Stadiumi do të ketë 71,500 vende, të strukturuara në dy nivele të mëdha me një pjerrësi të projektuar për t’u siguruar spektatorëve një pozicion të rehatshëm uljeje
Dy klubet e Milanos Milan dhe Inter kanë ratifikuar idenë e vendosur për të ardhmen e tyre që lidhet me stadiumin e ri.
Arkitektët Lord Norman Foster dhe David Manica do të projektojnë stadiumin e ri për Interin dhe AC Milanin “nëse rezoluta për shitjen e Zonës Urbane të San Siros miratohet nga Këshilli i Qytetit të Milanos”.
Të dy klubet njoftuan “se kanë nënshkruar një marrëveshje me firmat arkitekturore Foster + Partners dhe Manica, të cilat më pas do të jenë përgjegjëse për projektimin e stadiumit të ri të Milanos”.
“Jemi në një pikë të rëndësishme në një udhëtim në të cilin Klubi ka demonstruar vazhdimisht, veçanërisht përmes angazhimit të Presidentit Skaroni, se ky është një përparësi kryesore për të ardhmen.
Bashkëpunimi me dy nga firmat më prestigjioze të arkitekturës në botë”, thuhet në deklaratë, “riafirmon qëllimin e vendosur të Klubeve për t’u ofruar tifozëve dhe qytetit të Milanos një stadium që përmbush standardet më të larta në aspektin e inovacionit, rehatisë dhe qëndrueshmërisë, i cili gjithashtu do të përfaqësojë një objekt të ri arkitektonik”.
Vazhdo leximin