërë një mbyllje të bukur këtij takimi mendoi Bonny, me sulmuesin francez që realizoi një gol fantastik në minutën e 76-të. Inter “fluturon” me spektakël në fazën çerekfinale aty ku do të përballet me fituesin e çiftit Roma-Torino.

    Më shumë se sa ky sukses, pasi përballë Venezia-s fitorja ishte detyrim, trajneri Chivu i gëzohet formës së disa lojtarëve të rinj: “Më pëlqeu sjellja dhe respekti që treguam për rivalin. Ky është një grup i motivuar që kërkon vazhdimësi. Jam i lumtur për ata që luajtën për herë të parë në San Siro, për lojtarët e ardhur nga sektori i të rinjve, por edhe për Diouf. Kishte shumë gjëra të bukura këtë mbrëmje”, u shpreh Chivu.

  • Inter “siguron” përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, vjen nga Premier League

    Inter “siguron” përforcimin e parë për sezonin e ardhshëm, vjen nga Premier League

    3 Dhjetor 2025

    16:24

    Telesport

    Inter duket se ka gjetur pasuesin e Yann Sommer, pasi zvicerani do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë dhe nuk mund të ketë rinovim, duke parë formën aspak të mirë që ka treguar deri tani.
    Në këtë situatë, “Calciomercato” raporton se Inter ka piketuar pasuesin e Sommer dhe bëhet fjalë për Guglielmo Vicario, portierin italian të Tottenham, i cili po ashtu është kritikuar shpesh këtë sezon për formën e tij.
    Italiani është gati të rikthehet në Serie A, pas 3 sezonesh në Londër, edhe pse kontrata aktuale skadon në vitin 2029. Marrëveshja mes dy klubeve pritet të arrihet për një shifër rreth 20-25 milionë euro. Nga lista e gjatë e kandidatëve të përfolur për të zëvendësuar Sommer, Vicaro duket më i arritshmi dhe i mundshmi, pasi emrat e tjerë të përmednur shpesh kohët e fundit, kanë një kosto më të lartë.

  • Nuk di të ndalet, Messi bën arritjen historike

    Nuk di të ndalet, Messi bën arritjen historike

    Inter Miami siguroi finalen e madhe të MLS-së pasi fitoi 5-1 ndaj Neë York Cityt në finalen e Konferencës Lindore.
    Skuadra e Lionel Messit do të përballet me Vancouver-in e Thomas Muller në duelin vendimtar. Messi regjistroi një tjetër arritje historike, duke u bërë lojtari me më shumë asiste në historinë e futbollit, 405 në total.
    Ai theu rekordin e mëparshëm të Ferenc Puskas me 404 asiste. Argjentinasi fitoi gjithashtu trofeun e 47-të në karrierë. Inter Miami shkon në finale me moral të lartë pas një paraqitjeje bindëse.
    Vancouver mbërrin në ndeshjen e fundit në formë të mirë dhe shihet si një kundërshtar i fortë. Finalja pritet të jetë një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit në MLS.

  • Miami në finale, Leo Messi shkruan historinë, futbollisti me më shumë asiste

    Miami në finale, Leo Messi shkruan historinë, futbollisti me më shumë asiste

    Lionel Messi ka shkruajtur sërish historinë e futbollit botëror. Ylli argjentinas asistoi në fitoren e thellë të Inter Miamit 5-1 këtë fundjavë ndaj New York City-t, në gjysmëfinalen e kampionatit MLS në Amerikë.
    “Pleshti| me asistimin për Silvettin, arriti shifrën e 405 asistimeve në karrierë, duke parakaluar legjendën hungareze Ferenc Puskas. Ndërkaq sa i takon ndeshjes, ajo ishte pa shumë histori, me ekipin nga Florida që nuk e pati aspakt të vështirë të triumfonte ndaj  Inter Miami arriti finalen e MLS Cup në një ndeshje ku shkëlqeu Tadeo Allende me 3 gola. Sulmesu argjentinas ishte i papërmbajtshëm, ndërsa te goli për Inter Miamin shkuan edhe Silvetti dhe Segovia.

    Kundështar i skuadrës se Messit në finale do të jetë Vancouver Whitecaps ku aktivizohet Thomas Muller, skuadër e cila mposhti 1-3 San Diegon.
    Finalja e këtij edicioni të MLS, Inter Miami-Vancouver Whitecaps do të luhet të shtunën në orën 20:30, në Florida.

  • Inter vuan shumë, por del me 3 pikë të arta nga Pisa. Dopietë e kapitenit (video)

    Inter vuan shumë, por del me 3 pikë të arta nga Pisa. Dopietë e kapitenit (video)

