Tag: inter

  • E BUJSHME! Messi do të luajë ndeshje miqësore kundër… Barcelonës

    E BUJSHME! Messi do të luajë ndeshje miqësore kundër… Barcelonës

    11 Dhjetor 2025

    14:17

    Alfred Lleshi

    Lionel Messi do të zbarkojë në Ekuador më 7 shkurt, ku Inter Miami do të zhvillojë një ndeshje miqësore kundër Barcelonës së Guayaquil, si pjesë e turit të klubit amerikan në disa qytete të Amerikës së Jugut. Lajmi u konfirmua të mërkurën nga vetë skuadra ekuadoriane përmes Instagramit.
    “Ndeshja e historisë, Inter Miami kundër Barcelonës, që do të zhvillohet më 7 shkurt në stadiumin ‘Banco Pichincha’”, – njoftoi klubi i Guayaquil.
    Kjo do të jetë një nga ndalesat më të rëndësishme të turit të Inter Miami, duke marrë parasysh interesin e madh që Messi gjeneron në çdo vend ku luan. Për Barcelonën e Guayaquil, përballja me kampionin botëror është një mundësi unike për të rritur imazhin ndërkombëtar dhe tërhequr tifozë në shkallë të gjerë.
    Ndeshja pritet të gjenerojë një atmosferë festive në Quito dhe Guayaquil, ku pritshmëritë për të parë Messin në veprim janë jashtëzakonisht të larta.
     
     

  • Slot: “Çështja Salah” ka prekur gjithë ekipin, fitorja ndaj Inter duhet të na motivojë për të ardhmen

    Slot: “Çështja Salah” ka prekur gjithë ekipin, fitorja ndaj Inter duhet të na motivojë për të ardhmen

    11 Dhjetor 2025

    11:16

    Telesport

    Fitorja 1-0 në “San Siro” ndaj Inter duket se ka rikthyer disi entuziasmin te Liverpool pas një jave të vështirë, ku çështja Salah kishte acaruar të gjithë. “Sigurisht që thuhen shumë gjëra dhe mendoj se kjo gjithmonë ndikon edhe te ekipi“, tha trajneri i Liverpool, Arne Slot.
    “Nëse je në dhomën e zhveshjes së një ekipi dhe sheh se ka diskutime mes një lojtari dhe trajnerit apo me klubin kjo normalisht ndikon pak edhe te lojtarët e tjerë. Sidomos kur ai lojtar është i rëndësishëm dhe kaq me ndikim te skuadra”, shtoi Slot.
    Më tej, trajneri holandez komentoi: “Të gjithë bëjnë gabime në jetë, kështu që gjëja e parë duhet të jetë: A mendon lojtari se ka bërë edhe ai një gabim? Nuk është kurrë mirë të shohësh diçka të tillë t’i ndodhë njërit prej shokëve të ekipit”.
    “I gjithë fokusi tani duhet të jetë te ndeshja e radhës. Skuadra ka kapacitete për ta kaluar këtë situatë dhe të gjithë duhet të mendojmë për përballjen tjetër. Kjo fitore në Champions duhet të na shërbejë si një trampolinë dhe të lëmë polemikat”, tha slot.

  • FOTO/ Liverpool e VAR tërbojnë Inter, zikaltërit dalin “duar bosh”, në Itali e bëjnë dramë

    FOTO/ Liverpool e VAR tërbojnë Inter, zikaltërit dalin “duar bosh”, në Itali e bëjnë dramë

