Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga situata në Nënshkodër, ku shkruan se strukturat janë në gatishmëri përballë reshjeve intensive.
“Nënshkodër, në gatishmëri përballë reshjeve intensive. Vijon puna në terren pa ndërprerje, ku strukturat e Bashkisë Shkodër janë në gatishmëri maksimale, duke hapur dhe pastruar kanalet për të garantuar funksionimin e sistemit të kullimit dhe për të parandaluar çdo problematikë të mundshme”, shkruan Rama.
Tag: intensive
-

Rama publikon pamjet: Në gatishmëri përballë reshjeve intensive
-

Parashikohen reshje intensive dhe rrezik për përmbytje, ja si paraqitet situata e qarqeve në vend
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron reshje intensive dhe shtrëngata për ditët e ardhshme në të gjithë vendin, duke sjellë rrezik për përmbytje të lumenjve të vegjël malorë, rrëshqitje dhe probleme në zonat urbane.
Qarqet më të prekura parashikohen të jenë Vlorë, Gjirokastër, Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat dhe Korçë, ndërsa prurjet e larta do të ndikojnë edhe në lumenjtë e mëdhenj si Drin, Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa. Era e fortë në bregdet do të shoqërojë reshjet, ndërsa temperaturat do të variojnë sipas zonave nga 9 deri në 18 °C.
Njoftimi i plotë:
Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) do të ketë reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara.
Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë dhe në lumenjtë Drinos dhe Bistricë. Intesiteti i lartë i reshjet në ditët në vijim do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosa.
Parashikimi, reshjet
Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) priten reshje shumë intensive në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive. Në të gjithë territorin reshjet do të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Temperatura
Nesër (e mërkurë, dt. 19) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 14 / 18 °C
në vendet e ulëta: 12 / 17 °C
në vendet malore: 9 / 12 °C
Era
Sot pasdite (e martë, dt. 18) dhe nesër (e mërkurë, dt. 19) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë kryesisht në bregdet. -

Jepet alarmi për përmbytje, Gjirokastra mes 4 qarqeve të rrezikuar
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.
Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë, Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:
njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment. -

Moti i keq prek Shqipërinë! Shkodra shënon incidentin e parë, shembet masivi me inerte, bllokohen 5 makina dhe 9 persona
PAMJE NGA NGJARJA
SHKODËR-Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë pritet të përfshijë Shqipërinë, ku problematika e parë është regjistruar në Shkodër. 5 mjete dhe 9 persona u bllokuan në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të reshjeve intensive.
Kryebashkiaku Benet Beci bën me dije se Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar.
Kryetari i Bashkisë Shkodër në Facebook: Bashkia Shkodër është angazhuar menjëherë me të gjitha kapacitetet në terren, sapo është njoftuar për bllokimin e 5 mjeteve dhe 9 personave në aksin rrugor Breg Lumi – Theth, rreth 100 metra larg urës së fshatit Gimaj, si pasojë e shembjes së një masivi inertesh për shkak të motit të keq dhe reshjeve intensive. Makineritë e rënda dhe fadromat janë vënë menjëherë në punë për zhbllokimin e rrugës, ndërsa një ekip i specializuar i emergjencave civile është nisur drejt zonës për të vlerësuar situatën dhe për të ndërhyrë me mjete të posaçme për evakuimin dhe garantimin e sigurisë së personave të bllokuar. Strukturat tona po punojnë me intensitet për të normalizuar qarkullimin dhe për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të prekur nga kjo situatë e krijuar nga kushtet e vështira atmosferike.
Qarqet që paraqesin rrezikshmëri të lartë për përmbytje për shkak të intensitetit të reshjeve janë qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje intensive në Lezhë dhe mesatare deri intensive në Dibër, Durrës dhe Tiranë. Ministria e Mbrojtjes si dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë bërë thirrje bashkive dhe strukturave vendore për të treguar kujdes të shtuar si dhe për marrjen e masave urgjente./ZËRI -

Moti i keq në vend, Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.
Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë, Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme. -

Moti i keq në vend, reagojnë Emergjencat Civile: Ja qarqet që kanë rrezik
Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar se ditët 17–18 nëntor 2025 do të shoqërohen me reshje të dendura shiu në pjesën më të madhe të vendit, me rrezik të shtuar për përmbytje dhe probleme në zonat urbane.
Sipas parashikimit, Shkodra, Kukësi, Vlora dhe Gjirokastra do të përballen me reshje intensive deri shumë intensive, ndërsa në Lezhë priten reshje intensive. Intensitet mesatar deri në intensiv është parashikuar për qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë.Shtrëngatat e shpeshta mund të shkaktojnë vërshime të menjëhershme, rrëshqitje dherash si dhe përmbytje të lokalizuara në zonat urbane.
IGJEUM njofton se prurjet në lumenjtë kryesorë, Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë pritet të rriten ndjeshëm në ditët e ardhshme.Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa të menjëhershme parandaluese, duke përfshirë:
njoftimin e komuniteteve dhe bizneseve të ekspozuara ndaj rrezikut;
kontrollin dhe pastrimin e kanalizimeve dhe pusetave,
vënien në gatishmëri të hidrovoreve dhe sistemeve të ujësjellës-kanalizimeve;
monitorim të vazhdueshëm të niveleve të ujit dhe, nëse kërkohet, evakuim preventiv.Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal, të shmangin lëvizjet në zonat e rrezikuara dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve në çdo moment. -