    Pas humbjes në derbi fundjavën e kaluar, Inter është rikthyer te fitorja. Zikaltrit fituan 0-2 në transfertë ndaj Pisa, falë një dopiete të Lautaro Martinez.
    Pjesa e parë ka qenë shumë e dobët dhe ndoshta më e dobëta e Interit për këtë sezon. Rasti i parë i takimit do të vinte në minutën e 27-të, por goditja me kokë e Lautaros shkon jashtë.
    Dy minuta më pas, rrezikon Pisa, ku Piccinini tenton të shënojë një gol spektakolar me rroveshatë, por topi fluturon disa centimetra larg. Pjesa e parë mbyllet 0-0.
    Pjesa e dytë nis më mirë për vendasit, të cilët rrezikojnë më shumë dhe duket sikur kanë më shumë dëshirë për të fituar ndeshjen. Rezultati do të zhbllokohej në minutën e 70-të falë një kombinimi perfekt mesa të sapo futurit në fushë Francesco Pio Esposito dhe Lautaro-s, kapiteni godet direkt me të majtën dhe topi përfundon në rrjetë.
    Do të ishte sërish Lautaro që do të gjente golin e dytë në minutën e 83-të, me një goditje të fuqishme me të djathtën , pas pasimit të marrë nga Nicolo Barella, duke vulosur përfundimisht fitoren e Interit.
    Pas kësaj fitoreje, Inter renditet i treti me 27 pikë, një pikë më pak se Milan dhe Roma. Pisa mbetet në vendin e 18-të me 10 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Nuk po i ecën në Gjermani, Messi kërkon transferimin e sulmuesit të njohur tek Inter Miami

    Nuk po i ecën në Gjermani, Messi kërkon transferimin e sulmuesit të njohur tek Inter Miami

    27 Nëntor 2025

    18:50

    Telesport

    Pasi hodhi poshtë mundësinë për t’u transferuar te Barcelona gjatë 3 muajve që MLS është pushim, Leo Messi duket se ka një projekt ambicioz tek Inter Miami. Argjentinasi ka kërkuar nga drejtuesit e klubit tramsferimin e një sulmuesi gjatë afatit të merkatos.
    Mediet gjermane zbulojnë se është pikërisht sulmuesi Timo Werner ai që është pranë transferimit në MLS. Sulmuesi gjerman nuk po gjen hapësira pas rikthimit te Leipzig dhe duket i joshur nga ideja për të provuar një aventurë të re, aq me tepër që do të ketë në krah një legjendë si Leo Messi.
    Tek Inter Miami janë të sigurt që Werner është profili i sulmuesit që iu mungon, gjermani mund të jetë vendimtar në arritjen e objektivave të ekipit amerikan.

  • Një çështje e re tek Inter! Lautaro zemërohet me Chivu, por pse?!

    Një çështje e re tek Inter! Lautaro zemërohet me Chivu, por pse?!

    27 Nëntor 2025

    18:03

    Telesport

    Inter humbi në frymën e fundi 2-1 ndaj Atletico Madridit në supersfidën e luajtur në “Metropolitano”. Në minutën e 72-të, kur rezultati ishte ende 1-1, Lautaro Martinez u zëvendësua nga trajneri Cristian Chivu, gjë që nuk la një shije të mirë tek argjentinasi. E dyta ndeshje rresht, që Martinez zëvendësohet nga Chivu, duke krijuar idenë që mes tyre ka një “ftohej”.
    Julio Cesar, ish-legjenda e Interit, tashmë në rolin e analistit dhe komentatorit në “Amazon Prime Italia” u shpreh se Martinez është i zemëruar me trajnerin Chivu, referuar këtu mënyrës si reagoi argjentinasi në momentin e zëvendësimit.
    “Duke parë momentin kur del nga fusha e lojës, kuptohet qartë që Lautaro është i zemëruar me Chivu”, tha Cesar.

  • Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

    Atletico “godet” Inter në limite, Simeone bën Chivu-n për cigare: Piva tre radhazi

    Atletico Madrid i jep fund magjisë së Inter në Evropë, me ekipin e Simeones që i shkarkoi zikaltërve humbjen e parë në këtë edicion të Champions League.
    Në Madrid u zhvillua një sfidë emocionuese, me raste për shënim që në minutën e parë ku Dimarco provoi të gjente trekëndëshin nga një goditje dënimi. Situata u ndez në minutën e 10-të, ku Atletico gjeti golin e avantazhit me Julian Alvarez, por zikaltërit protestuan gjatë për prekje të topit me dorë gjatë atij aksioni, e konsideroi të tillë fillimisht edhe gjyqtari i takimit, por e konsideroi të rregullt pasi rishikoi pamjet në VAR. Inter flirtoi sërish me golin, por Barella ishte i pafat ku goditja e tij u përplas në traversë.

    Më në fund, pas disa tentative, zikaltërit gjetën baraspeshën pas një aksioni shumë të bukur, i finalizuar me plot klas nga Zielinski në minutën e 54-ët.
    Atëherë kur ndeshja po shkonte drejt fundit, në minutën e 93-të, Gimenez me kokë gjatë zhvillimeve të një goditje këndi shënoi golin e fitores për Atletico Madrid, një humbje në këtë formë pa diskutim i lë një shije të hidhur trajnerit Chivu: “Piva 3 cigare njëra pas tjetrës, më pas i thashë djemve atë që kisha për të thënë. Pas golit të parë reaguam mirë, por mbase u ulëm disi në fushë, kjo edhe për meritë të tyre. Shpenzuam shumë energji, por për fat të keq pësuam një gol nga një goditje këndi”, u shpreh Chivu.
    Shijon këtë sukses trajneri Simeone, një 3 pikësh me shumë peshë kundër një ekipi shumë të fortë: “Luajtëm kundër një skuadre shumë të fortë, më e forta deri në këtë pikë të Champions. Kishim një plan për t’i bërë keq, për fat të mirë goli erdhi në fund. Ishte një fitore shumë e bukur”, u shpreh Diego Simeone pas suksesit 2-1 përballë Inter.
    ()