    Në kulmin e krizës, Liverpool gjen shpëtim në Champions, triumfon 0-1 në “San Siro” përballë Inter në një ndeshje e mbushur me raste dhe episode të kontestuar, ku gjyqtari i takimit dhe VAR u kthyen në protagonistë. Pas një ecurie perfekte, për ekipin e Chivu kjo ishte humbja e dytë radhazi në Champions, frenon në kuotën e 12 pikëve, po aq sa edhe Liverpool.
    Të kuqtë e Slot ishin më kërkues, ku pas disa tentativave gjetën më në fund golin e avantazhit, ku në minutën e 32-të Konate me kokë dërgoi topin në rrjetë, por pasi rishikoi pamjet në VAR gjyqtari i takimit anuloi gjithçka për prekje të topit me dorë. Inter reagoi, ku në fundin e pjesës së parë, Martinez me kokë u ndal nga Alison. Rastet për shënim nuk munguan as në fraksionin e dytë, ku edhe Sommer kishte jo pak punë. Momenti më i diskutuar i këtij takimi erdhi në minutën e 84-ët, ku Wirtz reklamoi një penallti, pas një kontakti në zonë me Bastonin. Gjyqtari i takimit, pasi rishikoi pamjet në VAR akordoi penallti në favor të Liverpool, një moment që solli protesta të shumta në radhët e ekipit zikaltër. Nga pika e bardhë, Szoboszlai u tregua perfekt duke kaluar të kuqtë në avantazh, gol që në fund rezultoi një 3-pikësh.

    Nuk e priti mirë këtë humbje trajneri Chivu: “Më e drejtë do të ishte një barazim për atë që dy ekipet dhanë në fushë. Në fillim vuajtëm presionin e tyre, por më pas gjetëm rrugën e duhur për t’u rikthyer në lojë. Në fund erdhi ai episod që na hoqi nga duart pikët. Nuk dua të komentojë vendimin e arbitrit, nuk jam një tip i tillë”, u shpreh Chivu.

    “Inter nuk shkon, Liverpool kalon me një penallti”, shkruan La Gazzetta dello Sport. “Humbje e shëmtuar. Inter humbet tre herë, ndeshjen, Calhanoglu dhe Acerbin”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport.

  • Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu

    Telashe të tjera për Inter pas humbjes në Champions, dy dëmtime mbajnë në ankth trajnerin Chivu

    10 Dhjetor 2025

    9:55

    Telesport

    Ndeshja e mesfushorit turk Hakan Calhanoglu dhe mbrojtësit Francesco Acerbi kundër Liverpool në Champions League zgjati më pak se pjesa e parë (“reds” fituan 1-0 në San Siro).
    Mesfushori i Inter u largua pas vetëm 11 minutash lojë për shkak të një tendosjeje të muskulit aduktor të djathtë dhe u zëvendësua nga Zielinski. Një dëmtim që prishi jo pak planet e trajnerit Christrian Chivu.
    Ndërsa mbrojtësi italian Acerbi pësoi një dëmtim rreth minutës së 30-të. Ai pati një tendosje të muskulit fleksor të kofshës së djathtë dhe u zëvendësua nga Bisseck.
    Të dy lojtarët do të vlerësohen në ditët në vijim, por janë në dyshim për ndeshjen e së dielës ndaj Genoa në kampionat. Madje ata rrezikojnë të mos luajnë edhe në Superkupën e Italisë.

  • VIDEO/ Barcelona befasohet në pjesën e parë, spektakël te Inter-Liverpool në Champions

    VIDEO/ Barcelona befasohet në pjesën e parë, spektakël te Inter-Liverpool në Champions

    Emocione dhe spektakël në pjesët e para të ndeshjeve të Champions. Barcelona po pëson disfatë 1-0 ndaj  Frankfurt, në ndeshjen që luhet në Spanjë. Barazim pa gola mes Interit dhe Liverpool, në një sfidë me raste.
    Chelsea po fiton 0-1 ndaj Atalantës, ndërsa nuk ka gol te Monaco-Galatasaray.  Barazim 1-1 mes PSV e Atletico.

    Rezultatet pas pjesës së parë: 
    Atalanta – Chelsea 0-1
    Barcelona- Eintracht Frankfurt 0-1