Ministria e Mbrojtjes paralajmëron qyetarët, reshje të dendura dhe rrezik përmbytjesh të hënën dhe të martën
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron se gjatë datave 17-18 Nëntor 2025 vendi do të përfshihet nga reshje të dendura shiu, duke rritur rrezikun për përmbytje në disa zona.
Sipas IGJEUM, sot dhe nesër priten reshje intensive deri shumë intensive në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa reshje intensive do të ketë në Lezhë dhe mesatare deri intensive në Dibër, Durrës dhe Tiranë.
Shtrëngatat mund të sjellin vërshime të shpejta, rrëshqitje dherash dhe përmbytje urbane të lokalizuara. Prurjet në lumenjtë kryesorë, përfshirë Drin-Buna, Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin dhe Vjosë, pritet të rriten ndjeshëm.
Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kanë kërkuar bashkive të marrin masa urgjente, përfshirë njoftimin e popullsisë dhe bizneseve të rrezikuara, pastrimin e kanalizimeve, vënien në gatishmëri të hidrovorëve dhe monitorimin e niveleve të ujit, si dhe evakuime preventive në rast nevoje.
Autoritetet apelojnë qytetarët të shmangin lëvizjet në zonat me rrezik dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare. Ministria e Mbrojtjes dhe AKMC theksojnë se mbeten në gatishmëri të plotë për çdo situatë emergjente.Top Channel
-

Merrni masat/ Reshje intensive dhe shtrëngata, ja cilat janë qarqet më të rrezikuara këtë javë
Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), ditën e hënë, 17 nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta. Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.
Ditën e martë, 18 nëntor 2025, parashikohen reshje të shtuara në të gjithë territorin e vendit:
Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive deri lokalisht shumë intensive.Në Lezhë priten reshje intensive.Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është e angazhuar në monitorimin, koordinimin e masave parandaluese dhe reagimin në kohë në rast të përshkallëzimit të situatës -

Moti këtë javë/ Priten shtrëngata shiu, Ministria e Mbrojtjes kërkon të merren masat
E gijthë java në vijim pritet të sjellë mot ekstrem me reshje të dendura shiu, duke shtuar rrezikun për problematika në zonat e banuara.
Ministria e Mbrojtjes, përmes një njoftimi për mediat, bën thirrje për marrjen e masave për përballimin e situatës. Qarqet më të rrezikuara janë Shkodra, Lezha dhe Vlora.
NJOFTIM PËR SHTYP
MINISTRIA E MBROJTJES / AGJENCIA KOMBËTARE E MBROJTJES CIVILE
Sipas informacionit të përditësuar nga Instituti i Gjeoshkencave (IGJEO) dhe Shërbimi Meteorologjik Ushtarak (SHMU), gjatë javës priten reshje me intensitet të lartë në të gjitha qarqet e vendit, të shoqëruara me shtrëngata dhe në zona të caktuara me reshje dëbore.
Ditën e Hënë, 17 Nëntor 2025, priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Vlorë.
Në qarqet Kukës, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, të shoqëruara me shtrëngata. Në qarqet e tjera parashikohen reshje të dobëta.
Intensiteti pritet të rritet në orët e pasdites.
Ditën e Martë, 18 Nëntor 2025, reshjet do të shtohen në të gjithë territorin:
* Qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër do të përfshihen nga reshje intensive derilokalisht shumë intensive.
* Në Lezhë priten reshje intensive.
* Në qarqet Dibër, Durrës dhe Tiranë reshjet do të jenë mesatare deri lokalisht intensive.
* Në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri mesatare.
Reshjet do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.
Ditën e Mërkurë, 19 Nëntor 2025, parashikohen reshje me intensitet të lartë në të gjithë vendin.
Në qarqet Shkodër, Kukës, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive, ndërsa në qarqet e tjerë reshje mesatare deri intensive, të shoqëruara me shtrëngata.
Ditën e Enjte, 20 Nëntor 2025, pritet ulje e intensitetit të reshjeve.
Në qarqet Shkodër, Vlorë dhe Gjirokastër reshjet do të jenë të dobëta deri mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë të dobëta.
Reshje dëbore dhe ngrica
Në zonat mbi 400 m lartësi në Veri, Lindje dhe Juglindje, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar mundësi për ngrica dhe vështirësi në qarkullimin rrugor.
Sipas parashikimeve të fundit hidrometeorologjike, në basenin e lumit Drin reshjet e pritshme arrijnë deri në:
* Fierzë: 150–200 mm* Koman – Vau i Dejës: deri në 300 mm
Ministria e Mbrojtjes, përmes Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u kërkon të gjitha strukturave vendore dhe qendrore:
? Të marrin masa parandaluese për shmangien e përmbytjeve? Të jenë në gatishmëri të plotë për reagim të menjëhershëm? Të sigurojnë koordinim të ngushtë ndërinstitucional për menaxhimin e situataveemergjente
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka kërkuar rritjen e gatishmërisë së bashkive në nivelin maksimal, në përputhje me parashikimet e motit dhe rrezikun e shtuar të përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dherave.
Strukturat e emergjencave civile do të përditësojnë publikun vazhdimisht mbi situatën në terren dhe mbi çdo zhvillim të ri që lidhet me motin dhe nivelin e riskut.
Ftojmë qytetarët e zonave të prekura të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me reshje intensive.
