Tag: intensive

  • Jorida Tabaku në takime intensive

    Jorida Tabaku në takime intensive

    “Në Laknas dhe Misto Mame – mes diskutimeve për jetesën, kostot në rritje dhe sfidat e përditshme, dëgjon një mesazh të përbashkët: ka ardhur koha për një qeverisje që i kthen dinjitetin njerëzve të punës.
    Më 11 maj, vendos për të ardhmen tënde!”- shkruan Jorida Tabaku.

  • Konferenca e katërt ndërqeveritare në 14 prill/ Rama: Negociatat më intensive në historinë e integrimit, honxhobonxhove të kënetës politike u them…

    Konferenca e katërt ndërqeveritare në 14 prill/ Rama: Negociatat më intensive në historinë e integrimit, honxhobonxhove të kënetës politike u them…

    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit, shkruan kryeministri Edi Rama, në një reagim pasi u njoftua se të hënën e 14 prillit, Shqipëria mban konferencën e katërt ndërqeveritare në Luksemburg.

    Në statusin e tij në rrjetin socisal “Facebook”, Rama nuk ndal as ironinë ndaj opozitës dhe deklaratave të kryedemokratit Sali Berisha.
    “Po si thanë? 🦉🐸🐛🦎🦂 S’ka më hapje kapitujsh ëëë?! U alarmua Europa nga narkodiktatura ëëë?! Madje mua s’më dhanë as darkë se u solla keq ëëë?! Ëh ëh ëh… Të hënën në BE për Konferencën e Katërt të negociatave dhe një seri tjetër kapitujsh që hapen😍
    Këto janë negociatat më intensive në historinë e integrimit dhe kur mendon që Mali i Zi negocion që nga 2012, ndërsa në që vjet dhe kur mendon edhe që kalendari ynë është vetëm 3 vjet, pra i mbyllim në 2027 e jemi gati për të hyrë në BE, atëherë s’ke si mos u thuash honxhobonxhove të kënetës politike e mediatike dhis is ëë mirrakëll of fridom😘 God blles Allbenia🇦🇱🖐️🇪🇺God blles Jurop”, shkruan Rama.
    Këshilli i Europës njoftoi këtë të premte mbajtjen e konferencës së katërt të Shqipërisë, ku pritet hapja e dy grupkapitujve për tregun e brendshëm dhe konkurrencës, që përfshin konkretisht lëvizjen e lirë të mallrave dhe punëtorëve, lirinë për të ofruar shërbime, mbrojtjen e konsumatorëve, etj.

    Top Channel

  • Sommer për Bayern Munich-Inter: Pres ndeshje intensive, të dyja skuadrat ushtrojnë presion të lartë

    Sommer për Bayern Munich-Inter: Pres ndeshje intensive, të dyja skuadrat ushtrojnë presion të lartë

    8 Prill 2025

    8:43

    Alfred Lleshi

    Yann Sommer, portieri i Interit, foli për “Sky Sport” në prag të ndeshjes së “Allianz Arena” kundër Bayern Munich, e vlefshme për çerekfinalet e Champions League: “Sigurisht që do të jetë një ndeshje intensive, përballen dy skuadra që e duan topin dhe kanë shumë cilësi. Të dyja ushtrojnë presion të lartë, kështu që do të jetë një ndeshje interesante”.
    Bayerni dhe Interi e nisin të barabarta për sa iu përket mundësive për t’u kualifikuar…Po, do të shohim, por të dyja palët kemi skuadra të thella. Atyre iu mungojnë lojtarë të rëndësishëm, por edhe neve. Jemi të barabartë, do ta tregojë fusha e lojës forcën e secilit.
    A ka diçka në kokën tuaj, që ju bën të mbroni më mirë në Champions sesa në Serie A?Është e vështirë të shpjegohen këto gjëra. Nuk jemi të kënaqur me ndeshjet e fundit në kampionat, sonte është shumë e rëndësishme të jemi skuadër në fushë, që mbron mirë dhe e bën të vështirë për kundërshtarin të krijojë raste. Në Parma ishte shumë e lehtë për ta, tani jemi shumë të përqendruar për sot.
    A ke folur me ndonjë ish-shok skuadre?Jo shumë para kësaj ndeshjeje, por i njoh të gjithë dhe gjithçka. Jemi të përqendruar.