     
    Inter – Liverpool 0-0
    Monaco – Galatasaray 0-0
    PSV – Atl. Madrid 1-1
     

     
    Royale Union SG – Marseille 1-2
     

    Tottenham – Slavia Prague 1-0

  • Wirtz në stol, formacionet zyrtare në Inter-Liverpool dhe në sfidat e tjera

    Wirtz në stol, formacionet zyrtare në Inter-Liverpool dhe në sfidat e tjera

    Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidave të mbrëmjes në Champions League, të vlefshme për javën e 6-të. Sigurisht që vëmendja kryesore do të jetë në “San Siro”, aty ku përballen Inter dhe Liverpool.
    Zikaltrit duan të lënë pas humbjen ndaj Atletico Madridit dhe të rikthehen te fitoret, pasi vijnë nga një moment i mirë edhe nga kampionati. Në anën tjetër, Liverpool është një situatë shumë kritike, si në Premier League ashtu edhe në Champions League dhe një fitore sot mund të qetësonte disi stuhinë e javëve të fundit. Dy trajnerët respektiv, Cristian Chivu dhe Arne Slot kanë zgjedhur të zebresin në fushë më këtë formacion:
    INTER XI: Sommer; Akanji, Acerbi, Bastoni; Luis Henrique, Barella, Çalhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martínez, Thuram.
    LIVERPOOL XI: Alisson; Gomez, Konaté, Van Dijk, Robertson; Gravenberch, Mac Allister; Szoboszlai, Jones, Isak; Ekitike
    Jo më pak të rëndësishme janë edhe sfidat e tjera, po ju njohim me formacionet zyrtare të disa prej tyre:
    BARCELONA XI: Joan García; Koundé, Cubarsí, Gerard Martín, Balde; Eric García, Pedri; Lamine Yamal, Raphinha, Fermín López; Lewandowski.
    EINTRACHT FRANKFURT XI: Zetterer; Kristensen, Koch, Theate, Brown; Chaibi, Skhiri, Götze; Knauff, Larsson, Doan.
    PSV XI: Kovar; Dest, Schouten, Gasiorowski, Salah-Eddine; Mauro Júnior, Veerman, Saibari; Driouech, Til, Wanner.
    ATLETICO MADRID XI: Oblak; Molina, Hancko, Pubill, Ruggeri; Giuliano Simeone, Koke, Pablo Barrios, Nico González; Sorloth, Julián Álvarez
    ATALANTA XI: Carnesecchi; Kossounou, Kolasinac, Djimsiti; Bellanova, De Roon, Ederson, Bernasconi; De Ketelaere, Lookman; Scamacca
    CHELSEA XI: Sánchez; Acheampong, Badiashile, Chalobah, Cucurella; Caicedo, James; Pedro Neto, Enzo Fernández, Gittens; João Pedro

  • “Plas” te Liverpool, Inter ka në dorë Slot, projektohet rikthimi i Gerrard

    “Plas” te Liverpool, Inter ka në dorë Slot, projektohet rikthimi i Gerrard

    7 fitore, 2 barazime dhe 6 humbje në 15 ndeshje, vendi i 9-të në Premier League, këto janë shifrat e Liverpool këtë sezon, shifra që flasin qartë për një dështim të madh, të paktën deri më tani. Askush nuk e imagjinonte që të kuqtë të përjetonin një sezon të tillë, për më tepër pasi zhvilluan një merkato sheikësh, klubi që investoi më shumë në vere.
    Në kushte të tilla i pari nën akuzë është trajneri Arne Slot, i cili sot më shumë se kurrë ndjen që stoli i tij po lëkundet ndjeshëm. Mbi teknikun holandez rendon shumë edhe çështja “Salah”, me sulmuesin egjiptian i cili shpërtheu pas ndeshjes kundër Leeds United ku zbuloi se mes tij dhe trajnerit nuk ka asnjë kontakt:

    “Nuk kam asnjë raport me të. Jam shumë i zhgënjyer. Kam bërë shumë gjëra për këtë klub, por tani e shoh veten në pankinë dhe nuk e di arsyen përse. Më duket vetja sikur klubi më ka hedhur poshtë një autobusi, mendon se është shumë e qartë, dikush nuk më dëshiron në skuadër”, u shpreh Salah.
    Në Angli, mediat shkruajnë se Slot është shumë pranë shkarkimit, madje fati i tij mund të vendoset pas ndeshjes kundër Inter në Champions League. Gjithnjë sipas mediave angleze, pasuesi i tij pritet të jetë një legjendë si Steven Gerrard. Ish kapiteni i famshëm i kuq mund të jetë një opsion tranzit deri në fund të sezonit, për t’i dhënë kohë drejtuesve për të gjetur një trajner të ri. Dëshira e madhe e tyre është Julian Nagelsmann, trajneri aktual i përfaqësues së Gjermanisë. Ky i fundit pritet të jetë i lirë pas përfundimit të Botërorit “FIFA2026”.

  • Leo Messi ia del, Inter Miami fiton Kupën e MLS-së (video)

    Leo Messi ia del, Inter Miami fiton Kupën e MLS-së (video)

    6 Dhjetor 2025

    22:49

    Telesport

    Inter Miami mposhti 3-1 Vancouver Whitecaps në finalen e amdhe në “Chase Stadium” në Florida dhe fiton Kupën e MLS-së. Finalja u zhbllokua që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë të Inter Miami, Tadeo Allende pason në zonë për të gjetur shokun e skuadrës, por Edier Ocampo e dërgon atë në portën e tij. SHIKOGOLIN
    Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter Miami. Thomas Muller & Co kanë edhe 45 minuta të tjerë në dispozicion për të ndryshuar fatin e kësaj finaleje.
    Barazimi i Vancouver Whitecaps do të vinte në minutën e 60-të, ku Ali Ahmed do të shënonte me një goditje të bukur me të djathtën brenda zonës. Në minutën e 71-të, Inter Miami gjen sërish avantazhin. Këtë herë me Rodrigo de Paul, i cili shënoi pas asistit që mori nga Leo Messi. SHIKOGOLIN
    Goli që do të vuloste fitoren e madhe do të vinte në minutën e 90+6, nga Tadeo Allende, i cili mori një asist fantastik nga Leo Messi, pas kombinimit të përkryer me Jordi Alba-n. Rezultati final 3-1 për Inter Miami. Leo Messi fiton kështu trofeun e 48-të në karrierë. SHIKOGOLIN

  • Finalja e madhe e Kupës së MLS-së, vendos një autogol. Messi & Co një hap afër trofeut të madh (video)

    Finalja e madhe e Kupës së MLS-së, vendos një autogol. Messi & Co një hap afër trofeut të madh (video)

    6 Dhjetor 2025

    21:33

    Telesport

    Në “Chase Stadium” në Florida po luhet finalja e madhe e Kupës së MLS-së, mes Inter Miami dhe Vancouver Whitecaps. Pjesa e parë është mbyllur 1-0 për Inter Miami.
    Finalja u zhbllokua që në minutën e 8-të, ku pas një aksioni të shpejtë të Inter Miami, Tadeo Allende pason në zonë për të gjetur shokun e skuadrës, por Edier Ocampo e dërgon atë në portën e tij. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për Inter Miami. Thomas Muller & Co kanë edhe 45 minuta të tjerë në dispozicion për të ndryshuar fatin e kësaj finaleje.
    Përballja e sotme pritet të jetë më e ndjekura në historinë e MLS-së, me mbi 100 milionë shikues.
    SHIKOGOLIN

  • Inter bind ndaj Como-s, Lautaro vendos rekordin historik. Calhanoglu supergol (video)

    Inter bind ndaj Como-s, Lautaro vendos rekordin historik. Calhanoglu supergol (video)

    6 Dhjetor 2025

    19:58

    Telesport

    Inter ka fituar 4-0 ndaj Como në “San Siro”, ndeshje e vlefshme për javën e 14-të në Serie A.
    Goli që do të vuloste fitoren e zikaltërve do të vinte në minutën e 58-të, ku Marcus Thuram shënoi pas një topi të ardhur nga goditja e këndit nga Federico Dimarco. Francezi duke ëprfituar nga një mungesë vëmendjeje e mbrojtes së Como-s, dërgoi topin në rrjetë.
    Në minutën e 80-të ishte radha e Hakan Calhanoglu për të gjetur rrjetën. Mesfushori turk shënoi me një goditje fantastike nga distanca.
    Në minutën e 85-të, ishte Carlos Agusto që gjeti golin pas krosimit perfekt të marrë nga Federico Dimarco. Braziliani shënoi me një goditje të bukur brenda zonës.
    Rezultati final 4-0. Inter i shkakton Como-s humbjen e parë pas shumë javësh. Pas kësaj fitoreje, Inter kreun momentalisht me 30 pikë, ndërsa Como mbetet në vendin e 6-të me 24 pikë.
    SHIHGOLAT